Ky eshte Muhammedi alejhi selam, ju kush jeni?
Muhammedi alejhi selam eshte i derguar i Allahut. Allahu e dergoj ate per ta ndryshuar historine. Ta kthej njerzimin ne rrugen e drejt. Pasi qe kan qen te zhytur ne bestytni te kota, tradita injorante dhe te padrejta, devijime morale dhe adhurime ndaj shejtanit dhe ushtrise se tij. Erdhi Muhammedi alejhi selam per ta nxjerre njerzimin nga erresira ne drite, ta udhezoje ate ne rrugen e drejte, tia hape syte pas nje verberie dhe devijimi, ta nxjerr ate nga adhurimi i njerzve ne adhurimin e Zotit te njerzve, nga ngushtica e dynjase ne gjersine e saj dhe ahiretit-amshueshmerise, nga padrejtesite e feve ne drejtesine e Islamit.
Allahu thot: Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrgarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, edhe pse e urrejtėn idhujtarėt. Tevbe 33
Muhamedi alejhi selam nuk eshte dergu per diq tjeter , por vetem meshire per njerzimin dhe per te shpetuar ata nga humnera. Thirrja e tij eshte per nje jete per plot lumturi e hare nen hijen njeshmerise se Allahut. Thirrja e tij eshte shkak per meshiren e njerzimit mbare. Allahu thot:
E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat. Enbija 107
Thirrja e tij eshte jete per zemrat dhe trupat, eshte shkak per nje jete te lumtur ne kete bote per njerzit dhe xhinnet si dhe shkak per nje lumturi te amshueshme ne Xhennete.
Allahu thot: O ju qė besuat, pėrgjigjuni All-llahut dhe tė dėrguarit kur ju ftojnė pėr atė qė ju jetėson (ju ngjall), dhe dijeni se All-llahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se te Ai do tė tuboheni! Enfal 23
Muhammedi alejhi selam ka qene shume i brengosur per njerzimin, ka sakrifiku vetveten per ti udhezuar ata . Ju erdhi i dėrguar nga mesi juaj. Atij i vie rėndė pėr vuajtjet tuaja. I brengosur pėr besimtarėt, i butė dhe i mėshirėshėm. Tevbe 128
Aq shume ka qen i brengosur sa qe nga dhimbja e thell qe kishte ndaj tyre u merzite aq shume thuajse zemra iu coptohej pse ata nuk po i pergjigjen thirrjes se tij. A thua ti, do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi pas tyre, nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kuranit)? Kehf 6
Allahu nuk e ka derguar Muhammedin alejhi selam per asgje tjeter por vetem per ta plotesuar misionin e pejgamberve tjere persoseshmerine e vlerave morale Ka thirre ne cdo etike morale dhe ka ndalu nga cdo gje amorale.
Jam derguar per tplotesuar vlerat morale
Hadith: transmeton Imam Ahmedi 8595 nga Ebu Hurejra radiajallahu anhu me sened zingjire te vertet
Edhe Shejh Albani eka vertetu ne Sahihul-Xhami 2349
Ashtu siq ka qen thirrja e Muhammedit alejhi selam me vlera morale, te tilla ka qene fjalet dhe veprat e tij. Ai ka arrite ne gradat me te larta te etikes dhe moralit, sa qe askush nuk ka rrite dhe as qe ka per te arrtite ne ato grada. Mjafton lavdata e Allahut ndaj tij ku thot:
Ti vertet je ne pjetesdalin me te lart te moralit
Mu per kete nuk eshte per tu habitur pse Allahu e ka bere modelin e tij adhurim dhe pasimin e tij rruge te Xhenntit.
Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e All-llahut nė botėn jetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh All-llahun. Ahzab 21
Biles pasimin e Muhammedit alejh iselam Allahu e ka bere shenje dhe indikacion qe verteton dashurine e Allahut dhe shenje e vertetsise se kesaj dashurie, si dhe shkak i dashurise se Allahut ndaj roberve te Tij dhe faljes se Tij ndaj tyre.
Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, tju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė. Ali Imran 31
Allahu e ka zgjedhe Muhammedin alejh iselam qe te jet vula e Pejgamberve, gje qe nuk do te kete Pejgamber mbas tij. Nuk ka shpetim pa e besuar ate dhe pa e pasuar rrugen e tij. Cdo rruge tjeter eshte e mbyllur perveq rruges se tij.
Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send. Ahzab 41
Si dhe e ka zgjedh Muhammedin elajhi selam per tia shpallur librin me te madh qiellor e ai eshte Kurani. Liber ky i cili eshte derogues i librave te me hershme qiellore
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritėm librin (Kuranin) e vėrtetė qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshme dhe garantues i tyre. Maide 48
Allahu e ka zgjedhur Muhammedin alejhi selam per tbartur mesazhin me te mire, sheriatin e vetem te kompletuar dhe fene me madhore fen Islame. Dhunti e persosur me te cilen Allahu nderoj njerzimin mbare.
Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (tė hajė nga tė ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qėllim mėkatin, All-llahu falė shhumė dhe ėshtė mėshirues. Maide 3
E ka vequar Allahu ate me shoket me te mire dhe me pasuesit me me vlere te cilet kan qene argumenti me i mire qe flasin per persoseshmerine e tij morale dhe deshmitare historik te ndikimit te tij ne shendrrimin e nje gjenerate te ter prej nje injorance injorante, nje jete e zymt dhe besime te shtremberuara ne nje njeshmeri te khjellet dhe nje sheriat te paster
ne nje persoseshmeri njerzore dhe ngritje morale.
Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete, ti i shehkah pėrulen (nė rukuė), duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), e kėrkojnė pre All-llahut qė tė ketė mėshir dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil. Ata janė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trungun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi) Pėr tua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve. All-llahu atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira u premtoi falje tė mėkateve dhe shpėrblim tė madh. Feth 29
Allahu ka zgjedhur Ummetin e tij qe te jene deshmitare per njerzimin, pastaj e ka zgjedhur ate te jet deshmitar per kete Ummet
Allahu e ka zgjedh Muhammedin alejhi selam qe te jet i pari ai i cili i hapet toka diten e gjykimit dhe te jet ndermjetsuesi i pare.
Une jam zotriu i bijve te Ademit pa lavdata, Une jam i pari ai qe me hapet toka diten e gjykimit pa lavdata. Une jam ndermjetesuesi i pare pa lavdata dhe bajraku i falenderimit eshte ne doren time diten e gjykimit pa lavdata.
Tirmidhiu3548 Ibn Maxhe 4298 e vertetoj shejh Albani ne Sahiha 1571
Biles dera e xhenntin nuki hapet askujt tjeter perveq Muhammedit alejhi sleam.
Thot Pejgamberi alejhi selam: Vi te dera e xhennetit dhe kerkoj te hapet. Pergjegjesi pyt, kush jeni ju? I them: Muhemmedi.
Pergjegjesi Jam i urdheruar te mos ia hapi dikujt tjeter para teje.
Muslim: 292
Ne nje hadith tjeter thot: jam i pari qe troket deren e Xhennetit
Muslim:290
Biles Allahu ka zgjedhur qe Ummeti i Muhammedit alejhi selam me qene Ummeti i pare qe do te hy ne Xhennet. Siq thot Pejgamberi alejhi se lam:
Neve te mbramte, jemi te paret diten e gjykimit. Neve jemi te paret qe do te hym ne Xhennet
Buhariu 231 Muslimi 1413
Vertet pejgamberi Muhammed alejhi selam eshte zoteriu i njerzimit dhe me i miri Pejgamber. Ai eshte ne graden me te lart, ne poziten me te ngritur. Ati i jan dhen vlera dhe veqori qe nuk i jan dhen e as qe do ti ipen dikujt tjeter per veq atij. Ai eshte reja ne qiell, nuk i bejne dem te lehurat e qenve. Ai eshte pika me e larte, nuk mund ta mbrrijne shigjetat e armiqve. Ai eshte nje rrokaqiell nuk mund ta levizin shpifjet e kafirave e as genjeshtrat e mushrikve.
O ju musliman
. Krenohuni qe jeni pasuesit e Muhammedit alejhi selam. Bene nga nje sexhde ne shenje falenderimi qe jeni vllezerit e Muhammedit alehi selam. Myzhde o ju qe e doni Muhammedin alejhi selam se do te jeni me te ne Xhennete ne koltuqe perballe njeri tjetrit. Kurse pasuesve te shejtanit
atyre qe ia kan drejtu shigjetat zotriut te njerzimit, iu them: Ky eshte Muhammedi alejhi selam
.Ju kush jeni?
Krijoni Kontakt