Close
Faqja 7 prej 26 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 257
  1. #61
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    jo nuk i ra rruga, por erdhi ta thoshte nga afer qe "KUFIJTE JANE TE PANDRYSHUESHEM".
    Nuk kemi pretendime territoriale ndaj fqinjeve, ndersa Kosova me Shqiperine duhet te bashkohet me referendum, duam fqinjesi te mire, respekt e dashuri per minoritetet, respektim te te drejtave te komunitetit shqiptar ne Maqedoni. Camet duhet t'i kene te drejtat e tyre te cilat greket po ua mohojne e ua ka mohur per dekada te tera. Bashkimi i Kosoves e Shqiperise nuk eshte ceshtje e amerikes dhe evropes pasi ne nuk jemi qe me lufte te bashkohemi, por me paqe dhe me referendum. Duam te jetojme ne nje shtet me vellezerit e mi nga Shqiperia dhe nuk urrej kombet tjera. Bashkimi sjell fuqine, mos i perkrahe shtetet tjera kur jane kunder te drejtave te njeriut.

  2. #62
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Berisha: Albanofobia një re në rajon, çështja kombëtare në themel të PD

    Berisha: Albanofobia një re në rajon, çështja kombëtare në themel të PD

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërisht historisë dhe çështjes kombëtare, duke thënë se ajo do jetë përjetë në programin e Partisë Demokratike.

    Në themel të Partisë Demokratike ishin aspiratat e të rinjve për të qënë pjesë e Europës, tha Berisha, ndërsa shtoi se çështja kombëtare qendron si yll polar në programin e PD-së. Kryeministri Berisha tha se me shpërbërjen e Perandorisë Osmane, fqinjët kanë dashur të na zhdukin, ndërsa ende sot në rajon qendron si një re, albanofobia.

    “Albanofobia është një re që qarkullon në rajon, fqinjët na shihnin si qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë, nuk mund t’i pranojnë shqiptarët si qytetarë të lirë, sot jemi më të bashkuar se kurrë, çdo pëllëmbë toke është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Ata të cilët mendojnë që ne do mund të kemi çështje më të madhe se çështja kombëtare gabohen rëndë, duhet ta dinë mirë se shqiptarët janë adresuar, kanë përjetuar pas hebrenjve racizmin më të egër në rajon dhe më gjërë. Duhet ta dinë mirë se ndaj tyre më shumë se ndaj çdo kombi tjetër janë hartuar paraprakisht programe të shfarosjes së tyre. Ne festuam 100- vjetorin, por imagjinoni që paraardhësit nuk kishin shtet se një perandori që i kishte sunduar për 500 vjet donte t'i ndante, ndërsa fqinjët u vërsulën të tërbuar nën një aleancë të quajtur e shenjtë, që kishte si synim grabitjen e trojeve shqiptare dhe zhdukjen e trojeve shqiptare”, tha Berisha.

    Për kryeministrin Berisha, Partia Demokratike ka në vëmendjen e saj dhe do të ketë gjithnjë edhe çështjen e Kosovës, që sot është e lirë falë luftës së UÇK.
    “Partia Demokratike mbështeti me të gjithë potencialin e saj, burrin e madh, njeriun prej burrave më të rrallë të këtij kombi Presidentin Ibrahim Rugova, i cili një çështje për të cilën shumë pak flisnin ia doli me mençurinë e tij, me rezistencën e tij, me qëndrimin e tij ta çojë nga Prishtina në dhomën ovale të Bill Clinton. Sot Kosova është e Lirë, UÇK dhe UÇM bënë luftën e fundit në Evropë. Shqiptarët qëndruan si komb i vetëm dhe në çdo rast do qëndrojnë si një komb me një qëndrim”, nënvizoi ai.

    Kryeministri Berisha e cilësoi ditën e sotme të rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi në Tiranë u anëtarësuan 400 të rinj dhe të reja. Kryeministri tha se pikërisht të rinjtë kanë qënë përcaktuesit e fitoreve të Partisë Demokratike.

    “Sonte Partia Demokratike e Tiranës, por e gjithë Shqipërisë përjetojnë një ngjarje të madhe, të veçantë sepse në gjirin e saj sot anëtarësohen mbi 400 të rinj dhe të reja. Ky është nderi më i madh për të gjithë demokratët dhe demokratet e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë. Ky është besimi i të rinjve shqiptarë, të rinjve të Tiranës. Ju sot hyni në Partinë Demokratike, por unë mund t’ju them juve me bindjen më të thellë se kjo parti si asnjë parti tjetër në Shqipëri, jo për rastësi, si asnjë tjetër parti e qendrës së djathtë në Europë është mbi të gjitha parti e të rejave dhe të rinjve shqiptarë. Këto 22 vite, ju të rejat dhe të rinjtë e vendit tim keni qënë energji e pashtershme, guximi dhe trimërie, keni qënë përcaktuesit e çdo fitoreje të vecantë të PD-së”, tha Berisha.

    “Partia Demokratike u themelua në dhjetor të vitit ’90 si parti e aspiratave, ëndrrave europiane të të rinjve shqiptarë. Do të ishin studentët, të rinjtë e tjerë të qytetit, që do vendosnin në themele të partisë së tyre si vizion kryesor të saj, vizionin europian, Shqipërinë si Europa. Ishte përcaktimi i tyre profetik. Partia e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë që mbushën rrugët në përballje me diktaturën më të egër, do të themelohej si parti e interesit kombëtar. Ajo do shpallte në programin e saj si yll polar çështjen kombëtare shqiptare. Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. Nuk ka ndonjë komb tjetër në Europë që të ketë paguar çmimin më të shtrenjtë, të ketë qendruar, sesa shqiptarët për vokacionin e tyre perëndimor. Ky vokacion është themeli i doktrinës së rilindasve tanë, për të cilët dhe kur jetonim në një perandori lindore, dielli për Shqipërinë dhe shqiptarët lind nga Perëndimi do të thoshte Naim Frashëri”, komentoi Berisha.

    Kryeministri Berisha tha ndër të tjera se ishin të rinjtë ata që përmbysën komunizmin, ndërsa e sollën PD në pushtet me votë kundër atyre që e kishim marrë pushtetin me dhunë në vitin 1997, siç komentoi ai.
    “Vendi përjetoi diktaturën më të egër, por shqiptarët për të mbrojtur vokacionin e tyre perëndimor vuajtën më shumë se kushdo tjetër, u burgosën, internuan vetëm për besimin tek zoti e vlerat e qytetërimit europian. Pasardhësit e komunistëve erdhën me dhunë në pushtet me një rebelim në vitin 1997, por ishit ju ata që përzutë me votë ata që morën pushtetin me dhunë. Ju bëtë mrekulli”, tha Berisha.

    “Para jush shtrohen dy alternativa ajo e integrimit dhe ajo e bllokimit. Edi Rama pas përpjekjes për të marrë pushtetin me dhunë në 21 janar, pasi ëndrra e Edi Ramës qe të mbante fjalim nga zyra ime, kjo s’mund të ndodhte, dhe pasi nuk pranonte të votonte asnjë ligj, bëri gjithçka për të bllokuar vizat. Unë jam i bindur se do marrë leksionin shekullor si etërit e tyre në 1992, nuk ia jap unë për të rinjtë dhe të rejat. Nuk mund t’ju zësh t'i të rinjve ëndrrën evropiane”, shtoi Berisha.
    (m. Arapi/BalkanWeb)
    Partizoni

  3. #63
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    po more sali,te drejte ke ti tani,ke folur dhe nje here tjeter per albanophovine,me kujtohet mire,por cte gjeti ty tani te pickoi grethi?shum fjal patriotike keto ditet e fundit,e mira eshte keta qe thua dhe mendon tani ti kesh parasysh ne cdo kohe dhe jo vetem kur afrojn zgjedhjet,ti keshe parasushe dhe atehere kur ulesh ne tavoline per te shitur detin ...atehere i harrove te gjitha keta qer thua keta dite?
    -un simpatizan i joti nuk jam,por ama te thash brrravo per ata qe fole keta dite,sepse duhet dhe ne te ngrem zerin per te drejtat tona dhe jo te hame shpulla vazhdimisht pa rreaguar fare.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    U kujtua tradhetari Berisha per cshtjen kombetare kur.
    1. Shkaterroi kishen autoqefale te krijuar nga Noli dhe e vuri ne sherbim te grekerve me Janullatosin.
    2. Kur ndihmoi Serbine me nafte per te bere genocid kunder Kosoves
    3. Kur uleriu tribunave qe mos firmosni Rambujene
    4. Kur demtoi sa mundi UCK dhe ndihmoi krijesat serbe si Rugova e Bukoshi
    5. Kur kerkoi ti fale detin grkerve
    6. Ku beri varreza greke me kocka shqiptaresh
    7. Kur tentoi te rriste artificialisht grekerit ne Shqiperi me regjistrimin me baze feje
    8. Kur zbatoi planin serb te 97 per shaketerrimin e Shqiperise.

    Se ha me kush nacionalizmin tend o Berishe serbi , kujton se do maresh vota me nacionalizem tani.
    Se hane me shqiptaret tradhetine tende o i pabese e i pafe.
    Tu nxine syte kur pe Vloren tej e tej te mbushur me patriotizem e qave se kujtove qe sa burra kane punuar per kete komb dhe te erdhi keq per veten qe ishe kunder ketij kombi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 30-11-2012 më 17:46
    Albania Uber Alles

  5. #65
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anëtarësuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Në tokën shqiptare Dardani
    Postime
    145

    Berisha: Fqinjët deshën të na zhdukin

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është rikthyer sërish historisë dhe çështjes kombëtare, duke thënë se ajo do jetë përjetë në programin e Partisë Demokratike.
    "Në themel të Partisë Demokratike ishin aspiratat e të rinjve për të qenë pjesë e Evropës", tha Berisha, ndërsa shtoi se çështja kombëtare qëndron si yll polar në programin e PD-së.

    Berisha tha se me shpërbërjen e Perandorisë Osmane, fqinjët kanë dashur të na zhdukin, ndërsa ende sot në rajon qëndron si një re albanofobia.

    “Albanofobia është një re që qarkullon në rajon, fqinjët na shihnin si qytetarë të dorës së dytë e të tretë, nuk mund t’i pranojnë shqiptarët si qytetarë të lirë, sot jemi më të bashkuar se kurrë, çdo pëllëmbë toke është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Ata të cilët mendojnë që ne do mund të kemi çështje më të madhe se çështja kombëtare gabohen rëndë, duhet ta dinë mirë se shqiptarët janë adresuar, kanë përjetuar pas hebrenjve racizmin më të egër në rajon dhe më gjerë. Duhet ta dinë mirë se ndaj tyre më shumë se ndaj çdo kombi tjetër janë hartuar paraprakisht programe të shfarosjes së tyre. Ne festuam 100- vjetorin, por imagjinoni që paraardhësit nuk kishin shtet se një perandori që i kishte sunduar për 500 vjet donte t’i ndante, ndërsa fqinjët u vërsulën të tërbuar nën një aleancë të quajtur e shenjtë, që kishte si synim grabitjen e trojeve shqiptare dhe zhdukjen e trojeve shqiptare”, tha Berisha, raporton BalkanWeb.

    Ai tha se PD-ja ka në vëmendjen e saj dhe do të ketë gjithnjë edhe çështjen e Kosovës, që sot është e lirë falë luftës së UÇK-së.

    “Partia Demokratike mbështeti me të gjithë potencialin e saj burrin e madh, njeriun prej burrave më të rrallë të këtij kombi, presidentin Ibrahim Rugova, i cili një çështje, për të cilën shumë pak flisnin, ia doli me mençurinë e tij, me rezistencën e tij, me qëndrimin e tij ta çojë nga Prishtina në dhomën ovale të Bill Clintonit. Sot Kosova është e lirë, UÇK ka bërë luftën e fundit në Evropë. Shqiptarët qëndruan si komb i vetëm dhe në çdo rast do qëndrojnë si një komb me një qëndrim”, nënvizoi ai. /Telegrafi/
    Gegërishtja! Dialekti i të parëve tanë ILIR!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Ne qofte se e ka thene me gjith zemer (gje qe e dyshoj shum) i harrohen te gjitha pis lleqet qe ka bere ne kurriz te Shqypnise....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Ne qofte se e ka thene me gjith zemer (gje qe e dyshoj shum) i harrohen te gjitha pis lleqet qe ka bere ne kurriz te Shqypnise....
    Dhe kjo nuk do te ishte hera e pare qe shqiptari mashtrohet me nje sheqerke!

    Tradhetit e Berishes nuk falet me asgje pos kokes se tij, ne anen tjeter ne shqiptaret nuk mundemi pa nje tradhetar ne krye , andaj rroft Berisha tradhetari me i madhe shqiptar i te gjitha koherave.

  8. #68
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    kujton se do maresh vota me nacionalizem tani..
    per fat te keq tendin do e kesh edhe 4 vjet te tjera ne krye te shqiptareve te shqiperise..pas 4 vjetesh do ja lere rrugen lulezo lulja ime lulezim basho me shef gjinin qe do e drfejtojne shqiperine deri kah vitet 30..keni per te mbetur si dhelpra ne by.th te lisit qe pret mos i i bie djathi sales e lulezoit e ta prisni ju atje poshte..

    me shume juan nxire surrati juve kompanise komuniste nga madheshtia e sales ne shkupt e vlore e tirane sa qe jeni gati te shkoni ne aktin me sublim si i ndjeri lirak..dy kompani u tmerruan nga sali berisha , hashim thaqi e ali ahmeti..kompania e greko - maqedonasve bycecire dhe e komunisteve pederaste shqiptare..

    te rrime drejt e te flasim shtrember..me sa shihen bathet po jua merr ne kthese per here te trete
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 30-11-2012 më 19:50
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #69
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Ne qofte se e ka thene
    me gjith zemer
    (gje qe e dyshoj shum) i harrohen te gjitha pis lleqet qe ka bere ne kurriz te Shqypnise....
    po hashimja me aline si e thane..pa zemer e...

    shqipe ka ardhe ora e shqiptareve..ne jete duhet te kesh edhe pak fat..fati ju ra ketyre tre udheheqesve te deklarohen keshtu..kerkush nuk jua qan zemren per ta pare se a e thane me zemer apo pa zemer..nese do mbeten thjeshte me keto deklarata duhet te mendojme se ishin per fushate elektorale..nga sa shihet nuk jan thjeshte dekrarata egzaltimi..duket amerika jua ka leshuar kapistren dhe nuk jua mbyll gojen siq deri me sot..gjithmone kam thene se pa leje te amerikes asnje udheheqes ballkanik nuk shkon ne hale..dikush ketu e lartesoi edhe me shume kur tha se edhe europa mbare nuk shkon ne hale pa pyetur ameriken..gje qe eshte e vertete..

    dje festuam 100 vjet pavaresi fale miqve tane te forte...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    po hashimja me aline si e thane..pa zemer e...

    shqipe ka ardhe ora e shqiptareve..ne jete duhet te kesh edhe pak fat..fati ju ra ketyre tre udheheqesve te deklarohen keshtu..kerkush nuk jua qan zemren per ta pare se a e thane me zemer apo pa zemer..nese do mbeten thjeshte me keto deklarata duhet te mendojme se ishin per fushate elektorale..nga sa shihet nuk jan thjeshte dekrarata egzaltimi..duket amerika jua ka leshuar kapistren dhe nuk jua mbyll gojen siq deri me sot..gjithmone kam thene se pa leje te amerikes asnje udheheqes ballkanik nuk shkon ne hale..dikush ketu e lartesoi edhe me shume kur tha se edhe europa mbare nuk shkon ne hale pa pyetur ameriken..gje qe eshte e vertete..

    dje festuam 100 vjet pavaresi fale miqve tane te forte...
    SHBA apel Berishës: Kufijtë e Ballkanit të pandryshueshëm!

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, ndërsa çdo tentim që të arrihet një gjë e tillë do të jetë joproduktiv dhe destabiluzues, thuhet në një reagim të State Departamentit amerikan, pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për “Shqipërinë e të gjitha tokave shqiptare”. ORAinfo.

Faqja 7 prej 26 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •