Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Muharrem Rushiti Kapedan i Camerise, luftetar i ēeshtjes kombetare.

    Cameria lindi e perkundi mendimtare e prijes te shquar.Ne rradhen e prijesve qendron edhe Muharrem Rushiti,nje nga udheheqesit e mirenjohur te kryengritjeve ne Shqiperine e Jugut per mbrojtjen e teresise territoriale shqiptare.
    Ai lindi ne nje familje te njohur per trimeri e shpirt luftarak ne tere Shqiperine e Jugut.Keto virtyte te prinderve,qe ne femijerine e tij ne fshatin Koske te rrethit te F...ilatit,i pervetesoi edhe Muharremi.
    Muharrem Rushiti u be udheheqesi popullor ne luften e jetes dhe te luftes.Si bir i nje antishoveni dhe si vuajtes me te gjithe bashkefshataret e tij,ai urrente pa mase cilindo te huaj qe neperkembte lirine.Vecanerisht,ishte i papermbajtur ndaj obskurantizmit osman dhe terbimit shovinist grek.Ai u perfshi ne levizjen atdhetare e clirimtare,qe ne hapat e para te pjekurise dhe mbeti tere jeten e tij nje luftetar e prijes i permendur i Camerise.

    Perballe osmanllinjve

    Ne vitin 1900 Turqia shpertheu nje vale te re raprezaljesh,te cilat nuk reshten per disa vjet,me synim qe ta mbyste edhe nje here me gjak Camerine.undrejt ketij genocidi shpertheu e mori permasa te reja hovi clirimtar per pavaresi,qe ziente kudo ne Shqiperi.
    Idete e Rilindjasve te medhenj kishin rrembyer edhe Muharrem Rushitin,tashme i formuar.Si e tere Cameria,edhe rrethi i Filatit,
    ku vepronte M. Rushiti,ishte perfshire ne levizjen masive.
    Ne vitin 1902 Filatin (kryeqendra e Camerise),me rrethinat e tij,camet e gezonin te lire.Malesite e larta te Shendellise e te Likojanit ishin shnderruar ne baza mbeshtetjeje per aksionet.Te organizuar,te nxitur e te drejtuar nga kapedani popullor Muharrem Rushiti,forcat kryengritese me shpejtesi te rrufeshme,ne befasi e nga lartesite perqark Filatit sulmuan me trimeri.
    Brenda disa oresh lutimi ata shpartalluan dhe carmatosen trupat turke.Muharremi luftonte vete e njeheresh drejtonte luftimin.
    Veliu i Janines,nuk do ta permbante inatin per humbjen,dhe me pas,nuk do te kursehej me tabonet e tij gjakmarese per ta ndershkuar Camerine me hekur e zjarr.Karshi nje mesymje ne mase te forcave te panumerta pushtuese,kryengritesit u gjeten ne befasi jo nga mesymja e kundershtarit,por nga tradhetia e kundisur prej agjentures osmane.Rushiti,bashke me qindra luftetare,u mbyll ne burgun e tmerrshem te Janines.
    Bashkeluftetaret nuk mund ta linin veten pa udheheqesin e tyre,keshtu qe ndihmuan arratisjen e tij nga burgu i Janines dhe u gjet perseri ne vatrat e kryengritjeve.
    Ne kete situate te re Muharrem Rushiti projektoi nje manover forcash ne brendesi te Camerise.Forcat e perbashketa came-labe,me pajime luftarake teper modeste,kaluan lumin Kalama dhe iu drejtuan Qafes se Smartes.Shpertheu nje beteje e pergjakshme ndemjet tyre dhe trupave osmane.Ishte nje perpjekje qe zhvillohej ne shkembinj.Permbi gjashte ore kryengritesit,
    me nje luftim te ashper,arriten te fitojne mbi trupat turke.Valiu nuk mund te pajtohej me disfaten,sepse cenohej autoriteti i Edrenese.Ai nuk ia falte Rushitit turpin qe ia shkaktoi kesisoj,kunder kryengritesve ne rajonin e rendesishem taktik,u derguan trupa nga forcat e reja turke.Gjate ecurise se luftimeve,luftetaret shqiptare rrezikoheshin te rrethoheshin.Prijesi ushtarak Rushiti,nga pervoja si nje komandant trim e i arsyeshem,cmoi gjendjen dhe mori vendim: perballe rreth 3000 trupave osmane ishte aventure te rezistoje me tej,prandaj varianti i carjes se rrethimit ishte me i drejti.

    Perballe shovinizmit grek

    Ne vigjilje te shpalljes se pavaresise e gjate konsolidimit te saj e te shtetit te pare shqiptar,Muharrem Rushiti nisi perseri luften.
    Platforma per copezimin e Shqiptareve sipas perkatesive fetare,perkonte edhe me objektivat e reaksionit grek,te cilit gjoja i dhimbseshin te krishteret e Camerise.Ndersa osmanllinjte "perpiqeshin" per myslimanet,greket konkuronin "me helenizimin e popullsise krishtere shqiptare te Camerise".Qellimi strategjik i qarqeve greke ishte futja sa me ne thellesi te territorit shqiptar per t'i zgjeruar kufijte ne kurriz te Shqiperise.Per te permbushur keto synime,megalideistet perdoren po ato metoda: percarje e maskara,sikurse osmanllinjte.Madje,ata i tejkaluan e i shtrine ato qe nga Cameria e deri ne Gjirokaster e Korce.
    Perballe genocideve,luftetaret e M. Rushitit rrembyen armet.Ne cetat qe ai komandonte hynin luftetare te rinj nga Cameria.Ne
    tetor te vitit 1912,Rushiti i drejtoi kryengritesit mbi bandat e terbuara te andarteve (reparte te specializuara) greke ne Cuke te Sarandes.Me pas,kapedani sypatrembur,i pameshirshem ndaj armikut te pandare te Camerise,i hodhi shqiponjat e tij per te goditur me rreptesine me te madhe kriminelet e tjere,qe vinin nga burgu i Gjiritit (Krete),te cilet Greqia i kishte veshur si oficere per te mbuluar llumin shoven.
    Per afro dy vjet (191-1914) Muharremi qendroi ne lartesine e prijesit e te luftetarit per te mbrojtur fitoret historike te 1912-se.
    Muharrem Rushiti nuk u afirmua vetem si ushtarak,por edhe si politikan.Me bashkeatdhetarin Alush Taka ai formuloi ne emer te cameve nje perkujtese per Konferencen e Paqes ne Paris (1919) ku kundershtohej shkeputja e Camerise prej trungut shqiptar.
    Nje udheheqes popullor i gjithanshem,qendroi i papajtueshem edhe me pushtuesit italiane.Se bashku e ne krye te luftetareve came,ashtu si mbare krahinat vame,ai vrapoi drejt Vlores me 1920 dhe i rreshtoi forcat e veta perballe ushtrise kryengritese te kesaj epoke madheshtore.Vecse,ai tani luftonte e komandonte disi i moshuar. Ne keto luftime plogasoset rende , ndersa i vritet djali dhe nipi
    Pas fitores mbi ushtrine pushtuese italiane,ne pamundesi per te jetuar ne vendlindje,sepse ndiqej si "koke e zgjedhur" nga qeveria greke,Rushiti u vendos te bashkefshataret patriote ne Markat (Konispol).Ai nuk e shijoi rivieren,perlen e bregdetit jugor,pasi lufta e gjate i kihte shkaktuar shume plage ne trup.Ne 9 prill 1931 ndahet nga bashkeatdhetaret nje nga
    prijesit ushtarake popullore te qendreses e te luftes kunder sundimeve te
    huaja,kapedani i shquar i Camerise,Muharrem Rushiti.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Po si nuk e paskan bere grek Muharremin??? Se te gjithe shqiptaret qe luftuan kunder turkut i vaftisen dhe i bene grek,ja ps Muharremi shume mire mund ta kishte emrin Mihalis Rusitis...

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Muharrem Rushiti
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Tregim nga Resmi Osmani

    Kujtimit tė kapedan Muharrem Rushitit, Komandanti i ēetės “Ēamėria”

    Po ta shihje nga poshtė, fshati i Koskės,dukej sikur kishte hedhur rrėnjėt mbi shkėmbinjtė e anės lindore tė malit tė Shėndėllisė. Majtas, nė majė tė malit, e zhytur nė re, ishte Vėrva, mė larg, nė kodrat e bukura, Pleshavica. Nė jugė, si nė pėllėmbė tė dorės, dukej fusha e Lopsit dhe Filati. Fshati ishte i ndarė nė dy pjesė. Nė pjesėn e lartė ishte lagja e sipėrme dhe xhamia me minaren drejt qiellit. Nėn tė, nė rrafshulėt, lagja e poshtme. I sheh dielli qė kur lind e deri sa perėndon. Nė mes i ndante pėrroi qė mbante ujė gjithė vitin dhe vinte nė punė mullinjtė e blojės. Shtėpitė e bardha, dimėr e verė, mbuloheshin nga kurorat e blerta tė ullinjve, fiqve dhe pjergullave. Nė pranverė, kur ēelnin bajamet, hapėsira qėndisej nga bardhėsia e luleve. Dukej sikur mbi fshat ishin ulur mijėra e mijėra flutura tė bardha.

    1 Nė lagjen e sipėrme,nė tė hyrė tė fshatit,nga ana e lindjes, binte nė sy shtėpia dykatėshe e Kapedan Muharrem Rushitit, qė e rindėrtuar, fekste nga bardhėsia. Turqit e dogjėn pėr hakmarrje. Kapedani u tha shokėve se mėmėdheu fillonte te pragu i shtėpisė dhe se ato mure, tashmė tė rrėnuara, kishin dėgjuar tė parat tė qarėn dhe tė qeshurat e tij. Atje kishte dhėnė shpirt babai. Bashkė me themelet dhe rrėnjėt e ullinjve nėn tokė, plekseshin rrėnjėt dhe shpirtrat e tė parėve. Edhe dhjetė herė po ta digjte kėtė shtėpi zjarri i urrejtjes sė turkoshakėve tė egėr tė Anadollit, ai dhjetė herė do ta ringrinte. Mbi themelet e vjetra, shkrumbin dhe hirin, shtėpia u ringrit edhe mė e bukur. Kjo shtėpi nuk ishte vetėm e kapedan Muharrem Rushitit,por e gjithė Ēamėrisė dhe Shqipėrisė. Ajo priste e pėrcillte trima atdhetarė e kapedanė. Zonjė e kėsaj shtėpie tė madhe ishte Sabua. Qė kur i shoqi u vu nė krye tė ēetės ” Ēamėria”, ajo mbeti me djalin e vetėm, Halilin, thuajse e vetme dhe pa ndihmė. Tėrė kohėn ishte mėndje ngritur pėr tė shoqin, qė luante si macja me miun me vdekjen, me koshadhet e turkut dhe andartėt e grekut. Fustanellėn e kishte tė shpuar e djegur nga plumbat, trupin tė mbuluar me plagė, shkonte nė luftė flakė e vetėtimė, mbi kalin me hingėllimė. E priste e ngazėllyer kur vinte, qė kur dėgjonte trokun e patkonjve nė kalldrėm dhe e pėrcillte e drithėruar kur nisej i hipur mbi atin e bardhė. Zonjės sė Kapedanit i kishin ngritur kėngė. Ajo fillonte me vargjet”O Sabo moj gjeraqinė/del tė shoē Muho Rushinė….” E quanin fatmadhe qė ishte zonja e Kapedanit. Ajo krenohej me tė shoqin. Sabua kishte njė peng: Kėtė shtėpi tė madhe nuk kishte mundur ta mbushte me fėmijė. E kishte lėnė Kapedanin vetėm me njė djalė, Halilin, qė ishte drita e syve dhe gėzimi i shpirtit tė tyre. Sapo kishte mbushur njėzet e dy vjeē. Do ta martonin dhe ndofta do t’i gėzonte me njė tufė fėmijė.

    Atė pasdite tė shtune tė vjeshtės sė parė, Halili kėmbėnguli tė shkonte nė Filat te dajkot, dhe nė Spatar te hallė Hazbua,kishte njė porosi nga babai pėr Beqo Kushin.Tė nesėrmen do tė bėnte pazar dhe do tė kthehej nė shtėpi. Sabua nuk deshi ta linte, po ai nguli kėmbė nė tė tijėn. I vuri ujė tė ngrohtė dhe i nxori nga sepeti ndėrresat e pastra si dritė.

    -Lahu – i tha ajo- Tė mbash erė ujė e sapun.

    -Siē duket do tė vij erė manxuaran e ftua-tha i biri buzėqeshur, pasi mbrisi ndėrresat.

    Halili doli nė vorua dhe shaloi kalin. Ati i bardhė, qė e kuptoi se do tė merrte udhė,u gjallėrua,turfulloi dhe ēukėrmoi tokėn me kėmbėn e parė. Halili i vuri frerin, e pėrkėdheli nga jelet nė qafė dhe i rrahu lehtė me pėllėmbė vithet. Kali fėrgėllonte nga kėnaqėsia.

    Sabua kundronte tė birin dhe mrekullohej nga pamja dhe hijeshia e tij: Shtathedhur, bel hollė, cipėbardhė, syzi e vetull kalesh, me atė buzėqeshje tė ėmbėl qė si ndahej dhe mustaqet e sapo dirsura. I ngjante shumė tė atit. Kur shkonte sokakut, vashazt dilnin nė dritare qė ta shihnin dhe psherėtinin lehtė. Lumė kush ta kishte fat!

    -Nėnė, mos u mėrzit se nuk do tė le vetėm. Do kthehem te halla nė lagjen e poshtme dhe do i them tė dėrgojė Havanė, qė tė gdhiheni tok.

    -Mos verė merak se jam mėsuar tė rri edhe e vetme.

    Para se t’i hipte atit, e pėrqafoi tė ėmėn. Ajo e puthi nė faqe dhe i mori erė nė gushė.

    -Bėju tė gjithėve tė fala dhe kujdesu pėr vete!

    -Pa merak, nėnė- tha dhe me njė tė hovur u gjend mbi shalė dhe kali u nis me ēap tė shpejtė.

    Sabua u ngjit nė kat tė dytė dhe doli nė dritare ngaku e ndoqi me sy tė birin, qė kalėronte me trok tė lehtė, derisa u fsheh prapa kthesės sė udhės.

    2 Deri afėr mesnatės, Sabon nuk po e zinte gjumi. Kishte njė angusė dhe shtrėngesė nė zemėr dhe njė tė shuar si boshllėk pėrbrenda. S’i shqitej mendja nga i shoqi. Me njė ēetė burrash, i kishte dalė zot me armė Ēamėrisė dhe Shqipėrisė. Ku gdhihej? Ku ngrysej? Kush i bėnte pėr tė ngrėnė, kush i jepte pėr tė pirė? Ēeta ishte hedhur nė Delvinė, nė ndjekje tė koshadheve tė turkut. Trim i ēartur, ai nuk ruhej, vallėzonte me plumbat, nuk i shmangej rrezikut dhe trupin e kishte tė mbushur me plagė, qė ende i dhembnin. Me shaka, plagėt i quante stoli e trimave! Nė mesnatė, kur nuk pritej, shpėrtheu shtėrgata. Bubullimat dukej sikur vinin nga fundi i dheut dhe toka dridhej, shkreptimat verbuese e bėnin natėn ditė. Rrebeshi i shiut pėrplasej nė mure dhe kanatet e dritareve dhe dėgjohej gurgullima e rrėkeve. U ngrit dhe siguroi dritaret, por shtėrgata siē erdhi, ashtu kaloi. Ajo doli nė ballkon. Qielli u pastrua dhe vetulla e hėnės sė re u shfaq nė jug mes yjeve me njė dritė tė larė. Nėn hatullat e ēatisė, nisi tė klithte njė kukuvajkė. Zogu ndjellakeqes nuk po pushonte dhe asaj i shkuan mornica nė trup. E zuri gjumi ndaj tė gdhirė. Bėri gjumė tė paqetė dhe pa ca ėndrra tė rrėmujshme qė s’i mbante mėnd. Kur u zgjua, dielli ishte ngritur dhe pas shtėrgatės ajri ndrinte dhe gurėt e sokakut llapsnin nga bardhėsia. Nė fshat zotėronte njė qetėsi e shurdhėr, e ēuditshme, njerėzia kishin shkuar nė punėt e tyre. Rrallė dėgjohej ndonjė blegėrimė deleje. Vuri rregull nė vorua dhe u hodhi ushqim pulave. Papritur, bushtra Larė, e lidhur nė vendin e saj, ngriti turiēkėn drejt qiellit, sikur diēka donte tė nuhaste, pastaj nisi tė angullijė thekshėm e pėrvajshėm. Sabos iu ngjeth trupi dhe iu bė njė si makth i frikshėm. Ishte shenjė e keqe.

    -Pusho, moj, qė ngrėnē kokėn tėnde!- iu hakėrrua. Lara futi bishtin nė shalė dhe hyri nėn strehėn e saj. “Qyqja unė, tha ajo. Djali rrugėve dhe burri nė luftė. Ruaji o Zot !”. Fuqiprerė, u ul nė sofat. I pihej njė kafe, po nuk kishte kush t’ia bėnte. Pėr tu gjendur nė punė, mori tė lante njė qyp ku mbanin ullinjtė e kripur, por sapo e mori nė dorė, i shkau dhe ra nė plloēat e oborrit dhe u nda mė tresh.” Ah moj duartharė”, qortoi veten. Ē’po ndodhte me tė, ē’ishte kjo prapėsi qė nuk po i ndahej? Po afronte mesdita. Duhej pėrgatitur dreka se Hallili, hajdhjari i nanės, do tė kthehej nga Filati.

    3

    Nė mesditėn e sė dielės, njė trumbė kalorėsish doli nga Filati. Djemtė nga Koska po ktheheshin nė shtėpi. Nė lule tė moshės, plot jetė e gjallėri. Ndėr ta shquhej Halili: shtathedhur e pamjebukur, fjalėmbėl e i menēur. E lanė nė krye qė tė printe udhėn. I takonte, ishte djali i Kapedanit. Hidhnin e prisnin shpotira gazmore dhe kuajt i lanė tė ecnin me trok tė lehtė. Nė tė dalė tė Filatit, nė fshatin Vanar, udha zbriste tatėpjetė, pastaj hapej njė lėndinė, anės saj ishte njė pėrrua me brigjet tė mbuluara me shkurre. Kuajt ngadalėsuan ecjen dhe kali i Halilit turfulloi i shqetėsuar. Kalorėsit panė njeri-tjetrin, por pa arritur tė kėmbenin njė fjalė, u shkrehėn armėt, fluturuan plumbat, u godit njė zemėr. Kurmi i kalorėsit u vais, u brinjas dhe ra mbi barin e njomė. U vra Halili, biri i vetėm, trėndafili i bardhė i Muharrem Rushitit, qė u kėput pa ēelur mirė. Gjaku i rrodhi me gulēe dhe dha shpirt nė ēast, pa mundur tė fliste njė fjalė. Kali i bardhė hingėlliu, qėndroi mbi kryet e tė zot dhe nga sytė i rrodhėn lot. Shokėt zbritėn nga kuajt, pa ditur nga tė mbroheshin e nga kush tė mbroheshin, por krismat kishin pushuar. Vrasėsit ishin zhdukur si hije nėpėr shtratin e pėrroit. Iu mblodhėn shokut rrotull dhe lotėt u rrodhėn faqeve tek e shihnin ashtu tė pajetė. Ēfarė t’i thoshin Sabos, ēfarė t’i thoshin Kapedanit, si mund tė kishte fuqi shpirti dhe gjuha tė jepte atė mandatė? Si mund ta dėgjonin veshėt e tė mos shurdhoheshin, si mund ta duronte zemra e tė mos plaste! O Zot, ē’qe kjo gjėmė qė u bė! Krismat e atyre pushkėve u dėgjuan edhe nė Filat, u dėgjuan nė tėrė Ēamėrinė. Dhembja, si njė tėrmet, tronditi tėrė krahinėn. U nisėn dy kalorės, njė pėr Filat e njė pėr nė Koskė, qė tė shpinin lajmin e kobshėm. Burrat e Filatit bėnė njė vig dhe me trupin e meitit mbi supe, morėn udhėn pėr nė Koskė. Grupit tė pėrzishėm, mortor, udhės iu bashkuan dhe tė tjerė, qė tė heshtur, me dhėmbė e grushte shtrėnguar, pa fjalė, pėrcillnin zinė e rėndė.

    Kalorėsi qė hyri nė udhėn e fshatit e ngiste aq shpejt kalin, sa potkonjtė lėshonin shkėndija nė gurėt e kalldrėmit. Ai qėndroi vrullprerė te porta e shtėpisė dhe pasi ngurroi njė grimė herė, trokiti me ndruajtje . Kur u hap porta, ai u gjend para Sabos qė ishte bėrė meit nė fytyrė dhe me sy tė ēakėrritur e pyeti:

    -Kanė vrarė Muharremin?

    Kalorėsi, djalė i ri i atij fshati, uli kokėn, faqeve i riguan lotėt dhe njė gulē i mori frymėn.

    -Jo, nanė Sabo. Bėnu e fortė- i tha dhe e pėrqafoi- Ishtė Halili!

    Sabos iu err bota, qielli i ra mbi krye, dielli u shua, gjunjėt ju prenė, zemra i theri, njė komb iu mblodh nė grykė dhe ajo rrėshqiti fuqi prerė nga krahėt e djaloshit mbi plloēat e voroit. Vuri duart nė kokė dhe pėrmes dėnesave qė po i shkulnin gjoksin, klithi:

    -Halil bir,e Halil djalė, ku e le tė zezėn nanė!

    Ishte njė nga ato klithje tė dhimbshme shpirti, qė bėjnė tė dridhen drurėt dhe gurėt.

    Ja behėn gjitonet, edhe ato tė tronditura e shpirtvrara nga gjėma e vdekjes. E ngritėn dhe e shpunė brenda.

    -Shtroni shtėpinė- u tha tė mbesave zėkėputur, Se do vijė djali i nanės!

    Kėsodhi dhe vaji, u hapėn pa ardhur meiti. Koska qante djalin e vetėm tė Kapedan Muharrem Rushitit.

    3 Kapedan Muharremi, pasi i dhanė mandatėn gjėmėmadhe, mori me vete njė grusht trima dhe kalėroi me turravrap tė rrufeshėm pėr nė Koskė. I kapluar nga hidhėrimi, me trupin tė mpirė dhe dhembjen therėse tė zemrės, duke kalėruar nėpėr natėn e zezė, ai solli parasysh tė birin: Si ishte rritur, ditė pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, si kishte hedhur ēapet e parė, kur kish belbėzuar, kur kish thėnė nėnė e baba, si i kishin ndenjur mbi krye kur ishte sėmurur, e tėrė jeta, nga foshnjėria deri sa u burrėrua. Djali i vetėm. Gėzimi i shtėpisė. Shpresa e familjes, ai qė do ta mbushte shtėpinė me vogėlushė, me nipėr e mbesa. Ja kishin kėputur fillin e jetės nė lule tė moshės. Qau nė heshtje. Tė qash nuk ėshtė turp. Edhe burrat qajnė. Me lotėt zbrazet helmi dhe vreri i shpirtit, rrjedh e keqja dhe dhimbja jashtė trupit, ndryshe njeriu do tė plaste.

    Kur hyri brenda, odėn e madhe e gjeti tė mbushur me miq. E pritėn mė kėmbė dhe e shtrėnguan fort nė gjoks: Musa e Rexhep Demi1 nga Filati, tė nipėrit nga Spatari,kushėrinj e bashkėfshatarė. Nuk gjenin dot fjalė pėr ngushėllim.Nuk kishte melhem pėr fashitjen e dhimbjes sė asaj lavome.

    -Muharrem vėlla, mbahu e bėj durim. Plumbi qė vrau Halilin, na ka goditur tė gjithėve nė zemėr. Krisma e atyre pushkėve ėshtė dėgjuar nė gjithė Ēamėrinė dhe hidhėrimi e zia ėshtė nė ēdo shtėpi- i tha Rexhep Demi.

    -Tė rroni ju, shėndosh miqtė. Tė rrojė Ēamėria, tė rrojė Shqipėria!- u pėrgjigj ai

    Pastaj shkoi nė odėn e meitit. Sabua dhe gratė vunė kujėn. Nga vaji dhe rėnkimi i tyre dridheshin dhe muret e shtėpisė. Kapedani u ul nė gjunjė dhe i zbuloi fytyrėn. Djali dukej sikur flinte. Ai e pėrkėdheli lehtė nė fytyrė dhe e puthi nė ballin e zbehtė, akull tė ftohtė. “Halli, o bir, babai priste tė tė shihte dhėndėrr, po tė gjeti nė tabut”, mėrmėriti ai. U ngrit. Fytyra i ishte ngurtėsuar, sytė si dy fusha tė shkreta e pa dritė. Pėrqafoi tė motrėn, pastaj Sabon, qė i qanin dhe rrobat e trupit. Gratė, ngashėreheshin dhe ofshanin me shpirt tė dėrrmuar, pastaj kaloi nė odėn e miqve. Qėndroi njė grimė herė nė mes tė odės: i veshur me fustanellė, kėpucėt me xhufka, kalcat fanello me dizgje tė zeza e me xhufka si dy zambakė tė kuq, mesin si unazė shtrėnguar me brez dhe armėt tė ngjeshura. Kėmisha borė e bardhė e mėngėgjerė, jeleku i qėndisur me gajtan, festja i mbulonte kryet. I gjatė, i thatė, i hijshėm, sybukur dhe me mustaqet qė e burrėronin e i shkonin shumė. Dukej qė pėrpiqej tė ruante qetėsinė, po e tradhtonin duart qė i dridheshin lehtė. Alush Taka2, u ngrit, i hodhi krahun dhe e uli nė krye tė vendit. Zotronte heshtja. Ishte njė heshtje e rėndė, shtypėse, por nga njė herė, heshtja flet mė shumė se fjalėt .Vdekja ėshtė e hidhur, e rėndė. Burrat heshtnin. Pinin kafe tė fortė dhe duhan tė sertė. Tabakaja dhe kutitė e duhanit kalonin dorė mė dorė. Heshtjen e prishi Beqo Kushi3:

    -Dajko Muharrem, kush na e ka borxh gjakun e Halilit?

    Kapedani nuk u pėrgjegj menjėherė. Pėrgjigja s’ishte aq e lehtė.

    -Faji bie mbi pleshaviciotėt. Vrasjen e bėri Harallamb Zhusti me andartėt e tij. Nė pusi, pabesisht e si burracakė. Po ata janė vetėm vegla qorre. Musa- iu drejtua Musa Demit- Shkoqitua miqve tė vėrtetėn e kėsaj vrasjeje.

    Kapedani nuk ishte fort i shkathėt nė tė folur, i punonte mė mirė gishti nga gjuha.

    -Harallamb Zhusti, qė pėr fattė keq, ėshtė po aq shqiptar sa edhe ne, por njė shqiptar gjakprishur, vetėm sa tėrhoqi kėmbėzėn e mauzerit. Urdhri dhe truri i pėrēarjes dhe dasisė, ėshtė nė Athinė dhe Janinė. Valiu turk dhe greku, janė bėrė njėsh, pėr tė shtypur kryengritjen pėr lirinė dhe mėvetėsinė e mėmėdheut tonė, Shqipėrisė. Koshadhet dhe taborėt e turkut dhe bandat e andartėve, nuk ka ditė qė tė mos vrasin burrat dhe djemtė e Ēamėrisė. Kėta na e kanė borxh gjakun e Halilit dhe dhjetėra djemve tė tjerė. Ēeta jonė ka ngritur flamurin e lirisė dhe bashkė me atė tė Kapedan Ēerēiz Topullit, Spiro Bellkamenit,tė Sali Butkės e tė tjerėve, janė bėrė shpresė pėr popullin dhe tmerr e lemeri pėr armiqtė. Me kėtė vrasje, ata duan tė ligėshtojnė dhe dėshpėrojnė Kapedan Muharremin, t’i mpijnė vullnetin dhe trimėrinė dhe ta detyrojnė qė tė heqė dorė nga kjo luftė, qė pėr ne ėshtė e shėnjtė. E madhe ėshtė dhimbja, aq sa s’ka fjalė qė ta shprehė, por mė e madhe ėshtė dashuria pėr Ēamėrinė dhe Shqipėrinė. Atyre ua kemi borxh jetėt tona. Jetėt e dėshmorėve janė gurėt e themelit tė mėvetėsisė dhe gjaku i tyre i karfos dhe i lidh ata. Liria e ka ēmimin tė shtrenjtė. Pėr hir tė saj duhet t’i bėjmė ballė dhimbjes, pėr kėtė jemi kėtu, qė t’i zbusim dhimbjen vėllait tonė, Muharremit, qė tok me trimat e tij i ka dalė zot Ēamėrisė e Shqipėrisė.

    4

    Tė nesėrmen, ditėn e varrimit, gjithė udhėt e Ēamėrisė tė shpinin nė Koskė. Erdhėn pėr vajrėnkim nga Paramithia, Margėlliēi e Mazreku, Filati, Spatari , Varfanji e Konispoli, nga Delvina dhe Labėria. Koska ishte nė zi. Nga gjėma e rėndė rėnkonin gurėt dhe drurėt. Ullinjtė frutangarkuar, kishin varur degėt dhe lotonin, dielli qė tė mos shihte, kishte vėnė para vetes njė perde resh dhe era ishte platitur, zogjtė kishin pushuar kėngėt. Pėrcjellėsit,tė heshtur,zemėr plasur e tė dėshpėruar,hidhnin ēapet e rėnda pas meitit. Pas lutjeve tė imamit, qė shpirti i Halilit tė gjente paqe e prehje, meitin e zbritėn nė varr. Kapedani, mori njė grusht dheu dhe e hodhi. Trokėllima e plisave iu duk se po e mbulonte nėn tokė edhe atė. E mblodhi veten, e dinte qė mbi tė ishin drejtuar qindra sy. Kapedanit, qė i vriteshin shokėt pėrditė, nuk duhej tė ligėshtohej. Edhe ata ishin vėllezėrit dhe djemtė e tij. Ishin familja e tij e madhe.

    -Bir,tė qoftė i lehtė, dheu i vendlindjes!

    Pėrcjellėsit e meitit heshtėn. Zėri i Kapedanit vinte i drithėruar nga njė gulē i brendshėm dhe kombi qė i ishte mbledhur nė grykė. E mblodhi veten dhe iu drejtua miqve:

    -Qofshi tė nderuar, qė m’u ndodhėt pranė nė kėtė ditė tė rėndė. U ardhēa pėr tė mira! Por dijeni e mė besoni, edhe dhjetė djem tė kisha, tė dhjetė do ti bėja kurban pėr Ēamėrinė dhe Shqipėrinė. Tė shtatat e tė dyzetat, do t’i bėjmė atje, nė luftė me turqit dhe andartėt e grekut, qė Halili tė gjejė prehjen dhe Shqipėria lirinė.

    Pas drekės sė pėrmortshme, para Kapedanit dhe Abedin Madanit4,u paraqitėn njė ēetė e vogėl trimash tė armatosur, vullnetarė, pėr tu bashkuar me ēetėn “Ēamėria”. Kapedani qėndroi pėr tė pritur ngushėllimet. Abedini u priu dhe ata u nisėn pėr tu pagėzuar me zjarrin e shenjtė tė kryengritjes.

    * * *

    Kapedan Muharrem Rushiti,nga viti 1902 deri mė 1920, thonė se bėri kundėr turqve dhe bandave shoviniste tė andartėve grekė, njėqind beteja. Mori nė trup dymbėdhjetė plagė. Me kohė ato u mbyllėn, por edhe pse e drobitėn dhe i sollėn vuajtje, dhimbja e tyre u fashit. Plaga e trembėdhjetė, e zemrės dhe shpirtit, mbeti e hapur dhe nuk gjeti shėrim asnjėherė, deri nė atė ditė tė vitit 1931, qė ai i nwn kujdesin e tė afėmve e tė dashamirėve qė e donin dhe e nderonin, larg Ēamėrisė sė dashur, nė njė shtėpi tė vogėl nė Sarandė, me vegimin e tė birit, qė iu shfaq si njė mirazh, mbylli sytė pėrgjithmonė.

    Korrik 2011.

    1 Musa e Rexhep Demi, vėllezėr,nga Filati,pjesmarrės nė luftėn pėr pavarėsi.
    2 .Nga Konispoli, veprimtar dhe pjesmarrės nė luftėn pėr pavarsi.
    3 Beqo Izeti-Kushi,nga Spatari,emigroi nė SHBA,u angazhua nė lėvizjen kombėtare tė emigracionit.
    4 Nga Dishati i Konispolit,zv/komandant i ēetės “Ēamėria”,Dėshmor i Kombit.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •