-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
MËNGJESI MAGJIK
Me fytyrë si sofra
dielli shkëlqeu,
jelek me kopësa
natyrës ia mbërtheu,
thanë t'llastuar
ca kaprojë të ri:
-Moti s'kemi parë
këtë bukuri!
Ngjyra e zjarrtë
qiellin pushtoi,
dielli flokëartë
si princ hapërroi,
nisi të gjithë
t'i përshëndes:
-Zogjtë,lisat
lulet me vesë!..
Qilimit të kaltër
ec me ngadalë,
zogjët me flatra
sillen vërdallë,
fëmijtë n'bregore
u tubuan vrik,
t'festojnë përdore:
Mëngjesin magjik!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT
BOTA N'PRANVERë
çupa e bukur
stina pranverë,
plot e lumtur
doli në derë,
i hapi dyert
krahë e m'krahë
gjithë i thanë:
-Marshallah!
Derdhi buzëqeshje
anë e kënd,
me blerim veshi
gati çdo vënd,
u mbush pylli
me zogjë plot,
gurra shkëmbit
lot e lot!
Në qiell dielli
shetit përditë,
n'kodër lozin
qengjat,fëmijtë,
në çdo skut
lulet lulëzojnë,
erë të këndshme
kundërmojnë!
Me plot zemër
them edhe njëherë:
-E bukur është
bota n'pranverë!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt