Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Fol mire ose hesht Maska e Linë
    Anëtarësuar
    26-04-2012
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    203

    Bashkëshortja e mirë- nën kulturen perendimore apo nën Islam?!


    Të flasim për dukuritë e shumta negative në shoqërinë tonë, pra në vendin tonë, atëherë del se ato janë të shumta. Njëra nga to është edhe mosrespektimi dhe mosbindja që tregojnë bashkëshortet ndaj burrave të tyre. Jo dhe çdo bashkëshorte është e dashur për burrin e saj, jo dhe çdo grua është e dashura e zemrës së bashkëshortit të saj.

    Të përmendim se kjo po ndodhë tek femrat që janë drejtuar nga sistemi i jetesës perëndimore është gjë normale, jemi mësuar tashmë me këtë realitet. Femra kosovare duket qartë se është ndikuar nga moralet e ulëta të perëndimoreve, ajo deri dje ishte një femër e me turp, me moral të mirë, kujdestare e mirë ndaj familjes së saj, ndërsa sot u shndërrua në një pasionante ndaj modës së të huajve, në një dashamire e zhveshjeve, në një pasuese e tekave të femrave tekanjoze, largoi nga vetja turpin, hoqi nga vetja barrën e kujdesit ndaj të tjerëve me mendimin që të kënaqet në kafene e me shoqëri.

    Femra nën Islamin e pastër nuk është e burgosur siç pandehin disa me gjuhët e tyre, ajo nuk është e mbyllur dhe kurrë nuk ishte, këta janë vetëm disa zëra dashakeqës ndaj Islamit. Po ta pyesim një grua muslimane se sa është e kënaqur me jetën nën sistemin islam, ajo tregon se përveç se jeta për të është e lehtë, e programuar, e këndshme dhe e rregulluar në bazë të parimeve madhështore, ajo tregon po ashtu dhe se ka një gjendje të qetë shpirtërore. Nëse ndonjë femër ndihet mbretëreshë, atëherë është kjo pasuesja e Islamit, nëse ndonjëra është e lumtur, është ajo që pason Islamin e jo teket e sistemet e shpikura njerëzore çfarë ne po shohim sot.

    Është Islami feja që përsosë raportet mes çdokujt, është kjo fe që mëson moralin e mirë, që ruan të drejtat reciproke ndaj secilit, mbron të dobëtin, avancon të mirën, ndalë të keqen e nuk është kurrë modernizmi, e as që ishte, tendencë kjo pas së cilës po vrapojnë njerëzit sot. E vulosi Allahu në shumë ajeteKura’nore mirësjelljen mes njerëzve, askush e asgjë si kjo shpallje nuk shënon sukses e ngadhënjim. Çdo ligj e kushtetutë që bëhet nga dora e njeriut, gjithherë do të ndryshohet dhe askush nuk do të mbetet i/e kënaqur me të, madje as njerëzit që vet e shkruajnë dhe e aprovojnë. E nga këta sot ka që thonë: “I jemi drejtuar rrugës së Evropës”, por kjo është rruga që i çnderoi, që gratë e tyre i largoi nga shtëpia për në rrugë e nëpër vende të turpshme, ku vajzat e tyre i degjeneroi, e që djemtë e tyre u rebeluan.

    Thirrja në emancipimialargoi femrës tiparet e bukura, tipare këto që u fituan shkaku se populli ynë ishte një popull muslimanë. Ndërsa tash kanë zënë vend kulturat e huaja, duke e transformuar femrën në një lodër, duke e larguar nga çdo gjë e mirë. Këto ndërhyrje kanë nxitur që ajo të dobësojë sjelljen dhe obligimet që i ka ndaj jetës bashkëshortore. Aktiviteti jashtë shtëpie është një nga elementet që shkatërron raportet gradualisht, madje kjo ndikon në harmoninë e të gjithë familjes, ngase kështu edhe fëmijët do kenë pasoja, ngase duhet të qëndrojnë pa kujdesin e nënës së tyre. Kjo pa dyshim nuk është nga gjërat që e bëjnë gruan të dashur tek burri i saj, madje çon edhe në ndarje, siç edhe po ndodh sot në disa raste.

    Femra kosovare ishte ajo që pati kujdes të theksuar ndaj bashkëshortit. Sa për argument kemi të moshuarat që sot akoma kujdesen ndaj burrave të vet, ka nga to që edhe pse janë në pleqëri, ka raste që nuk ulen para se burri të ulet në tavolinën e ushqimit, e kur u ndalon diçka e përfillin fjalën. Kjo ishte ngase ende kanë mbetur në zakonet e tyre të mira kjo sjellje. E për sot çfarë të themi?! Ka që mallkojnë burrat dhe e përplasin derën, për të ikur drejt zyrave e kafeneve, edhe pse burrat e tyre nuk janë të kënaqur me këtë veprim. Kjo madje nuk i brengosë ato, pse t’i brengosë kur qëllimi i tyre është kënaqësia, argëtimi, e interesi material.

    Interesante! Brenda një kohe të shkurt arriti të gjejë ndryshim. Dikur ajo qëndisu për burrin e saj, dhe një ditë neglizhon edhe në qepjen e rrobave të tij, kështu ngase u zbehë kujdesi ndaj tij. Secila që qëndroi me orë para TV, kuptohet se dështoi në jetën e përditshme me njerëz. Secila që e la pas shpine mësimin e fesë, gjeti probleme me veten dhe me tjerët pastaj. Secila që mori si shembull femrat tjera që nuk duhet, si këngëtaret e aktorët, atëherë humbi.Rrallë që gjejmë nga ato që kanë zgjedhur si rrugë kënaqësinë e burrit për të arritur kënaqësinë e Allahut. Disa e marrin atë që u konvenon dhe lejnëatë që nuk u pëlqen, pra nga ajo që ua urdhëron dhe ua këshillon burri. E ndërsa të mirat interesohen edhe për Islamin e burrave të tyre, duke mos neglizhuar gjithashtu dhe nga dunjaja.

    Të gjithë e dimë se dunjaja ikë e pas lë veprën, e nga obligimet madhore që ka femra është edhe raporti i saj ndaj burrit, i cili duhet të jetë ashtu siç ka porositur Islami. Në një hadith thuhet kështu:“Kur gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin (e Ramazanit), e ruan moralin e saj, dhei bindet burrit, asaj do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit), “Hy në Xhennet nga cilado nga (tetë) dyert e tij.”Transmetuar nga IbënHibbani. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami’ nr. 660 dhe Adabuez-Zefaffq. 286)

    Madje sot nuk i vije keq dikujt edhe të tregohet mosmirënjohëse, kështu vjen në konsideratë përdorimi i shprehjeve të tilla, si: “kurrë të mira nuk pata nga ti”, fjalë kjo që çon në mëkat e acarime, ngase me këtë mendim edhe shkelen shumë të mira për një të keqe. Për këtë situatë kështu paralajmëroi Profeti (paqja qoftë mbi të!):“Allahu nuk e shikon atë grua e cila nuk e falënderon bashkëshortin e saj, e dihet se ajo nuk mund të bëjë dot pa të."[Sahih, EnNesaij. E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!)]

    Femra është e dobët, për këtë dhe Allahu ia bëri një mbrojtës, një mbështetës, një kujdestar, e ky është burri i saj. Këtu gabuan popujt tjerë që nuk janë në rrugën e Islamit, ata dështuan në ruajtjen e nderit të grave të tyre, madje për këtë as xhelozi nuk ndjejnë, ndërsa femra muslimane është siguruar, dhe për këtë ajo edhe duhet të jetë falënderuese e mirë ndaj burrit të saj. Ai e ushqen, e veshmbathë, i siguron strehë, e gëzon, e përkrahë, i ndihmon dhe e çmon.
    Një shtet i fortë, me një të ardhme të ndritur nën ombrellën islame, me një fe të pastër sigurisht që në të bën pjesë edhe një grua muslimane që është e mirë me burrin e saj, e bindshme në atë që e urdhëroi feja e saj, mësuese e mirë me fëmijët e saj, e ndershme kudo, e afërte me të afërmit e saj. E kjo kurrë nuk është barrë për femrën, siç mendojnë perëndimoret, por është nderë për të dhe shpërblim i mrekullueshëm.

    Një nga gratë e ngritura të botës- e që është edhe bashkëshortja e Profetit të Zotit- është Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ajo mbeti nga njerëzit e lavdishëm, që fjalët e saj do mbeten si simbolikë e moralit të mirë që duhet të ketë një grua ndaj burrit të saj, fjalë të cilat shëmbëllejnë kujdesin, ndihmesën, përkrahjen, inkurajimin, fjalët e mira, dashamirësinë, dhembshurinë, mëshirën që duhet të tregohet ndaj atij që ka nën kurorë. Ajo i pat thënë kështu të Dërguarit, dhe pikërisht atëherë kur i duheshin këto fjalë, kohë kjo kur atij i erdhi shpallja profetike:“Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë t vërtetën.” E ndërsa sot disa ua lodhin kokën me fjalë të këqija, me mallkime, me bërtitje, me acarime, me mosbindje, me arrogancë dhe të tjera të ngjashme që po i hasim në realitetin tonë të sotshëm.

    Një nga sprovat e mëdha edhe në vendin tonë është edhe distancimi nga të moshuarit, edhe pse janë prindërit tanë. Deri dje nuk kishte mërzi nëna e babai nga djali i tij, e sot bëhet gruaja shkak për largimin e tyre nga i biri, e gjithë kjo për shkaqe të dunjasë, argëtimit e modernizimit. Nëse qenka ky sistem aq i mirë, atëherë nuk do ia kishte lënë shtëpinë e pleqve si strehë përfundimtar të tyre. Një preson i tillë që ndërhynë për të keq edhe në të drejtën e prindërve ndaj birit të tyre, kur do bëhet ajo një grua e mirë nëse sot tregohet kaq mendjemadhe, duke treguar neveri për ata që e lindën burrin e saj? Pra harmonia ndaj vjehërrve është një tjetër problem që lidhet ngushtë me raportet mes bashkëshortëve. Nuk është çështja e panjohur që edhe në vendin tonë po synohet një ikje nga ata që janë të shtyrë në moshë, edhe nëse janë pra prindërit e burrit.

    Pa kapur në fjalë anën e kundërt të gjithë kësaj,- ngase padyshim që mes të këqijve ka gjithherë të mirë- atëherë kjo ishte vetëm një panoramë e thjeshtë që është vendosur në muret tona, nëse e mbuloi pluhuri verbues, atëherë duhet të pastrohet e nëse është harruar, atëherë do i humb edhe bukuria e vlera çdo herë e më shumë.

    Secila le ta llogaritë veten, nëse sot nuk është e dashura e zemrës së burrit të saj kur ai është në gjendje të vështirë materiale, në gjendje të lig shëndetësore, nëse është i ngarkuar me probleme të tjera, kur ende është gjallë pa ikur nga kjo botë, kur është i duhet ndihma e suksesi, atëherë kur do bëhet e tillë?!Një grua e mirë ka misione madhore, jo të ulëta dhe një grua e mirë ndërton një familje të mirë e të ndershme. Dashuria tek çdo njëri nuk është fjalë në letër, ndjenjë në rehati, por është siç edhe na mësoi feja jonë e bekuar: respekt, ndjenjë, falje, sakrificë, kujdes, mëshirë, mbështetje, këshillim, mirëkuptim, qetësi, etj. Lusim Allahun të përmirësojë zemrat e t’i afrojë ato në mirësi.

    Pergatiti: A/O
    Të pyesin ty për shpirtin. Thuaju: Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Per here te pare qe lexova dicka serioze, nga ti ane. Shpresoj qe te jet fillimi i te ardhmes se tille.
    Nuk eshte hera e pare por ti per here te pare ke arrit te gjykosh drejt.. goxha perparim nga ana jote

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •