Pse duhet ta njohim Allahun

Thursday. 29 November 2012
Gjėja e parė qė Allahu ua ka bėrė obligim krijesave ėshtė ta njohin Allahun. Sepse kur njerėzit e njohin Allahun, e adhurojnė Atė.


“Allahu ka emrat mė tė bukur (mirė), prandaj Atė thirreni me ta”. (El-A’raf, 180)

E fillojmė kėtė shkrim duke e lutur Allahun e Madhėruar qė ta bėjė kėtė temė tė rėndėsishme pėr pėrmirėsimin e jetės sonė dhe raporteve me Allahun dhe tė gjitha atyre dobive qė pritėn tė realizohen pėrmes kėsaj teme. Ngase ėshtė me rėndėsi qė nė fillim tė ēdo teme tė dimė se ēfarė dėshirojmė pėrmes saj.

Edhe pse dijetarėt islamė kur kanė folur pėr trajtimin e kėsaj teme kanė thėnė se dobitė janė tė panumėrta dhe se nuk ka numėr qė mund tė pėrkufizojė dobitė e tė folurit pėr Allahun, ata janė munduar qė t’i pėrmendin disa dobi tė pėrmbledhura qė sė paku besimtari tė jetė mė i pėrmbledhur dhe i orientuar drejt qėllimeve tė caktuara.

Natyrshmėria themelore dhe esenciale nė tė cilėn Allahu e ka krijuar njeriun ėshtė qė ai ta njeh Allahun dhe ēdo ngyrim tjetėr qė ngadhėnjen mbi kėtė ngjyrim fillon qė dalėngadalė ta largojė njeriun nga natyrshmėria e tij. Mirėpo nuk i mjafton njeriut qė ta njeh Allahun vetėm pėrmes kėsaj natyrshmėrie nė tė cilėn ėshtė krijuar dhe pėr kėtė arsye Allahu e ka ndihmuar kėtė natyrshmėri me dėrgimin e pejgamberėve dhe zbritjen e librave.
Nė qoftė se shikojmė se cili ka qenė fokusi mė i madh i misionit tė pejgamberėve dhe pėrmbajten e librave tė zbritur do tė vėrejmė se ėshtė i pėrqendruar nė besimin nė Allahun dhe njohjen e Tij. Qė pėrmes kėsaj njohje pastaj njerėzit ta adhurojnė Allahun. Dhe kjo njohje realizohet pėrmes njohjes sė emrave dhe cilėsive tė Tij qė Allahu e ka mundėsuar pėrmes gjuhėve tė pejgamberėve dhe librave tė cilėt i ka zbritur. Dhe prej pejgamberėve me tė cilin edhe ėshtė pėrmbyllur misioni i pejgamberėve dhe i cili ka qenė mė i dijshmi pėr Allahun ėshtė Muhamedi (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė). Andaj asnjė popull nuk e ka pasur nderin qė ta njeh Allahun si e ka nderin umeti i tij. Asnjė pejgamber nuk ka pasur hapėsirė qė t’ua shpjegojė dhe t’ua bėn tė qartė umetit tė tij njohjen e Allahut ashtu siē ua ka bėrė Muhamedi (paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė).

Tema qė kemi filluar me tė dhe qė ka tė bėjė me Emrat dhe Cilėsitė e Allahut ėshtė temė e gjerė dhe nga dijetarėt ėshtė trajtuar nė dy kahje:

Kahja e parė qė ėshtė ndjekur nė trajtimin e kėsaj teme ka tė bėj me rregullat apo kuptimet e drejta tė kėtyre Emrave dhe Cilėsive duke i kundėrshtuar kėshtu grupacionet e ndryshme tė bidatēinjėve, filozofėve dhe tė devijuarve tė ndryshėm tė cilėt kanė tentuar qė tė imponojnė kuptime tė ndryshme filozofike nė njohjen e Allahut. Njė pjesė e kėtyre rregullave ėshtė shtjelluar nė librin e komentuar “Akide Vasitije”.

Kahja e dytė ka tė bėjė me ndikimin e kėtyre emrave nė jetėn e besimtarit. Nė kėtė kahje pėrfshihet e tėrė ajo se si duhet tė ndikohet pozitivisht njė besimtar nga ndonjė emėr i caktuar i Allahut. Ashtu siē thotė edhe Ibn Kajimi: Tė edukohet nėn hijėn e emrave tė Allahut. Dhe ēdo emėr i Allahut i mundėson besimtarit njė adhurim tė caktuar dhe edukim tė caktuar. Prandaj ėshtė projekt i veēantė pėr njė besimtar qė tė pėrmirėsojė kualitetin e adhurimeve pėrmes Emrave tė Allahut dhe tė tejkalojė sprovat e kėsaj bote, ta kuptojė kėtė botė e kėshtu me radhė. Kėtu do tė trajtohet kahja e dytė.

Ibn Tejmije lidhur me termin njohja e Allahut thotė se selefėt e kanė pėrdorur kėtė term tepėr andaj kanė thėnė: filani e njeh Allahun ose kanė thėnė dija pėr Zotin. Ēka kanė pasur pėr qėllim selefi me kėtė? Ibn Tejmije thotė se kanė pasur pėr qėllim dy gjėra. E para: kanė pasur pėr qėllim vetė njohjen e Allahut ose e kanė pasur pėr qėllim i njeh rregullat dhe dispozitat tė cilat tė afrojnė tek Allahu mė sė miri.

Njerėzit nė njohjen Allahut ndahen nė tri kategori:

Kategoria e parė janė ata tė cilėt e njohin Allahun nė kuptim tė pėrgjitshėm. Tė cilėt janė tė devotshėm por nuk njohin se ēka shpie tek Allahu. Pra, ai nuk din rregulla tė shumta por e njeh Allahun. P.sh.: ia ka frikėn, apo nė qoftė se pėrmendet Allahu i rrjedhin lotėt, falet kohė tė gjatė, lexon Kur’an etj. Pra, e njeh Allahun dhe nga dashuria e kėsaj njohje e adhuron por ai nuk din shumė rregulla. Nuk din p.sh. tė shpjegojė rregullat e abdesit, rregullat e namazit dhe i mungon kjo njohje.

Kategoria e dytė janė ata tė cilėt i njohin rregullat tė cilat shpiejnė tek Allahu por fatkeqėsisht nuk e njohin Allahun. Dhe mund tė japin shpjegim tė thatė si p.sh.: kjo ėshtė farz, kjo ėshtė haram dhe kėto i din shumė bukur mirėpo pa gjallėri tė caktuar dhe pa e shpier tek Allahu. Dhe kjo kategori e njerėzve janė qė quhen si tė dijshėm pėr hallallin dhe haramin.

Kategoria e tretė janė ata tė cilėt kanė bashkuar mes kėtyre dy kategorive. Edhe e njeh Allahun edhe ėshtė ekspert i njohjes sė hallallit dhe haramit. Dhe kjo ėshtė ajo mė e mira e mundshme qė njė besimtar mund ta arrijė.

Dijetarėt kanė pėrmendur se dobitė tė cilat i arrin njė besimtar me studimin e kėsaj teme ose me ndjekjen e kėtyre ligjėratave janė tė shumta. Mė poshtė do tė pėrmenden vetėm disa dobi pėr tė kuptuar se pėrballė ēfarė teme jemi, ku do tė shkojmė dhe tė mundohemi qė tė bėjmė njė verifikim tė kohėpaskohshėm tė realizimit tė kėtyre qėllimeve se a po shkojmė ku duhet apo kemi devijuar nga qėllimi. Prandaj, kjo ligjėratė e parė dhe kėto pika qė do tė pėrmenden mė poshtė do tė na mundėsojnė qė ta mbajmė veten tė orinetuar brenda njė qėllimi tė caktuar:

1. Qėllimi kryesor dhe final i besimtarit ėshtė qė Allahu tė jetė i kėnaqur me tė. Tė gjitha qėllimet tjera pastaj renditen nėn kėtė qėllim si p.sh.: futja nė xhenet, ruajtja nga xhehenemi etj.

Besimtari e din se kėnaqėsia e Allahut nuk mund tė arrihet nė qoftė se Allahu nuk i jep sukses robit qė tė ndjek rrugėn e kėsaj kėnaqėsie. Dhe kjo kėnaqėsi ėshtė e ndėrtuar nė besimin nė Allahun dhe nė vepra tė mira. Kurse ajo qė e stimulon dhe motivon besimtarin dhe i ndihmon atij qė ta ngrisė kėtė peshė deri nė kėnaqėsinė e Allahut ėshtė njohja e Allahut. Ngase besimi nuk ėshtė i lehtė dhe kėtė gjė e kanė thėnė edhe kodrat kur iu ėshtė kėrkuar besimi (nė kuptim tė kryerjes sė obligimeve).

“Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokės dhe maleve, e ato nuk deshėn ta marrin pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij, ndėrsa njeriu atė e mori mbi vete; dhe ai i bėri padrejtėsi vetes dhe ishte i padijshėm.” (33: 72)

Andaj kėtė barrė tė cilėn nuk mund ta bartin kodrat e mėdha, bjeshkėt e larta e bartė njeriu me lejen e Allahut. Por pėr ta bartur me bartje tė suksesshme qė e shpie deri tek kėnaqėsia e Allahut duhet tė jetė gjithmonė i furnizuar me njohjen e Allahut. Dhe kudo qė ka shkėputje nė mes tij dhe njohjes sė Allahut do tė reflektojė kjo shkėputje me zbehje tė besimit nė Allahun dhe nė kualitet tė adhurimeve.

Andaj kjo njohje na duhet ngase ēdo gjė qė mėsojmė pas kėsaj njohje do tė jetė mė e sigurt, dhe ēdo gjė qė kemi mėsuar para kėsaj njohje mund tė jetė diskutabile dhe jo e sigurt.

2. Dijetarėt islam kur e kanė bėrė selektimin e shkencave islame kanė thėnė se njohja e Allahut me emrat e Tij ėshtė baza e ēdo dije. Ai qė nuk e njeh Allahun nuk ka njohur asgjė. Andaj Ibn Kajimi ka thėnė:
Dija pėr emrat e bukur tė Allahut ėshtė bazė e ēdo diturie dhe bazė pėr ēdo dituri. Ngase ēdo dije tjetėr pėrveē asaj qė ka tė bėjė me njohjen e Allahut ose ėshtė dije e ndėrlidhur me krijimin ose ėshtė dije e ndėrlidhur me urdhrin. Pra, ēdo dije e njerėzve ose ka tė bėjė me krijimin (dhe kėtu janė tė pėrfshira tė gjitha shkencat) ose ka tė bėjė me urdhrin (atė qė na ka urdhėruar me tė Allahu). Dhe pastaj thotė Ibn Kajimi e kush ėshtė burimi i krijimit dhe urdhrit? Ėshtė Allahu andaj nga ky aspekt njohja e Allahut bėhet bazė e ēdo shkence dhe bazė pėr ēdo shkencė. Dhe pėr kėtė arsye shpeshherė njerėzit tė cilėt e njohin njė aspekt tė caktuar tė krijimtarisė sė Allahut bėjnė mė shumė dėm se dobi. Dhe nė kėtė mėnyrė keqpėrdoret shkenca dhe zbulimet shkencore shndrrohen nė armik tė njeriut, duke i sjellur njerėzimit luftėra, armiqėsi nė vend se t’u sjellin lumturi dhe kėnaqėsi. Pse ndodh kjo? Pėr shkak se nuk ėshtė nisur dija nga njohja e Allahut. Ngjashėm me kėtė ndodh edhe me ata tė cilėt nuk e kryejnė ndonjė urdhėr. Duke e ditur se njė urdhėresė e caktuar ėshtė obligim nuk e kryen atė. Kjo ngase nuk e kanė bėrė nisjen e njohjes sė kėsaj dije nga njohja e Allahut. Dhe pastaj thotė Ibn Kajimi sa mė tepėr ke pėrfshirė (ke marrė) nga dija pėr emrat e bukur tė Allahut pėr aq ke pėrfshirė nga njohuritė e tjera ngase ėshtė bazė. Dhe se tė gjitha njohjet tjera kanė dalė pikėrisht nga kjo. Nė qoftė se p.sh.: ti e njeh drejt kuptimin e emrit tė Allahut الْخَالِقُ - Krijuesi, a nuk do ta kesh mė tė lehtė pastaj ta kuptosh se si ka filluar krijimi? Padyshim se do ta kesh mė lehtė. Por, kur pėrjashtohet ky emėr i Allahut atėherė lindin kuptime tė gabuara siē ėshtė rasti i atyre tė cilėt mendojnė se njerėzit e kanė prejardhjen nga majmunėt dhe nė kėtė mėnyrė degradohet edhe njerėzimi.

Njė nga dijetarėt e njohur ka thėnė: Gjėja e parė qė Allahu ua ka bėrė obligim krijesave ėshtė ta njohin Allahun. Sepse kur njerėzit e njohin Allahun, e adhurojnė Atė. Andaj obligohet muslimani qė ta njeh Allahun dhe t’i njeh kuptimet e kėtyre emrave pėr ta madhėruar Allahun me madhėrim tė vėrtetė. Andaj nė qoftė se njė njeri dėshiron qė tė krijojė raporte me njė njeri tjetėr paraprakisht interesohet pėr emrin e tij, vendin ku jeton e informata tjera tė rėndėsishme. Pra, interesohet pėr ēdo detaj tė tij tė vogėl apo tė madh vetėm pse dėshiron tė bashkėpunojė nė njė rrafsh tė caktuar. E si mundesh ti tė lidhėsh kontratė tė adhurimit qė pėrfshin tėrė jetėn tėnde me dikė qė nuk e njeh. Pra, duhet ta njohim Allahun qė tė ketė kuptim marrėveshja dhe kontrata jonė e lidhur pėr adhurim tė Allahut.

3. Njohja e Allahut ndikon nė shtimin e imanit. Dhe ne dėshirojmė qė pėrmes kėtyre temave tė na shtohet imani dhe sa herė qė tė shtohet imani dihet se ēfarė reflektime ka nė jetėn e besimtarit.

Shejh Sadi thotė: Besimi nė emrat e bukur tė Allahut dhe njohja e tyre me kuptimet e tyre pėrfshijnė nė realitet tri llojet e teuhidit. Krejt teuhidi kėtu ėshtė i mbledhur pastaj nga kėtu ndahet. Nė qoftė se dėshiron ta njohėsh se kush meriton tė adhurohet, e njeh pėrmes emrave tė Tij. Nė qoftė se dėshiron ta njohėsh se i kujt ėshtė pushteti dhe sundimi, e njeh pėrmes emrave tė Tij. Andaj me tėrė atė qė i obligohemi Allahut pėr besim pėrfshihet nė kėtė lloj tė besimit. Dhe kėto tri lloje tė besimit janė shpirti i besimit. Ngase realisht sa mė shumė qė kėto tė fuqizohen aq mė shumė fuqizohet besimi nė Allahun.

Ibn Kajimi ka thėnė: I tėrė gėzimi, kėnaqėsia, jeta e kėndshme, e mirė dhe e lumtur janė tė garantuara pėr ata tė cilėt e njohin Allahun. Dhe poashtu tė kėnaqurit nė shoqėrinė me Tė, dhe pėrmallimi pėr takimin me Tė, dhe tė pėrmbledhurit e zemrės drejt Tij dhe pėrmbledhja e vullnetit dhe ambicieve pėr t’u ngritur kah Ai janė tė kushtėzuara me njohjen e Allahut. Dhe jeta mė e vėshtirė dhe mė e rėndė ėshtė jeta e atij qė e ka zemrėn e shpėrndarė dhe brengat e tij janė tė shpėrndara. Kurse besimtari e ka vetėm njė brengė e ajo ėshtė se si tė futet ne xhenet. Dhe ajo qė i ka bėrė tė dallojnė brengat e kėtyre dy kategorive tė njerėzve ėshtė njohja e Allahut.

