-
Mishi i peshkut zvogëlon rrezikun e astmës
HOLLANDE- Fëmijët që konsumojnë mishin e peshkut janë më pak të rrezikuar nga astma. Një studim i kryer nga universiteti mjekësor i Roterdamit, ku morën pjesë më shumë se 7.000 fëmijë, ka formuluar teorinë se konsumimi i hershëm i disa aminoacideve të peshkut mbron nga astma.
Por frika nga alergjitë që mund të krijojnë ushqimet mesdhetare bën që disa prindër, por edhe mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqimin e fëmijëve.
Por ky studim ka vërtetuar se përfshirja e mishit të peshkut në ushqimin e fëmijëve si dhe konsumimi i mishit të peshkut nga ana e nënës gjatë kohës së shtatzënisë zvogëlon rrezikun për t'u prekur nga astma.
Ekspertët nga Roterdami kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeç, mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t'u prekur nga astma.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt