Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Edvin mos u ul ne nivelin e shume tjerve
    provokim ska si te jete nje vizite zyrtare
    nese vet saliu do e kishte bezdi meqe kemi 100 vjetorin tja shtynte viziten per me vone .

    mos kapemi gjithmone pas tjerve kur per vete kemi nje mal me probleme e gabime
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Provokimi ishte të ardhja në Tiranë, dhe ankimi te Berisha se ambasadori shqiptar nuk ka bërë mirë që ka folur kundra enciklopedive ku fyromasit na thonë se jemi njerëz shpellash që kemi ardhur nga malet në FYROM>
    politiken e jashteme e ben ministria e jashteme e republikes, nese ambasadori ka folur ne koke te vete duhet shkarkuar menjehere.

    nuk mund te flasi ushtari para gjeneralit.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    24 Nëntor 2012 - 12:07 | Shqiperi
    Skedarët e Bashkëngjitur 158005
    Qëlloi me vezë makinën e Gruevskit, pranga të riut: Mbrojta shqiptarët e Maqedonisë-VIDEO
    Qëlloi me vezë makinën e Gruevskit, pranga të riut: Mbrojta shqiptarët e Maqedonisë-VIDEOTIRANË-Policia ka vënë në pranga sot të riun që qëlloi me vezë makinën e Kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Në një intervistë të dhënë për Tv "News 24" ndërsa kërkohej nga policia.
    Taulant Capa tha se veprimi i djeshëm ishte një formë reagimi ndaj cënimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

    “Në mënyrë demokatike dëshmuam zërin tonë për cënimin e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që shkelen, të ndalet dhuna dhe shqiptarët atje të marrin të drejtat e tyre njerëzore. Veprimi im ka qenë spontan. Ky nuk është incident është veprim demokratik”.

    Më tej Capa tregon se ai u largua sepse shumë forca policie iu kundërvunë në cast.
    “Po u ndalova nga civilë dhe garda dhe kam shpëtuar. Besoj se jam në kërkim të policisë, por unë dua të jem i lirë si shqiptar. Përpara aksionit bisedova me shqiptarët të tjerë dhe ata vendosën të mos marrin pjesë në aksion. Vendosa të veproj vetë. Unë besoj tek kjo çështje se jam me origjinë, kam lindur në Dibër të Madhe”, tha Capa para arrestimit gjatë intervistës në "News 24".

    (d.b/BalkanWeb)
    Emri i Capes eshte Idiot,kete emer ka.
    Presidentet vizitore duhen pritur me respekt dhe flamuj dhe jo te gjuhet me veze dhe digjet flamuri.
    Eshte turp dhe ai meriton ta mbash ne burg.
    Nuk te pelqen presidenti,ke issues,atehere kerkoi policise leje per te organizuar miting paqesor proteste, por jo te gjuash me veze
    dhe djegesh flamuj.Gjuajtja me veze,djegja e flamurit eshte akt primitiv,mungese totale civilizimi, mungese respekti jo vetem per presidentin por per komplet shtetin dhe popullin maqedonas.
    Ajo qe ndodh me akte te tilla eshte acarimi i marrdhenjeve,ja perse Capaj eshte Idiot.Nuk mund te rregullosh problemet qe ke me veze dhe djegie flamuri.
    ==
    Ambasadori shqiptar eshte ne rradhe te pare diplomat dhe eshte caktuar aty ne ate pune
    te ndikoje ne marrdhenie te mira dhe miqesore midis dy shteteve dhe jo te flase
    pa takt dhe acaroje situaten.Akt i papjekur nga ambasadori.
    Per aq kohe sa ka fakte qe te drejtat e shqiptareve ne shume raste jane shkelur,shqiptare jane keqtrajtuar,dhunuar,
    femije shqiptare ne autobuz jane rrahur nga maqedonas,etj ambasadori duhej ti dergonte nje raport te hollesishem
    Ministrit te jashtem te maqedonise,kryeministrit maqedonas,kryetarit te parlamentit dhe presidentit maqedonas.
    Duhej ti dergohej raport ministrise se jashtme shqiptare,presidentit shqiptar dhe kryeministrit si dhe organizatave te te drejtave te
    njeriut ne Europe dhe Shqiperi dhe kerkohej qe perfaqsues te ketyre organizatave te vinin ne Maqedoni.
    Nqs ti si ambasador je i fjetur dhe nuk e ben problem te madh cdo incident,atehere as shteti as parlamenti,as presidenti maqedon nuk do
    i marrin seriozisht keto incidente dhe asgje nuk do ndryshoje,perkundrazi situata mund te keqesohet.
    Duhet bere e qarte publikisht qe jane thyer ligje te Maqedonise,per cdo rast incidenti keqtrajtimi shqiptaresh,ose shkelje te drejtash njeriu.
    Ministria e jashtme shqiptare duhet te dergoje nota proteste qeverise maqedonase dhe raportoje keto incidente ne bashkimin europian,
    komiteti i te drejtave te njeriut si dhe ne OKB.
    Problemi se si e japin historine maqedonasit eshte puna e tyre,por nuk duhet lejuar qe te perdoren epitete krahasime denigruse ndaj shqiptareve.
    Historia duhet te jape vetem faktet historike,cfare ka ndodhur dhe nuk duhen futur ne tekst epitete ofenduse,krahasime te uleta per popuj ,njerez dhe komente.
    Kush i ka shkruar keto lloj gjerash neper tekste duhet te shkoje ne burg.Duhet te shkoje ne burg edhe ai qe ka firmosur dhe aprovuar botimin dhe shperndarjen e ketyre librave.Demi eshte i mdh pasi perdoren shkollat si mjet per tu rrenjosur ne mentalitet brezit te ri,se cfare jane shqiptaret,ofendohen shqiptaret,nxitet urrejtja
    dhe perbuzja ndaj shqiptareve, etj.Berisha duhet te dergoje njerezit e tij te kontaktojne dhe bisedojne me kryeministrin e Maqedonise dhe ato libra te hiqen nga qarkullimi..... dhe te kalojne ne gjyq autoret e librave dhe kush ka aprovuar botimin dhe shperndarjen.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #14
    Akti i gjuajtjes me veze ndaj makines se kryeministrit Gruevski dhe djegja e flamurit shteteror te shtetit fqinje, jane akte qe shkojne kunder interesave tona kombetare ne rajon!

    Persona qe kryejne akte te tilla duhet te ndeshkohen me forcen e ligjit!

  5. #15
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Provokimi ishte të ardhja në Tiranë, dhe ankimi te Berisha se ambasadori shqiptar nuk ka bërë mirë që ka folur kundra enciklopedive ku fyromasit na thonë se jemi njerëz shpellash që kemi ardhur nga malet në FYROM>
    erdhi vete ne tirane apo e ftuam ne..kete desha te di..pastaj ata cubat maqedone nuk po shoh o edvin..ku jan bre ..

    aman o njerez mos shkruani ne forum vetem per te thene se po shkruajme..mos flisni kodra pas bregu..

    sa per ate '' trimin '' e vezeve ske cka thua..shqiptari e ka pase tradite mikpritjen por ja qe ne mesin tone lindin spurdhjake dhe ofendojne dike qe te ka ardhe ne dere..mjere ne per '' trima '' te tille..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 24-11-2012 më 14:28
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    24 Nëntor 2012 - 16:25 | Lajm-Dite
    TRANSLATE


    Gruevski në Shqipëri, digjen flamujt maqedonas. MJ: Dënojmë aktet
    TIRANË-Vizita e kryeministrit Nikolla Gruevski në Tiranë u shënua me disa incidente. Qëllimi me vezë i makinës së Gruevskit pasoi dhe djegien e flamujve të Maqedonisë ne sheshe të Tiranës nga persona të panjohur.

    Hiqen nga shtyllat dhe digjen flamujt maqedonas të vendosur në sheshet kryesore të Tiranës, me rastin e vizitës së kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski në kryeqytetin shqiptar ditën e djeshme. Në një video të hedhur në Youtube që mban siglën e tifozave kuq e zi, shfaqen persona që zhvasin nga shtyllat flamuj e Republikes së Maqedonisë. Një rast i tillë është në sheshin “Nënë Tereza”, ku duket mjaft mjaft qartë dhe dekori me të cilën është veshur Tirana per 100 vjetorin e pavarësisë. Një person që mban kapuc në kokë, dhe i maskuar në fytyrë për mos t’u identifikuar pasi zhvat flamurin e Maqedonisë i vë zjarrin atij.

    QËLLOI ME VEZË MAKINËN E GRUEVSKIT, I RIU: MBROJTA SHQIPTARËT NË MAQEDONI
    Policia ka vënë në pranga sot të riun që qëlloi dje me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Në një intervistë të dhënë për TvNews 24 ndërsa kërkohej nga policia, Taulant Capa tha se veprimi i djeshëm ishte një formë reagimi ndaj cënimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

    “Në mënyrë demokatike dëshmuam zërin tonë për cënimin e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që shkelen të ndalet dhuna dhe shqiptarët atje të marrin të drejtat e tyre njerëzore. Veprimi im ka qenë spontan. Ky nuk është incident është veprim demokratik”.

    Më tej Capa tregon se ai u largua sepse shumë forca policie iu kundërvunë në cast.

    MJ: DISTANCOHEMI DHE I DËNOJMË AKTET
    Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen lidhur me dy incidentet e fundit që ndodhen në Tiranë dje, gjatë vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë në Shqipëri.

    Nëpërmjet një deklarate për mediat Ministria e Punëve të Jashtme thekson se distancohet dhe i dënon këto akte, të cilat nuk kontribuojnë në klimën e marrëdhënieve dypalëshe, por as në atmosferën e madhe festive të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.

    “Lidhur me këto ngjarje, Ministria e Punëve të Jashtme, siguron se autoritetet përkatëse janë angazhuar për zbardhjen e tyre dhe vendosjen e autorëve përpara ligjit. Ministria e Punëve të Jashtme ashtu si edhe herë të tjera, do të vazhdojë të inkurajojë frymën e dialogut, marrëdhënieve të mira ndër-etnike dhe respektin për simbolet, historinë, gjuhën e kulturën e gjithësecilit vend në kuadër të aspiratave europiane dhe integruese të të gjithë rajonit.”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme
    (d.b/e.m/BalkanWeb)

  7. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    FYROMi eshte shtet armik, dhe joekzistent. Perderisa eshte nje qeveri qe shtyp dhe vret shqiptaret, atehere dhe ne kemi te drejte qe publikisht te protestojme ardhjen e fyromisteve ne Shqiperi. Sales nuk ia ka lane baba me tapi Shqiperine. Shqiperia duhet te terheqe njohjen e FYROMit dhe te kerkojne shperberjen e ketij krijimi artificial.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    FYROMi eshte shtet armik, dhe joekzistent. Perderisa eshte nje qeveri qe shtyp dhe vret shqiptaret, atehere dhe ne kemi te drejte qe publikisht te protestojme ardhjen e fyromisteve ne Shqiperi. Sales nuk ia ka lane baba me tapi Shqiperine. Shqiperia duhet te terheqe njohjen e FYROMit dhe te kerkojne shperberjen e ketij krijimi artificial.
    Nuk hapin jevgjitet teme kur ndodhin 100x raste te tilla nga ana tjeter , bile te perditshme :

    Digjen tre flamuj shqiptarë
    Tre flamuj shqiptarë janë djegur, sot në mëngjes, të cilat ishin vendosur në mbikalimin në fshatin Sedllarcë e Epërme në Tetovë.
    http://portalb.mk/CategoryContent/Re...amuj-shqiptare

  9. #19
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ajo qe eshte fakt shqetesues eshte kultivimi i urrejtjes nga prinder maqedonas te femijet e tyre per te urryer shqiptaret.
    Ne shume raste nje numer femijesh, te rinjsh maqedonas sillen si raciste me shqiptaret pasi kopjojne prinderit e tyre ne vepra raciste dhe mentalitet racist
    pasi edhe prinderit e tyre jane raciste,flasin keq per shqiptaret ne shtepiat e tyre.Urrejtja dhe aktet e urrejtjes qe shfaqen neper rruge dhe ne TV e ka origjinen te familjet dhe prinder te keqinj.
    Mund te ndodhe qe edhe ne familje shqiptaresh ne Maqedoni te kete prinder qe i edukojne femijet dhe kultivojne ne femijet e tyre jo respektin
    por urrejtjen ndaj maqedonasve dhe keto femije kur rriten shkojne ushtrojne dhune ndaj maqedonsve te pafajshem dhe djegin edhe flamuj,qe eshte shume gabim.E keqja fillon qe ne familje dhe pastaj perfshihet edhe politika.
    prindi ka pergjegjsi qe ta edukoje femijen me respektin per flamurin i kujtdo qofte,respektin per kulturat e ndryshme
    dhe jo ta beje agresor dhe diskriminus,pa respekt per komshinjte flamujte kulturat e ndryshme dhe racist.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 24-11-2012 më 22:36
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ajo qe eshte fakt shqetesues eshte kultivimi i urrejtjes nga prinder maqedonas te femijet e tyre per te urryer shqiptaret.
    Ne shume raste nje numer femijesh, te rinjsh maqedonas sillen si raciste me shqiptaret pasi kopjojne prinderit e tyre ne vepra raciste dhe mentalitet racist
    pasi edhe prinderit e tyre jane raciste,flasin keq per shqiptaret ne shtepiat e tyre.Urrejtja dhe aktet e urrejtjes qe shfaqen neper rruge dhe ne TV e ka origjinen te familjet dhe prinder te keqinj.
    Mund te ndodhe qe edhe ne familje shqiptaresh ne Maqedoni te kete prinder qe i edukojne femijet dhe kultivojne ne femijet e tyre jo respektin
    por urrejtjen ndaj maqedonasve dhe keto femije kur rriten shkojne ushtrojne dhune ndaj maqedonsve te pafajshem dhe djegin edhe flamuj,qe eshte shume gabim.E keqja fillon qe ne familje dhe pastaj perfshihet edhe politika.
    prindi ka pergjegjsi qe ta edukoje femijen me respektin per flamurin i kujtdo qofte,respektin per kulturat e ndryshme
    dhe jo ta beje agresor dhe diskriminus,pa respekt per komshinjte flamujte kulturat e ndryshme dhe racist.
    Fqinj me FYROMin do të jemi vetëm kur të vihet kufiri Shqipëri-FYROM në Prejlep. Atëherë po, mund të jemi fqinj shumë të mirë dhe do t'i duam bile.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •