
Postuar më parë nga
klajdi wolf
Kjo qe po thua eshte nje shpifje dhe nje genjeshtere qe s'ka baze ne as ne bibel as ne kuran.
Kur’ani thotë: “O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim”. (Haxhxh 77) “...ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil”. (Fet’h 29) “Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!” (Ali Imran 43)
Bibla
1) Abrahami: “Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli...”. (Zanafilla 17:3) “Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit”. (Zanafilla 24:52)
2) Moisiu dhe Aaroni: “Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre”. (Numrat 20:6) “Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë: "Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast". Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?". (Numrat 16:20-22) “Dhe Moisiu nxitoi të përkulet deri në tokë, dhe adhuroi”. (Exodi 34:8)
3) Elija: “...por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve...” (1 Mbretërve 18:42)
4) Jozeu: “...Atëherë Jozueu ra përmbys para tij” (Jozeu 5:14)
5) Ezra: “Ezdra bekoi Zotin, Perëndinë i madh, dhe tërë populli u përgjigj: "Amen, amen", duke ngritur duart; pastaj u përkulën dhe ranë përmbys me fytyrë për tokë përpara Zotit”. (Nehemia 8:6)
6) Solomoni: “Kur Salomoni mbaroi së drejtuari Zotit tërë këtë lutje dhe kërkesë, ai u ngrit para altarit të Zotit ku ishte gjunjëzuar me duart e shtrira në drejtim të qiellit”. (1 Mbretërve 8:54)
7) Davidi: “Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë”. (Psalmet 95:6)
8) Jezusi: “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) “Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej”. (Marku 14:35)
Krijoni Kontakt