Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Berisha nga Shkupi dërgoi mesazhe për bashkimin e shqiptarëve

    Shkup: Mbahet manifestimi për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

    U organizua në Shkup ceremonia e kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë. Shkupi është bërë “kuq e zi”. Flamujt kombëtarë dhe logoja e 100 vjetorit duken në çdo cep të rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë. Flamujt valëvisin gati se në çdo shtëpi, ndërsa ndërtesat janë mbuluar po ashtu nga simbolet kombëtare.
    Në manifestim marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kreu i LSI-së, Ilir Meta, Zëvendëskryeministrat e Kosovës, Hajredin Kuçi e Behgjet Pacolli. Në kuadër të manifestimit në Shkup, organizohet një spektakël i madh dhe program kulturor artistik.
    Pas koncertit festiv të ideuar nga organizatorët e këtij manifestimi, u mbajt një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët që luftuan dhe punuan për pavarësinë e kombit.

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri solli në kujtesë rrugën e vështirë për shqiptarët deri në pavarësinë e kombit.
    “Tirana, Shkupi e Prishtina jemi një, si në çdo kohë që na ka kërkuar nevoja. Do të vazhdojmë të punojmë pa ndërprerje për të përafruar dhe bashkuar vendet tonë në aleancën evropiane. Së bashku do të kalojmë të gjitha sfidat. Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë”, u shpreh Xhaferri.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke marrë fjalën në këtë event kaq të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve shprehu vlerësime dhe mirënjohje për të gjithë luftëtarët e UÇK-së për kontributin e tyre që shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë të jenë të lirë.
    “Sot shënojmë 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më lejoni që në fillim të përkujtojmë në fillim bashkëudhëtarët dhe luftëtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni. Jemi sonte në Shkup në vilajetin e Kosovës dhe secili prej nesh duhet të mendojmë të kutjojmë ku ishim para13 vitesh më parë. Ndodhi mrekullia që lindi prej vullnetit të shqiptarëve, lindi Ushtria Çlimtare e Kosovës dhe arriti ta largojë Serbinë nga Kosova, ndaj ajo është e lirë dhe sovrane. Mrekullia UÇK është një mrekulli e vullnetit të shqiptarëve të Kosovës, por ajo u fuqizua nga mbështetja e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, Maqedoni, diasporw, Shqipëri. UÇK bashkoi shqiptarët”, vlerësoi Thaçi.
    Sipas tij, në këtë ditë të shënuar shqiptarët sot festojnë kudo kuqezi të lirë.

    Berisha: Bashkë në 100 vjetorin e Pavarësisë

    Kryeministri Berisha ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen për këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij në manifestimin e madh të organizuar në Shkup, i mëshoi me forcë faktit se “sot shqiptarët festojnë bashkë, Shkupi, Prishtina e Tirana festojnë bashkë 100 vjetorin e Pavarësisë”.
    “Sot festojmë të gjithë bashkë 100 vjetorin e Pavarësisë. Sot lavdi zotit dhe armëve tona, ndjehuni të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qënë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja. Festojnë bashkë Prishtina, Shkupi, e Tiranë”, vuri në dukje, ndër të tjera Kryeministri Berisha.
    Njëkohësisht, në kët frymë, kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga të gjithë shqiptarët që të ecin përpara për t’u bashkuar në Europë.
    “Këtu nga Shkupi i bëj thirrje shqiptarëve, të punojnë çdo minutë, orë, muaj, vit për bashkimin e tyre. Iu bëj thirrje fëmijëve tanë, fqinjëve tanë, përpiquni të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve, ta bëni më të lirë, më të drejtë, se shqiptarët janë të gatshëm për bashkëpunim, shqiptarët e lirë janë forcë zhvillimi për veten dhe rajonin. Askush të mos druhet dhe askush të mos hidhërohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin. Nën moton të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin, t’i përqendrojmë forcat tona, drejt realizimit të kësaj ëndëre”, nënvizoi Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë event, i cili do të pasohet me manifestimin e madh që do të organizohet nesër në Prishtinë.

    Ahmeti: Ne po punojmë për të drejtat e shqiptarëve dhe respektimin e të gjitha komuniteteve

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se është i përkushtuar për të punuar bashkërisht për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, duke bashkëjetuar me maqedonasit dhe duke respektuar të gjitha komunitetet etnike.

    Ai ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 100 vjetorit, duke thirrur për unitet dhe bashkëveprim më të ngushtë. “Ne nuk punojmë për pozicionet dhe komoditet tonin. Ne me shumë përpjekje viteve të fundit kemi punuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Kemi luftuar për të drejtat njerëzore dhe kombëtare, dhe ja po shënojnë e festojmë Ditën e Alfabetit, Ditën e Flamurit dhe Ditën e pavarësisë së shqipërisë dhe kjo në nivelin më të lartë shtetëror, ashtu siç organizuam këtë festë të sontme”, deklaroi Ahmeti.

    Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni jetojnë bashkërisht me maqedonasit dhe ne respektojmë këta bashkëqytetar, ashtu siç i respektojmë edhe të gjitha komunitetet e tjera etnike në Maqedoni. “Ashtu edhe ne mund të presim që të jemi të respektuar. Ashtu ndërtohet stabiliteti në Ballkan, ashtu mund të ndërtojmë paqen dhe bashkërisht të shkojmë në BE dhe NATO. Po punojmë për të tejkaluar armiqësitë tona historike. Nëse kanë mundur të tejkalojnë këto francezët dhe gjermanët, mundet ti tejkalojmë edhe ne në Ballkan”, ka theksuar Ahmeti.

    Bota Sot
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2012
    Postime
    95
    Me debila politikan se kta TRESHI PERSHESHI akoma nuk ka patur poipulli shqiptare,me keto edhe ne hene shkojme , e jo ne BE

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga farang Lexo Postimin
    Me debila politikan se kta TRESHI PERSHESHI akoma nuk ka patur poipulli shqiptare,me keto edhe ne hene shkojme , e jo ne BE
    Jam i bindun, qe ai i mesit , kurre ne jete nje liber nuk e ka lexuar! M
    Mbrem ka qene vetem endorfine, aspak nacionalitet. lokalizem,injorance, asgje me shume.uhhaa larg , larg jemi ne ende, nga greku e serbi....!!!!me vjen keq shume,qe as pas 500 vjetesh, as pas 100, vetem grupe cetash jemi....e mos te flas per shkeca politike, qe te gjithie, fqinjt i kane me qindra vite...
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Berisha eshte percaresi me i madh i shqiptareve.
    Ka 20 vjet qe u thote shqipatareve o me mua o kunder meje.
    Ka 20 vjet qe nen petkun e luftes kunder komunizmit shan per demagogji vetem gjysmen e komunisteve te mbetur ata qe ka me vete si shan.
    Ka 20 vjet qe jugun e Shqiperise e quan grek dhe ka bere ceshte e mundur tja lere ne dore Greqise ate ( vuri Janullatosin vete, e beri jugun e Shqiperise plot varre greke, futi ne qeveri gjithe vorio epiriotet dhe i la dore te lire atyre te punonin per Greqine e kuder Shqiperise, kerkoi ti fale detin e pasur me nafte, kerkoi te bente regjestrim fiktiv te popullsise per te rritur numrin e grekerve, persekutoi jugoret qe u ngriten kunder megalidhese) teze e vjeter kjo antishqitare sa ceshte vete jeta qe kur u nda Shqiperia ne dysh ne kristiane e ortodokse. Dhe veriun po kerkon tja neshtroje se bashku me Kosoven Serbise me metoda moderne te pushtimit te hapsirave ekonomike.
    Le te thote sa te doje per bashkimin e shqiptareve qe sado i percau jane te bashkuar vete.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    juan..ti paska vra syte pritja madheshtore e shqiptareve ne trojet e tyre ne maqedoni qe ja bene kryeministrit te shqiperise sali berisha..zaten sa here qe ketij burri shteti i behet pritje madheshtore ju menjehere filloni krokatjet alla korba..mos u lodhni kot me te tilla demagogji..sot per sot sali berisha gezon popullaritetin maksimal nder shqiptare..

    para disa ditesh ishte lideri juaj ne nje ekspozite ne shkup ku askush nuk pjerdhi per te..bash per kete kur ju shikuat se si e priten po keta shqiptare sali berishen plaset nga marazi dhje ja cka flisni..duket jeni te deshperuar..

    eshte me fat qe i qelloi 100 vjetori brenda mandatit te tij..ai eshte i afte ta shfrytezoje per reklame ..me ate qe pashe mbreme jam i bindur qe ky e ka te sigurte fitoren e ardhshme..duket edhe ju e keni kuptuar dhe kjo ju ben te plasni nga inati dhe te villni vrere ndaj tij
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Doktori eshte simboli shqiptar modern i bashkimit te kombit.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    juan..ti paska vra syte pritja madheshtore e shqiptareve ne trojet e tyre ne maqedoni qe ja bene kryeministrit te shqiperise sali berisha..zaten sa here qe ketij burri shteti i behet pritje madheshtore ju menjehere filloni krokatjet alla korba..mos u lodhni kot me te tilla demagogji..sot per sot sali berisha gezon popullaritetin maksimal nder shqiptare..

    para disa ditesh ishte lideri juaj ne nje ekspozite ne shkup ku askush nuk pjerdhi per te..bash per kete kur ju shikuat se si e priten po keta shqiptare sali berishen plaset nga marazi dhje ja cka flisni..duket jeni te deshperuar..

    eshte me fat qe i qelloi 100 vjetori brenda mandatit te tij..ai eshte i afte ta shfrytezoje per reklame ..me ate qe pashe mbreme jam i bindur qe ky e ka te sigurte fitoren e ardhshme..duket edhe ju e keni kuptuar dhe kjo ju ben te plasni nga inati dhe te villni vrere ndaj tij
    Fluturo me pras dhe ti malok dhe bej si saliu o me mua o kunder meje.
    Me thua mua lideri juaj. O **** kandari merre vesh qe skam asnje lider une.
    Albania Uber Alles

  8. #8
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga farang Lexo Postimin
    Me debila politikan se kta TRESHI PERSHESHI akoma nuk ka patur poipulli shqiptare,me keto edhe ne hene shkojme , e jo ne BE
    dhe me pas me 29 nentore harrojne se çfare thane, fjale vetem fjale jane keto. Te pakten Saloja e kishte sa per emocionuar masen, ndersa me keta dy tjeret as pertej pragut te deres nuk mund te dalesh, se lere te bejne bashkim e kopalla tjera.

    Ka, x,y,z raste nga puna e tyre ne perditshmeri qe e deshmojne te kunderten e fjaleve te tyre.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Edhe delet e deshte qe kan kudo ne Shqiperi verioret sja mori Saliu shkoi i bleu ne Itali per ate festim tribal qe do beje mes Tiranes duke habitur boten me primitivetitin e shpellarit.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Fluturo me pras dhe ti malok dhe bej si saliu o me mua o kunder meje.
    Me thua mua lideri juaj. O **** kandari merre vesh qe skam asnje lider une.
    ofendimet tregojne nervozitetin tend dhe te kopese suaj juan..plasni prej marazit ti e merua i bazes e kompania e lehseve..lehni pa pushim..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •