Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Presidenti maqedonas Gruevski provokon shqiptarët në Tiranë

    FYROM-stët na bëjnë si cuba edhe në Tiranë, me kryetarin e tyre Gruevski.

    24 Nëntor 2012 - 10:42 | Lajm-Dite
    TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera

    Gruevski vizitë në Shqipëri, digjen flamujt maqedonas në Tiranë
    TIRANË-Vizita e kryeministrit Nikolla Gruevski në Tiranë u shënua me disa incidente.
    Qëllimi me vezë i makinës së Gruevskit pasoi dhe djegien e flamujve të Maqedonisë ne sheshe të Tiranës nga persona të panjohur.

    Hiqen nga shtyllat dhe digjen flamujt maqedonas të vendosur në sheshet kryesore të Tiranës, me rastin e vizitës së kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski në kryeqytetin shqiptar ditën e djeshme.
    Në një video të hedhur në Youtube që mban siglën e tifozave kuq e zi, shfaqen persona që zhvasin nga shtyllat flamuj e Republikes së Maqedonisë.
    Një rast i tillë është në sheshin “Nënë Tereza”, ku duket mjaft mjaft qartë dhe dekori me të cilën është veshur Tirana per 100 vjetorin e pavarësisë. Një person që mban kapuc në kokë, dhe i maskuar në fytyrë për mos t’u identifikuar pasi zhvat flamurin e Maqedonisë i vë zjarrin atij.

    Qëlloi me vezë makinën e Gruevskit, i riu: Mbrojta shqiptarët në Maqedoni
    Policia ka vënë në pranga sot të riun që qëlloi dje me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Në një intervistë të dhënë për TvNews 24 ndërsa kërkohej nga policia, Taulant Capa tha se veprimi i djeshëm ishte një formë reagimi ndaj cënimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

    “Në mënyrë demokatike dëshmuam zërin tonë për cënimin e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që shkelen të ndalet dhuna dhe shqiptarët atje të marrin të drejtat e tyre njerëzore. Veprimi im ka qenë spontan. Ky nuk është incident është veprim demokratik”.

    Më tej Capa tregon se ai u largua sepse shumë forca policie iu kundërvunë në cast.

    (d.b/News24/BalkanWeb)

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    24 Nëntor 2012 - 12:07 | Shqiperi
    Emri:  60736.jpg

Shikime: 275

Madhësia:  19.6 KB
    Qëlloi me vezë makinën e Gruevskit, pranga të riut: Mbrojta shqiptarët e Maqedonisë-VIDEO
    Qëlloi me vezë makinën e Gruevskit, pranga të riut: Mbrojta shqiptarët e Maqedonisë-VIDEOTIRANË-Policia ka vënë në pranga sot të riun që qëlloi me vezë makinën e Kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Në një intervistë të dhënë për Tv "News 24" ndërsa kërkohej nga policia.
    Taulant Capa tha se veprimi i djeshëm ishte një formë reagimi ndaj cënimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

    “Në mënyrë demokatike dëshmuam zërin tonë për cënimin e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që shkelen, të ndalet dhuna dhe shqiptarët atje të marrin të drejtat e tyre njerëzore. Veprimi im ka qenë spontan. Ky nuk është incident është veprim demokratik”.

    Më tej Capa tregon se ai u largua sepse shumë forca policie iu kundërvunë në cast.
    “Po u ndalova nga civilë dhe garda dhe kam shpëtuar. Besoj se jam në kërkim të policisë, por unë dua të jem i lirë si shqiptar. Përpara aksionit bisedova me shqiptarët të tjerë dhe ata vendosën të mos marrin pjesë në aksion. Vendosa të veproj vetë. Unë besoj tek kjo çështje se jam me origjinë, kam lindur në Dibër të Madhe”, tha Capa para arrestimit gjatë intervistës në "News 24".

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    U bë një shtet si FYROM që të na bëjë ligjin në Tiranë. Ptu tradhëtarëve!
    Emri:  60734.jpg

Shikime: 244

Madhësia:  23.4 KB
    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=17312

    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=17310


  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    po mire ku ishte provokimi i gruevskit se nuk e mora vesh..ku ishin ato fyromsit qe benin si cuba ne tirane se nuk pashe asnje..apo ishte shkrim sa per te thene se po shkruajme..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    24 Nëntor 2012 - 12:23 | Lajm-Dite


    "Titistët", deklarata e Çejkut, Gruevski i ankohet Berishës
    NGA: TEDI BLUSHI
    TIRANE-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i ka kërkuar dje Tiranës zyrtare të mbajë qëndrim të ashpër ndaj deklaratave që ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku ka shprehur gjatë një interviste për "Gazeta Shqiptare" në 3 tetor të vitit të kaluar, ku ngrinte shqetësimin se "në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste". Burime zyrtare pranë delegacionit që e shoqëronte Gruevskin në këtë vizitë, konfirmuan dje për GSH se në takimin tet a tet që ai zhvilloi me homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, kryeministri maqedonas ka ngritur mes të tjerash shqetësimin e "përçimit të një fryme që tenton të dëmtojë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe e që për fat të keq përqafohet nga ambasadori Çejku. Deklaratat e tij të dhëna rreth një vit më parë për 'Gazeta Shqiptare' janë të papranueshme për ne", - mësohet të jetë shprehur Gruevski.

    Të njëjtat burime bënë me dije se nga ana e tij, shefi i qeverisë shqiptare është gjendur i papërgatitur karshi këtij problemi të ngritur nga homologu maqedonas. Me-gjithatë ai e ka garantuar Gruveskin se do ta ndjekë personalisht rastin në fjalë ndërkohë që nuk ka nguruar t'i konfirmojë faktin se "Tirana zyrtare është e vendosur për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe se asnjë rast apo deklaratë e izoluar nuk mund të shërbejë si shkak për cënimin e këtyre marrëdhënieve". Këtë qëndrim kryeministri Berisha do ta rikonfirmonte ma-ndej edhe publikisht në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilloi me Gruevskin. "Ishte një rast i veçantë për mua ti uroj një mirëseardhje të për-zemërt kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, me të cilin kemi një bashkëpunim të gjerë dhe afatgjatë, prej vitesh. E sigurova se kjo vizitë është një kontribut i ri shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet miqësore dhe në bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve tona. Në takimin tet a tet dhe në takimin me delegacionet, ne diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin tonë të ngushtë në projektet tona madhore të integrimit evropian dhe euroatlantik", - u shpreh Berisha.

    INTERVISTA
    Në një intervistë ekskluzive të dhënë për "Gazeta Shqiptare" në 3 tetor 2011, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku ngriti shqetësimin se në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni "ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste", të cilët sipas tij "vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar". Deklaratat e ambasadorit Çejku nxitën menjëherë reagimin e Shkupit zyrtar, që i cilësoi këto qëndrime "të padëshiruara dhe kundra frymës të marrëdhënieve dypalëshe". Në datën 10 tetor 2011, Çejku u thirr gjithashtu për të dhënë shpjegime edhe në ministrinë e Jashtme të shtetit fqinj për deklaratën se "historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit komunist jugosllav Tito".

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Tiranë, digjen flamujt maqedonas të vendosur dje për ardhjen e Gruevskit

    Vizita e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në Tiranë, ditën e djeshme po pasohet me incidente.

    Në një video të hedhur në You Tube që mban siglën e tifozëve kuq e zi, shfaqen persona që heqin flamujt maqedonas të vendosur në sheshin “Nënë Tereza” nga shtyllat dhe më pas digjen.

    Një rast i tillë është në sheshin “Nënë Tereza”, ku duket qartë dhe dekori me të cilin është veshur Tirana për 100 vjetorin e pavarësisë. Një person që mban kapuç në kokë, dhe i maskuar në fytyrë për mos t’u identifikuar pasi zhvat flamurin e Maqedonisë i vë zjarrin atij.

    Ndërkohë që dje është sulmuar me vezë nga një aktivist i Partisë Civile, Taulant Capa, makina e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa u arrestua nga policia mbrëm pasmesnate.\News 24
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    .............
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 24-11-2012 më 11:36
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    po mire ku ishte provokimi i gruevskit se nuk e mora vesh..ku ishin ato fyromsit qe benin si cuba ne tirane se nuk pashe asnje..apo ishte shkrim sa per te thene se po shkruajme..
    Provokimi ishte të ardhja në Tiranë, dhe ankimi te Berisha se ambasadori shqiptar nuk ka bërë mirë që ka folur kundra enciklopedive ku fyromasit na thonë se jemi njerëz shpellash që kemi ardhur nga malet në FYROM>

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Provokimi ishte të ardhja në Tiranë, dhe ankimi te Berisha se ambasadori shqiptar nuk ka bërë mirë që ka folur kundra enciklopedive ku fyromasit na thonë se jemi njerëz shpellash që kemi ardhur nga malet në FYROM>
    Kryeministri maqedonas mesa morem vesh ka ardhur me ftesen e Berishes ne Shqiperi, ketu mund te kete gjetur rastin per t`u ankuar,....,
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •