Pershendetje Ane
Po ja, hajt merre edhe shembullin e bosnjes ku femrat jan perdhunuar, e din sa e sa femra kan gjetur perkrahje dhe prehje nga familjet e tyre atje? Edhe ata jane muslimane e jo katolike si kroatet. Mund te thuajsh se jane shuuuume te pakte femrat boshnjake qe jan izoluar nga familja dhe shoqeria si "fajtore" te krimit qe iu eshte bere. Fajesoje me mire mentalitetin mesjetar te disa meshkujve sa i perket trajtimit te femrave te perdhunuara e jo se qenkan muslimane.
Te te them moj Ane, une kam qene perkthyese ne spitalet ketu ne Vjene kur na i sjollen me Kryqin e Kuq disa vajza prej Bllace (kufirit me Maqedoni), njera prej tyre 16 vjece, shtatzene me trupin e shpartalluar dhe psiqikisht tere kohen duke qare dhe lutur ta leme te vdese. Edhe sot e kesaj dite me ndjek pamja e saj dhe fjalet qe i thonte!
E din cka i kan thene vellezerit dhe babai? I kan thene: Me mire shko vdis se sa te jetojsh me kete turp! Ti ske vend me ne familjen tone, pse se vrave veten?! E ajo ka qene nga nje familje katolike, ndac beso e ndac jo! A duhet tani gjith katoliket shqiptare ti fus ne nje thes me keta injoranta? Prandaj mos fajeso besimin po fajeso mentalitetin tone!
Wowww, se dija se paskam ardh si azilante ne Austri.
Flm qe me the, ti e njihke jeten time shume me mire se sa une vet. lol
Keshtu e ka jeta moj Ane, kisha fatin e tille te jetoj pjesen me te madhe te jetes sime neper Evrope, e ne fund u vendosa ne Austri. Do te doja te jetoja aty ku kam eshtrat e prindit dhe farefisit, po thuaj se atje neve si shqiptare muslimane fale njerezve si puna juaj na mohohet e drejta e punes dhe e shkollimit me mbulese. Keshtuqe u vendosa ketu ku jam te jetoj, punoj dhe edukoj femijet e mi si duami ne si prind e jo si na imponojne tjeret.
Ti oj ane mos i rrotullo fjalet e tjereve si te shkojne ty per shtati, lexo me vemendje shkrimin tim sipra ku shkruajta:
...sigurisht qe them me mire nje femer e veje me 3 femije te behet gruaja e dyte e dikujt se sa te rije e te ris femijet e saj ne kampe rrefugjatesh ku kushtet e jetes i ka katastrofale.
E kete e thash ngase ajo nuk ka zgjedhje tjeter. Dhe ne temen e poligamise shume qarte kam shkruar se jam pro kesaj lejese kur behet ne raste te vecanta (siq eshte lufta) dhe me pelqimin e gjith paleve thjeshte per te lehtesuar gjendjen e disa grave te cilet skan tjera alternativa.
Tani vazhdo te lutem qepju dikujt tjeter prapa me replika se skam kohe me te merrem me ty.

Kalofsh mire!
Krijoni Kontakt