Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 92
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    Më Të FORTë

    Thonë fëmija me zë të plotë:
    -Jemi ushtria më e fortë!

    Kemi armatim gjithëfarë,
    në ushqim jemi të parë!

    Rroba ndërrojmë ditë për ditë
    këpuca pastrojmë,na bënë dritë!

    Me mija libra e fletore
    llojlloj çanta e vizore!

    Plot kompasa majemprehtë
    dhe dërrasa bojëblertë!

    Ngjyra,brusha e numratore
    gomë bardhusha që fshinë prore!

    I kalojmë shpatet me shpejtësi
    me ne s'matet asnjë ushtri!

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    MBRETËRESHA E KËNGËS SHQIPTARE

    (NEXHMIJE PAGARUSHËS)



    U linde e u rrite
    n'Pagarushën legjendare,
    n'vendlindje trete
    rininë si sorkadhe.

    Shetite,vrapove,
    kodrave e fushës,
    duke u larë kënaqeshe
    valëve të Mirushës.

    Nga shumë vajzëria
    ti qartë u dallove,
    dritën,arsimin
    shumë e dashurove.

    Kreshtave të maleve
    i ruajshe dhitë,
    nga libri s'ndaheshe
    i lexoje përditë.

    Dëgjoje dhe tingujt
    e zogjëve ndër ferra,
    u dashurove n'këngë
    muzikë e opera.

    Në shpirt rrezatove
    vullnetë të çelik'të,
    nise të këndoshë,
    horizonteve plot dritë!

    Zëri yt i ëmbël
    shumë dashuri mbolli,
    në botën e muzikës
    talenti të solli.

    Aneembanë shndërite
    porsi dritë meteori,
    në shumë festivale
    shumë shpërblime morre.

    Shkrive gjithkund
    zërin e bukur me valle
    të thonë bretëreshë,
    e këngës shqiptare.

    Ishe dhe Primadonë
    e melosit popullorë,
    për opereta mbaje
    flamurin në dorë.

    Më se pesëdhjetë vite
    botës udhëtove
    anëekënd rruzullit
    Kombin tonë lartësove.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    KORNETA E DUKAGJINIT




    Maja e bardhë
    e Pashtrikut,
    mbuluar mirë
    me dëborë,
    si strumbullar
    i Venedikut,
    bën sehirë
    me ditë,orë...



    Për çdo ditë
    shoqëron retë,
    të dendura mjegulla
    ngjyrë t'hinit,
    nuk bën flirtë
    është e sinqertë,
    vigjëlon si vjedulla
    korneta e Dukagjinit!






    Historinë kujton
    përplotë beteja,
    ditë të rënda
    të trishtimit,
    trimërinë dëshmon
    në shumë ndeja,
    shkëlqen krenare
    korneta e Dukagjinit.




    Ding e ngjeshur
    plotë me pishë,
    zgjeron krah't
    drejt vërrinit,
    me kujdes e veshur
    turistët grishë,
    duket truplartë
    korneta e Dukagjinit.



    Si plakë me zell
    përplot mendë,
    kujtime rreshton
    aty buzë Drinit,
    bukurinë mbjell
    habitë çdokend,
    kurajo dhuron
    korneta e Dukagjinit.



    Nuk e ndalë
    dot shikimin,
    duke shijuar,
    kalt'rinë e qiellit,
    buzëqeshje falë
    edhe gëzimin,
    me borë mbuluar
    korneta e Dukagjinit.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    IKONA JONË KOMBËTARE

    (Liljana çAVOLLIT)


    Zëri yt i ëmbël
    si zë bilbil Qezari,
    habiste botën
    kudo rradhitej i pari.

    Më se pesëdhjetë vite
    botës udhëtove
    anëekënd rruzullit
    Kombin lartësove.

    Edhe muzikën klasike
    e këndoje përherë
    Betovenin,Puçinin
    e Verdin plot vlerë.

    Këngët që i këndove
    i kujtojmë ne sot,
    shpesh na i mbushe
    të dy sytë me lotë.

    Ikonë që gjithkund
    bukurinë ka ndritë
    i madhi,e i vogli,
    me ty është rritë.

    Me ty po krenohet
    i gjithë kombi jonë,
    të dhënë epitetin
    për këngë je IKONË!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    KTHESË HISTORIKE

    Kombi i shtypur
    e i përgjakur,
    pesëqind vite
    nën thundër qe,
    mendje ndritur
    e zemër flakur,
    kërkoi dritën
    dhe jetë të re!

    Për shumë mote
    mbeti i vonuar,
    në kulturë
    e zhvillime,
    viktima plotë
    ka sakrifikuar,
    s'u dorëzua kurrë
    në mundime.

    Fuqitë e mëdha
    me marrëveshje,
    trojet shqiptare
    pa mëshirë ndanë,
    për interesa t'veta
    bënë kërleshje
    n'vetmi fare
    popullin lanë

    Gjithë vendime
    që u prurën,
    i kujton njerëzia
    n'mendë përherë,
    shteti në halle
    me katrahurën,
    shungullon paria
    n'ditët plot ter!

    Viktimat u sakrtifikuan
    kujton historia,
    ishin brumë
    i ardhmërisë,
    shkëputje dëshiruan
    nga tirania ,
    e nga ajo dhunë
    e egërsisë!

    Rruga e vështirë
    dhe kulminante,
    shënoi shkëputje
    e zingjirit t'egër,
    që të hapi mirë
    derën humane,
    derën e lirisë
    q'i preku n'sedër!

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    FJOLLAT DHE DIELLI



    Reshë moj borë
    në qetësi,
    lojën e bukur
    mos e ndalë,
    fëmijtë gazmorë
    të duan ty,
    janë të lumtur
    si kurr më parë!


    Yjëza t'lehta
    palë,palë,
    shih qiellit
    si vallëzojnë,
    rreze t'nxehta
    porsi ar,
    kur shkrep dielli
    nuk i durojnë!

    Sepse atëherë
    me të shpejt,
    djersa trupit
    nis m'u end,
    përplot vrer
    dhe siklet,
    fjollat humbin
    përnjëmend.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    KëNGA NUK DëGJOHET



    Ngricë e madhe kudo shtrihet
    era fryen si e marrë,
    kënga e shpezëve nuk ndihet
    vallë,ku tretën këta këngëtarë?



    E nën strehë të shtëpisë
    ishin ngritur ca fole,
    shih trumcakët sa janë molisë
    duke ndërtuar shtëpinë e re!


    E ky dimër,dimri i bardhë
    plot me borë e thëllimë,
    është i ftohtë,nuk ka fjalë
    por e ka,t'vetën bukurinë!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    FËMIJËT E BOTËS



    Nëpër botë
    fëmijtë jetojnë,
    mes veti plotë
    ata dallojnë:


    Dikush është i hollë
    në trup thatak,
    dikush është si mollë
    fytyrë rrumbullak!


    Dikush në qytet
    n'gjallëri jeton,
    dikush në fshat
    tërë kohën kalon!



    Dikush është i bardhë
    si bora në fytyrë,
    dikush është i verdhë
    e dikush i nxirë!


    Dikush prore vesh
    rroba të reja,
    dikush nuk qesh
    s'di ç'është hareja!


    Veq në një gjë
    ata nuk dallojnë:
    -Duan që të gjithë
    n'liri të lodrojnë!

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    MARGARITAR I HISTORISË




    -Trupi i drejt sikur plepi
    s'ka ndërmend t'kruset kurrë,
    kush e bëri dhe cili qe mjeshtri
    që i ngriti,gjithë ato murë?!


    Thonë se e ngriti Mahmud Pasha
    që jetonte larg n'Turqi,
    e mbuloi me pllaka t'trasha
    dhe gur t'latuar-plot hijeshi!


    Me kujdes tani të gjithë
    Sahatkullën duhet ta ruajmë,
    mos t'lejojmë kush ta grith
    me dashuri atë ta duam!


    Koha ecën s' ka të ndalë
    trupi i saj gjithë do shndërrisë,
    s'duhet harruar kurr këtë thesar
    margaritarin e historisë!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    PIKTURA E BUKUR



    Kënaqet një vogëlush
    duke shikuar n'mur,
    të punuar me brushë
    të bukurën pikturë!


    Llojlloj figura
    ngjarjet ngërthejnë,
    përmendoret,urat
    brigjet e lumej!


    Shkëmbi i bardhë
    natyrën soditë,
    aty ca ushtarë
    duke zënë pritë!


    Kush mos t'thotë:
    -Veq njeriu flet!
    Piktura e fortë
    ia kalon,vërtetë!


    Andaj urdhëroni
    ju në çdo çast:
    Galeritë vizitoni
    kënaquni n'art!

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •