Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 92
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    XHEPI I FËMIJËS


    çdokush do të çuditej
    kur them në za:
    -Në xhep të fëmijës
    pse gjithçka ka?!

    Është shtëpizë e duarve
    dhe e sendeve të ndryshme,
    shportë e llojlloj gurëve
    dhe çokolatave t'pëlqyeshme!

    E tek rrugaqët e ri
    dhe të pa edukuar,
    shërben edhe për kajsi
    e qershi të kuqluar...!

    Gjer në mbrëmje dëgjo
    u mbushet plotë sherbet...
    Ju pyes: A është mirë kjo?!
    paj gjykoni dhe ju vetë.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    YLLI I HUMBUR

    Mbrëmë qielli është befasuar
    se një yll iu ka humbë,
    diku n'male është lëshuar
    dhe s'është parë kërkund!


    Nga shokët e vetë të dashur
    përgjithmonë është ndarë,
    qielli dukej i ngrysur
    i gatshëm për të qarë.


    Princeshës hënë bukuroshe
    lotë rrëke i rridhnin,
    rrezet e saja kuqloshe
    si për inat s'ndrinin!


    Shumë retë mbuluan qiellin
    anëekënd janë shtrirë,
    mbanin zi për yllin
    siç mbanë nëna e mirë!

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    KAM SHIQUAR


    Kam shiquar shumë bjeshka të larta
    ujëvaret shkumëbardhë si binin tatëpjetë,
    kam shiquar shumë rreze të arta
    që i dhuronin botës bukuri të vërtetë!

    Kam shiquar kurorat e njoma të pemëve
    që zbukuronin prore nënën natyrë,
    kam shiquar kërcimet e zogjëve
    që mes fletëve kërcenin të lirë!

    Kam shiquar se si dielli lind në mëngjes
    anëekënd rrezet me duart duke i derdhë,
    kam shiquar shpezët me xhufkat sipër kresë
    që vallëzonin gjallërishëm nëpër erë!


    Kam shiquar natën yjëzit si vezullojnë
    dhe duke lozur rreth të bukurës hënë,
    kam shiquar nënat fëmijët si i përqafojnë
    dhe shumë puthje t'ngrohta faqeve duke u dhënë.


    Kam shiquar,shumë bukuritë tjera kam shiquar
    dhe fortë,fortë n'vendlindje, jam dashuruar!

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    K U SH ?


    Kush ndritë më bukur se hëna?
    Kush rrezon porsi dielli?
    Kush na don më ëmbël se nëna?
    Kush është më i madh se qielli?


    Kush,kush?...
    pyet Ximi
    gjyshin Lush.

    Iu përgjigjë lehtë
    gjyshi pas pak:

    -Sytë e tua t'kthjelltë
    o i dashuri çunak!

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    DERDHEN BUKUR


    Drdhet zëri i fëmijëve në shkollë
    derdhen,derdhen e fëmijëve faqemollë!

    Derdhet shkuma tatëpjetë në ujëvarë
    derdhet,derdhet,uh sa është e bardhë!

    Derdhet kënga e bilbilit në pyll
    derdhet,derdhet,uh sa ting'llon mirë!

    Derdhet aroma e luleve në fushë
    derdhet,derdhet, me freski na mbushë!

    Derdhet dhe puna e punëtorit çdo ditë
    derdhet,derdhet,jetës i jep dritë!

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    çKA T'IA FALI NËNËS ?


    A t'ia fali kthjelltësinë e qiellit
    apo t'i fali bukurinë e diellit?

    A t'ia fali erën e kajranfilit t'njomë
    apo t'i fali hieshinë e zimbilit n'balkon?


    A t'ia fali këngën e shpezëve në mal
    apo shushurimën e fletëve në arë?


    A t'ia fali vesën shkëlqyese të mëngjesit
    apo zërin e bukur e të hollë të këndesit?


    Por unë mbi të gjitha vogëlushë kisha dëshiruar
    nënës t'ia fali: Zemrën!-të jetë shumë e gëzuar!

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    275

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    Citim Postuar më parë nga Irfan Cana Lexo Postimin
    KAM SHIQUAR


    Kam shiquar shumë bjeshka të larta
    ujëvaret shkumëbardhë si binin tatëpjetë,
    kam shiquar shumë rreze të arta
    që i dhuronin botës bukuri të vërtetë!

    Kam shiquar kurorat e njoma të pemëve
    që zbukuronin prore nënën natyrë,
    kam shiquar kërcimet e zogjëve
    që mes fletëve kërcenin të lirë!

    Kam shiquar se si dielli lind në mëngjes
    anëekënd rrezet me duart duke i derdhë,
    kam shiquar shpezët me xhufkat sipër kresë
    që vallëzonin gjallërishëm nëpër erë!


    Kam shiquar natën yjëzit si vezullojnë
    dhe duke lozur rreth të bukurës hënë,
    kam shiquar nënat fëmijët si i përqafojnë
    dhe shumë puthje t'ngrohta faqeve duke u dhënë.


    Kam shiquar,shumë bukuritë tjera kam shiquar
    dhe fortë,fortë n'vendlindje, jam dashuruar!
    Të lumte Irfan Cana per poezite qe ke shkruar jane te gjitha të mrekullueshme me pelqeu menyra e te shkruarit dhe rimzimi,por mbi gjitha mjeshteria dhe mesazhi i poezive.Vërtet pak po shkruhet ne lidhje per femijet dhe une konsideroj se letersia per femije po hec shum plogesht.Me ke ndihmuar me keto poeziqe edhe une te perdori me nxenesit e mi gjat punes sime te perditshme edukativo-arsimor .Të lumtë!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 07-03-2013 më 06:18
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    Falemnderit z.HOTLANI,gjithmonë në shërbim të lexuesve do të jem me forcë aq sa kam.Përshëndetje.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    KRENOHU NëNë



    Sot oj nënë është festa jote
    gëzohu fortë në këtë ditë,
    me vrrull punove,n'këto mote
    brezëri t'reja,t'i qesësh n'dritë!


    Edhe dielli do t'nxejë me ëndje
    festën tënde do ta zbukurojë,
    që nga agu e gjer në mbrëmje
    me rreze t'arta do t'flakërrojë!


    Në çdo skutë e në çdo vend
    hapi duart dhe ditën prite,
    rri e buzëqeshur,mos u hamend
    prano urime gjatë kësaj dite!


    Pra oj nënë, jij krenare
    hape ballin dhe ata sytë,
    me fat t'qoftë ditë e madhe
    shtrëngo fortë gjithë në grykë!

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    LEHTË KUR FRYEN ERA...

    Lehtë kur fryen era,
    këndezët e llastuar
    lëvizin shpejtë në çati!...

    Lehtë kur fryen era,
    zogjët duke fluturuar
    bënë gjimnastikë n'ajri!

    Lehtë kur fryen era,
    dallëndyshet vallëzojnë bukur
    shumë të gëzuar në fushë!

    Lehtë kur fryen era,
    vogëlushët dalin të lumtur
    të freskojnë të bardhën gushë!

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •