Hiqeni dispozitën që nuk na lejon të bashkohemi
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një intervistë për Radio Dukagjinin ka theksuar se Kuvendi i Kosovës duhet të thërras referendum për ta shfuqizuar dispozitën kushtetuese që pengon bashkimin me Shqipërinë.
“Kuvendi i Kosovës duhet ta qoj në një referendum popullor ndryshimin e asaj dispozite”, ka thënë Spahiu.
Ai ka shtuar se faktori ndërkombëtar gjithmonë do të jetë kundër bashkimit, përderisa qeveritë dhe parlamentet nuk e kanë politikë zyrtare bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Faktori ndërkombëtar natyrisht që është i detyruar të ndryshoj qëndrim. Historia e Evropës moderne, historia e të gjithë precedentëve të bashkimit të shteteve nuk njeh asnjë rast kur popujt shprehen për bashkim, parlamentet ratifikojnë bashkimin, qeveritë e kanë në agjendë bashkimin, problemet ndërkombëtare juridike dhe diplomatike lindin vetëm nga shpërbërjet territoriale”, ka shtuar Spahiu.
Varësisht nga suksesi i Federatës Shqipëri-Kosovë, atëherë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Çamërisë do të mund t’i bashkoheshin kësaj federate, ka potencuar kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, raporton RTV Dukagjini.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...te-bashkohemi/
Krijoni Kontakt