Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 92
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"

    Atë ditë,
    zgjerohej kudo
    era e rëndë
    e barotit të djegur:
    Mbi qutet,
    mbi lugina,
    e mbi fshat!
    Gjëmonte dhimbshëm
    e tërë gryka,
    se shpërtheu lufta!
    Po çfarë luftë se?!
    Luftë hej-
    mes përbindëshit
    e liridashësit-
    e pabarabartë!

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"


    Heronjtë
    shpirtzjarr,
    përqafuan dheun
    shkëmbin...
    Në istikame
    vende të shenjta ,
    po ndritë liria
    aq e pritur
    sikur nur!
    Vetëm shihni
    se si flasin,
    e kanë hapur
    gojërat e veta
    para neve,
    gjithë këta gurë!

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË "

    Buzëdjegurit
    e lirisë
    ranë fli!
    Prore i digjte
    malli I zjarrtë
    për atdhe,
    toka nënë
    i çonte peshë!
    Zbardhën fytyrën
    e të parëve tanë,
    e çuan idealin
    n'vend të drejt-
    historia nënë
    që i ka veshë!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"

    Zëri i thekshëm
    jehon n'ajri:
    -O brezër!
    Për ju
    kënga sot
    merr gjëmë
    dhe shtrinë
    krahët drejtë,
    me dhembsuri
    e ndjeshmëri
    rrëfen t'vërtetën,
    dhe si shpendi
    hidhet qiellit,
    ditën e re
    përshëndet!

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"

    Në këtë agim
    princ dielli
    po i shpalon
    rrezet e njoma
    mbi:
    Pyje,fusha
    e në zgor!
    Atje ku trimat
    pa frikë,
    armikut të zi
    i dolën përballë:
    E sulmuan,
    e dërmuan,
    dhe e bën hor!

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"

    Këta trima
    shpirtshenjtë,
    u bënë shkrumë
    si një
    për dritë
    të bardhë
    të lirisë!
    Pushojnë
    të qetë
    dhe jetojnë,
    e së fundi
    dëshmojnë,
    historinë
    e lavdishme
    të ardhmerisë!

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISSË"

    Sytë e lapidarëve,
    si sytë shqiponje
    krahëgjërë,
    shkrepin qartë
    anëekënd
    veq dashuri...
    Binë rrezet,
    pingul
    në pllakë
    të mermertë
    dhe do ndritnin
    ato përherë,
    e do t'i kujtojë
    Nëna histori!

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    POEMA:''BUZËDJEGURIT E LIRISË"

    Atje në kodër
    drejt kah qielli-
    shkëlqejnë emrat
    e trimave,
    karshi diellit
    në rreze t'artë!
    Dëshmi e fortë
    e shekullit të zi,
    kur u bën ashpër
    e kur shpërthyen
    rrufeshëm betejat
    shumë t'ashpra,
    me armikun e fortë-
    të pabarabartë!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"

    Atë ditë,
    digjej me furi:
    I tërë pylli,
    i tërë mali,
    i tërë fshati...
    çdo gjë anash
    gëlltiste flaka
    e bëhej shkrum!..
    Ranë shumë trima
    filizat e rinj,
    sokola të pa epur,
    me besë në gojë
    e zjarr në gjoks,
    u derdhë gjaku
    e njomi tokën-
    rrodhi si lumë!

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    E BUKURA çAMËRI


    Ah sa e bukur na është Camëria
    nga deti Jon e gjer n'Florinë,
    me male t' larta dhe ultësira
    që s'kanë shoqe për bukurinë!

    Qytete t' lashta ndër krahina
    vargohen krenare jug e veri,
    Preveza,Parga,Arta e Janina
    me ura t'lashta mbi lumin Gli!

    Koha ecën nuk ka të ndalë
    kjo histori prore do t' kujtoj,
    ndër dhenat tona ska shqipëtarë
    këtë padrejtësi që s'do ta gjykoj!

    Sa shumë vasha e djemë trima
    flijuan jetën me plot guxim,
    n'këngë këndohet Bubulina
    kurr hidhej n'luftë si vetëtimë!

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •