Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Fëmijët shqiptarë të Italisë quhen Kevin e Noemi

    ROME-Emigrantët shqiptarë në Itali preferojnë emrat e huaj, në harresë ata shqiptare. Sipas të dhënave që jep Instituti Statistikor në Itali mbi lindjet në këtë shtet mësohet se plot 10.563 fëmijë të lindur vitin e shkuar në Itali kanë të paktin njërin prind shqiptar, nga këta, 8.817 i kanë që dy prindërit shqiptarë.

    “Ajo që bie në sy janë emrat që prindërit e tyre zgjedhin për fëmijët. Vendet e para nuk zihen nga Ilir, Gent, Rozafa apo Teuta, por nga emra të huaj si Kevin dhe Noemi”, shkruan ‘Shqiptari i Italisë’, bazuar në raportin më të fundit të Institutit Statistikor Italian.

    Kryesisht parapëlqehen emrat e përdorur në Itali. Por nëse indianët, për shembull, u japin fëmijëve edhe emra indianë si Harman dhe Simran, ndër emrat që më shpesh shqiptarët u vënë fëmijëve të tyre janë të huaj. Emrat që hasen më shpesh mes të sapolindurve në Itali nga prindër shqiptarë janë Kevin (139 fëmijë të lindur vitin e shkuar), Andrea (129), Matteo (84), Alessio (80), Gabriel (71), Samuel (71) për djemtë dhe Noemi (135), Aurora (108), Sara (101), Melissa (94), Alessia (79) dhe Martina (78) për vajzat.

    A ka Rozafa, Teuta, Arbër, Gent, Ilir? Me siguri, por duhet të jenë më të paktë se të parët.

    Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e emrit të fëmijës që sapo lind, shkruan ‘Shqiptari i Italisë”. Më parë peshkohej shpesh mes emrave të gjyshërve ose të ndonjë të afërmi tjetër, apo mes emrave shqiptarë (edhe atyre që dukeshin si të tillë), gjë që nuk reflektohet në përzgjedhjen e emrave të mësipërm. Në emigrim mund të parapëlqehet zgjedhja e një emri të huaj për t’i shprehur mirënjohjen dikujt që të ka ndihmuar dhe e ke për zemër, përpjekja për t’u integruar, por edhe dëshira për t’i ofruar fëmijës diçka që të mos e dallojë atë shumë nga bashkëmoshatarët e tjerë. Por ndonjëherë emri i vënë pranë mbiemrit të bën dhe të qeshësh, Giorgio Gjergji, për shembull.

    Statistikat mbi lindjet e fëmijëve të emigrantëve në Itali
    Sipas raportit, gjatë vitit të shkuar kanë lindur në Itali 546.607 fëmijë, rreth 15 mijë më pak se në vitin 2010, rënie që është pasojë e lindjeve më të pakta të çifteve italianë: thuajse 40 mijë më pak se në vitin 2008. Bien edhe lindjet nga çiftet e përziera, rreth 2 mijë më pak se një vit më parë.

    Shtohen nga viti në vit të sapolindurit nga prindër që të dy të huaj janë rritur, dhe arrijnë në 79 mijë (14,5% e të gjithë të sapolindurve). Nëse këtyre u shtohen edhe ata që kanë të paktin njërin prind të huaj e tjetrin Italian kapet shifra 106 mijë, ose 19,4% e të gjithë të sapolindurve.

    Po të merret në konsideratë shtetësia e nënave të huaja, në vend të parë renditen rumunet (18.484 të sapolindur në vitin 2011), në të dytin marokenet (13.340) dhe në vend të tretë shqiptaret (9.916).

    Më në hollësi, për komunitetin shqiptar mund të thuhet që gjatë vitit të shkuar kanë lindur 8.817 fëmijë që i kanë të dy prindërit shqiptarë, 647 që kanë vetëm babanë shqiptar dhe 1.099 që kanë vetëm nënën shqiptare. Kjo tregon edhe një prirje të shqiptarëve për të krijuar familje mes bashkëkombës, ndryshe nga komunitete të tjera ku përqindja e grave është shumë më e lartë se e meshkujve. Kështu ukrainaset, polaket, ruset e kubanet kanë fëmijë më shumë me italianët se me bashkëkombas./BalkanWeb)
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    kjo dukuri ndodh edhe ne shqiperi.
    nuk eshte ekskluzivitet i shqiptareve te italise t'i vene femijeve emra te huaj...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Jam kurioz per statistikat e emrave te prinderve shqiptare ne Itali.
    Nuk besoj qe te jene me shume se 40 % emra me origjine shqip.
    Kur prindi shqiptar ka emrin e vet me origjine te huaj psh Elvis
    atehere cfare shpreson ti qe ky Elvisi ti veje femijes se tij si emer?Emer shqiptar?
    Veshtire ta besosh.Emer te huaj do i veje.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Pse femijet qe lindin n Shqiperi kane emra shqiptar, keshtu qe i paska zene meraku
    per ata te Italise?
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ça teme druvaresh !!!


    S'e kuptoj ça te keqe ka t'ja vendosesh emrin kalamonit Kevin ne vend te Gent apo Ilir apo Arber ??? Apo vajzave Noemi e Sara, ne vend te Teutes e Rozafes ??? Dy emrat me te shemtuar qe mund te egzistojne per femra per mua jane Teuta dhe Rozafa (shkurt Roza, emer qeni ).


    Rrini mer jahu rehat e shifni kalamojt tuaj. Lejini tjeret t'i rrisin siç ja ka enda.


    Une per vete çunit tim do ja vej emrin Tironc ose Dajt, po qe goce Tirona.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Per mua mjafton te shkoj me mbiemrin dhe te mund te thuhet kollaj.

    Tek emrat me lart s' me pelqen vetem Alessio.kur e themi ne shqipot tingellon koti.Nje nga ata emra qe jane permend ka edhe cuni im ,por gjithmone ka pas ne shqipo me kete emer...sepse eshte fetar.


    Biles me tmerr kam kur prindrit duke u perpjekur ne maximum qe emrin e femijes se tyre mos ta kete kush tjeter mbi dhe, bejne ca kombinime qe cte te them. 3 zanore a bashtingellore bashke, qe duhet te mendohesh para se ta therasesh se ste vine per mbare.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  7. #7
    Keni pare statistikat ne greqi se si quhen femijet.
    Mendo qe nje foshnje ta therasesh Panajot apo Sotir.

  8. #8
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Mos duhet tja vej emrin : Beshir, Ruzhdi, Rustem, Shaban, Hamit,Shefqet etj. Mos ja fusni kot se ne kemi emra te shpifur shume
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  9. #9
    Duhet te pakten te shkruhen ashtu sic lexohen, mos jen me dy t apo dy s

  10. #10
    Eshte mese normale qe do i vihen emra te perdorshem ne vendin ku jetojne. Nuk do vihen emra Hajrije e Mehmet ne itali, apo ne ndonje vend tjeter te europes. Kemi dhe emra shqiptar te bukur, por duhet edhe te ataptohemi me vendin ku jetojme.

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •