AK në Morinë, do bashkojmë Kosovën me Shqipërinë
Publikuar më 28.11.2012 | 14:58
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi nga Shqipëria dhe Kosova zhvilluan në orët e pasdites së sotme një aktivitet sensibilizuaes në tokën neutrale, në Morinë. Me flamuj kuq e zi, aktivistët bënin thirrje për një Shqipëri etnike.
Ndërkaq, Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar edhe peticionin për bashkimin e Shqipërisë etnike.
Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi (AK) nga Shqipëria e Kosova, pasdite pritet të mbërrijnë në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
/Shekulli Online/ E.L/
Krijoni Kontakt