Gilman Bakalli

Fillimisht duhet tė diskutojmė mbi faktin nėse sakrifikimi i 1000 qengjave dhe torta 40-tonėshe mund tė konsiderohen si strategji PR-i qeveritar. Nėse po, ėshtė njė akt simbolik i ngjashėm me njė ritual tė famshėm tė indianėve amerikano-veriorė, me emrin Potlach, pėr tė cilin na raportojnė antropologė tė shumtė qė nga Franz Boas, Marcel Mauss e deri te Lčvi-Strauss. Gjatė kėtij rituali, fiset indiane festojnė pėr ditė tė tėra festa gjigante, duke therur bagėti dhe duke konsumuar sasi ekstreme mishi e peshku. Festa Potlach ėshtė jo vetėm shpėrdoruese, por edhe shkatėrruese: digjen objekte tė ndryshme, thyhen enė prej balte, mishi flaket nė rrugė, shkėmbehen dhurata jashtėzakonisht tė shtrenjta. Shkurt, festa arrin kulmin kur gjithkush konsumon, shkatėrron dhe flak mall e pasuri sa mundet. Kryetari i fisit qė ia del tė shkatėrrojė mė tepėr, shpallet si kryetar i tė gjitha fiseve tė zonės. Potlach ėshtė njė ritual, pėrmes tė cilit fiset manifestojnė fuqinė dhe begatinė e tyre duke shpėrdoruar ekstremisht resurset e brendshme, duke shkatėrruar nė mėnyrė frenetike pasurinė e akumuluar nė njė garė imagjinare e simbolike me fqinjėt rivalizues. Duhet shtuar se Potlach-u ėshtė i ndaluar me ligj nė Amerikė dhe nė Kanada nė mesin e shekullit tė 19-tė. Gjurmė tė irracionalitetit tė kėsaj feste gjen p.sh. nė dasmat shqiptare, tė cilat familjet shqiptare, para viteve ’90, i bėnin tė mėdha e tė bujshme e me qindra tė ftuar, pavarėsisht varfėrisė ekstreme ku ato ndodheshin. E gjen edhe sot nė Shqipėri, kur qeveria jonė mburret duke bėrė tė ditur publikisht se ka vendosur tė hapė shkolla nė Afganistan, apo duke dhuruar 300 mijė euro pėr njė vend tė largėt si Indonezia, tė dėmtuar nga njė tėrmet apo cunam…

Natyrisht qė ka dallime thelbėsore tė asaj qė pritet tė ndodhė javėn e ardhshme nė festėn e 100-vjetorit tė Pavarėsisė me Potlach-un e fiseve primitive. Por nė semantikėn e tyre thelbėsore tė dy ritualet mbeten tė njėjta. Qeveria shqiptare feston nė mėnyrė shpėrdoruese resurset e brendshme, u servir mysafirėve fqinjė apo tė ardhur nga larg iluzionin e bollėkut shqiptar nė njė kohė krize.

A mund ta argumentojė opozita kundėrshtimin e saj tė vendimit tė Komitetit tė Festės? Jo! Opozita nuk mund ta rrėzojė racionalisht kėtė PR, sepse ritualet kanė logjikėn e tyre tė brendshme, falė sė cilės ato i mbijetojnė shekujve. Por opozita mund ta ironizonte vendimin e Komitetit pėr Festimet duke shfaqur pamje nga Potlach-et tradicionale ku shfaqen krerėt e fiseve nė garė me njėri-tjetrin pėr tė konsumuar e shpėrdoruar mė shumė mish. Nėse opozita, pėr arsye tė “political correctness”, nuk do tė dėshironte tė paraqiste imazhe festive ku Meta, Grossruck e Wohlfarth shfaqen duke u dendur nė mish qengji, ajo mund t’i referohet librit “Masat dhe pushteti”, ku Elias Canetti flet pėr hamėsit e mėdhenj, te tė cilėt turma festive sheh prijėsit e saj. (Mos vallė barku i fryrė cep mė cep i Metės, faqet e kuqe tė ndritshme tė Wohlfarth apo mustaqet e yndyrshme tė Grossruck apo Erdogan u japin njerėzve tė trullosur nga festa garancinė se rreziku i krizės ka kaluar?) Po tė mos mjaftohej me kaq, opozita mund tė ironizonte skenėn e mbllaēitjes kolektive apo tė konsumit demonstrativ tė mishit nė shesh duke na i ēuar pėrfytyrimet tona nė fisin afrikan Bantł, atje ku aktiviteti kryesor i prijėsve tė fisit konsiston nė konsumimin e sasive kolosale ushqimore, atje ku e njėjta fjalė “fouma” nė gjuhėn e kėtij fisi shenjon dy folje “ha” dhe “sundoj”, atje ku identiteti fisnor pėrforcohet nėpėrmjet ritualit tė tė ushqyerit bashkė me prijėsin, atje ku kryetari i fisit bėn mėkatin mė tė madh, nėse nuk shqepet duke ngrėnė publikisht si shenjė garantuese e mirėqenies kolektive.

Ndėrsa njė zėdhėnės qeveritar mund ta mbronte vendimin e Komitetit tė Festės, duke e interpretuar atė si njė kurban qė bėhet pėr tė nderuar atė Zotin, tė Plotfuqishimin, i cili fiks nė vigjiljen e ditėlindjes iu shfaq Kryeministrit nė ėndėrr duke i premtuar me njė gjuhė paksa tė errėt e hermetike, edhe njė mandat tė tretė. Nėse zėdhėnėsi do tė kishte sensin e humorit, ai mund tė shtonte se kurbani i kafshėve bėhet edhe pėr tė larguar e pėr tė zmbrapsur ndjekėsit e pushtetit. Kokat e prera tė 1000 deshve i mjaftojnė qeverisė pėr tė zmbrapsur shpirtrat e ligj nė ndjekje tė pushtetit. Pėr ta pėrligjur edhe mė fort vendimin e Komitetit, zėdhėnėsi ynė do tė na tėrhiqte vėmendjen drejt Natyrės, botės sė kafshėve, e cila na ofron shembuj tė dhimbshėm, tejet tė dhimbshėm kurbani, shembuj aspak frymėzues pėr t’u ndjekur nga strategėt e PR-it. Disa kafshė, si kastori pėr shembull, tė ndjekur nga grabitqarė tė rrezikshėm, ndalen, dhe, nė njė akt vetėflijimi tė pjesshėm, pėrkulen dhe kėpusin me dhėmbė testikujt e tyre (vetėtredhen) dhe ia hedhin ndjekėsit. Pak a shumė siē bėn njė njeri qė ka rėnė nė duart e grabitėsve: ul pėrdhč gjėrat me vlerė nė shkėmbim tė jetės sė tij. Kush do ta pretendonte njė akt tė tillė vetėflijimi kolektiv nga qeveritarėt tanė nė mbrojtje tė pushtetit?

Tashmė deshtė janė pėrzgjedhur me kujdes, thertorja publike po mpreh thikat, njerėzit dhėmbėt. Nė kėtė 100-vjetor pavarėsie qeveria, pėrmes njė PR-i primitiv, pasi i ka ndarė e pėrēarė shqiptarėt pėr ēdo datė historike e pėr ēdo personalitet historik, po pėrpiqet t’i bashkojė ato rreth Prijėsit nė ritualin e (u)shqyerjes kolektive tė mishit tė 1000-qengjave. Ndoshta ky ėshtė i vetmi moment, kur shqiptarėt, nė kėtė 100-vjetor, kanė rastin t’i dėshmojnė Prijėsit se, kur bėhet fjalė pėr tė (u)shqyer mish qengji, ata janė ujqėr tė vėrtetė.