Po ku ka BAJGE me te madhe se ky oficeri i PPSH Myslym Pashaj !
Po ku ka BAJGE me te madhe se ky oficeri i PPSH Myslym Pashaj !
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
po edveret perse jane zhdukur kete javen e fundit .....??? perse nuk marrin nje pozicion te qarte ndaj Shqiperise se Madhe te Berishes te cilen Saliu e beri te qarte ne Shkup me rastin e 100 vjetorin ...??? i pelqen apo jo kjo ide se perndryshe do te interpretohen nga armiqte e Shqiperise si pozicion anti Berishe dhe si rrjedhim pro grek ...
Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 02-12-2012 më 14:44
"They will not control us, We will be victorious"
Imagjino sikur të ikin ata 600 mijë shqiptarët që jetojnë atje, dhe të marrin me vetë gjithë paratë që kanë nëpër banka aty e gjithë pasurinë që kanë aty. Imagjino sikur Shqipëria të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Greqinë e mos të blejë asgjë greke....Shihe ti se sa do të përshpejtohet fundi i atij vendi të rrënuar ekonomikisht.
Ahahahahahahahaha
Se nxori Berishen tradhetar e ja plasi ne surrat qenka bajge?
Keta burra do ti fshijne nga dheu sumshiturit si Sala e si ty.
Dhe 100 vjetori pavaresise tregoi se paska shume burra qe e duan kete vend.
Ndaj e drodhi Berisha e po kerkon me ngulm anen e tyre.
Tradhtaret e kan me kohe damken e tradhetise se ska det qe tja laje as ajo cope det qe deshi ti falte grekerve me miliona ton nafte ne te.
Dridhuni o shqiptare te shitur se mbaroi ora juaj.
Albania Uber Alles
Ai vazhdon të baltos Ismail Qemalin, themeluesit e pavarësisë, historinë, Vlorën, patriotizmin dhe gjithë Shqipërinë.
Së fundmi dëgjuam shtetasin Berisha të bëhet patriot. Nuk është hera e parë që flet për Kombin. Ka folur kështu edhe në vitin 1990, por edhe më pas, ndërkohë që fliste për genocidin serb në Kosovë, me anë të kontrabandës së naftës kur ishte kryetar shteti furnizoi makinën e luftës së Bulatovicit dhe Milloshevicit.
Tani që flet për Prevezën por më parë u ka dhënë grekëve detin, u ka dhënë varrezat, censusin me baza etniko fetare, ndryshimin e kombësive të mijëra shqiptarëve në grek, emërimin e 3 ministrave nga minoriteti grek. Në kohën e qeverisjes së tij të dytë grekët kanë arritur më shumë se ç’do të ëndërronin edhe ata! Grekët edhe vetë po t’i pyesësh nuk dinë çfarë duan më prej Shqipërisë. Serbët janë më në pozita komode. 8 vitet e qeverisjes së Berishës, ka lulëzuar biznesi serb në Tiranë. Ditën flet e çirret për kombin, e me vepra bllokon çdo nismë për bashkim. Ai bllokoi personalisht interkonjeksionin me Kosovën duke lënë 500 milionë euro në dorë të biznesit serb. Luftëtari madh antikorrupsion, akuzon bankat gjermane për korrupsion!!!!
Sali Berisha, ky patriot part time, nuk është i vetmi. Edhe kryeministri para tij- Fatos Nano puthej me Milloshevicin dhe fshinte lot për Kosovën. Ishte ai që u kërkonte shqiptarëve në Kosovë të shihnin Beogradin si kryeqytet. Në atë kohë Berisha çirrej, po ashtu si sot për tradhti kombëtare!!!
Fatkeqësisht ka një histori të tërë të liderëve politikë në Shqipëri që sillen më pështirë se servilët qoftë me Beogradin, qoftë me Athinën! Enver Hoxha kishte frikë nga Beogradi dhe letrat e tij për Miladinin tregojnë jo vetëm kompleksin e inferioritetit, por edhe gjurmët e tradhtisë. Për pushtet personal Hoxha e shiti Kosovën. Më pas lëshonte lot krokodili. Për pushtet personal kërceu sa nga Beogradi në Moskë e deri në Pekin.
Për pushtet personal Ahmet Zogu firmosi me Pashicin, për t’u kthyer në fron. Eshtrat e Esad Toptanit janë edhe sot në varrezat serbe.
Fatkeqësisht një pjesë e tyre kanë mbajtur flamurin e patriotizmit kryesisht tek shqiptarët që jetojnë përtej 28 mijë km katrorë të Shqipërisë së vogël dhe i fundit i tradhtarëve po tenton të kaloj çdo kufij në marrëzinë e tij. Ai ka vendosur të udhëtoj sërish drejt Vlorës por me një ndryshim nga data 28 Nëntor, këtë radhë nuk ka ndërmend të sfidoj Vlorën dhe historinë por të dhunojë ikonën e paprekshme të shqiptarëve. Ai është i vendosur ti zërë vendin në kohë, hapësirë dhe histori njeriut i cili i mbijetoj të gjitha regjimeve, pikërisht figurën e Ismail Bej Vlorës. Për ta çuar poshtërimin e tij deri në fund ai ka vendosur të ndyj ato ndenjëse të pavarësisë me 14 fytyrat e tradhtisë. I kompleksuar nga krahasimi historik i një shekulli diferencë që kanë profilet e kabinetit të tij me ata të Ismail bej Vlorës ai po shkon të bëj sërish “patriotin”.
Pas 100 mashtrimesh, premtimesh të pambajtura apo aferash antishqiptare ai po e ndjen fundin e tij politik dhe tenton të mos ik nga kjo botë si njeriu me vulën e tradhtisë por me atë të patriotit të vonuar.
Vlora dhe gjithë Shqipëria pas 100 vitesh ka para syve të saj dy akte të qeverive një shekulli më parë dhe kësaj të sotmes. Firmëtarët e atëhershëm janë shndëruar në ikona dhe nënshkrimet e tyre sot janë obelisku i aktit të pavarësisë. Firmëtarët e sotëm nuk ju gjen as nam dhe as nishan në nënshkrimet e tyre për atdheun dhe marreveshjen e dorëzimit të 350 km2 shtetit Grek. Të dyja janë akte po i pari është akti i pavarësisë dhe i dyti është akti i tradhtisë. Ata mund të fshehin dorën dhe të ulen në shtëpinë muze, por ata nuk mund të grabisin integritetin, vlerat, kulturën, dinjitetin, moralin dhe patriotizmin e themeluesve të shtetit shqiptar.
E përbashkëta e Esad Toptanit, Ahmed Zogut, Enver Hoxhës, Fatos Nanos, Sali Berishës, është se për pushtet personal kanë shitur Kosovën, Iliridën, Çamërinë. Ata thjesht kanë tradhtuar çështjen kombëtare. Dhe më keq se Esad Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Nano – ky i fundit Berisha jo vetëm e shet çështjen kombëtare, por hiqet edhe si patriot i shqiptarëve në rajon. Po të gjykohet nga fjalët Berisha meriton dekoratat më të larta, po të gjykohet nga veprat nuk del as balta e 67 mijë kilometra truall ku jetojnë në shekuj shqiptarët! Ata janë më shumë se të pështirë, por Berisha ndryshe nga të tjerët, sa herë do bëjë ndonjë tradhti më parë bëhet patriot, po e sigurojmë që ai nuk ka më kohë për “tradhtinë e fundit”
Kreshnik Spahiu
http://www.gazetatema.net/web/2012/1...ije-km-katror/
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Krijoni Kontakt