4. Pėrmes emrave tė Allahut mund tė zbulojmė shumė urtėsi tė dispozitave tė sheriatit. Pse Allahu e bėrė kėtė vepėr obligim? Ngase ėshtė I Urti, I Gjithėdituri. Kėshtu qė mundemi tė argumentojmė pėr shumė dispozita tė sheriatit pėr tė cilat nuk dimė komente pėr to pėrmes njohjes sė emrave tė Allahut.
Sa mund tė jetė e fuqishme nė qoftė se ti njė obligim e kupton nė kuadėr dhe nė pėrputhje me ndonjė nga emrat e Allahut. Ēfarė kėnaqėsie pastaj do tė paraqet pėr ty kryerja e kėtij obligimi. Poashtu edhe shumė adhurime tė cilat duhet t’i vėsh nė praktikė, qofshin ato adhurime tė zemrės apo tė gjymtyrėve, mund tė fillojnė tė jenė pjesė e praktikės dhe jetės tėnde nė qoftė se e njeh Allahun si duhet. Prandaj, Ibn Kajimi ka thėnė: Ēdo cilėsi e Allahut duhet tė prodhojė tek ti njė adhurim tė posaēėm. Nė qoftė se e ke mėsuar se Allahu ėshtė El-Alijm (I Gjithėdituri) pėrballė kėtij emri duhet tė kesh njė reflektim tė caktuar tė adhurimeve. Apo Es-Semij (Dėgjuesi) ta pėrmirėson gjuhėn, dėgjimin ngase e din se ēdo gjė qė e vepron, e dėgjon Allahu. Dhe kėtu dalin nė pah adhurime tė shumta nė raport me Allahun. Dhe ēdo emėr tė cilin ne e mėsojmė duhet tė prodhojė njė apo mė tepėr adhurime tė posaēme qė kanė tė bėjnė me kėtė emėr.

5. Prandaj njohja e emrave tė Allahut na mundėson qė ne vazhdimisht tė shtojmė adhurime tė reja tė cilat kanė munguar nga jeta jonė duke u pasuruar kėshtu nė rrafshin e adhurimeve ndaj Allahut. Dhe ky pasurim do tė jetė i vonuar pėr aq sa vonohemi nė njohjen e Allahut. Prandaj sa herė tė mėsojmė pėr ndonjė nga emrat e bukur tė Allahut kėrkoje nė veten tėnde se me ēfarė adhurimesh do tė pasurohesh kėsaj radhe duke e njohur Allahun. Ngase do tė jemi tė varfėr nė rrafshin e adhurimeve nė qoftė se jemi tė varfėr nė rrafshin e njohjes sė Allahut.

6. Poashtu prej asaj qė mėsojmė ėshtė se besimtari din se si tė reagojė nė situata tė caktuara. Besimtari duke e ditur se Allahu ėshtė Exh-Xhebar apo El-Kavij (I Gjithėfuqishmi apo Ai qė i then zullumqarėt), dhe i pajisur me kėtė emėr ballafaqohet me zullumin e dikujt. A kalon ky mė lehtė apo ai qė ėshtė i zhveshur nga kjo mburojė? Andaj nėse njeriu e njeh Allahun din se si tė sillet pėrballė zullumit, kėrcėnimit, presionit, shtypjes. Ka guxim dhe dije tė mjaftueshme se si tė sillet ngase kėtė ia ka mėsuar njohja e Allahut.

7. Poashtu nė qoftė se e njohim Allahun e kemi mė tė lehtė t’i tejkalojmė sprovat e ndryshme tė kėsaj jete.

8. Njohja e Allahut tė mundėson qė t’ia kesh Atij frikėn mė shumė, tė shpresosh mė tepėr tek Ai. Njohja e emrave tė Allahut ėshtė rruga e vetme e sigurt pėr njohjen e Kur’anit. Nė qoftė se dėshiron ta meditosh Kur’anin ashtu si duhet edhe ta kuptosh si duhet, e kupton nėn hijėn e njohjes sė Allahut ngase Ai e ka zbritur Kur’anin. Nė kuadėr tė kėsaj qė u tha mė sipėr Ibn Kajimi ka thėnė: Nė qoftė se ti e mediton Kur’anin dhe e ruan nga shtrembėrimet e ndryshme (tė cilat janė munduar t’ia mveshin filozofėt e ndryshėm dhe e njeh Kur’anin sipas asaj qė e ka zbritur Ai qė ti tani po e njeh dhe duke u zhveshur nga vesveset e tjerėve) ky Kur’an ta prezenton ty njė Mbret i Cili ėshtė mbi shtatė qiej mbi arshin e Tij i Cili i rregullon, i sistemon dhe i menaxhon punėt e robėrve tė Tij. Urdhėron dhe ndalon, dėrgon tė dėrguar dhe zbret libra, kėnaqet dhe hidhėrohet, shpėrblen dhe dėnon, dikujt i jep dhe dikujt nuk i jep, dikė e ul dhe dikė e ngrit, sheh prej mbi shtatė qiejve dhe dėgjon, e din tė fshehtėn dhe atė qė ėshtė publike, bėn atė ēka Ai don, i cilėsuar me ēdo cilėsi tė plotė dhe absolute dhe pa asnjė tė metė, ėshtė i Pastėr nga ēdo e metė, as thėrrmia mė e vogėl apo ajo qė ėshtė mė e madhe se ajo nuk lėviz pėrveē se me lejen e Tij, asnjė gjethe nuk bie pėrveē se me lejen e Tij, dhe nuk guxon tė ndėrmjetėson tek Ai askush pa lejen e Tij dhe robėrit e Tij nuk kanė pėrveē Tij mik dhe shpėtimtar.

9. Njohja e Allahut tė mėson tė jemi tė edukuar me Allahun. Nga ne ėshtė e kėrkuar tė jemi tė edukuar me Allahun. Njohja e Allahut na bėn tė jemi mė tė turpshėm para Tij, mė tė pėrulur dhe mė tė nėnēmuar para Tij kur ta njohim Atė. Njė njeri qė e njeh Allahun me njohje tė mjaftueshme, a ka mundėsi tė jetė i paedukuar dhe mendjemadh? Ėshtė e pamundshme. Ēdo njeri i cili ėshtė mendjemadh i mungon njohja e Allahut. Njė njeri i cili e lakmon kėtė dynja ashtu sikurse e lakmojnė kafshėt dhe vrapon pas saj me ēfarėdo ēmimi vetėm qė ta ketė. Andaj edukatė me Allahun nuk mund tė kemi nė qoftė se nuk e njohim dhe pėr kėtė arsye synojmė qė tė edukohemi nė raport me Allahun duke e njohur Allahun.

10. Njohja e Allahut na mundėson qė ne tė plotėsohemi, tė pėrmirėsohemi. Ngase njeriu ka tė meta tė shumta. A nuk ėshtė e metė e njeriut hasedi? Pse njeriu mund tė ketė hased? Ngase nuk e njeh Allahun siē duhet. Kush ia ka dhėnė begatinė atij tė cilit i bėhet hased? E kush tė ka privuar ty nga kjo begati? Allahu. A bėn Allahu zullum kur bėn kėso ndarje? Jo, sepse unė e njoh Allahun si i Drejtė. Atėherė pėrse duhet tė kesh hased, urrejtje, mendim tė keq, lakmi apo vese tė tjera qė vijnė nga brendia jote? Dhe kėshtu e pėrmirėson veten tėnde. Pėr kėtė arsye shumė tė meta tė njerėzve nuk mund tė rehabilitohen prej tyre askund, pėr shkak se janė tė meta tė cilat nuk largohen me medikamente dhe as me trajtime tė ndryshme psikologjike por largohen dhe pėrmirėsohen vetėm me njohjen e Allahut.

Synim i kėtyre temaave poashtu ėshtė qė pėrmes njohjes sė Allahut tė shtohet dashuria mes nesh dhe tė largohen veset dhe tė metat tė cilat po na pengojnė nė raportet tona: tė larguarit e armiqėsisė, zilisė, ngase jemi duke e pėrdorur ilaēin adekuat dhe nė qoftė se nuk ėshtė duke kryer punė atėherė ne jemi tė prishur. Ashtu siē ka thėnė edhe Ibn Kajimi: Nė qoftė se rėnia e shiut nuk e bėn tokėn qė tė mbijnė prej saj tė lashtat, atėherė nuk ėshtė problemi te shiu por problemi ėshtė tek toka. Ibn Kajimi poashtu ka thėnė: Shtyllat e kufrit janė katėr: 1. Mendjemadhėsia 2. Hasedi, zilia 3. Hidhėrimi i tepruar 4. Epshi. Andaj kėto mangėsi apo shtylla tė kufrit e kanė burimin tek mosnjohja e Allahut dhe shėrohen pėrmes njohjes sė Allahut.

11. Dhe pėr fund, prej dobive ėshtė t’iu shpėtojmė pasojave tė shėmtuara tė mosnjohjes sė Allahut. Ai i cili nuk e njeh Allahun, nuk e din se sa shumė ka humbur. Andaj sa mė afėr njohjes sė Allahut, aq mė larg kėtij pėrfundimi tė tmerrshėm.

Ibn Kajimi: Ēka ka njohur ai njeri i cili nuk e ka njohur Allahun? Dhe ēfarė tė vėrtete ka arritur ai njeri qė i ka ikur ky realitet? Dhe ēfarė dije ka marrė ai njeri qė i ka ikur dija pėr Allahun dhe vepra nė pėrputhje me kėnaqėsinė e Allahut dhe njohja e rrugės qė shpie tek Allahu? Dhe ēka i takon atij pas kėsaj rruge? Dhe poashtu prej thėnieve tė Ibn Kajimit ėshtė edhe kjo: Gjallėria e njė njeriu nuk matet me levizjen e gjymtyrėve por me gjallėrinė e shpirtit dhe tė zemrės qė e ka. Dhe nuk ka mundėsi qė njė zemėr tė jetojė, dhe ėshtė e gjykuar tė vdes nė momentin kur nuk furnizohet me njohjen e Allahut. Sepse kjo ėshtė gjallėria e saj dhe ky ėshtė ushqimi i saj. Dhe nė momentin kur ajo nuk ushqehet, vdes. Ashtu siē ka thėnė edhe poeti: “Njeriut tė vdekur, nuk ia lė shenjė plaga”.

Dhe kush dėshiron tė ruhet nga kjo pasojė e tmerrshme e vdekjes sė zemrės, le ta ngjallė me njohjen e Allahut. Ibn Kajimi ka thėnė se e ka dėgjuar shpesh herė Ibn Tejmijėn duke thėnė se kam dėgjuar dhe kam lexuar nga njerėzit e dijshėm tė cilėt e kanė njohur Allahun se nuk ka ilaē mė tė mirė pėr ngjalljen e zemrės se duke e thirrur Allahun me emrat e Tij: Ja Hajjum, Ja Kajum.

Ashtu siē edhe do ta mėsojmė, inshaAllah, se ēfarė do tė thotė El-Hajj – I Gjalli. I Gjalli ngase Ai i jep gjallėri ēdo gjėje. E ngjallė tokėn e vdekur andaj a nuk e ngjallė edhe zemrėn tėnde? E ngjallė atė kur Ti e thirr, dhe ti e thirr atėherė kur e njeh ngase Allahu ka thėnė:
Allahu ka emrat mė tė bukur (mirė), prandaj Atė thirreni me ta” (El-A’raf, 180).