Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vetëvendosje ngre flamurin kuqezi në Merdarë, ndërhyn policia

    26 Nëntor 2012 - 13:49 | Kosova

    Vetëvendosje ngre flamurin kuqezi në Merdarë, ndërhyn policia

    Emri:  60796.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  37.6 KB

    PRISHTINE- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në Merdarë, që kishte si qëllim vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabelë ku shënohej “Mirësevini në Republikën e Shqipërisë”. Por pas këtij akti ka ndërhyrë policia e Kosovës, duke hequr tabelën dhe flamurin.

    Në një komunikatë për mediat aktivistët e Vetvendosje deklarojnë se “Ne zgjodhëm për ta vendosur flamurin kombëtar në Merdarë në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vite më parë, i cili organizoi luftë mbrojtëse pikërisht në këtë zonë kundër forcave serbe që po sulmonin Shqipërinë. Me të filluar vendosja e flamurit kombëtar në një shtyllë pranë pikës kufitare në Merdarë, Policia e Kosovës intervenoi brutalisht për t’i penguar aktivistët. Me gjithë këtë intervenim, aktivistët ja arritën që të ngrenë flamurin kombëtar si dhe të vendosin tabelën “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”, të cilat u hoqën më pas nga Policia e Kosovës, me t’u larguar aktivistët tanë”, thuhet në deklaratën e VV.

    “Hashim Thaçi duhet ta dijë që nuk ka nevojë ta drejtojë flamurin kombëtar përballë Sali Berishës, por përballë Serbisë”, thuhet në deklaratën e VV.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Duhet te bejne me shume V V

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Nuk e kuptoj perse nderhyn policia??? Ngriten flamurin shqiptare ne toke shqiptare!
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ngritja e flamurit dhe tabelave ,shenjave mireseerdhet ne .........
    eshte kompetence e organeve shteterore dhe bashkiake.
    Vetem bashkia dhe pushteti lokal ka te drejte te vendose flamuj dhe tabela ne rruge,sheshe
    dhe vende te tjera publike.
    Asnje organizate apo person nuk ka te drejte te ngule shtylle ne ambjente publike
    dhe ngrije flamurin ne koke te vet.Eshte gabim.As organizata apo parti me ligj nuk kane te drejte
    te fusin tabela,piedestale,monumente,objekte simbole,logo ne sheshe publike si objekte te perhershme.
    eshte gaabim dhe e paligjshme.
    Te drejte ka te vendose tabela,flamuj ka vetem bashkia dhe kjo behet pasi eshte bere nje mbledhje e posacme ne bashki.
    Eshte diskutuar si ide /propozim dhe eshte votuar nga keshilltaret e lagjeve ne mbledhjen ne bashki.
    pasi miratohet me vota ne bashki dhe bihet dakort,bashkia leshon dokument,vendim per ngritjen e flamurit ne nje shesh/rruge
    dhe cakton ndermarrjen komunale/sherbimeve publike te vendose shtylle ,tabele ngrije flamurin aty dhe fuse tekst ne tabele.
    Ai veprim i organizates eshte i pa mbeshtetur ne asnje vendim nga pushteti lokal,eshte i pa autorizuar
    nga pushteti lokal dhe prandaj eshte nderhyre nga policia.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Parimisht ke te drejte...
    Por, kushtet dhe rrethanat ne Kosove, pjeserisht edhe ne Shqiperi, nuk jane aq ideale qe gjerat te funksionojne ashtu sic thua apo propozion ti.
    Gjithashtu behet fjale per 100 vjetorin e ngritjes se flamurit dhe pavaresise se Shqiperise, praktikisht nje nder festat me te medha kombetare, qe nuk mund te krahasohen me situata apo jubile te zakonshme. Ne keso festash te medha, por edhe ne festa me te parendesishme vjetore etj. ne cdo vend te botes organet pergjegjese te shtetit lejojne edhe tejkalime dhe aksione qe ne kushte normale eventualisht jane ne kundershtim me ndonje rregull komunal etj.
    P.sh. kur Gjermania ka festuar bashkimin jozyrtar apo zyrtar asnje organ shteteror nuk eshte urdheruar apo kujtuar te kujdeset qe cdo aksion, politik apo jopolitik, simbolik etj. te jete absolutisht ne perputhje me ligjet dhe rregulloret e panumerta te shtetit dhe komunave per keso rastesh dhe raste te ngjashme.

    Sa i perket aksionit konkret te Vetevendosje, duhet te thuhet se ishte i menduar dhe i zbatuar si aksion apo proteste politike dhe jo si veprim i kunderligjshem, vandalizem etj.
    Perndryshe, ne Kosove shteti nuk funksionon plotesisht dhe mjaft njerez nuk i binden plotesisht Kushtetutes dhe ligjeve te atij shteti, te cilat jane imponuar dhe madje nuk zbatohen as nga vete organet me te larta te shtetit p.sh. ne kufi me Serbine, si dhe as legjitimitetit te dyshuar te institucioneve te dala nga vota e vjedhur.
    Ka edhe rrethana, arsye, ngjarje, zhvillime... te panumerta qe justifikojne dhe do te justifikonin shume aksione politike dhe jopolitike te te gjitha shtresave dhe institucioneve te Kosoves. Pllakata normalisht qe ish dashur te largohej, pas pefundimit te aksionit dhe pa dhune. Dhe jo pse aksioni ishte ne afersi te doganes me Serbine...
    Kurse per flamurin do te duhej te pergjigjej qeveria e Kosoves, pse per festen me te madhe kombetare nuk ka vendosur flamurin apo flamujt kombetar edhe ne kufi apo ne afersi te kufirit me Serbine?! ...

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Meqe thua qe ishte i menduar dhe i ligjshem atehere do te thote qe eshte marre leje ne komune dhe njoftuar
    autoritetet lokale,eshte bere marreveshje per kete grumbullim.Deri ketu ne rregull.
    Por ne kete marreveshje mund te jete vene kusht nga administrata e komunes qe te jete nje miting i organizuar dhe paqesor,mbahet fjalim,etj,por nuk eshte dhene leje
    te ngrihet flamur,te instalohet shtylle dhe tabela.Keto nuk jane ne marreveshje.Prandaj dhe policia ka nderhyre.
    Mundet qe shtylla me flamurin dhe tabela te jene instaluar ne truall,toke private dhe nuk i eshte marre leje
    pronarit te tokes qe ka provokuar telefonate te pronarit te tokes te policia.
    Nuk dihet se sa afer me kufirin me serbin eshte zhvilluar ky miting.ketu eshte nje gabim i madh per arsye se eshte bere
    miting shume afer me vijen kufitare.Te pakten 300 metra brez kufi nga krahu i territorit te fshatit duhet te jete clear i paster,pa qarkullim njerezish dhe pa asnje aktivitet. me nje fjale zona ne kufi te jete shume e qete.
    te organizosh miting proteste prane vijes kufitare aty perpara turinjve te ushtareve serb te kufirit,jo vetem eshte
    gabim por eshte idiotesi.Te pika e kalimit te kufirrit,aty ku kalojne makinat dhe ka kontroll dokumentash ekziston flamur
    shqiptar si simbol i territorit dhe shtetit shqiptar.
    Te ngresh ne ate zone afer vijes kufitare flamuj te tjere eshte gabim,pasi kjo mund te provokoje konflikt,
    ushtare serbe mund te qellojne me arme.
    Te organizosh miting dhe miting PROTESTE ne kufi eshte idiotesi,pasi ekziston rreziku
    qe ne keto grumbullime mund te kete elemente kosovare
    ekstremiste qe kane arme dhe ekziston rreziku te qellojne me arme drejt kufirit dhe vrasin ndonje serb.
    Ekziston gjithashtu rreziku qe ushtare serbe ta marrin kete miting si sfide,disrespekt dhe ndonjeri prej tyre
    te qelloje me arme drejt turmes qe eshte afer me kufirin dhe vrase.Se sa do vriten kush do vritet dhe si u vra
    atij ushtarit serb nuk i plas fare pasi per ate te gjithe shqiptaret jane armiq.
    Pasojat jane
    Nje miting u kthye ne mort
    U krijua nje incident
    U ktijua nje konflikt
    Media ne Kosove,Serbi dhe Shqiperi do versulet drejt kufirit
    marre informacion,bere intervista.
    Do provokohet urrejtje qe do manifestohet ne artikuj gazetash,radio TV
    qe do coje ne situate te acaruar.
    Do perfshihen ne konflikt presidente shtetesh,ministrite e jashtme,policia,hetusia
    Do kete arrestime,gjyqe,te vrare etj
    Pasojat do jene shume te keqia.
    Nqs do organizosh mitingje festive,me afer se 300 metra me kufirin
    ka rrezik te vriten njerez dhe festa te kthehet ne lufte,ne mort.
    Administrata dhe pushteti ne komune ka pergjegjsine qe te mos lejoje ne asnje menyre
    ngulje flamusjh ne afersi te kufirit dhe te mos lejoje asnje njeri ti afrohet vijes kufitare
    dhe jo mitingje/tubime me afer se 300 metra me kufirin.
    Veprim i drejte do ishte qe ti kerkohej,propozohej kryesise se komunes
    te ngriheshin flamujt ne pika te caktuara dhe te lihej komuna me njerezit e saj te merrej me ate pune,
    te instalonte flamuj dhe tabela. Ashtu si behet ne qytete Tirane etj ku bashkia merr persiper instalimet e flamujve
    banderolave dhe dekorimin ne rruge dhe sheshe.
    Ne zona kufitare duhet shume, shume kujdes me mitingjet dhe policia duhet
    te kontrolloje pjesmarresit te gjithe per arme mbajtje monitorizoje aktivitetin e turmes dhe
    ndaloje turmen ti afrohet kufirit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-11-2012 më 23:31
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    po pra dhe nuk kishte dy dite me pare qe sorollopi i qeverise Hashimi, natyrisht i tu Kosoves, çirrej nga Shkupi si do ti behej dikujt gardian,ti mbroje te drejtat e tyre, pos nese e ka menduar me gardian burgu
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Mardare vishet Kuq e Zi nga Vetëvendosja Qendra e Gjermanisë

    Sot në orët e hershme anëtarët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani kanë bërë vendosjen e flamujve kombëtar tek pika kufitare në Merdare deri tek hyrja në qendrës të Besianës. Këta flamuj në këtë festë të madhe duhet të jenë një simbolik e rrugëtimit tonë të gjatë për çlirim dhe bashkim kombëtar theksoj Arton Begu përfaqësues i pikës së Nyrnbergut.

    "100 Flamujt Kuq e zi do të jenë simbol i 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe këtë rrugëtim nuk do ta ndalim në asnjë formë derisa të arrihet qëllimi më madhor: Bashkimi i Kombit" theksoj Gazmend Islami që përfaqësonte Ballin Kombëtar në këtë aktivitet. Gjithashtu aktivistët e LVV qendra në Gjermani vendosën edhe flamurin Kombëtar në Pikën kufitare me Serbin në Përpellac.
    http://www.botasot.info/kosova/19874...-e-gjermanise/

    Emri:  merdare5.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  23.9 KB

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Meqe thua qe ishte i menduar dhe i ligjshem atehere do te thote qe eshte marre leje ne komune dhe njoftuar
    autoritetet lokale,eshte bere marreveshje per kete grumbullim.Deri ketu ne rregull.
    Por ne kete marreveshje mund te jete vene kusht nga administrata e komunes qe te jete nje miting i organizuar dhe paqesor,mbahet fjalim,etj,por nuk eshte dhene leje
    te ngrihet flamur,te instalohet shtylle dhe tabela.Keto nuk jane ne marreveshje.Prandaj dhe policia ka nderhyre.
    Mundet qe shtylla me flamurin dhe tabela te jene instaluar ne truall,toke private dhe nuk i eshte marre leje
    pronarit te tokes qe ka provokuar telefonate te pronarit te tokes te policia.
    Nuk dihet se sa afer me kufirin me serbin eshte zhvilluar ky miting.ketu eshte nje gabim i madh per arsye se eshte bere
    miting shume afer me vijen kufitare.Te pakten 300 metra brez kufi nga krahu i territorit te fshatit duhet te jete clear i paster,pa qarkullim njerezish dhe pa asnje aktivitet. me nje fjale zona ne kufi te jete shume e qete.
    te organizosh miting proteste prane vijes kufitare aty perpara turinjve te ushtareve serb te kufirit,jo vetem eshte
    gabim por eshte idiotesi.Te pika e kalimit te kufirrit,aty ku kalojne makinat dhe ka kontroll dokumentash ekziston flamur
    shqiptar si simbol i territorit dhe shtetit shqiptar.
    Te ngresh ne ate zone afer vijes kufitare flamuj te tjere eshte gabim,pasi kjo mund te provokoje konflikt,
    ushtare serbe mund te qellojne me arme.
    Te organizosh miting dhe miting PROTESTE ne kufi eshte idiotesi,pasi ekziston rreziku
    qe ne keto grumbullime mund te kete elemente kosovare
    ekstremiste qe kane arme dhe ekziston rreziku te qellojne me arme drejt kufirit dhe vrasin ndonje serb.
    Ekziston gjithashtu rreziku qe ushtare serbe ta marrin kete miting si sfide,disrespekt dhe ndonjeri prej tyre
    te qelloje me arme drejt turmes qe eshte afer me kufirin dhe vrase.Se sa do vriten kush do vritet dhe si u vra
    atij ushtarit serb nuk i plas fare pasi per ate te gjithe shqiptaret jane armiq.
    Pasojat jane
    Nje miting u kthye ne mort
    U krijua nje incident
    U ktijua nje konflikt
    Media ne Kosove,Serbi dhe Shqiperi do versulet drejt kufirit
    marre informacion,bere intervista.
    Do provokohet urrejtje qe do manifestohet ne artikuj gazetash,radio TV
    qe do coje ne situate te acaruar.
    Do perfshihen ne konflikt presidente shtetesh,ministrite e jashtme,policia,hetusia
    Do kete arrestime,gjyqe,te vrare etj
    Pasojat do jene shume te keqia.
    Nqs do organizosh mitingje festive,me afer se 300 metra me kufirin
    ka rrezik te vriten njerez dhe festa te kthehet ne lufte,ne mort.
    Administrata dhe pushteti ne komune ka pergjegjsine qe te mos lejoje ne asnje menyre
    ngulje flamusjh ne afersi te kufirit dhe te mos lejoje asnje njeri ti afrohet vijes kufitare
    dhe jo mitingje/tubime me afer se 300 metra me kufirin.
    Veprim i drejte do ishte qe ti kerkohej,propozohej kryesise se komunes
    te ngriheshin flamujt ne pika te caktuara dhe te lihej komuna me njerezit e saj te merrej me ate pune,
    te instalonte flamuj dhe tabela. Ashtu si behet ne qytete Tirane etj ku bashkia merr persiper instalimet e flamujve
    banderolave dhe dekorimin ne rruge dhe sheshe.
    Ne zona kufitare duhet shume, shume kujdes me mitingjet dhe policia duhet
    te kontrolloje pjesmarresit te gjithe per arme mbajtje monitorizoje aktivitetin e turmes dhe
    ndaloje turmen ti afrohet kufirit.
    Per nje flamur shqipetar ne territorin e shtetit te pavarur te Kosoves, per festen me te madhe kombetare, teoretikisht do te mund te fillonte edhe lufta e trete boterore...

    Parimisht cdo veprim njerzor, pavaresisht a eshte politik apo jo, mund te sjelle tragjedi te paparashikueshme lokale, rajonale dhe boterore.

    Fakti qe dikush nuk e duron flamurin kombetar te shqipetareve dhe ngritjen e tij mund ta shfrytezoje si shkas per sulme te armatosur apo ndonje veprim tjeter, nuk eshte arsye per te mos e ngritur flamurin. Nuk mund te fajesohet ngritesi i flamurit per veprimet kriminale te dikujt tjeter qe per arsye te ndryshme e pengon flamuri. Ndryshe do te ishte nese vendi ku ngritet flamuri eshte prone private e kundershtarit te flamurit, vend i banur kryesisht me banore te nje komunitetit tjeter etnik ose territor i nje shteti te huaj, ku nuk lejohet perdorimi i nje flamuri te tille. Edhe ne keso rastesh faji per veprimet kriminale do te ishte komplet i kryesit te vepres, jo i atij qe eventualish ka provokuar...

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Per nje flamur shqipetar ne territorin e shtetit te pavarur te Kosoves, per festen me te madhe kombetare, teoretikisht do te mund te fillonte edhe lufta e trete boterore...

    Parimisht cdo veprim njerzor, pavaresisht a eshte politik apo jo, mund te sjelle tragjedi te paparashikueshme lokale, rajonale dhe boterore.

    Fakti qe dikush nuk e duron flamurin kombetar te shqipetareve dhe ngritjen e tij mund ta shfrytezoje si shkas per sulme te armatosur apo ndonje veprim tjeter, nuk eshte arsye per te mos e ngritur flamurin. Nuk mund te fajesohet ngritesi i flamurit per veprimet kriminale te dikujt tjeter qe per arsye te ndryshme e pengon flamuri. Ndryshe do te ishte nese vendi ku ngritet flamuri eshte prone private e kundershtarit te flamurit, vend i banur kryesisht me banore te nje komunitetit tjeter etnik ose territor i nje shteti te huaj, ku nuk lejohet perdorimi i nje flamuri te tille. Edhe ne keso rastesh faji per veprimet kriminale do te ishte komplet i kryesit te vepres, jo i atij qe eventualish ka provokuar...
    Akti i ngritjes se flamurit per organizatoret eshte respekt ndaj flamurit,respekt per nje ngjarje historike.
    Por ngritja e flamurit me ceremoni dhe grumbull njerezish aty ne afersi te kufirit,mund te merret si
    provokacion nga serbet,mund te merret si disrespekt.per pasoje ato mund te shtijne me arme dhe vriten njerez.
    Pasoja e pare shume e keqe mund te vriten disa njerez dhe te vrarin nuk e ngjall dot.Fatkeqsi per familjet e te vrareve.
    C'vlere ka me vone se kush e ka fajin?A mendon ti se serbi do pranoje qe eshte fajtor ne ngjarje??Kurre,ato do thone ne shtyp
    qe na provokuan,na qelluan kosovaret me arme ,e genjeshtra te tjera.Shtypi ne Kosove do fajesoje serbet.Serbi do fajesoje kosovaret
    Kosovaret do thone "Chicken crossed the road"
    Serbet do thone"No no,Road crossed the chicken"Dhe do vazhdoje gjate po ky muhabet e lagu,se lagu.
    Do kete krize ne marrdhenie.Do perfshihen polici hetusi e perfaqsus zyrtare ne bisedime per konfliktin.
    E gjitha kjo per cfare?Per nje flamur qe u ngrit ne vend te gabuar te vija e kufirit.
    Kush paguan per ato te vrare,kush eshte pergjegjes dhe dikush do shkoje ne burg per akte te pamenduara dhe me pasoja shume te vrare te pafajshem.
    Ato qe organizojne tubime te tilla dhe ceremoni duhet ti mendojne gjerat me mire.Flamuj te ngrihen,nuk jam kunder,
    por te ngrihen jo ne zona kufi aty ku ndahet territori ku mund te kompromentohet qetesia ne rajon,siguria dhe jeta e njerezve.
    Ti thua qe ngritesi i flamurit ska faj fare,por hetusia dhe prokuroria do e gjykoje komplet ndryshe situaten dhe do jape deklarate qe fajtor eshte
    organizatori i ceremonise qe ka percaktuar dhe vendosur ku do behet grumbullimi dhe ceremonia e ngritjes se flamurit.
    Nqs organizatori do zgjidhte nje vend tjeter per ngritje flamuri,jo ne vijen kufitare,atehere incidente te tille dhe vrasje njerezish nuk do ndodhnin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •