-
Koto Hoxhi
Koto Hoxhi, rilindėsi qė do ta gėzonte mė shumė lirinė
Pėr ata qė themeluan Alfabetin e Gjuhės Shqipe kohė pėrpara pavarėsisė.

Para 100 vjetėsh, nga njė ballkon i vogėl nė ish-Skelėn e Vlorės, njė burrė nė moshė tė thyer, por me zemėr tė madhe, do tė deklaronte: Ta gėzojmė Shqipėrinė e mosvarme e tė lirė!. Ky ballėkombas, Ismail bej Vlora, njoftoi nė kėtė mėnyrė tė gjithė botėn pėr lindjen e shtetit tė shqiptarėve. U krijua kėshtu njė burim drite pėr shqiptarėt, rrezja e tė cilit ka udhėtuar pėr 100 vjet midis tallazeve, kohėve me diell e tė qeta, nėpėr furtuna e rrebeshe, here e zėnė nga ngėrēe e here tė tjera e sharrė, e zhgėnjyer apo e sfilitur. Dhe kėshtu kaluan 100 vjet. Disa breza i lanė vendin njėri-tjetrit, por tė gjithė kanė pasur njė synim: tė ngjiteshin sa mė lart nė shkallėn e shpresės!
Kur flasim sot pėr kėtė burim drite, nuk mund tė lėmė pa pėrmendur ata qė e sollėn kėtė burim, patriotėt tanė tė mėdhenj, veēanėrisht tė gjithė ata qė punuan dhe i dhanė shqiptarit Alfabetaren e gluhės shqipe, por qė i mbyllėn sytė para se tė vinte liria. Megjithatė, ata shpresonin se djemtė do t`i kujtonin kur tė ngjallej kjo liri. Vėrtet djemtė i kujtojnė veēanėrisht nė pėrvjetorėt, por jo vetėm nė pėrvjetorėt.
Kujtimet nė pėrvjetorėt pa dyshim qė priten e pėrcillen me respekt, por edhe me dhimbje e me pėrgjegjėsi. Respekti ėshtė i lidhur me atė ēka ėshtė krijuar nė kėtė vend, me emrin qė i ėshtė lėnė, me mundėsitė qė i janė krijuar pėr t`u ngjitur nė shkallėt e shpresės, si dhe gjithė kombet e tjera. Gėzimi dhe dhimbja janė dy anėt e sė njėjtės medalje, pasi festojmė, por edhe hidhėrohemi pėr rrėshqitjen e jetės tė atyre qė sollėn gėzimin dhe pėrmbajtjen e pėrvjetorėve. Por dhimbja mė e madhe ėshtė atėherė kur flitet keq e mendohet keq nė kohėn qė duhet tė gėzohemi, kur flitet keq pėr atė qė dihet e pėr atė qė nuk dihet, kur quhet virtyt tė ndenjurit nė tokė tė lagėt.
* * *
Ėshtė vėnė re se jo vetėm nė ditėt e kthjellėta, por edhe nė acarin e dimrit, drita nė Lunxhėri ėshtė disi mė ndryshe: disi mė e shkėlqyeshme, mė e pastėr, mė e fortė. Ėshtė fantastike tė mendosh se kjo dritė ka qenė pjesėtare edhe nė formimin e ndėrgjegjes sė lunxhiotit, ajo ka ndikuar edhe nė formimin e karakterit tė tij pėr tė qenė lis e jo shelg, ashtu siē ka ndikuar nė formimin e mendimit tė lirė e tė filozofisė sė tij, pėr tė marrė penėn e mellan, ēka e ka nxitur atė pėr tė parė gjithmonė larg. Nėse drita ėshtė elementi i parė nė formimin e karakterit tė lunxhiotit, themi se mali, pylli, uji, janė elementet bashkėshoqėruese nė pėrpunimin e morfologjisė humane: njerėz me shpirt tė madh, tė kthjellėt, me sqimė tė hollė aristokratike, por edhe trima e tė besės, ēka na ka bėrė dhe na bėn ne tė jemi krenarė qė jemi lunxhiot. Nga kjo krahinė kanė dalė jo pak njerėz tė tillė. I pari midis tė parėve ka qenė bilbili me gjuhė shumė, Koto Hoxhi, nga Qestorati, i cili i zgjodhi nga Frashėri bashkėpunėtorėt qė dolėn, siē shkruan vetė Basho Koto: Si Leka me kėrcėllimė, mbi Toskėri e Gegėri. Tė tillė ishin Pandeli e Koto Sotiri nga Selcka, qė lanė gradat e larta nė oborrin e mbretėrisė sė Habzburgėve dhe u mblodhėn rreth Basho Kotos nė Stamboll, nė Shoqėrinė e tė shtypurit shkronja shqip. Nuk duhet harruar Nane Petri nga Saraqinishta e Nikolla Stavro Vaso Qestoriti, qė ishin ndėr 27 firmėtarėt e themelimit tė Shoqėrisė sė Stambollit. Mė tej mund tė vazhdonim me Urani Rumbon nga Stegopuli, Janko Minxhėn nga Krina, Aristotel Lafen nga Saraqinishta, juristin e shquar, hartuesin e tė parave kode juridike tė shtetit shqiptar, ministrin e tė parit shtet, si dhe botuesin e parė tė revistės Drita, Petro Poga nga Erindi. Tė gjithė kėta ballėkombas, gjigantė tė shqiptarizmės, pėrpiqeshin tė kėndonin kėngėt e mėmėdheut kur jo pak tė tjerė e bėnin atė tė lėngonte. Pėr kėtė pėrkushtim kėta martirė u rrahėn te Shpella e Ēarė, u syrgjynosėn shkretėtirave tė Anadollit, u burgosėn nė qelitė e nėndheshme tė Kalasė sė Gjirokastrės apo nė Jedi-Kule tė Stambollit, ku kandili u prishi sytė.
Ne duhet ti kujtojmė kėta ballėkombas qė nė zemėr, shpirt e gojė kanė pasur ėmbėlsinė e melodive tė mėmėdheut. Ata vazhdimisht i kanė kėnduar kėto melodi, por ėshtė amaneti i tyre qė edhe ne, pasardhėsit e tyre, duhet qė po ashtu ti kėndojmė kėngė tona dhe tė kujdesemi pėr to. Tė mos lejojmė qė tė na i shpėrbėjnė kėngėt me shkarravina. Po ashtu tė mos lejojmė qė kurbeti tė na detyrojė ti harrojmė ato. Njėherėsh ti nxitim edhe brezat qė vijnė qė tė orkestrojnė melodi mė tė kėndshme e mė tė harmonizuara, por tė mėsojnė qė gjithė trashėgiminė e kėngėve tona ta ruajnė e ta pėrcjellin mė tej me kujdes. Duhet ta dimė tė gjithė se ēdo njė nga kėngėt qė ėshtė trashėguar, ėshtė bėrė me gjak. Po u hodh poshtė gjaku i trashėgimisė, atėherė brezat qė do tė vijnė nuk do tė ngjiten dot nė shkallėt e shpresės. Duhet tė dimė gjithashtu se trashėgimia ėshtė krenari. Ajo e nderon krijuesin, por njėherėsh nderon dhe lartėson po aq edhe kultivuesit, ata qė e ruajnė dhe ua pėrcjellin brezave trashėgiminė. Tė pėrcjellėsh trashėgiminė do tė thotė tė lėsh pasardhės!
Ne duhet tė jemi gjithmonė krenarė qė krahina jonė ka zėnė vend nderi nė Altarin e Lartė tė shqiptarizmės, me pėrfaqėsuesit e vet tė ndritur, me tribunė, me ante, midis tė cilėve qėndron fytyrėndrituri, Luftėtari i ferrit, Koto Hoxhi. Po kush ishte ky ante?
* * *
Njerėzit e mėdhenj, historia e ēdo kombi, nuk ka vonuar shumė pėr ti ngritur nė Altar. Kėshtu ndodhi edhe me Luftėtarin e ferrit, nuk vonoi shumė qė figura e tij tė pėrmendet nėpėr pėrvjetorė. Veprimtar i Rilindjes Kombėtare, i arsimit dhe i kulturės shqiptare, Koto Hoxhi ėshtė pėrkujtuar meritueshėm nė shtypin shqiptar tė viteve 20-30 tė shekullit XX nga emra nė zė nė kulturėn shqiptare tė kohės. I pari qė e pėrkujton Koto Hoxhin ėshtė Nuēi Naēi, nga tė fundit rilindės qė shkrinė jetėn pėr ēėshtjen kombėtare, sidomos nė fushė tė arsimit kombėtar, i cili, me shkrimin e tij botuar nė gazetėn Rilindja shqiptare, Tiranė 28.9.1925, sipas tė dhėnave qė ai ka marrė nga i biri i Kotos, Jankoua nė Korēė, shkruan: Kotua, sipas programit zyrtar tė shkollės, ka dhėnė mėsim greqisht nė shkollėn e fshatit tė lindjes nė Qestorat (Gjirokastėr), po njėkohėsisht edhe shqip, nė fshehtėsinė e rrezikshme tė kohės. Naēi na thotė gjithashtu se Kotua shkoi nė Stamboll, ku punoi si tregtar dhe bėri pasuri tė mirė, qė do ti premtonte tė jetonte i qetė nė katundin e vet po tė mos ish pėrzierė nė lėvizjen kombėtare qė nisi nė Stamboll mė 1879-n. Atje zhvilloi njė veprimtari tė gjallė politike pėr zbatimin e programit tė Shoqėrisė sė Stambollit, konkretisht pėr ēėshtjen e caktimit tė alfabetit tė gjuhės shqipe, ashtu edhe pėr hartimin dhe botimin e Alfabetares sė Stambollit mė 1879″. Mė tej Naēi na jep tė dhėna konkrete pėr veprimtarinė nė fushė tė arsimit shqip dhe pėr krijimtarinė e tij. Na e pėrmend si njė nga themeluesit e teatrit shqiptar me pjesėn teatrale Dasma Lunxhiote (1874).
I dyti qė e kujton rilindėsin ėshtė publicisti dhe shkrimtari Xhevat Kallajxhi, i cili nė atė kohė drejtonte e botonte gazetėn Demokratia, qė dilte nė Gjirokastėr. Nė shkrimin e tij tė datės 28 maj 1932, ai merr shkas nga pelegrinazhi nė varrin e Koto Hoxhit nė Qestorat mė 21 maj 1932, ditėn e Shėn Kostandinit, pra nė ditėn e emrit tė Koto Hoxhit, tė ndėrmarrė nga anėtarėt e Klubit tė arsimtarėve, qė udhėhiqej nga Safet Butka, drejtor i Shkollės Normale tė Gjirokastrės. Nė artikull Kallajxhiu na thotė se: Tė shtatėmbėdhjetė arsimtarėt e Gjirokastrės (ku bėnte pjesė edhe vetė ai sė bashku edhe me intelektualin e njohur Vangjel Koēa), u pritėn nga njė tok burra e gra dhe nxėnėsit e shkollės, pėr tė marrė pjesė nė pėrshpirtjen qė do tė bėhej nė kujtim tė Koto Hoxhit. Shkuam edhe nė kishė, shton Kallajxhiu, tė pritur nga Zonja Zografo, mbesa e Koto Hoxhit dhe djali i saj, zoti Kristaq. Nė krye tė kishės ishte vėnė njė kurorė e madhe dhe e bukur dėrguar nga shkolla femėrore Koto Hoxhi Gjirokastėr dhe njė tjetėr nga Shkolla Normale e Gjirokastrės. Nxėnėsi Sofokli Papavasili, njė djalė i zgjuar dhe qė jep shpresa pėr tarthmen, deklamoi, me zė tė qėruar e tė prekshėm, vjershėn Indipendenca. Fjalimet e sipėrme i mallėngjyen tė gjithė. Nga kisha shkuam pėr njė vizitė nė shtėpinė e Zografajve, tė ftuar nga ana e tė zotė. U gostitėm me gliko, llokume, raki e kafe. Kjo shtėpi ėshtė nga tė parat nė Qestorat dhe fisi Zografos ėshtė fis nobel dhe i njohur. Mbesa e Koto Hoxhit, e nderēmja Zonja Zogė, e shoqja e z. Dr. Vito, Zografos, na kėndoi njė tok vjersha tė patriotit tė vjetėr. Me kėtė rast, me iniciativėn e Klubit tė Arsimtarėve, u bė pastrimi i varrit nga ferrat e barishtet e egra qė e kishin mbuluar nė vite nga moskujdesja dhe shpejt u vendos njė gur i gdhendur te koka e varrit: Koto Hoxhi (1824-1895).
Firma tjetėr e rėndėsishme qė hasim nė faqet e shtypit tė kohės ėshtė ajo e shkrimtarit tė ardhshėm Sterjo Spasse (nė atė kohė mėsues nė Dropull), botuar nė revistėn Normalisti 1934, me titull: Koto Hoxhi, nji nga luftėtarėt e ferrit. Ai komenton me kėnaqėsi se Koto Hoxhi kėrkonte qė kombi tė ngjallej jo me zhurmė, jo me vrasje e me kundėrshtime, por me mjeshtėri, d.m.th. me zotėsi, me arsye e me urtėsi. Ai donte qė pasunia e gjithė tė shkrihej pėr arsim, por arsimi tishte thjesht shqiptar. Por nuk mjaftonte vetėm kaq: arsimi tishte edhe pėr meshkujt edhe pėr femrat se kėshtu dilte brezi qė ėndėrronte zemra e madhe e Kotos. Gjithė jetėn punoi pėr hapjen e shkollave shqipe. Bashkatdhetarėt e tallshin pėr kėtė andėrr, se ata donin pėr me zanė gjahun pa gjuejtun, mirėpo Kotua gjithmonė i frymėzuem me idealin e nacionalizmės, me buzėn nė gaz u thoshte: Nuk mbjell kripė, por mbjell farė. E fati u duk sikur i qeshi gjetkė. Nė Janinė po bahesh gati pėr hapjen e njė shkolle shqipe. Gjithė masat i kishte marrun, lejen e kishte nxjerrun, mirėpo ah kjo jetė! Vdiq pa pandehun nė fshatin e tij lindor nė Qestorat, ku kishte shkue pėr tė marrė njė mikun e vet tė cilin e kishte emnue si mėsues nė shkollėn e re shqipe tė Janinės.
Njė firmė tjetėr e dalluar e kohės ishte Ismet Toto, i cili bėn njė shkrim tė rėndėsishėm pėrkujtimor nė revistėn Yllyria nr. 42, 1936 (Tiranė), me rastin e pėrvjetorit tė Mėsonjėtores Shqipe tė Korēės. Toto shkruan: Koto Hoxhi mirrte me vete nxėnėsit e Normales dhe i mblidhte nė shesh tė fshatit ditėt e diela duke pėrsėritur pa frike pa lodhje vjershat nė shqip. Dolėn shumė mėsonjės nga Normalja e Qestoratit. Mėsonjės tė gjuhės greke, grumbuj tė pėrgatitur mjaft mirė pėr fshatrat e Epirit dhe tė Maqedonisė. Shumica e tyre kanė qenė nacionalistė tė flaktė grekė
Por aty-kėtu dilnin nga ajo fole nacionaliste dhe disa tipa tė frymėzuar nga idheat e Koto Hoxhit. Nacionalistė kanė qenė edhe ata tė pakėt porsi edhe shumica tjetėr. Por, me ndryshimin se ishin mė fanatikė, pėrse luftonin pėr njė idhe qė asnjėri akoma nuk e besonte. Kėshtu duallėn nga Normalja greke e Qestoratit njė Pandeli Sotir, nga Selca e Lunxhit, drejtor i parė i shkollės sė parė shqipe nė Korēė nė vitin 1887 dhe njė Petro Luaras nga Luarasi i Kolonjės, i cili vazhdoi me hov e me guxim tė pathėnė veprėn e tė parit. Mė nė fund duam tė pėrmendim edhe njė punėtor tjetėr tė dalluar tė kulturės sonė, shkrimtarin dhe publicistin Milto Sotir Gurra, i cili ka shkruar pėr Koto Hoxhin nė gazetėn Bashkimi i Kombit nė janar 1944 (Tiranė). Ai merr shkas nga ajo qė kishte bėrė Safet Butka kur kishte qenė inspektor i Arsimit nė Tiranė (1935-1937) dhe qė kishte pajisur shkollat e kryeqytetit pėr herė tė parė me foto tė disa patriotėve tė Rilindjes. Ai aty kishte parė dhe kishte zbuluar Koto Hoxhin. Ty tė intereson mė shumė njė portret, thotė nė kėtė shkrim Gurra, dhe ta tėrheq vėmendjen me kėmbėngulje: Ky ėshtė njė plak me njė fytyrė tė ėmbėl dhe tė lėmuar nė ēdo pikė, me njė ballė tė gjerė, me njė hundė qė mbaron si sqep zogu, me sy tė vegjėl tė futur e plot tregim e shkėlqim, me kollaro tė fortė e krovatė tė zezė dhe pyet: Cilli ėshtė ky apostull qė ia keni vėnė portretin e tij kėtu nė kėtė galerinė e vogėl tė vepronjėsve tė shqiptarizmės? Po edhe pa arrirė nė veshin tuaj pėrgjigjja, syri tė shkon nė fund tė kornizės sė portretit dhe kėndon Koto Hoxhi. Shkrimin e tij M. Gurra e quan njė skicė dhe premton se kur tė ketė grumbulluar lėndėn e nevojshme ai do tė ketė detyrimin qė bėjė njė studim tė plotė pėr Koto Hoxhin.
Prof. Dr. Arqile Bėrxholi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt