Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Familja me 8 anetare,Vetëm bukë e kripë

    Shumë familje në zonat e thella malore të Qarkut Shkodër në këto ditë të ftohta me borë po kalojnë një situatë tepër të vështirë ekonomike në kushtet e mbijetesës.

    Në qytetin e Pukës, që ndodhet në zemër të Veriut të Shqipërisë, një familje prej tetë anëtarësh që ushqehet vetëm me bukë e kripë jep alarmin, pasi ndodhet në një varfëri ekstreme, duke rrezikuar jetën nga pamundësia për të mbijetuar. Askund më të përshtatshme dhe reale se nga Puka e Migjenit nuk duken vargjet e poemës së mjerimit.

    Për në Pukë…

    Rruga për në Pukë në këto ditë nuk është një udhëtim i zakonshëm. Një ngjyrë e bardhë që është dëbora në rrugë dhe mbi pemë të shoqërojnë gjatë gjithë kohës. Temperaturat e ulëta deri në minus 7 gradë dhe akulli e bëjnë udhëtimin akoma më të rrezikshëm. Sa më shumë që i afrohesh Pukës, aq më shumë shtohet trashësia e dëborës mbi rrugë. Në Pukë ka shumë pak lëvizje dhe shumë makina, të cilat kanë mbetur të mbuluara nga dëbora. Ata pak njerëz që shihen në rrugë ecin kokulur, duke u kujdesur të mos rrëshqasin në akullin që ka ngrirë dhe të krijojnë përshtypjen se kanë dalë sa për të kryer ndonjë punë dhe për t’u kthyer me shpejtësi në shtëpitë e tyre. Në Pukën me shumë halle ka shumë familje që në këto ditë të ftohta po zhvillojnë një betejë të vërtetë me jetën.

    Te familja Dizdari

    Kështu është edhe familja Dizdari, në lagjen “Kukaj”, në periferi të qytetit. Nga pamja e parë e shtëpisë të duket se nuk jeton njeri brenda, pasi as oxhaku në këtë shtëpi nuk ka me se të ushqehet. Gjendja në të cilën ndodhet kjo shtëpi i ngjason kushteve të Mesjetës. Fëmijët këmbëzbathur, me rroba të grisura dhe barkun bosh, duke u ushqyer me bukë e kripë, duket sikur janë personazhet e poemës së mjerimit. Gjatë gjithë kohës, fëmijët për shkak të të ftohtit që kanë qëndrojnë pranë një stufe gjysmë të ndezur që më shumë nxjerr tym sesa ngroh. Askush më mirë sesa rrëfimi trishtues i zonjës së shtëpisë, Bube Dizdari, nuk mund ta përshkruajë mjerimin brenda katër mureve. Plaka e shtëpisë, Bube Dizdari është 71 vjeçe, të gjithë pjesëtarët e familjes jetojnë me pensionin e saj prej 12 mijë lekësh, ndërsa djemtë vazhdojnë të mos gjejnë askund punë, ndërsa fëmijët dhe të rriturit vazhdojnë të flenë me barkun bosh. Teksa tregon gjendjen në skajet e mbijetesës plaka burrneshë, herë pas here ndalon rrëfimin nga lotët.

    Në çfarë kushtesh jetoni, çfarë të ardhurash keni?


    Nuk ma merr mendja se do ketë familje të ndonjë qyteti në këto kushte të mjerueshme. Ju e shikoni vetë. Këtu brenda nuk mund të jetojnë as bagëtitë, por rrojnë tetë persona. Jam me dy djemtë, nusen e djalit dhe tre nipa e mbesa, ku më i madhi është 5 vjeç dhe më i vogli një viti e gjysmë. Nusja pret të shtohet edhe me një fëmijë tjetër. E vetmja e ardhur është pensioni që marr prej 12 mijë lekësh. Komshinjtë më thonë “Bube, kur të vdesësh, merri fëmijët dhe nipat se këta prej teje rrojnë”. Shtëpia ku jetojmë, jo vetëm që është shumë e ftohtë, por e fut gjithë shiun dhe borën brenda. Nuk e di sesi jemi gjallë. Nuk kemi as televizor, as radio, as mundësi ngrohjeje, as mundësi ushqimi.. nuk kemi asgjë. Mbesat e mia, në vend që tani të qëndronin para televizorit si bashkëmoshataret e tyre, që të shihnin programe për fëmijë, qëndrojnë gati mbi stufë se po vdesin nga i ftohti dhe mosushqyerja.

    Po djemtë, pse nuk punojnë?

    Ata duan që të hynë në punë, por nuk ka punë askund. Kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë, por kthehen duarbosh. Djemtë dalin se mos ka kush nevojë për hamall dhe vetëm në raste të rralla gjejnë ndonjë punë të vogël, ose i merr ndokush për sevap, por asgjë nuk është ajo punë.

    Pak më parë më thatë që ka ditë që nuk gatuaj, çfarë do të thotë?


    (Plaka ngrihet nga divani dhe tregon tenxheret e boshatisura. Lotët i rrjedhin pa pushim e zëri i dridhet). Bukë e kripë, djali im, bukë e kripë. Ja shikoje kripën në pjatë dhe vajzën tre vjeçe që po ushqehet me bukë e kripë. Nuk kam çfarë të gatuaj. Asgjë! Ka ditë që nuk gatuaj. Kështu po e pres unë dhe familja ime Vitin e Ri. Kështu e kam pritur edhe festën e Bajramit e kështu kam për t’i festuar edhe nuses festën e Krishtlindjeve. Bukë e kripë është një shkallë pa shku te vdekja, është fundi i njeriut.

    Nusja e djalit

    Në ato momente, zonja e shtëpisë nuk flet dot më, ndërsa nusja e shtëpisë, Davida Dizdari me tonin e një njeriu që kërkon sa mëshirë dhe drejtësi apelon për ndihmë. “Nuk e di nëse ato pushtetarët e mëdhenj mund ta marrin vesh punën tonë se ne nuk kemi as televizor dhe as radio në shtëpi dhe nuk e dimë se çfarë bëhet, por u them se nëse duan të shpëtojnë njerëz që po vdesin për bukë, të vënë dorën në zemër, të gjejnë ndonjë punë për ne, të na strehojnë. Jemi njerëz që flemë pa ngrënë. Nuk kemi asgjë dhe asgjë, veç shpirtit”, shprehet ajo.

    Marrë nga Gazeta Shqip

    Ndryshuar për herë të fundit nga Tipiku : 14-12-2012 më 06:49

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  2. #2
    Te mjerët....
    Paqë

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    buka nuk vjen nga qielli.
    le te shkojne ne fshatrat e elbasanit, tiranes, beratit. atje ka pune ne bujqesi per te gjithe.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    buka nuk vjen nga qielli.
    le te shkojne ne fshatrat e elbasanit, tiranes, beratit. atje ka pune ne bujqesi per te gjithe.
    Jeton ne Shqiperi ti apo jashte saj?
    Paqë

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Adna Lexo Postimin
    Jeton ne Shqiperi ti apo jashte saj?
    un jetoj jashte por kam familje ne shqiperi. njerzit e mij kerkojne puntore, nuk gjejne

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    un jetoj jashte por kam familje ne shqiperi. njerzit e mij kerkojne puntore, nuk gjejne
    uaa nga kur qenka ba Shqiperia keshtu te kete krize per puntore? Po ty c'tu dashte te shkosh te punosh token e huaj kur njerzit tu vuajne per puntor?
    Paqë

  7. #7
    nuk ju a pame surratin burrave te shtepise,as nuk i pyeten se ku jane...

    kohet e fundit ki top qeni eshte mobilizu teper me kete propaganden "shqiperia ne mjerime"...bosave e balozeve te kuq milionera,po ju qane zemra forte per fukarate e shqiperise,ku vec njerit nga ta,shokut tone te shtrejt gramoz rucit qe cuni i vet i bredh me bmw x6,e ku per nje dreke ne restorantet e durresit,minimalisht i shkon fatura nja 500 euro...

    kija robt se kush ka mbet ti qaje hallin popullit,njerzit me pa shpirte qe mbane ajo toke...direkt pjella ma e ndyre e komunistave katila.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    nuk ju a pame surratin burrave te shtepise,as nuk i pyeten se ku jane...

    kohet e fundit ki top qeni eshte mobilizu teper me kete propaganden "shqiperia ne mjerime"...bosave e balozeve te kuq milionera,po ju qane zemra forte per fukarate e shqiperise,ku vec njerit nga ta,shokut tone te shtrejt gramoz rucit qe cuni i vet i bredh me bmw x6,e ku per nje dreke ne restorantet e durresit,minimalisht i shkon fatura nja 500 euro...

    kija robt se kush ka mbet ti qaje hallin popullit,njerzit me pa shpirte qe mbane ajo toke...direkt pjella ma e ndyre e komunistave katila.
    Po mirë mo POKO (shoku Brari), qaja hallin ti me Saliun që të mos ketë gojë të hapi shoki Gramoz.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Adna Lexo Postimin
    uaa nga kur qenka ba Shqiperia keshtu te kete krize per puntore? Po ty c'tu dashte te shkosh te punosh token e huaj kur njerzit tu vuajne per puntor?
    un kam shkuar te punoj vetem per te investuar ne shqiperi. kjo ishte zgjedhja ime.
    shqiptaret duhet te mesohen si ta gjejne punen. sepse punen nuk ta siguron me komunizmi.

  10. #10
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Vidio skandal , nje femije qe lyen buken me kripe .

    Prinder te papergjeshme , akoma duke be femije edhe pse e din qe nuk kane kushte me i mbajte :-(
    Po nje dele apo lope nuk arrijne dot ta mbajne sa me i marr qumeshtin per femijet , po nje baxhe nuk e kane dot me mbjell ndonje gje ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •