Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Ekonomia kosovare dhe funksioni esencial i bujqësisë

    EKONOMIA KOSOVARE DHE FUNKSIONI
    ESENCIAL I BUJQËSISË




    Bujqësia si degë ekonomike,është e vjetër aq sa është i vjetër edhe njerëzimi megjithë specificitetet e veçanta të kohës dhe të vendit.Ajo kurrsesi nuk është e aftë vetëvetiu të siguroj mjete të mjaftueshme për zhvillimin e vet normal.Duke shikuar nga ajo anë edhe bëhen investime të mëdha në lëminë e bujqësisë për intensifikimin dhe racionalizimin sa më të mundshëm të prodhimtarisë bujqësore.Rëndësia e bujqësisë për ekonominë në tërësi, nuk mund të personifikohet dhe trajtohet njësoj kudo.Kjo vie për shkak të asaj se,secili vend i ka veçoritë e veta zhvillimore ,resurse natyrore jo identike dhe të gjitha ato në një disbalancë të ndryshëm të zhvillimit jo të barabartë.Pra,edhe kur të bëhet qasja dhe vlerësimi i rëndësisë së bujqësisë të një vendi,duhet nisur pikësëpari nga trendi dhe shkalla e zhvillimit ekonomik përkatës.
    Janë shumë parametra që medoemos ndikojnë në zhvillimin e një vendi.Element mjaft me rëndësi është sidomos industria. Roli i industrisë në zhvillimin e bujqësisë është edhe inkuadrimi i fuqisë së tepërt punëtore që dominon në këtë sektor. .Pa mëdyshje duhet cekur se,sa më hovshëm që është e zhvilluar bujqësia e një vendi,aq më tepër ndikon edhe në zbutjen e papunësisë të karakterit stinor të asaj treve.Përpunimi industrial i prodhimeve bujqësore e zgjatë procesin e punës në bujqësi,sepse punëtorët,pos vjeljes së prodhimeve bujqësore mund të kyçen edhe në përpunimin industrial të tyre të rregullt.Për atë nga përgjegjësit qeveritarë,gjegjësisht nga institucionet e kësaj lëmie,patjetër duhet të hartojnë politika të qëndrueshme agrare strategjike.
    Pasi se bujqësia,llogaritet si njëra ndër degët strategjike të ekonomisë,nuk duhet humbur kohën e vleftshme dhe duhet ndërmarrë urgjentisht të gjitha masat që ajo të reflektojë dobishmerinë e vetë në mënyrë që të jetë sa më e fuqishme dhe e organizuar në mënyrë të përpiktë,krahas vendeve ekonomikisht të përparuara perëndimore.Qëllimi i hartimit të politikës agrare, është përveq tjerash edhe ndërmarrja e masave direkte stimuluese për bujqit që janë të nduarnduershme, duke u nisur nga subvencionimi e deri te rregullimi i çmimeve të artikujve bujqësor në treg.Krahas saj, ngritja e parimit të produktivitetit-respektivisht rritjen e prodhimeve bujqësore dhe përpunimi imëtejmë i raporteve shoqërore ekonomike në degën e bujqësisë, janë ndër masat më fundamentale që e ndjekin bujqësinë.Duhet bërë çmos,që djerinat e shumta të pa punuara,që në Kosovë janë të shumta, të vëhen n'funksion.Ajo tokë është aty, nuk ka shkuar kërkund,ajo don veq të punohet e të subvencionohet( si psh.sigurimi i mekanizmit bujqësorë me kredi të volitshme,çmime të arsyeshme të prodhimeve të huaja ,karshi atyre vendore,sigurimi i repromaterialit të nevojshëm me çmime të volitshme,derivatet e naftës që medoemos për bujq duhet të jenë më të lira,etj.)Djerinat duhet të shndërrohen në toka të plleshme,të punohen me dashuri shpirtërore dhe ata që merren me të,patjetër në plotkuptim të fjalës të jenë të privilegjuar.Konceptuar ndryshe,ke apo nuk ke llogari, tokën duhet punuar dhe t'i hyjmë rrugës,gjegjësisht t'i qasemi shprehisë siç bënë vendet në BE.Atje,ai që orientohet të mirret me bujqësi,dmth.ka profesionin e vetë,ka vendin e vetë të punës,do të thotë krijon të ardhura në shtëpi të vetë,sigurim shëndetësor dhe pensional,e në fund do të thotë e gëzon të drejtën e pensionit të bujqësisë.
    Në Kosovë,bujku është i lënë plotësisht pasdore, anash dhe gati nuk ndihmohet me asgjë,apo ndihmohet simbolikisht krejt pak dhe ajo ndihmë është pa ndonjë vizion strategjikë dhe jo e menduar mirë,larg parametrave drejtuese të epilogut të dobishëm përfundimtar për të.Kjo nuk do të ishte gjithë e keqja,poqë se bujku kosovar të mos futej në konkurrencë jo të barabartë me prodhuesit e huaj.Në këtë kohë dinamike,të zhvillimit të hovshëm të të arriturave teknologjike në bujqësinë moderne,krijon edhe konkurrencë më të rreptë në treg , të ndërthurura me të gjitha risitë dhe përpjekjet e mundshme të diturisë së faktorit njerëzor.Tregu modern botërorë, si arenë ku përpiqen prodhimet e shumta bujqësore për ushqimin e njerëzimite, lë anash dhe i dënon modelet e stërvjetëruar të bujqësisë ekstenzive.Ai është i pamëshirëshëm ndaj produkteve që nuk i plotësojnë kriteret vlerësuese të bujqësisë bashkëkohore dhe që nuk janë të bazuara thellë në të mirat e principeve ekonomike si::Produktivitetin,ekonomizimin dhe rentabilitetin.
    Fakt se, tregu është një vend i hapur për të gjithë prodhuesit dher secili ka drejt të marrë pjesë në të me prodhimet eveta të llojllojshme.Secili prodhues,mundohet me pjesmarrjen e vetë në të, të materializoj mundin e vet.Qasja në treg,dallon nga shteti në shtet, në varësi të plotë të politikave adekuate afariste të atij shteti.Prodhuesit e huaj,të ndihmuar dhe të subvencionuar nga të gjitha anët, vijnë në treg dhe shesiin produktet e tyre në Kosovë në mënyrë të egër, pa paguar doganë shtesë.Kjo shprehi tolerohej nga organet qendrore vite me radhë,duke mos ndërmarrë asgjë në stopimin e kësaj dukurie,edhepse nga ekspertët vendor,një sjellje inerte e tillë ka qenë e kritikuar disa herë.Në të vërtetë,sipas praktikave të qeverive simotra rajonale,qeveria jonë pa u hamendur dhe pa pritë fare, do të duhej të nivelizonte çmimin e produkteve të veta me produkte të huaja.Sa për ilustrim duhet përmendur edhe një fakt:Në çdo vend, prodhimet e huaja janë gjithnjë më të shtrenjta se ato vendore.Nga ana e qeverisë,me kohë ndërmirren masat e nevojshme mbrojtëse,masat që janë kompatibile me synimet e parapara te depërtimit të prodhimeve në treg, për zhvillimin sa më të hovshëm të saj dhe në pajtim me programet gjithpërfshirëse te përpiluara enkas për ta.Te ne është e kundërta!Prodhimet e huaja janë shumë më lira se sa ato vendore!Kjo mospërputhje,bëhet heshturazi si digë e përparimit të mëtejmë të bujqësisë sonë ,stopim i vrazhdë i rritjes normale ekonomike dhe larg koeficientit dëshirues zhvillimor rajonal ,europian e botërorë.
    Duke iu kthyer retroaktivisht së kaluarës,dihet se në botë,prodhimtaria bujqësore është rritur kah viti 1965 për 3%, ndërsa popullsia në anën tjetër është shtuar për 2%.Në botë,kërkund nuk prodhohet dhe as që konsumohet ushqimi në mënyrë të barabartë.Vendet më të pasura që përbëjnë afro 3% të popullsisë botërore në prodhimtarinë bujqësore,marrin pjesë shumë më tepër se sa që kanë banorë.p.sh.Angl;ia.Holanda,Gjermania,Franca etj.
    Rritja kolosale e sasisë së prodhimeve bujqësore të destinuara për ushqim,nuk do të thotë edhe ushqim i mjaftueshëm,por veç përmirësimi ushqimit.Sipas disa ekspertëve ,llogaritet se sot në botë,prej 8 miliardë njerëzish-6 miliardë sish kanë ushqim jashtëzakonisht të dobët.Mungesa e madhe e proteinave si përbërës esencial i ushqimit,ka pasoja shumë negative,jo veç për atë gjeneratë që ushqehet,por edhe për brezëritë e ardhshme,për fëmijë e të rritur.
    Çështja e urisë-respektivisht mungesa e ushqimit kualitativ e mundon 2/3 e popullsisë botërore.Prodhimi i të mirave materiale të mjaftueshme për ushqim,jo veç për numrin e sotëm të njerëzve në botë ,por edhe numrin dyfish,trefish më të madh teorikisht është i mundshëm ,saktësisht me një revolucion teknologjikë të prodhimit mund të prodhohet sasia e mjaftueshme e ushqimit për të gjithë banorët.
    Ekspanzioni i shkencës së sotme dhe vërshimi vërtetë i madh i shpikjeve të reja në lë min e ushqimit,janë garanci e sigurtë dhe e fortë, se ekzistojnë mundësitë potenciale e sigurimit të ushqimit të mjaftueshëm për banorët e planetës sonë.
    Uria,që sot mbizotron në mbarë botën,nuk rrjedh nga primitivizmi i popujve të vendeve të prapambetura, nga nataliteti i madh i tyre,por nga raportet shoqërore të imponuara nga klasa e eksploatatorëve në përmasa botërore.Në një anë kemi akumulimin e begatisë popullore dhe të njerëzimit në anen tjetër.Në botë sot,uria nuk është specificitet vetëm i vendeve ekonomikisht të pazhvilluara,por ajo ekziston edhe brenda shteteve të zvilluara.Llogaritet se në SHBA afro 1/5 e banorëve vuajnë nga uria,kurse numri i tyre që banojnë në kushte jo adekuate të jetës është i madh.
    Popujt e vendeve me industri të zhvilluar si edhe një pjesë e madhe e atyre vendeve që janë në zhvillim,kanë mundësi që të blejnë ushqime me mjaft proteina sepse kanë të ardhura të mira,çka është e parealizueshme për ata që kanë të ardhura të vogëla e modeste.Pra,kualiteti i ushqimit,kryekëputë varet nga të ardhurat që realizon njeriu.Në ShBA mesatarisht për ushqim ndahet 20% e të ardhurave,në Angli 25%,Gjermani 28%,Francë 29%,Suedi 23%,Japoni 36% etj.
    Furnizimi i industrisë me lëndë të parë,është funksion i rëndësishem bujqësor.Mungesa e lëndës së parë për industrinë ushqimore,ka bërë që mos të shfrytëzohen kapacitetet e tyre në nivel të duhur ekonomik.Prodhimi i pamjaftueshëm i lëndëve të para për kapacitete industriale,sjell pasoja mjaft të rënda për mbarë industrinë botërore.Pra,këtu edhe shihet më së miri korelacioni i ngushtë mes bujqësisë dhe industrisë,sidomos në ato vende ku ekonomia ka marr rrugën intensive të zhvillimit të hovshëm.Ky kauzalitet i ndërsjelltë, është ngusht i përcjellur dhe i lidhur edhe me risitë bashkëkohore të tregut të lirë në botë.Shmangja eventuale e cilit do vend nga e rregullat tregtare të e përcaktuara me mjaft përpikëri ,do të lënë vragë dhe pasoja të hatashme në mbarëvajtjen e funksionimit normal të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të atij vendi.
    Doemos, në ditë të sotit,nuk duhet anashkaluar por, duhet shprehur gjithsesi respekt për përmasat e shtrira anëekënd botës dhe për reputacion internacional që gëzon tregtia e lirë duke zë vend të posaçëm në globalizim si term botërorë.Por, ne si Kosovë ,jemi shtet në formim dhe kemi nevojë për një ekonomi të fuqishme vendore.Ekonomi e cila do të bëhej promotor i të gjitha lëvizjeve tjera,pse mos të themi edhe atyre politike.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Ekonomia kosovare dhe funksioni esencial i bujqësisë

    TRAUMAT E TRANZICIONIT
    SHKRUAN: ecc.dip. Irfan CANA
    Në mendjen e çdo banori të shtetit tone,para dhjetëra vitesh,thellë kishte depërtuar dhe ishte ngulitur në kokë plotësisht konstatimi se; tranzicioni patjetër duhet të ndodhë dhe ai është shans i vetmi i zhvillimit më të hovshëm ekonomik,gjegjësisht objektivi më real i thithjes së investimeve të vendit dhe atyre nga jashtë.Pra,zotëronte vetëdija tek secili kosovar,se tranzicioni konsiderohej si sukses i të gjithëve.
    Në shumë tubime
    të organizuara shtrohej pyetja;Pse tranzicioni është i rëndësishëm për ekonominë kosovare dhe tërë popullin e saj?!Siç e dimë,bazë e zhvillimit ekonomik është sektori privat.Vëmendje qendrore do të tërhjek pasuria private.Shumë nga pasuritë e gjertanishme;toka,prona janë lërë në ndërmarrjet shoqërore,ku shumica nga ato janë shpërfillur sistematikisht gjatë dekadës së fundit.Shpërbërja e strukturave të ndërmarrjeve shoqërore do të lë hapsirë për sektorin privat që të zgjerojë dhe lirojë mjetet qeveritare jashtë sferës së tregtisë.Nga përvoja e gjertanishme në rajon, tek ca vende të lindjes,kuptojmë se investitore të huaj shprehin interesim më të dukshëm pas procesit të suksesshëm të Privatizimit e te na është ndryshe, duke ditur se si ka rrjedh procesi i privatizimit dhe si është zhvilluar ai në vazhdimësi.
    Nuk duhet harruar dhe duhet vë në spikamë edhe atë;Sa më shpejt që do të bëhet tranzicioni,aq më shpejt do të hapen rrugët që të përfshihemi në rrjedhat e ekonomisë Europiane dhe atë Botërore.Edhepse në shikim të pare duket lehtë,kur të zbërthehet në detaje,nuk del ashtu.Ja pse;
    Identifikimi i shkaqeve fundamentale dhe burimi i papunësisë ,rritjen e tensioneve të hatashme e që janë si pasojë e falementimit të shumë ndermarrjeve shoqërore.Shihet qartë se shumë vështirë është në këtë moment historik t,i gjesh përgjigjet e shpejta dhe të sakta; Tranzicioni i pasurisë shoqërore në atë private të kalojë me tronditje më të pakta sociale,sepse në të njejtën kohë duhet të transformohet edhe numri i madh i marrëdhënjeve ekonomike shoqërore dhe i dukurive,transformimi i tregut dhe mallit,lidhjet me ekonomitë tjera,marrëdhënjet pronësore,politike,monetare,sociale etj.Pra,siç po shihet,tranzicioni fare nuk do të zhvillohet me lehtësi dhe si duket as që do të bëhet shpejt.Ky kalim i subjekteve ekonomike në rregullat e lojës së tregut dhe ekonomisë së tregut duhet t,iu rikujtohemi tranzicionit të ndërmarrjeve shoqërore në vendet e Europës Lindore.Në këto shtete,me rastin e implementimit të tranzicionit kanë hasur në traumat e papara si;Problemi i papunësisë,korrupsionit,ekonomisë së zezë,varfërisë së hatashme të shumicës së banorëve,krimit të organizuar,mashtrimeve të mëdhaja etj.Kur i cekim këto dukuri të zeza që në masë të madhe ia zënë frymën sot Kosovës dhe janë frenues kryesor të zhvillimit të mëtejmë të saj,nuk mundemi e mos të përmendim edhe ca premtime apo shkurtthënur fraza boshe të thëna më herët nga të përgjegjshmit tanë;
    1. Përmendej gati në çdo skutë se;Privatizimi çon kah rritja e shpejt e trendit ekonomik!Dakord,gjithë ishim pajtuar po të ishte ashtu siç thuhej,por nga historia mësojmë se nuk ndodh ashtu,privatizimi vetëm i shtron themelet e së ardhmes të ekonomisë së një vendi.
    2.Thuhej se;Të gjitha ndërmarrjet shoqërore që i qasen Procesit të Privatizimit,mund të shpëtohen,se të gjithë punëtorët do t,i ruajnë vendet e tyre të punës(SPIN OFF SPECIAL),edhe kjo nuk është e vërtetë dhe është larg realitetit.Punëtorët janë përjashtuar padrejtësisht nga puna,nuk gëzojnë kurrfarë mbrojtje ligjore dhe sociale,janë lënë nën mëshirë duke e vënë në rrezik vetvehten dhe familjen e gjërë!
    3.Eshtë folur se;Privatizimi do t,i sjell shumë para Kosovës dhe se do t,i mbush arkat e qeverisë!Privatizimi i zbatuar në Kosovë është kryekëputë i gabuar,larg atij Slloven dhe Kroat.Ndërmarrjet janë shitur me metodat jo adekuate,me vlerësime nënçmuese dhe qesharake dhe nuk i përgjigjen as përafësisht vlerës reale!Janë grumbulluar afro 6oo milionë Euro,sa lirisht mund të thuhet,sa është edhe vlera e një ndërmarrje të mesme në vendet Perëdimore. çka është edhe më keq, ato para gjatë kohe s'janë shfrytëzuar në Kosovë,kanë çarkulluar diku jashtë me interes qesharak.
    Për Kosovën dhe gjithë popullin e saj,me rëndësi vitale tani është;Ta vëmë gishtin në kokë dhe të mendojmë mire e mire si do të ecim përpara me këmbë të shëndosha dhe hapat trimëruese,të kemi qasje më serioze për gjendjen që gjendet Kosova,sepse Kosova tanimë ka humbur 12 vite të vlefëshme të Tranzicionit,për atë edhe është e rëndësishme dhe duhet urgjentisht të gjendet një rrugë, rrugë e drejtë që synon të shpie suksesshëm në Europë e t,iu ik mjeshtrisht traumave fatkeqe, që si xhelat rri sipër saj dhe nuk e lë të merr frymë e të marri rrugë të mbarë siç zhvillohen edhe vendet tjera perëndimore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •