Shekulli i milingonave
Sėshtė e lehtė tė mbijetosh si njė milingonė. Aq mė tepėr kur edhe elefantėt apo krokodilėt i tremben folesė tėnde.
Fatkeqėsisht kohė tė tilla kanė egzistuar dhe do tė egzistojnė.
Ashtu si cdo insekt tjetėr, edhe milingonat kanė tė metat e tyre. P.sh nė njė koloni milingonash shpallen dy, tre ose mė shumė princėr ose princėresha. Kėtė tė metė e kanė shfrytėzuar edhe shumė kalorės tė huaj, tė cilėt kur i shihnin milingonat kaq tė vogla, zgėrdhiheshin plot mburrje.
-Nuk kam nevojė tė bėj pis shpatėn me kėto insekte gjynahqare.
Mjafton qė patkojt e kalit tė shkelin mbi foletė e tyre dhe ato japin shpirt.
Por kalorėsi u gabua rėndė, sepse midis hapėsirės sė patkojve tė kalit mbijetonin gjithmonė milingona, tė cilat arratisenin ose nėn tokė, ose nė majat e larta tė ullinjve, ose nėn qiejt e tjerė, ku u lejohej tė krijonin folenė e tyre nėn tokė.
Pjesa mė e madhe e kalorėsve, sidomos ata me kuaj nė formė gjysmė hėne e panė tė udhės tė mbyllnin njė paqe dinake me milingonat.
-Mjafton qė ju tė na sillni kokrra gruri, thėrrime floriri dhe ushtarė kur ne tė kemi nevojė. Nėse e bėni kėtė, ne do tju lėmė tė qeta. Majat e shpatave tona nuk do ti ngulim nė trupet e juaja mikroskopike.
Ushtarėt milingona, kundėrshtuan menjėherė, pėrvec princėrve dhe princėreshave tė shumta prej tė cilėve ato drejtohenin.
Sepse sic e thamė edhe mė sipėr, kjo ėshtė njė ndėr tė metat e mėdha hierarkike tė milingonave.
Mbas shumė kundėrshtimesh e zėnkash nė kampin e milingonave, kalorėsit me callė tė kuqe arritėn ti mbajnė nėn kontroll milingonat.
Nė realitet ushtarėt milingona e humbėn pėrsėri lirinė e tyre, pėrvec 5 princėrit tė tyre.
Sidoqoftė ato mund tė flitnin gjuhėn e tyre, por jo ta shkruanin atė.
Kalorėsi i trembej mjaft gjuhėve tė milingonave, sidomos gjuhės sė milingonave tė shkėmbijve, me fole pranė folesė sė shqiponjave.
Dhe milingonat nuk arrinin ta kuptonin se si ishte e mundur qė gjithė ai goxha kollos kalorėsi, me shpatė tė hekurt, tė gjatė tu trembej gjuhės sė milingonave. Milingonat edhe talleshin me tė, bėnin batuta.
-Kalorės i madh, me gojė njėzet herė mė tė madhe se foletė tona,
I trembet gjuhės tonė, mė tė vogėl se brima e gjilpėrės.
Por kalorėsi ishte i vendosur. Sa herė qė milingonat shkruanin, p.sh fjalėn "shqiponjė", nė faqen e butė tė tokės, ata i bėnin ato mish tė grirė.
Kaluan pra disa mijėra vjet, derisa milingonat arritėn tė shkruajnė gjuhėn e tyre. Kalorėsi me callė tė kuqe bėri gabimin fatal: ai u shtri tė flinte poshtė njė ulliri, por harroi se njė ditė mė parė ai i kishte sulmuar milingonat, tė cilat ishin arratisur nė gavrat e trupit tė saj.
Sapo e panė atė tė flinte, iu sulėn nė gojė.
Kalorėsi vdiq mė shumė nga meraku se goja dhe stomaku i tij ishin mbushur me milingona, sesa pamundėsia pėr ti s'mprasur ato.
Tė nesėrmen, ato u ngjitėn nė njė ballkon tė vogėl. Aty njė plak i urtė, iu lut tė shtrihenin nė njė shami tė kuqe, ku ishin vizatuar dy kokė shqiponjash.
Milingonat refuzuan. Ato iu trembėn dy kokave tė shqiponjave.
-Je i sigurtė o plak i urtė se shqiponjat nuk do na lėndojnė mė. Nuk i ndiejmė kėmbėt e kokėn nga dhimjet shekullore.
Plaku i urtė i siguroi ato se vuajtjet e tyre mbaruan.
Dhe kur milingonat hallmėdhaja, menduan se tė kėqijtė i lanė rehatė, u shfaqėn nė qiell ca insekte tė mėdhenj qė fluturonin sikur pilotėt e tyre kishin pirė alkol. Milingonat ishin tė lira ti mallkonin ato nė gjuhėn e tyre por tė paafta ti dėbonin ato tutje.
Njė ditė nė qiell u bė nami. Insektet ndaluan pėr pak sė bombarduari foletė e milingonave. Ato filluan tė luftonin kundra njėri-tjetrit. Madje lufta shfaqi armė tė reja. Milingonat e hutuara panė dhe ndjenė mbi trupet e tyre tė plagosura zinxhirėt e tankeve. Po atė ditė ato panė njėrin prej mbretėrve tė tyre tė arratiset drejt Adriatikut.
-Si ėshtė e mundur tė bėhet kaq shumė potere pėr tė pushtuar njė grusht milingonash. Foleja jonė ėshtė mė e vogėl se tyta e tankut?
Ushtari i zemėruar nga ankesat e milingonave e rrotulloi edhe tre herė tė tjera tankun mbi foletė e milingonave. Gjatė rrotullimit tė tankut, atij i ra fotografia e mbretit tė tij, njė burrė me mustaqe katrore nė formėn e vulės sė doganės.
Si tė mos mjaftonin andrallat e panumėrta nė familjen e milingonave, plasi pėr tė satėn herė sherri midis princėrve.
Njėri thoshte se milingonat e kanė gjakun e kuq, tjetra thoshte ngjyrė blu. Situata u keqėsua mjaft, saqė pėr herė tė parė nė historinė e tyre, milingonat u sunduan prej njė mbreti tė vetėm, dicka kjo e re, mbasi ato ishin drejtuar gjithmonė prej tė paktėn tri princėr. Mbreti nė fakt bėri dicka tė panatyrshme pėr milingonat. Ai ndėrtoi mure, dhe qėlloi qė ky mur e ndau nė mes folenė e milingonave.
Mbas dyzet viteve mbreti i milingonave vdiq. Milingonat u kthyen nė origjinė. Disa prej milingonave u hakmorrėn ndaj mbretit dhe i hėngrėn gishtat e kėmbėve, ndėrsa disa tė tjera, vigjilojnė edhe sot e kėsaj ditė para gojės sė tij.
Ka edhe nga ato qė kėndojnė nė gjuhėn e gomerėve.
Sot kanė kaluar njėqind vjet, qysh kur milingonat u ndjenė tė lira tė shkruajnė gjuhėn e tyre. Milingonat dhe princėrit e tyre mendojnė ndryshe rreth shekullit tė lirisė. Disa thonė qė vetėm princėrit kanė qenė te lirė, ndėrsa disa tė tjerė thonė se edhe ushtarėt kanė qenė tė lirė. Por unė nuk do zgjatem nė kėtė cėshtje. Kjo ėshtė cėshtje e brėndshme e milingonave.
Jeta e milingonave ėshtė pėrmirėsuar mjaft. Nė kohėt tona pranohen jo vetėm insektet e mėdha, si grenxat, kacabunat, gjarpėrat por edhe mizat apo milingonat.
Gjuha qė unė po flas sot, quhet gjuha e milingonave.
Unė jam mjaft i bindur se milingonat janė tė pamposhtme. Shpresoj qė kėtė ta kuptojnė jo vetėm kalorėsit e dikurshėm por edhe gomerėt e sotėm, tė cilėt sado qė tė jenė tė fortė e tė vrapojnė shpejt, ata nuk mund ti trembin milingonat me pėllitjet e tyre.
Edhe armiqtė e milingonave, tė cilėt tremben prej foleve tė mėdha sic u pėlqen ti quajnė, duhet ta kuptojnė shumė mirė, se foleja e milingonave ėshtė dhjetė herė mė e vogėl sesa vrima e penisit tė tyre.
Pra milingonat nuk duhet tė dyshojnė e tė mendojnė kurrė se foleja e tyre ėshtė e madhe, sepse sado e madhe qė ajo tė jetė, ajo ėshtė gjithnjė mė e vogėl se sa goja e njė gjarpėri.
Nė mbyllje, mua si shkrimtar milingonat nuk mė inkurajojnė vetėm meqė unė flas gjuhėn e tyre. Jo, jo, ėshtė dicka mė shumė. Zemra e artistit prehet nė shpirtrat e qėnieve tė vogla, tė cilat nė pamje tė parė duket sikur ato mund tė mposhten por nė realitet ato janė pjesė e trupit tė natyrės, ashtu si edhe milingonat. Ato me trupin e tyre tė vogėl mbartin kokrra gruri, dy herė mė tė rėnda se sa trupi i tyre. Pėrpjekjet e tyre janė burim i pashtershėm pėr mua si shkrimtar, tė shkruaj pėr to e bekoj Zotin qė mė dha lirinė, dashurinė tė pėrshkruaj mrekullitė dhe marrėzitė e tyre.
Gėzuar festėn e lirisė sė milingonave. Zoti i dhantė kurajo milingonave ushtare dhe mend e dashuri princėve dhe princėreshave tė tyre.
Rroftė Zoti i qėnieve tė vogla. Rroftė Zoti i milingonave dhe mushkonjave.
Rezart Palluqi
Holandė nėntor 2012
Krijoni Kontakt