Close
Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 232

Tema: Endrrat...

  1. #121
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Endrrat...

    Eshte e vertet qe kur te kerkon ti vesh pas nuk eshte mire. Kam pare disa situata te tilla ne enderr dhe me kane dale. Njehere u tmerrova. Ne enderr me del gjyshja( sapo kishte vdekur), dhe me kerkon cupen, atehere foshnje. I bertita( e ndergjegjshme qe ajo kishte vdekur) dhe i thashe cupen nuk ta jap. Ik!! Ajo me veshtroi, por nuk foli. Kur e largon eshte mire. Cupa ate nate kishte temperature. Ndersa njehere tjeter nuk isha e ndergjegjshme ne enderr qe gjyshi ishte i vdekur, dhe kur ofroi te kujdesej per nje femije( jo te familjes, apo fisit tim) e lashe. Me tha," ik se ne do futemi ketu, pa merak. E ruaj une".Aty ku u futen, aty kishte vdek ai femija ne te vertet.Kabine elektrike. E zuri korenti. Grrrrr!
    Feelings change - memories don't.

  2. #122
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Pėr: Endrrat...

    Endrra me e tmerrshme qe kam pare , nje person qe nuk ja dalloja dot fytyren po me mbyste me duar , mezi merrja frym . Edhe eshte e merrshme qe kur te del gjumi me siklet te ze frika te te zere prap .
    Kush din ta shpjegoje ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2008
    Postime
    93

    Pėr: Endrrat...

    Perpara se te martohej motra e pashe ne enderr me ciorape me vrima dhe me te vertete gjithe jeten pasi u martua shume shume dobet eshte nga ana ekonimike.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Endrrat...

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Eshte e vertet qe kur te kerkon ti vesh pas nuk eshte mire. Kam pare disa situata te tilla ne enderr dhe me kane dale. Njehere u tmerrova. Ne enderr me del gjyshja( sapo kishte vdekur), dhe me kerkon cupen, atehere foshnje. I bertita( e ndergjegjshme qe ajo kishte vdekur) dhe i thashe cupen nuk ta jap. Ik!! Ajo me veshtroi, por nuk foli. Kur e largon eshte mire. Cupa ate nate kishte temperature. Ndersa njehere tjeter nuk isha e ndergjegjshme ne enderr qe gjyshi ishte i vdekur, dhe kur ofroi te kujdesej per nje femije( jo te familjes, apo fisit tim) e lashe. Me tha," ik se ne do futemi ketu, pa merak. E ruaj une".Aty ku u futen, aty kishte vdek ai femija ne te vertet.Kabine elektrike. E zuri korenti. Grrrrr!
    na tmerrove mi goce :S.
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Endrrat...

    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Endrra me e tmerrshme qe kam pare , nje person qe nuk ja dalloja dot fytyren po me mbyste me duar , mezi merrja frym . Edhe eshte e merrshme qe kur te del gjumi me siklet te ze frika te te zere prap .
    Kush din ta shpjegoje ?
    Si kjo endrra jote kam pare kur isha e vogel disa here. Dukej kaq real sikur vertet po te ndodhte. Shyqyr qe me ndodhte ne te gdhire, jo naten. Atehere me thoshin te mbysin hijet.

    Citim Postuar mė parė nga inez Lexo Postimin
    na tmerrove mi goce.
    Sorry. Sa endrra shikoj une normal qe do shikoj dhe ca te llahtarshme. Shume endrra i kam patur paralajmeruese per dicka qe do ndodhte vite me vone. po te tregoj nje, vetem mos u tromaks. haha Kur isha e vogel pashe gjyshen ne enderr( atehere ishte gjalle gjyshja) sikur donte te ikte te vdiste. Me therritni ambulancen thoshte te me vije te me marri. Une qaja, dhe i thosha po pse do te ikesh, rri ketu me ne. Nuk iku ne enderr. Vrisja mendjen po pse donte te ikte me ambulance per te vdekur???? Pergjigjen e mora pas shume vitesh, kur ajo vdiq vertet. Une s'isha afer saj si ne enderr kur vdiq, isha ketu, ne USA, por ajo iku me ambulance(ashtu si kerkonte te ikte ne enderr ) dhe s'erdhi me e gjalle ne shtepi. E cuan ne spital se u ankua ate dite per dhimbje stomaku, por..... i kishte ardh momenti per te ikur.
    Shikoj dhe endrra shume te bukura. Vende, ambjente qe ne realitet as nuk i koncepton dot.
    Feelings change - memories don't.

  6. #126

    Pėr: Endrrat...

    Citim Postuar mė parė nga Mr.Dashuria Lexo Postimin
    Une vetem fluturoj ne enderr! Dhe gjithmone shoh te njejten enderr . Sikur jam ne nje qytet shume te bukur si venecia vetem se nuk eshte Venecia ngaqe kam qene ne realitet disa here! KA nje arkitekture shume te bukur si qytet dhe sa here gjendem ne kete qeytet ne Enderr behet fjale ndihem shume i lumtur dhe i di permendesh te gjitha rruget madje kam arritur te bej dhe nje lidhje nga endrra ne enderr dmth kur gjendem ne ate qytet kujtohem qe ne endrren parardhese kam shkuar nga kjo rruge dhe nuk e marr me ate rruge por i bie nje rruge tjeter .Me eshte bere endrra si nje telenovele me shume pjese ju betohem.
    Lum si ti qe shikonke endrra kaq te bukura

    Une kur isha e vogel shikoja endrra te tilla duke fluturuar,dhe akoma i kam ne mendje.

    Sipas endrrave ti akoma se ke nda mendjen "ti lidhish kembet",por te pelqejne aventurat mbreselenese.Ose ke kaluar aventura te tilla te cilat kane mbetur te bukura ne kujtesen tende dhe te shfaqen ne endrra.
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  7. #127
    CHEERFUL GIRL
    Anėtarėsuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Pėr: Endrrat...

    Endrra endrra .... mua te gjithe me thone ti shef shume endrra , sikur e kam une ne dore Te pakta jane mengjeset kur zgjohem pa pare asnje enderr. Kam pare dhe qe ngrihem lart dhe fluturoj , 2-3 here me duket , eshte ndjesi shume e bukur nder endrrat me te bukura qe shoh. Ama shume shoh gjarperinj ,njerez qe me ndjekin pas dhe une iki me vrap.... sidomos nje enderr qe mbaj mend me ndiqte nje makine ( makine pa njeri brenda ) , une qe mundohesha te fshihesha mos me shihte , lol

    2 endrra qe me jane ngulitur ne mendje i kam pare ndoshta ne moshen 7-8 vjec. Njera ishte me kafshe qe po ngordhnin rrugeve dhe une qe mundohesha ti coja ne kembe .... sikur dikush ju kishte dhene dicka per ti helmuar .... aq shume lodhem dhe qaj ne enderr se mundohesha ti coja dhe ata nuk coheshin , saqe kur ngrihem ne mengjes vjen mami te krevati qe me zgjon isha mbytur me lot dhe kisha temperature. Mami qe me pyeste cfare te dhemb , asgje sme dhimbte mua. Qe ate dite nje jave semure me temperature une.

    Endrra tjeter ishte sikur isha brenda ne shtepi , ishte nate. Njeher me behesh sikur ishim tek shtepia jone njehere sikur ishim tek shtepia e gjyshit ( nga mami). Kur dal ne korridor shikoj flake, sikur digjet shtepia. Njeher dal jasht njeher futem brenda per te pare nese kishin dal te gjithe njehrezit jasht apo jo. Edhe kete enderr e kam perjetuar sikur te ishte reale dhe me la ndjesi shume te keqe, mbase prandaj nuk e kam harruar edhe pse ka kohe , fundja femije kam qene atehere. Kur pas ca vitesh digjet vertete shtepia e gjyshit :-( dhe vertete ata kishin pare tmerr me sy, pasi kishin qene ne gjume.

    Une nuk i marr vesh keto endrrat , perse i shofim ? vertete percjellin ndonje mesazh ? ca mund te bejme qe mos te shohim endrra ?
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  8. #128

    Pėr: Endrrat...

    serjoze ma shpjego pak endren time

    Citim Postuar mė parė nga didii Lexo Postimin
    kam pare ne ender sikur kisha nje femije qe e kisha lindur une, ishte shum i bukur, me sy jeshil, e mbaja ne krahe dhe kendonte dhe kercente.
    Dicka nuk shkonte me kete femije sepse dukej sikur te tjeret nuk e dinin qe ekzistonte ai femije, dhe per me teper qe ta kisha une, ama kenqesia qe me jepte me bukurine, me syte ,me lezijet kenget me bente te mos "pyesja" per shqetesimin qe kete femije e kisha un dhe askush nuk ishte ne dijeni per te, dukej sikur jetoja momentin pavaresisht problemeve qe mund te me dilnin.

    me eshte bere fiksim kjo ender, mundet dikus te ma shpjegoje, ahhh... emrin e ksihte Dionis ( keshtu quhet edhe djali i xhaxhait tim, i vetmi ne fisin tim me sy jeshil, ndoshta prandaj behej dhe ky paralelizmi i emrave...)
    Faleminderit

    Moj ēupe,mos valle ti ke" fiksim" ndonje djale me syēka jeshile ?
    Dhe sa here qe shikon djalin e xhaxhait te kujtohet dhe te del ne enderr,ne imazhin e nje femije qe ty te lumturon.
    Dikush femijen e vogel ne enderr e shpjegon si "sevap" dmth i ke bere nder dikujt.

    Nje enderr mund te shpjegohet ne shume menyra...personi qe e shikon duhet ta zbertheje me mire, me ndihmen e shpjeguesve te ndryshem.
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  9. #129

    Pėr: Endrrat...

    Citim Postuar mė parė nga Arvima Lexo Postimin
    Endrra endrra .... mua te gjithe me thone ti shef shume endrra , sikur e kam une ne dore Te pakta jane mengjeset kur zgjohem pa pare asnje enderr. Kam pare dhe qe ngrihem lart dhe fluturoj , 2-3 here me duket , eshte ndjesi shume e bukur nder endrrat me te bukura qe shoh. Ama shume shoh gjarperinj ,njerez qe me ndjekin pas dhe une iki me vrap.... sidomos nje enderr qe mbaj mend me ndiqte nje makine ( makine pa njeri brenda ) , une qe mundohesha te fshihesha mos me shihte , lol

    2 endrra qe me jane ngulitur ne mendje i kam pare ndoshta ne moshen 7-8 vjec. Njera ishte me kafshe qe po ngordhnin rrugeve dhe une qe mundohesha ti coja ne kembe .... sikur dikush ju kishte dhene dicka per ti helmuar .... aq shume lodhem dhe qaj ne enderr se mundohesha ti coja dhe ata nuk coheshin , saqe kur ngrihem ne mengjes vjen mami te krevati qe me zgjon isha mbytur me lot dhe kisha temperature. Mami qe me pyeste cfare te dhemb , asgje sme dhimbte mua. Qe ate dite nje jave semure me temperature une.

    Endrra tjeter ishte sikur isha brenda ne shtepi , ishte nate. Njeher me behesh sikur ishim tek shtepia jone njehere sikur ishim tek shtepia e gjyshit ( nga mami). Kur dal ne korridor shikoj flake, sikur digjet shtepia. Njeher dal jasht njeher futem brenda per te pare nese kishin dal te gjithe njehrezit jasht apo jo. Edhe kete enderr e kam perjetuar sikur te ishte reale dhe me la ndjesi shume te keqe, mbase prandaj nuk e kam harruar edhe pse ka kohe , fundja femije kam qene atehere. Kur pas ca vitesh digjet vertete shtepia e gjyshit :-( dhe vertete ata kishin pare tmerr me sy, pasi kishin qene ne gjume.

    Une nuk i marr vesh keto endrrat , perse i shofim ? vertete percjellin ndonje mesazh ? ca mund te bejme qe mos te shohim endrra ?

    Arvima ēkemi,mire je ti?

    Sa per endrrat mos u merakos,sepse nuk jane te demshme,...thone se "Njerezit e zgjuar shikojne me shume endrra se njerezit e zakonshem."
    Kur te shikosh ne enderr gjarperinj - te kane zili(inat) ,pra egzistojne edhe njerezit e lig.
    Makina qe te ka ndjekur, ka qene nje haber i pashmangshem per ty.

    Te ngjashme me ty pash para ca ditesh nje enderr me kafshe...por jo te ngordhura,por te pafuqishme te ecnin.Dhe vertet u semura per disa dite po jo rende shume.

    E thashe edhe me lart qe endrrat shpjegohen ne menyra te ndryshme,...dikujt i dalin ashtu sic i shikojne,disa te tjereve ne te kundert .Si ne rastin e kesaj endrres me flake qe paske pare ti.
    Flaken un e di per mire...po ja aty paska dal keq.


    Une nuk i marr vesh keto endrrat , perse i shofim ?
    Truri eshte ne aktivitet edhe kur ne jemi ne gjume,prandaj ne shikojm endrra.

    vertete percjellin ndonje mesazh ?
    Ne shumicen e rasteve po.


    ca mund te bejme qe mos te shohim endrra ?
    Asgje mos bej.Te uroj te shikosh vetem endrra te bukura qe te lumturojne gjithmone.
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Pėr: Endrrat...

    Meq jemi te endrrat,pse kur vdes njeriu me se shumti e shohim ne endrra?

Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •