
Postuar mė parė nga
Nuh Musa
Rolo,
Paske ngran dicka te mire, e tu kanka klthjellu truri, si ka mundesi kjo pyetje
".futja ti aspektit socijal,mua me intereson si nje musliman poligamist arrin ta ndaj zemren ne 4 pjese (c`ka i keshillon allahu ti ndaj ndjenjat nga 25 % )"
Po e gjete pergjigjen, do ta gjejsh edhe VLEREN e vertete te poligamise !!!
Ja nje rast special e i fresket.
Nje bashkfshatari tim i ka vdek gruaja para disa viteve, dhe si eshte zakon nder shqiptaret, i bejne nuse kah mos (eshte diku 60 vjecare). Njera nder ta ka qene nga shqiperia. Vellezerit e te propzuares i kane venduar aman kusht, duke i thene, se po qe se e mer motren e tyre, ata kerkojn qe te lind edhe nje nip ose mbese, qe te lidhin gjakun (kjo dukuri gjeniale, ne aspektin social madheshtore dhe civilizim i larte, gjindet pikerisht edhe ne kulturen arabe, ndash aktualen, ndash paraislamiken).
Pra, duke u nis nga ki shembulli real me larte, paramendo tash MOTREN E NUHES (fatkeqesisht me ka vdek duke qene bebe, nje vit e gjysem me vogel se une)........o burr i dheut, po, ajo do te pesonte kete fat makaber, kur do ti kish vdek burri e femija, e nuha e dy vellezerit tjere te saje, kur do ti kish vdek baba e nena, e kur do te kish mbet ne rruge per sadaka te popullit. Atehere, do te kisha qen i kenaqur, po qe se te ish gjet nje zemermire, e ta strehonte motren mos te me mbetet ne rruge, e te me ishte me e pavlefshme se nje cope qilimi ne qoshe te odes (hadith i pejgamberit te muslimaneve) !, kete islami e propagon, kjo eshte civilizim i larte, ku raste sociale nderlidhen me gjak, me emocione, me pergjegjesi....islami nuk propagon shtepia publike, ku me taksat e miletit, do te perkujdesen filan fisteket, qe nuk kane piken e lidhjes emocionale me njerezit mbi te cilet ju eshte dhene pergjegjesia me u kujdes (a nuk lexon, a nuk shikjon abuzimet ne raste te ketilla ne ditet e sodit ???).......islami socializmin e nderlidh me emocione, qe pergjegjesia te kaloje nga sfera siperfaqesore ne ate thelbesore, qe keshtu te sigurohet mireqenja e pergjithshme.......
Pake jane ata ogurzezat qe keqperdoren, ndoshta ne ditet e sodit me shume, se nuk ka me shqiptare hundlesha, qe e bejn nje dhender te eger me e pijt ujin me pamuk. Por, nuk ka burre shqiptare, qe motren e vet nuk e don, ja shembullin me larte qe ta ceka, dhe nuk ka ketu teori, te behet miza bellice, sic pretendoni ju trimat e forumit.
Ke ndegju nder grate kur thojn, "e ka mare per femije"........ky eshte rasti i vetem, se paku nder shqiptaret musliman, ku nje burre ka patur me shume se nje grua, dhe qe ndoshta ta shpjegon ate pyetjen tende me perceptimin e dashurise. Te mbajsh nje grua qe nuk lind, ajo ka te beje vetem me dashuri te sinqerte (ngase ligji e lejon edhe divorcin ne kete rast). Kurse ka plot gra, qe jane te gatshme te martohen me burre te martuar, vetem qe ti ikin fatit te keq qe i ka gjet. Jeta eshte e RRENDE !!!, andaj edhe une perzonalisht, akoma nuk kam has ne shqiptare me te kaluare plot te zeza, qe nuk i lutet Allahut, qe nuk ka shprese ne Ate (mos me caj barkun tash me determinismin).
Shembujt jashta kultures muslimane shqiptare, duhet te trajtohen nder prizmin e asaj kulture, ngase islami i ka zhduk degjenerimet e kulturave qe i kane rra nen pushtet, jo adetet e mira qe nuk jane ndesh me ligjet e Allahut.
Fundi i fundit, gjithsej eshte kjo ceshtje ligjore, ne shoqerite muslimane ka qene e tille, dhe eshte e tille, dhe do te mbetet mbi gjithe koherat e tille. Ne shoqerine tone nje martese poligame nuk eshte e mundur. Nje burre per shembull me nje grua qe nuk lind, duhet te divorcohet, por cka nese e don edhe gruan, edhe femije ???, ta prodhoje nje ne retorte ???, te ja mbaje nje nene me qera (sic e bejne ciftet homoseksuale) ???
Hajt tregom, perceptoma hollesisht deshiren e nje burri per femije, te cilit bashkershortja ligjore nuk mund ti lind femije per arsye medicinale, ne sferen ligjore aktuale. Plotesoaj deshiren nje njeriu ne kete gjendje. Se pari pergjigju aman ne pyetjen se a KA NJE RAST TE KETILLE ???
Dije, se Kurani e ka mare persiper detyren me qene i VLEFSHEM per tane koherat, jo vetem per periudhen qe jetojm sot, ngase sot metevertet ka plot dispozita kuranore, qe NUK NA NEVOJITEN, aman, kjo nuk e arsyeton "menjanimin" e tyre. Bota e civlizuar ka ne perdorim akoma ligje qe jane te perpiluar ne mesjete, dhe qe jane VALID, po qe se ka raste qe duhet te u referohen atyre. Edhe ligji i poligamise, ai nuk te inkurajon te bejsh maskarlleku me ate, ai vetem eshte aty, per me u perdore kur te nevojitet. Dhe kjo eshte pika. Si mund nje sheik nga arabistani ta arsyetoje nje martese poligame, ajo mbetet mesele e vet atij, kadijut dhe nuses (nuseve)....por kjo, duhet te na interesoj neve ???
Ketu nuk ka patetizem, shembujt qe ti ceka i ke ndoshta edhe ne rrethin me te afert familjare, ne ate te gjerin SIGURISHT........problemet kerkojn zgjidhje, Kurani nuk respektohet nga muslimanet se ashtu e trashegojme ne, por thjesht se ne te ka shprese dhe drite, e cila eshte EKSKLUZIVIKISHT VETEM PER TE MIREN E FARES SE NJEREZISE, ketu nuk ka as piken e dyshimit !!!
Tung
Krijoni Kontakt