Doktrina Sunite dhe Shiite!
Pas rėnies sė sistemit komunist nė vitin 1990 nė Evropėn juglindore dhe vendosjes sė sistemit demokratik, edhe nė shtetet tė Ballkanit, ku jetojnė nė njė masė tė konsiderueshme myslimanėt, si nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Bosnjė, Serbi, Mal tė Zi, si produkt i shfaqjes sė valėve tė reja demokratike, depėrtuan kėndvėshtrimet, perceptimet, drejtimet tė reja, tė cilėt gjer atėherė nuk kanė qenė tė pranishme fare tek myslimanėt e Ballkanit gjatė traditės shumėshekullore tė pėrkatėsisė Islame. Kjo sė pari nisi nė vitin 1992, pas fitores sė demokracisė nė Shqipėri, ku pas ndalesės 25 vjeēare me ligj tė ushtrimit tė lirė tė fesė, ishte krijuar njė boshllėk i madh, dhe se rinia e kishte humbur ēdo kontakt me fenė dhe me traditėn e saj qindravjeēare tė ushtrimit dhe praktikimit tė fesė .
Si rrjedhojė e kėsaj depėrtuan shumė organizata tė ndryshme joqeveritare kryesisht nga bota arabe, tė cilėt me vete sollėn edhe njohuri tė reja tė ushtrimit dhe aplikimit tė fesė Islame nga ajo tradicionalja ekzistuese e gjerė atėhershme. Kėtė duhet shikuar dhe pranuar nga njė kėndvėshtrim tjetėr, gjersa nė sistemin monist ka qenė prezent vetėm njė parti e cila ka udhėhequr vite me radhė pushtetin politik, nė sistemin demokratik kemi sistem shumėpartiak, i cili iu mundėson llojllojshmėri partish, programesh dhe ndėrrim pushtetesh politike kohė pas kohe sipas rezultateve zgjedhore.
Nė mozaikun e pasur Islam nė botė ekziston njė llojllojshmėri tė kėndvėshtrimeve dhe perceptimeve tė ndryshme rreth qasjeve tė aplikimit dhe zbatimit tė riteve fetare islame. Edhe tek neve tani, si rrjedhojė e kėsaj, njė pjesė e rinisė e kanė pėrqafuar nė njė masė mė tė madh kėndvėshtrimin selefit(vehabit) tė perceptimit islam, ndėrsa nė njė masė shumė mė tė vogėl edhe kėndvėshtrimin shiit tė perceptimit islam. Kjo mė sė shumti vėrehet nė Shqipėri, por pas pėrfundimit luftės, edhe nė Bosnjė kemi njė shfaqje tė tillė, si edhe nė Sanxhak (Malė tė Zi dhe Serbi), porse edhe nė Kosovė e Maqedoni, sidomos pas luftės sė vitit 1999 kemi njė pėrhapje tė kėtyre kėndvėshtrimeve dhe perceptimeve tė reja islame nė trojet tona shqiptare, por qė janė ekzistuese nė botėn Islame shekuj me rrallė. Kjo nuk ju jep tė drejtė askujt qė kėto kėndvėshtrime tė reja, tė perceptojė nė atė mėnyrė qė janė tė vetmet, tė drejta dhe tė pranuara, ndėrsa perceptimet tradicionale islame aktuale nė shtetet e Ballkanit shekuj me rrallė, tė jenė demode, tė hargjuara, tė tejkaluara apo tė shkuara.
Mendimet dhe kėndvėshtrime tė tilla sjellin vetėm kokėēarje, probleme dhe shqetėsime, tė cilėt pėr mendimin tim janė fare tė panevojshme pėr mesin dhe shoqėrinė tonė. Ēdo etapė e caktuar kohore sjell diē tė re, edhe kėto valė tė reja demokratike sollėn risi edhe nė traditėn tonė islame nė trojet tona shqiptare, por edhe kėto risi dhe mėsime tė reja gjatė kohės, me leximin, mėsimin dhe studimin mė tė thellė tė avancuar, dhe nė ballafaqim me problemet dhe brengat jetėsore shumė mė tė theksuara dhe mė tė nevojshme, sesa qė pėr momentin mendojnė ata se janė parėsore, sistemi i tillė i perceptimit apo i kėndvėshtrimit tė tyre fetar islam, do tė evoluojė me kohė.
Nė trojet tona shqiptare nė traditėn islame ėshtė i pėrhapur dhe i pranishėm drejtimi juridik islam hanefit shekuj me rrallė, nėpėrmes tė cilit i zbatojmė nė praktikė normativat islame, dhe nuk ka kurrfarė logjike, qė kjo tė braktiset, pasi qė caku i tė gjitha mėsimeve juridike islame ėshtė tė ushtruarit dhe tė praktikuarit e normativave islame dhe se tek Zoti ėshtė mė i afėrt ai qė ėshtė mė i devotshmi, pa marr parasysh se cilėn normativė islame ekzistuese e praktikon apo e zbaton nė ritet e tia fetare. Nė botėn Islame janė tė pėrhapura kryesisht pesė drejtime juridike islame, ku mė shumė e ku mė pak: sistemi juridik hanefi, shafi, hanbeli, maliki dhe xhaferi. Duke u nisur nga thėnia profetike e tė dėrguarit tonė tė dashur Muhamedit a.s :
nė pyetjen se ēėshtė definicioni i fesė? u pėrgjigj: Besimi nė arsye, ēdo gjė qė feja mėson, urdhėron, ose ndalon duhet tė jetė e arsyeshme, dhe e kundėrta, ēdo gjė qė nuk pajtohet me arsyen e shėndosh bie ndesh me doktrinėn fetare, ēoftė sunite apo shiite. Nė bazė tė kėsaj tė gjithė drejtuesit e shkollave juridike islame e kanė pas pėr bazė kėtė thėnie tė profetit Muhamed, dhe shihni ēfarė thonė pėr kėtė:
Nė rast se mendimi im ėshtė nė pajtim tė plotė me Kuranin dhe Hadithin, atė e pranoni, e nė rast nuk ėshtė, hiqni dorė nga to. Imam Ebu Hanife.
Mos e mbėshtetni verbėrisht atė qė them. Mendoni vet dhe kontrolloni dėshmitė e mia , pasi qė nė ēėshtjet juridike dhe teologjike nuk ėshtė e lejuar mbėshtetje verbėrore ndaj tjetrit-Imam Shafiu.
Nė ēėshtjet juridike dhe fetare mbahuni bindjeve tė veta. Imitimi i verbėr ndaj mendimit tė huaj e bėnė njeriun tė verbėr, duke pas sy tė shėndosh-Imam Hanbeliu.
Gabimet nė kuptimet dhe interpretimet e mia tė ēėshtjeve juridike dhe fetare i nėnshtrohen kritikės. Vetėm interpretimi i Muhammedit a.s ėshtė autentik- Imam Maliku.
Askush nuk mė urren mė shumė sesa ata qė pohojnė se mė duan-Imam Xhaferi.
Dijetari aktual me famė botėrore tė doktrinės sunite nė botėn Islame shejh Jusuf el. Kardavi nė mėnyrė tė shkėlqyer e sqaron kėtė fenomen tė imitimit, tė pėrqafimit apo edhe tė ndėrrimit tė doktrinave tė caktuara Islame:
Ēdo pėrpjekje dhe ēdo shpenzim material , ėshtė i kotė, pasi qė nuk mund tė sjell sukses, edhe po tė sjell sukses ėshtė i paktė, minimal, i kujt do qoftė qė njė vendi apo populli mysliman i cili me qindra vite ka pas traditėn e ushtrimit dhe praktikumit tė doktrinės sunite, tė mund tė kalojė nė doktrinėn shiite, ashtu edhe tek vendet dhe popujt nė tė cilin me qindra vite ėshtė nė traditė ushtrimi dhe praktikimi i doktrinės shiite ėshtė e pamundur qė mund tė ndėrrohet me doktrinėn sunite.
Dijetari dhe ish lideri politik me famė botėrore tė doktrinės shiite nė boton Islame imam Homeini nė mėnyrė tė bukur e ka sqaruar kėtė problem tė ndarjes sė muslimanėve nė bazė tė doktrinės sunite dhe shiite:
Kush na ndanė neve muslimanėve nė suni dhe shii ai nuk i pėrket fesė Islame, sepse nė Islam me rėndėsi ėshtė devotshmėria ndaj Allahut . Vetėm tė devotshmit janė tė drejtė dhe mė tė afėrm tek Zoti nė kėtė botė.
Ēdo shtėpi e ka rendin e caktuar tė cilės i pėrmbahen anėtarėt e familjes, ashtu qė edhe nė Kosovė, Bashkėsia Islame e Kosovės e ka zyrtarisht dhe nė traditėn e saj tė gjerė tė ekzistuarit dhe vepruarit, ushtrimin dhe aplikimin tė riteve fetare sipas normativave tė caktuara islame juridike hanefite, tė cilėt myslimanėt e Kosovės ėshtė e udhės tė ndjekin dhe tė zbatojnė. Nė shoqėrinė demokratike, janė tė lirė tė vepruari OJQ-tė e ndryshme tė shoqėrisė civile, ato nuk bėn tė ndalohen me ligje, por me rėndėsi ėshtė qė gjatė punės sė tyre, preokupimi i tyre me ēėshtjet thelbėsore e esenciale ėshtė, e qė pėr mendimin tim aty qėndron edhe problemi akut i sotshėm i dekadencės myslimane nė botė, arsimi dhe shkenca pėr tė cilėn profeti ynė i dashur qysh me kohė pat thėnė dhe porositur: Dijen dhe urtėsinė merreni kudo ta gjeni, ajo ėshtė pasuri e humbur e besimtarėve.
Me kėto sfida me tė cilėt myslimanėt nė pėrgjithėsi nė botėn Islame ballafaqohen , e myslimanėt e Kosovės nė veēanti, ish myftiu i Prishtinės, dhe pėr mendimin tim dijetari mė i madh islam nė Kosovė, gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, tė epokės sė komunizmit, haxhi Sherif ef. Ahmeti, i cili para se tė shfaqeshin kėto dukuri apo trend tė reja qė i sollėn kėto valė tė reja demokratike pati thėnė qė moti me urtėsi e menēuri:
Mjedisit tonė nuk ėshtė i nevojshėm vehabizmi konservativ dhe shiizmi ekstrem.
Faik MIFTARI
Krijoni Kontakt