Close
Faqja 2 prej 26 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 257
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Partia Çame - Greqisë: Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe!

    I është kundërpërgjigjur Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Partia e çamëve, e cila vlerëson se Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe!, pas reagimit të vendit fqinj, që kishte anuluar pjesëmarrjen në festën e shqiptarëve, pasi kryeministri Berisha ua kishte rikujtuar grekëve se në cilat territore ishte shpallur pavarësia 100 vjet më parë.

    Ministri i Jashtëm Grek nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje qeverisë greke, t’i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, e cila është e vetmja çështje që pengon marrëdhëniet shqiptaro-greke. Për aq sa qeveria greke tenton të mbuloj diellin me shosh, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim. “Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe! Ministri i Jashtëm grek në vend të tentojë të shtrembërojë historinë, duke krijuar incidente false, duhet të kontribuojë që të gjendet rruga e përbashkët e zgjidhjes së çështjes çame”m thuhet në komunikatën e PDIU-së. BS

    http://www.botasot.info/shqiperia/19...molle-te-kuqe/

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Partia Çame - Greqisë: Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe!

    I është kundërpërgjigjur Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Partia e çamëve, e cila vlerëson se Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe!, pas reagimit të vendit fqinj, që kishte anuluar pjesëmarrjen në festën e shqiptarëve, pasi kryeministri Berisha ua kishte rikujtuar grekëve se në cilat territore ishte shpallur pavarësia 100 vjet më parë.

    Ministri i Jashtëm Grek nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje qeverisë greke, t’i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, e cila është e vetmja çështje që pengon marrëdhëniet shqiptaro-greke. Për aq sa qeveria greke tenton të mbuloj diellin me shosh, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim. Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe! Ministri i Jashtëm grek në vend të tentojë të shtrembërojë historinë, duke krijuar incidente false, duhet të kontribuojë që të gjendet rruga e përbashkët e zgjidhjes së çështjes çame thuhet në komunikatën e PDIU-së. BS

    http://www.botasot.info/shqiperia/19...molle-te-kuqe/
    si u shpall e pavarur deri ne preveze???? sic nxjerr ti hartat sot ne internet???
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    si u shpall e pavarur deri ne preveze???? sic nxjerr ti hartat sot ne internet???
    Shpallja nuk nenkupton automatikisht njohje nderkombetare...

    Vilajetet shqipetare jane shpallur te pavarura.

    Shpallja nuk eshte bere ne kushte te ngjashme me sot, por ne kushte lufte antishqipetare te fqinjeve te Shqiperise se sotme, Greqise, Serbise dhe Malit te Zi, ne troje te banuara me shumice shqipetare.
    Serbia edhe sot aneksimin eventual te Kosoves do ta quante clirim, pavaresisht qe aty jetojne afer 90% shqipetare qe nuk deshirojne te "clirohen" nga Serbia...

    Perndryshe, nese do te varej plotesisht nga deshirat e fqinjeve te shqipetareve, ne radhe te pare Greqise dhe Serbise, Shqiperia e sotme do te ishte edhe me e vogel ose nuk do te ekzistonte fare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-11-2012 më 13:38

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Shpallja nuk nenkupton automatikisht njohje nderkombetare...

    Shpallja nuk eshte bere ne kushte te ngjashme me sot, por ne kushte lufte antishqipetare te fqinjeve te Shqiperise se sotme, Greqise, Serbise dhe Malit te Zi, ne troje te banuara me shumice shqipetare.
    Serbia edhe sot aneksimin eventual te Kosoves do ta quante clirim, pavaresisht qe aty jetojne afer 90% shqipetare qe nuk deshirojne te "clirohen" nga Serbia...

    Perndryshe, nese do te varej plotesisht nga deshirat e fqinjeve te shqipetareve, ne radhe te pare Greqise dhe Serbise, Shqiperia e sotme do te ishte edhe me e vogel ose nuk do te ekzistonte fare.
    epo mire atehere, shko e merre Prevezen.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    epo mire atehere, shko e merre Prevezen.
    Ska nevoje te merret...
    Nese nje dite, ndoshta pas 100, 200 apo 500 vitesh ndryshon perberja demografike, gje qe ka ndodhe dhe do te ndodhe gjate gjithe historise, jo vetem ne Ballkan, atehere Perveza apo cfardo vendi tjeter vetevetiu behet pjese e shtetit dhe kombit me te cilat ne nje epoke te caktuar ka lidhjet me te ngushta.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Bravo Saliut.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #17
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ketu nuk flitet per folklor te qytetareve te thjesht, por per deklarate zyrtare te kryeministrit. qe ve ne diskutim kufijt.

    kaq injorant jane njerezit ne shqiperi, sa qe nuk e dine se diskutimi i kufijve eshte shkak per lufte.
    bejne nje feste sot dhe deliruan sikur cliruan boten, per neser cfare do besh????

    do te perzen si legen sa here qe do kalosh kufirin.
    Ku eshte çudia ketu.. nje te vertete tha..
    Megjithe "superxhiron" qe kane marre shqiptaret asnje nuk kendoi kenge makabre me zorre e kocka te fqinjeve.. nuk e kane ne gen kanibalizmin..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Berisha po riluan me kartën e “Shqipërisë së Madhe”

    Agjencia e lajmeve italiane ANSA, në një shkrim të saj për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, ka thënë se kryeministri Berisha po riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe.

    “Tirana zyrtare riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit shqiptar”, shkruan ANSA pas një deklarate të bërë nga Berisha një ditë më parë, me rastin e inaugurimit të bustit të Adem Jasharit në Tiranë.

    “Të gjithë ne, të përfaqësuar këtu edhe nga liderët etnikë shqiptarë, duhet të përkushtohemi që të shndërrojmë në realitet idealet për të cilat martirët tanë kanë luftuar një shekull të tërë, atë të një shteti shqiptar të bashkuar në trojet e veta”, ka cituar ANSA kryeministrin Berisha.

    Por, ANSA e lidh këtë rikthim të nacionalizmit të Berishës me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Në dritën e analizës së analistëve, kjo rishfaqje e nacionalizmit më shumë se sa me një projekt real, lidhet me çështje të brendshme. Më zgjedhjet që pritet të jenë të ashpra dhe të ngushta. Kryeministri Berisha po shfrytëzon çdo shfaqje publike për të fituar pikë popullariteti përballë rivalit të opozitës, Edi Ramës, me të cilin nuk ka mundur të qëndrojë përkrah as me rastin e këtyre ceremonive zyrtare”, shkruan ANSA./tema
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    para se te behen levizjet e medha,dergohen impulse fjalesh qe te pergaditet tereni
    me kujtohet kur ne me fjale sporadike flisnim per pamvarsin e kosoves,dhe ndodhi!,me fjale sporadike flisnim per shkrirjen e kufirit me shqiperin-ja po ndodh,e njejta gje do ndodh edhe me ato qe permend Saliu te pelqeu apo jo ty akil.
    sikur te mos ju dridhej trulli nuk do mungonin macedonia dhe greqia.

  10. #20
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    jane te vertetat qe lidhen me ngjarjen e sotme.

    nese nuk te pelqen shko te tema mbi shqyerjen e tortes.
    Në fakt, ti m'duket se je abonuar ty, se ngele duke postuar foto pa kuptim. Nqs nuk e njeh, forumi, që pas aktualizimit në versionin e ri, të ofron mundësinë e ngarkimit të fotove. E gjen djathtas, sipër, te ''Profili im''. Ngarko aty fotot që të paskan lënë aq mbresa nga ndarja e tortës dhe lejoi në këtë mënyrë të tjerëve hapsirën e diskutimit. Kjo e thënë, vazhdo të ndjesh orgazmat shpirtërore të dhuruara prej tyre dhe mos e ndërprit masturbimin mendor për frikën e ''Shqipërisë së Madhe''. Ne dimë shumë mirë që është ëndrra e çdo shqiptari dhe mankthi i bashkëkombësve të tu grek apo atyre serbë. Por mos u tremb shumë, sepse kryeministri e ka vetëm strategji fushate fatkeqësisht, asin nën mëngë le të themi. Është e pamundur që këtej ti shesë det gabelogrekëve dhe këtej tu shkëpusë tokë Jo se nuk ka këllqe, mjafton të shikosh si po i bën zap shqiptarët nën demokraci për ta kuptuar aftësinë e tij mobilizuese popullore, por sepse është korrekt politikisht dhe proklamon paqen në rajon. Kështu që mos i vi re, thashetheme gazetash...
    Elegance is an attitude.

Faqja 2 prej 26 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •