Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Arritja më e madhe e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë

    Mesazhi që shqiptarët i dërguan botës e fqinjve të tyre në Ballkan, ishte arritja me e madhe që doli nga festimi i 100 vjetorit. Shqiptarët treguan që janë shumë, shumë më tepër se sa mendojnë fqinjët tanë, dhe se nuk do të lejojnë më që të shkelen me këmbë siç kanë bërë deri tani fqinjët tanë. Gjithashtu, si mesazhi që gjermanët i dërguan botës në 1990 kur rrëzuan murin e Berlinit, edhe shqiptarët i dërguan mesazh botës që vullneti i 7 milion njerëzvë nuk mund të shkelet përgjithmonë.
    Emri:  albania-etnic.jpg

Shikime: 2178

Madhësia:  24.8 KB
    Greqia dhe Serbia “dridhen” nga ‘Shqipëria e Madhe’
    Publikuar më 29.11.2012 | 13:37

    Greqia dhe Serbia i tremben idesë së krijimit të “Shqipërisë së Madhe”. Kjo shprehet në qëndrimet e mbajtura në mediet e tyre.

    Gazeta “Ta Nea”, raporton se komenti nacionalist i Berishë që çoi në një krizë diplomatike është shkaktuar pasi kryeministri shqiptar i është referuar Prevezës si territor shqiptar. Sipas “Ta Nea”, Athina është shumë e shqetësuar lidhur me “shtimin e incidenteve nacionalistë kundër grekërve në Shqipëri”.

    Me mbështetjen amerikane ata i morën Kosovën Serbisë në kuadër të planit të Shqipërisë së Madhe. Ekziston frika se shqiptarët mund të fitojnë një terren në politikën greke përmes numrit të madh të emigrantëve shqiptarë.

    Gazeta "Protothema" e quan incident diplomatik greko-shqiptar dhe përkeqësim të papritur të marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat janë si zhiva, ftohen lehtë dhe nxehen po aq lehtë, ndërsa sqarimin e zyrës së kryeministrit shqiptar e cilëson përpjekje për të ndrequr një gabim trashanik.

    Gazeta "Efimerida" shkruan se fjalimi i Berishës solli një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare. E majta Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës deklaroi se deklaratat e Berishës minojnë bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve me popullin grek dhe nxitin nacionalizmin ekstrem.

    Syriza, partia opozitare e Aleksis Tsipras i cilësoi deklarata të rrezikshme të papërgjegjshme nga politikanët e krahut të djathtë. "Agimi i Artë" shkon edhe më tej duke deklaruar se bëhet fjalë për një çmenduri ta quash Prevezën shqiptare, ndërsa deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviç citohet nga shtypi në Beograd të ketë thënë se shqiptarët në rajon, në mënyrë mjaft provokuese kanë dëshmuar edhe më tej se ekziston ideja e Shqipërisë së Madhe.

    /Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Thirrjet per "Shqiperi Etnike"

    Me date 28 Nentor 1912 u shenua ngjarja me e madhe historike per Shqiperine qe pas luftes se Skenderbeut. U krijua Shteti i Pamvarun Shqiptar. Flamuri i kuq me Shqiponjen dy krenare u valevit ne Sheshin e Flamurit. Ismail Vlora, babai i Pavaresise bashke me firmetaret e tjere shpallen mevetesine e Shqiperise dhe hodhen guret e themelit te Shtetit Shqiptar.

    Me date 28 Nentor 2012 u festua 100 vjetori i Shtetit Shqiptar. U nderuan figurat kryesore qe hodhen themelet e Shtetit. U nderua Ismail Vlora, Hasan Prishtina, Lef Nosi e dhjetra figura te tjera te ndritura te krahinave te ndryshme mbare Shqiptare. U nderuan te gjithe shtetaret e medhenj qe punuan e luftuan per Shqiperine.

    Por, ne kete 100 vjetor u vu re dhe diçka tjeter. U vune re deklarata pothuajse njezeri nga te gjithe kreret e viseve Shqiptare si nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e me gjere per Bashkim Kombetar mes Shqiptareve. Ndoshta dikush mund t'i kete patur deklarata emotive, dikush tjeter per perfitime politike. Por, me ate qe pashe dje ne Vlore e ne Tirane, me gjithe ata njerez qe mbanin neper duar me qindra e mijera fjalmuj Kombetar, mendoj se nder Shqiptaret po fillon te vloje gjaku i bashkimit. Drejtesia duhet rivene ne vend. Çameria qe pothuajse ishte harruar per nje kohe shume te gjate, tashme po fiton vemendje gjithnje e me te madhe ne Shqiperi e neper institucionet nderkombetare. Kosova tashme eshte nje shtet Shqiptar i Pavarur. Ne Maqedoni po behen perpjekje per bashkim mes Shqiptaresh ne plotesimin e te drejtave te tyre. Ne festimet e Flamurit ne Shkup u pa qarte qe Shqiptaret mes vetes nuk kishin dallime krahine, feje apo ideje. Po ashtu ne Athine u festua madherishem. Por e gjitha kulmoi ne Tirane, ku qindra e mijera Shqiptare, nga Preveza ne Presheve, Manastiri, Plava e Gucia, nga te gjitha vendet ku jetojne Shqiptare, nga mbare Europa ku kane emigruar, ishin mbledhur te gjithe se bashku duke festuar.

    E gjithe kjo me beri vertet te ndihem krenar. Pavaresisht politikave e politikaneve qe kane udhehequr tokat e banuara nga Shqiptare, kur shikon gjithe kete popull te bashkuar, nuk ka se si te mos ndihesh krenar. Edhe njehere kjo tregon qe jemi nje KOMB, nje FAMILJE, e ndare padrejtesisht. Kjo feste madheshtore duhet te jete nje sinjal per ata qe bene padrejtesi me ne, se, pavaresisht te gjitha makinacioneve, ne nuk e harrojme gjuhen Ame, nuk e harrojme Token tone, nuk i harrojme baballaret tane, Gentin, Teuten, Pirron, Leken, Gjergj Kastriotin e Ismail Vloren. Ne, Shqiptaret, nuk e harrojme Vatanin dhe gjakun qe u derdh lume per kete vend. Ne kemi rrojtur dhe do te rrojme nder shekuj, sepse jemi popull i lashte sa dhe vete historia. Historia nuk mund te ç'behet, ajo mundet vetem te shkoje ne vendin ku i takon.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Po sjell ketu edhe deklaratat e krereve tane, mbajtur ne Shkup, Vlore e Tirane. Deklarata te cilat kane "trembur" edhe fqinjet. Por me shume se sa deklaratat, ata jane trembur nga gjindja jone. Ata jane trembur per arsyen se perse Shqitparet prej qindra vitesh te pushtuar e te asimiluar, nuk e kane harruar origjinen e tyre, nuke e kane harruar gjuhen, zakonet e traditen e Shqiptarit.



    Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Shkup:

    “Sot shqiptarët festojnë bashkë. Shkupi, Prishtina e Tirana festojnë bashkë 100 vjetorin e Pavarësisë”. Sot lavdi zotit dhe armëve tona, ndjehuni të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qënë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja.
    Këtu nga Shkupi i bëj thirrje shqiptarëve, të punojnë çdo minutë, orë, muaj, vit për bashkimin e tyre. Iu bëj thirrje fëmijëve tanë, fqinjëve tanë, përpiquni të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve, ta bëni më të lirë, më të drejtë, se shqiptarët janë të gatshëm për bashkëpunim, shqiptarët e lirë janë forcë zhvillimi për veten dhe rajonin. Askush të mos druhet dhe askush të mos hidhërohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin. Nën moton të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin, t’i përqendrojmë forcat tona, drejt realizimit të kësaj ëndërre.”


    Fjalimi i Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaçi:

    “Më lejoni që në fillim të përkujtojmë bashkëudhëtarët dhe luftëtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni. Jemi sonte në Shkup në vilajetin e Kosovës dhe secili prej nesh duhet të mendojmë të kutjojmë ku ishim para 13 vitesh. Ndodhi mrekullia që lindi prej vullnetit të shqiptarëve, lindi Ushtria Çlimtare e Kosovës dhe arriti ta largojë Serbinë nga Kosova, ndaj ajo është e lirë dhe sovrane. Mrekullia UÇK është një mrekulli e vullnetit të shqiptarëve të Kosovës, por ajo u fuqizua nga mbështetja e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, Maqedoni, diasporë, Shqipëri. UÇK bashkoi shqiptarët.”

    Gjithashtu, ne Shkup, ne pjesen e vjeter te qytetit eshte ndertuar dhe shtatorja e Atdhetarit te madh Shqiptar, Hasan Prishtina, ku kane vendosur kurora me lule te gjithe kreret Shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 29-11-2012 më 10:31
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Më vjen keq që për një tortë ka mbi 200 postime, dhe e gjithë shqiptaria po punon për t'i treguar botës se sa barbarë e të ulët janë (duke u nisur nga një incident i vogël), kur në fakt torta u prish nga një turmë prej nja 200 vetësh, ku shumica ishin të varfër e jevgj, kurse anët pozitive, arritjet e kësaj dite, as nuk përmenden e as nuk komentohen fare.
    A ka mundësi të ndalni pak nxirjen e fytyrës tuaj, kur botës mund t'i tregoni se jemi të fortë e kemi të drejta dhe ne?

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Hahah, po tani po e shoh. Por me sa po shoh, ato temat na e quajnë festimin dhe mesazhet e festës si probleme, dhe hatat të madhe . Ti shihe që në të gjitha ato tema ke akilin që mundohet të na nxjerrë si grabitqarë të atdheut të tij

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Çuna beni gati kambalet !!! Shpejt do te rimarshojme ne trojet tona !!!


    Shqipnia e Shqiptarve !!! Vdekje tradhtarve !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ne pamundesi per ti gjetur te shkruara, po sjell fjalimin e Kryetarit te Bashkise se Vlores, Z. Shpetim Gjika dhe Presidentit te Republikes se Shqiperise, Z. Bujar Nishani, te mbajtur me date 28 Nentor 2012 ne "Sheshin e Flamurit" ne Vlore, gjate festimeve madheshtore te 100 Vjetorit te Pavaresise se Shtetit Shqiptar!

    Kryetari i Bashkise se Vlores, Z. Shpetim Gjika:

    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Presidenti i Republikes se Shqiperise, Z. Bujar Nishani:

    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Fqinjet Shoviniste Tremben nga KOMBI SHQIPTAR

    Opozita në FYROM: Qeveria u fsheh kur shqiptarët festonin në Shkup

    Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM), forca kryesore e opozitës ka akuzuar presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, se ishin fshehur gjatë ditës së diel ndërsa po festohej 100-vjetori i shtetit shqiptar në Shkup. Sipas agjencisë së lajmeve INA, LSDM në një deklaratë theksoi se qeveria ua kishte lëshuar Shkupin shqiptarëve. “Manifestimi i djeshëm qendror i 100-vjetorit të flamurit shqiptar dhe shtetësisë ishte kulminacioni i papërgjegjësisë, sjelljes së gabuar dhe skajshmërisht fyese të partnerëve të koalicionit. Këtij manifestimi i paraprinë provokime me vendosjen e busteve, flamujve, pa vendosur në asnjë vend flamurin shtetëror të Maqedonisë, si simbol i sovranitetit, dhe kështu duke rrënuar dinjitetin maqedonas. Sovraniteti dhe dinjiteti kombëtar u nënçmuan me faktin që në qendër të Shkupit mysafirët e ardhur me të madhe po festonin, ndërsa nikoqirët e shtëpisë kishin ikur dhe kishin lënë shtëpinë të zbrazët”, – ka theksuar sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Andrej Petrov, duke komentuar festën e 100-vjetorit në Shkup dhe praninë e dy kryeministrave, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi.

    Shqipëria etnike, Avramopulos anulon vizitën në Tiranë

    Acarohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka refuzuar dje të jetë i pranishëm në Tiranë për të marrë pjesë në festimet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shkak është bërë fjala e mbajtur nga kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë në Vlorë, ku në një fjalim të tijin falënderonte burrat e kombit që më 28 Nëntor 1912 shpallën pavarësinë e Shqipërisë etnike nga Preveza në Preshevë dhe nga Shkupi në Podgoricë. Një fakt i tillë është bërë i njohur nga vetë Ministria greke e Punëve të Jashtme, e cila në një njoftim zyrtar bën të ditur se deklarata të tilla nuk i shërbejnë miqësisë së mirë mes dy vendeve. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi nga qeveria shqiptare, e cila po dje bëri të ditur se deklarata e Kryeministrit shqiptar ishte në kontekstin historik të para 100 viteve dhe se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial.

    Anulimi
    Ashtu si Presidenti maqedonas një ditë më parë, edhe ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka anuluar vizitën e tij në Tiranë, të programuar me rastin e festës së 100- vjetorit të Pavarësisë. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Greqisë dje në mesditë është bërë e ditur se Avramopulos kishte anuluar udhëtimin për në Shqipëri, në shenjë proteste për deklaratën që kryeministri shqiptar, Sali Berisha kishte mbajtur në datën 27 nëntor gjatë festimeve në Vlorë. “Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos anuloi vizitën në Tiranë në minutën e fundit, duke shprehur kështu frikën e qeverisë greke ndaj deklaratave të Kryeministrit shqiptar gjatë festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë”, – thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, por pa specifikuar se për cilën pjesë të deklaratës së kryeministrit Berisha bëhej fjalë. Ndërkohë, më vonë mediat greke duke iu referuar pikërisht burimeve nga Ministria e Jashtme greke, njoftuan se bëhej fjalë pikërisht për pjesën hyrëse të fjalës së Kryeministrit shqiptar, ku ai i quante pjesë e trojeve të Shqipërisë etnike trojet e Prevezës, e cila sot gjendet brenda kufirit shtetëror grek.

    PDIU: Greqia mos të trembet nga çështjet e vërteta

    Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që përfaqëson interesat e komunitetit çam, ka reaguar dje për anulimin e vizitës së ministrit Avramopulos, duke theksuar se kryediplomati grek nuk duhet t’u trembet ndjenjave të pastra patriotike dhe aq më shumë çështjeve të vërteta dhe të drejta. Në një deklaratë të shpërndarë dje për mediat, PDIU theksonte se ministri i Jashtëm grek “nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek”. Më tej PDIU në këtë deklaratë i bën thirrje qeverisë greke t’i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, që siç theksohet në të, “është e vetmja çështje që pengon marrëdhëniet shqiptaro-greke”. “Për aq sa qeveria greke tenton të mbulojë diellin me shoshë, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim. Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe! Ministri i Jashtëm grek, në vend të tentojë të shtrembërojë historinë duke krijuar incidente false, duhet të kontribuojë që të gjendet rruga e përbashkët e zgjidhjes së çështjes çame”, – përfundon deklarata e PDIU-së.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •