-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:''BUZËDJEGURIT E LIRISË"
Se këtë rrugë
të shenjtë
të heronjve,
prore mund ta lagi:
Edhe breshëri,
edhe bora,
edhe ai shi,
porse gjithmonë
te vatra e vetë,
do të shkëlqejë,
si pirg i lirisë,
ballëlartë
e shtatselvi!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:"BUZëDJEGURIT E LIRISË"
Digjej me furi:
I tërë pylli,
i tërë mali,
i tërë fshati...
çdo gjë anash
gëlltiste flaka
e bëhej shkrum!..
Ranë shumë trima
filizat e rinj,
sokola të pa epur,
me besë në gojë
e zjarr në gji,
u derdhë gjaku
njomi tokën-
e rrodhi si lumë!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"
Atë ditë,
retë e bardha
dhe të zeza-
ishin më të rëndë
se kurr
ndonjëherë!
Hapësirës së gjërë
të qiellit të zymtë,
herë majtas
e herë djathtas,
poshtë,lartë,
shetitnin
si të çmendur-
futë të zi
e përplot vrer!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"
Në logore
kushtrimi
shpejt ra,
u dëgjua thekshëm
zëri besnik
i komandantit,
që si vetëtima
grykës jehoi:
-Ngjeshni armët
o zemër sokola!
U përsëritë
ca herë radhazi,
e zëri kumbues-
larg,larg
depërtoi!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:"BUZËDJEGURITE LIRISË"
Trimat
fortë dëshiruan
të ngadhnjejnë
e të mbjellin:
Fisnikërinë,
trimërinë,
farën e re!..
T'i mposhtin
rrënjësisht;
gjakpirësit,
tiranët,
fatzinjtë
e tradhtarët
në këtë dhe!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"
Do të ndrisin
diejtë
edhe pak ditë,
në troje tona
çdo gjë
gjallëruar
do t'i çeli sytë!
Porosinë,
bekimin,
që lanë
të urtët
atëllarë,
në vend
do ta çohet
dhe do të ktheheni,
me pëllumba
të bardhë!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:''BUZËDJEGURIT E LIRISË"
Atë ditë,
oh ja,
çmenduria shpërthei...
Në reth
të hekurt,
tanket gjëmonin
furishëm hej,
duke shkelur
çdo gjë
para veti!
Ecënin shpejt
mbi kreshta,
mbi kaçuba,
mbi ara t'mbjellura
e kudo ngjeti!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"!
Sa vrull,
sa flakë
e sa dëshirë,
patët brenda
në zemër,
dhe arritët
në cak
ju o dëshmorë!
Veprat e juaja
të madhërishme,
të mbjellura
me gjak të njomë
n'ato shkrepa,
do shndërisin
në çdo kohë-
si meteorë!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"
Vrushkujt e kuq
të gjakut
që u derdhën
në:Pllajë,sukë
e në shpat...
ende janë t'freskët
dhe ku;
As shiu,
e as bora
s'do ti laj!
Gjakun
që ka pirë
toka nënë,
as rrezet e forta
të diellit,
që binë mbi trup
të martirëve-
s'do t'i thaj!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
NGA POEMA:"BUZËDJEGURIT E LIRISË"
Shih sa bukur
është stolisë
historia e re,
veprat e shumta
guximtare
i dhanë vendit
ylberin magjikë!
çdo gjë
zgjoi nga gjumi:
Edhe malin,
edhe shpezët,
edhe diellin!..
Që të ndjekin
cicërimën e ëmbël
të lirisë,
të dëgjohet përditë,
e të hidhej lart
në kupë të qiellit-
në zenit!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt