Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Si të shmangni tharjen e lëkurës në ditët e ftohta

    Mos lejoni që kushtet atmosferike të lënë shenja në fytyrën dhe trupin tuaj.

    Përdorni kremra të përshtatshëm
    Me ndryshimin e kushteve atmosferike, edhe kujdesi ndaj lëkurës suaj duhet të ndryshojë. Gjatë ditëve të ftohta në vend të kremrave të bazuar në ujë, më së miri do të ishte të përdorni ata që janë të pasur me vaj. Vaji krijon shtresën mbrojtëse, duke ruajtur lagështinë më mirë se çdo prodhim tjetër i kozmetikës.

    Kujdes hidratimin
    Ajri gjatë ditëve të ftohta natyrisht e than lëkurën, prandaj ka nevojë për hidratim shtesë. Çdo ditë konsumoni një deri dy litra lëngje dhe rregullisht konsumoni fruta dhe perime. Molla, selino dhe trangujt janë artikujt që përmbajnë sasi të madhe të ujit, prandaj dhe hidratojnë lëkurën.

    Vaji i peshkut
    Studimet kanë treguar se vaji i peshkut me aminoacide ‘omega 3’ parandalon tharjen e lëkurës. Personat që e përdorin rregullisht, dallohen për nga përmirësimi i lëkurës, flokut dhe thonjve.

    Shmangni ujin e ngrohtë
    Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë iu kënaq, mos e bëni një gjë të tillë. Uji i ngrohtë dëmton kapilarët dhe dëmton shtresën mbrojtëse të lipoideve, duke shkaktuar tharjen e lëkurës.

    Mos lëpini buzët
    Kur buzët tuaja të pëlcasin, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen e tyre nëse i lëpini ato. Në vend të kësaj, përdorni balsam për buzë apo në shtëpi mund të përgatisni diçka në mënyrë të thjeshtë, disa pika vaj ulliri, duke i përzier me të njëjtën sasi të mjaltit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Asteroid] : 13-11-2012 më 21:08

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    para se te perdorni kremrat me permbajtje vajore, duhet te siguroheni per tipin e lekures qe keni. Llojet e lekures se fytyres ndahen ne : TE yndyrshme, te thata dhe te kombinuara.. MOS PERDORNI KREMRA TE RINJ PA U KONSULTUAR ME DERMATOLOGUN . Lekura e fytyres, ka nje teksture komplet ndryshe nga ajo e duarve dhe e trupit. Duhen perdorur kremrat perkatesisht ! GJithashtu nje gabim qe behet shpesh eshte se meshkujt perdorin krem hidratant qe eshte kombinuar per femra. Ne kete rast nuk jane te kenaqur me efektin, dhe faji nuk eshte i kremit por eshte gabimi i zgjedhjes se tij.

    Vaji i peshkut - me teper ndikon ne permiresimin e thonjve dhe te flokeve.. por tek lekura me pak

    Uji i ngrohte.. mendoj se nuk ka asnje efekt te keq nese pas banjes perdoret hidratues trupi..

    Buzet duhen zbutur rregullisht me zbutes buzesh (lip baume )

    nuk duhet harruar lekura e gushes dhe e dekoltese e cila shpesh nenvleftesohet tek grate. Duhet perdorur kremi hidratues qe i pershtatet lekures se fytyres suaj.. (nese ne pak vite do te kishit nje fytyre te fresket.. a nuk do ta prishte nje gushe e rrudhosur!! )

    Nuk duhet harruar gjithashtu qe ne dimer , me shume se ne vere, nuk duhet kurrsesi te harrohet apo anashkalohet perdorimi i primerit pasi keni hidratuar lekuren me kremin tuaj dhe para se te aplikoni produktet e tjera te kozmetikes, pasi perzierja per shembull e nje foundation cream me kremin tuaj hidratant do te conte ne tharje dhe madje carje te lekures ne kete stine ***
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sorkadhe_Kelcyre : 13-11-2012 më 21:04
    What goes around---comes around

  3. #3
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    gjithashtu konsumimi i frutave/perimeve(spec i kuq) qe kane perqindje te larte te vitamines C ndihmon per nje lekure me rezistuese ndaj te ftohtit
    What goes around---comes around

  4. #4
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    I ftohti i thate dhe me diell ndikon jo pak ne fytyren tuaj. Kremi me faktorin mbrojtes kunder diellit (SPF) eshte i domosdoshem te perdoret ne dimer sikurse edhe ne vere. Nje ide fantastike eshte perdorimi i bazes se make-up -it apo primer-it me SPF .
    What goes around---comes around

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •