Ministri i Jashtëm grek, Avramopulos anuloi vizitën në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë Anulimi i vizitës në shenjë proteste për deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se Preveza është tokë shqiptare.
Ndërkohe edhe presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka refuzuar ftesën e kolegut të tij shqiptar Bujar Nishani për të marrë pjesë në manifestimin qëndror të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.
Nga kabienti i presidentit maqedonas, njoftojnë se Ivanov ka anuluar vizitën për shkak të incidenteve të fundit, por pa precizuar për cilat incidente bëhet fjalë. Nervozizëm tek opinioni maqedonas ka shkaktuar gjuajtja me vezë e kryeministrit Nikolla Gruevski gjatë vizitës në Tiranë si
100-Vjetori
Në forma të ndryshme në media është komentuar edhe manifestimi që u mbajt të dielën në Shkup për 100 vjetorin e Pavarësisë. Prezenca e dy kryeministrave shqiptarë në këtë manifestim e ka provokuar më tepër Ministrinë e Jashtëm dhe deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovskin i cili në Twitter ka komentuar: “Sa më e madhe përçarja mes maqedonasve, aq më i madh do të jetë flamuri shqiptar”.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=246900
Krijoni Kontakt