-
i/e regjistruar
VOGËLUSHI DHE çATIA
Me borë çatia jonë
trashej pa ndërpre',
gjer natën vonë
fitoi kaçketë t're!
Vrapoi vogëlushi
oborrit përmes,
donte syrrushi
çatinë ta përshëndes!
Mbuluar me borë
shkëlqen n'bardhësi,
vogëlushin e gjorë
s'e shikon me sy!
Goxha u habitë
e i erdhi rëndë,
këtë s'e ka pritë
desh i dalin mëndë!
N'fund s'u durua
pa thënë dy fjale:
- ç'ke çati me mua
pse je mendjemadhe?!
-
-
i/e regjistruar
MOTIV VARFËRIE
Lustraxhiu i vogël
i dobët nga shëndeti,
çdo ditë heret
del në rrugë
të fitoj bukë:
për familje
e për veti.
Lustraxhiu
zemërmirë,
përskaj rrugës
plot me kalimtarë,
sandukut i bie
pa përtesë-
në mesditë
e në mëngjes:
-Rrak-tak
rrak e tak!
Rrak tak
tak,tak,tak!
Thërret myshterinj:
-Eni pak!
-Eja o fëmijë
dhe ti plak eja,
t'iu lustroj këpucët
t'iu bëj si t'reja!
Sa buzëqeshë
e sa gëzohet,
kur pranë tij
dikush afrohet.
Majtas-djathtas
e përsipri-
brushat n'duar
fluturojnë!
Këngën e vet
shumë të dashur:
-Shu e shu...
e këndojnë.
Pasi këpucët
mirë t'shkëlqejnë
lustraxhiu
punën ndërprenë!
Kur myshteriu
i kënaqur largohet,
kënga e brushave
nis të këndohet:
-Rrak e tak
tak-tak-tak!
Rrak e tak
tak tak,tak!..
Vogëlushit fytyra
i qesh si zambak!
-
-
i/e regjistruar
Më I MIRI THESAR
Libri është burim
më i miri thesar,
poetë aty shkrinë
mundin porsi ar!
Kudo që t'jemi
kudo që t'pushojmë,
librin pranë ta kemi
trurin ta freskojmë!
Me të shpejtë shetisim
rreth planetit tonë,
anë e kënd xhesdisim
rend i vizitojmë!
Malet më të larta
oqeane të mëdhenj,
detet e pastra
përroje e lumej!
Pyjet më t'dendura
shtazët ku jetojnë,
majet e gdhendura
qiellin që shpojnë!
Burimet e kthjellta
tatëpjetë që rrjedhin,
fluturat krahëlehta
valle që hedhin !
Plazhat e bukura
me larësit plotë,
anijet,vapora
që enden n'botë!
Të mëdhaja qytete
rrokaqiej t'lartë,
shumë automjete
e rrugët e gjatë!
Kujtoni o vogëlushë
mendimin e artë:
-Me libër gjithkush
bëhet mendjelartë!
-
-
i/e regjistruar
FUSTANI I PISHëS
Pisha e blertë
shikon n'oborr,
si bie qetë
e bardha borë.
Thellë më vete
po mendon:
-Kjo kohë e shkretë
ç'po ndërron?!
Fjollat plot
enden n'ajri,
ulen poshtë
si pa kry',
shpejt u zbardhën
çatitë,lisat,
majet e maleve
fituan plisat!
Dikur vajtoi
me zë t'lehtë:
-Bora ma ndërroi
fustanin e blertë!
Ndërrinë kristalet
vërtetë si inxhi,
por fustani i blertë
n'zemër m'ka hy'!
-
-
i/e regjistruar
KëNGA S'DëGJOHET
Ngricë e madhe kudo shtrihet
era fryen si e marrë,
kënga e shpezëve nuk ndihet
vallë,ku tretën këta këngëtarë?
E nën strehë të shtëpisë
ishin ngritur ca fole,
shih trumcakët sa janë molisë
duke ndërtuar shtëpinë e re!
E ky dimër,dimri i bardhë
plot me borë e thëllimë,
është i ftohtë,nuk ka fjalë
por e ka,t'vetën bukurinë!
-
-
i/e regjistruar
BUKURIA E DIMRIT
Jorgan të trash si bilur
gjithë natyra veq ka veshë,
-Këto rroba,kush i thur?
pyesin vocët duke qeshë!
Qielli ngjyrën e ka ndërruar
kaltëria nuk duket kund,
retë qepallat i kanë rënduar
rreshti i tyre nuk ka fund!
Dhe princ dielli bukurosh
ditë me rradhë nën re struket,
mali i lart bardhëllosh
n'agim heret nuk skuqet!
-
-
i/e regjistruar
D Y V I T E
Të dy vite
n'qetësi thellë,
vonë n'mesnatë
kur puthen akrep't,
do përqafen
për t'fundin herë,
mu sikur dy
v'llezër t'vërtetë!
Vrik do t' thonë
me dashuri,
njëri tjetrit
veq dy fjalë:
-Mirëseerdhe
viti i Ri,
viti i vjetër
rruga e mbarë!
E do t'rrodhin
njomës n'faqe,
lotë gëzimi
të kristaltë,
do t'festohet
në shumë pragje,
Viti i Ri:
-Me fat,me fat!
-
-
i/e regjistruar
LOJë NUK KA
Qiellit zotëron
plot errësirë,
pikat hutuar
bijnë nga lart,
era fishk'llon
në natyrë,
dielli i mbuluar
rri,do t'plas!
Pyesin rresht
gjithë pa pritë:
-ç'ka qielli
që rri vrenjtur?
Ku janë rrezet
përplot dritë,
ku është dielli
ku ka tretur?!
Në çdo skutë
në çdo shtëpi,
dimër i vështirë
sa s'bën ma!
Plaku i urtë
jep porosi:
-Shtrëngohuni mirë
lojë nuk ka!
-
-
i/e regjistruar
QESHIN BREDHAT
Qeshin bredhat
n'dhomat tona,
rreth e qark
plot me dritë,
me shumë tela
e bonbona,
për merak
i stolisin f'mijtë!
Anë m'anë
në çdo kënd,
ipen dhuratat
dhe ëmbëlsira,
pleqtë thanë
me plot mëndë:
-Shihni vocat
sa u qesh fytyra!
Ikën minutat
ikën dhe orë,
kënga e vallja
s'ka të ndalë,
drita t'shumta
si meteorë,
flak'rrojnë dhomën
si në përrallë!
-
-
i/e regjistruar
PESë VëLLEZëR
(Kushtuar trojeve shqiptare )
Me llullë në dorë
e shall në prehër,
gjyshi kishte fol
për pesë vëllezër!
- Pesë vëllezër:
-Janë si pesë gurra
melodi që vargojnë!
-Janë si pesë ura
lumin që shalojnë!
-Janë si pesë shkëmbë
në mal që rrinë!
-Janë si pesë mëndë
që mbledhin urtinë!
Pakës plaku
u ndalë dhe pushoi,
pastaj te oxhaku
sërish vazhdoi!
-Pesë vëllezër:
-Janë si pesë qershi
lidhur në rrfanë!
-Janë si pesë dashuri
lindur nga një nënë!
-Janë si pesë shqiponjë
që hidhen n'lartësi!
-Janë si pesë heronj
që vdesin për liri!
Kokën lëkund lehtë
n'fund tha i qetë:
-Pesë vëllezër janë
si pesë bisqe n'gemb,
pesë trima me famë
që kush nuk i tremb!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt