Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    SHQIPĖRINĖ E FORMOI PĖRPJEKJA DIPLOMATIKE-USHTARAKE E PERANDORISĖ OSMANE.

    Skedarėt e Bashkėngjitur 157918

    Kryeministri i Shqipėrisė Berisha, nė njė mbledhje tė qeverisė tha se pėrvjetori i 100 i pavarėsisė sė Shqipėrisė duhet qė tė jetė frymėzim pėr ata qė merren me histori dhe ta nxjerrin tė vėrtetėn nė shesh. Mbase ai e “kėrkon” tė vėrtetėn historike pėr formimin e Shqipėrisė, kėtė shkrim ia pėrkushtoj atij.

    - Nė vitin 1882 nė njė traktat sekret nė mes Austro-Hungarisė dhe Serbisė, u parapa qė Kosova dhe Maqedonia t’i takonin Serbisė nėse do tė shuhej Perandoria Osmane nė Ballkan. Mė pas, Kajzeri i Austro-Hungarisė dhe Cari i Rusisė nė vitet 1897 dhe 1903 u takuan qė tė negociojnė ndarjen e zonės sė influencės nė Ballkan, nė rast se do tė shuhej Perandoria Osmane nė Evropė. Italia kėrkonte pjesėn e saj tė influencės, prandaj dhe nė ndėrkohė, nė marrėveshje me Austro-Hungarinė nė vitin 1897 dhe 1900, u parapa formimi i autonomisė sė Shqipėrisė nė zonėn bregdetare shqiptare, me qėllim qė tė parandalohej konflikti i mundshėm ndėrmjet vetė Italisė dhe Austro-Hungarisė pėr kontrollin e bregdetit tė Shqipėrisė.

    - Nė Serbi nė vitin 1903 ndodhi grusht shteti, e qė pėrveē ndėrrimit tė dinastisė mbretėrore, ndikoi edhe nė ndėrrimin e kursit diplomatik tė saj; gjegjėsisht prej atij pro-austriak nė ate pro-rus. Austro-Hungaria u alarmua me kėtė situatė tė re, prandaj dhe nė takimin me Carin e Rusisė nė vitin 1903, ajo kundėrshtonte rritjen e influencės sė Rusisė nėpėrmjet Serbisė nė Ballkan.

    Pas aneksimit tė Bosnjės nga Austro-Hungaria nė vitin 1908, protestoi Serbia, pasi qė pretendonte se Bosnja duhej t’i takoj asaj. Me kėtė rast, Austro-Hungaria i premtoi edhe njė herė Serbisė se ajo nuk do ta parandalonte Serbinė qė ta aneksoj Vilajetin e Kosovės.

    Pėr ndarjet e tjera nė Ballkan, shtetet ortodokse tė Ballkanit merren vesh nė traktatet bilaterale qė i lidhin kur e formojnė Aleancėn Ballkanike nė vitin 1912, me ndėrmjetėsim tė drejtpėrdrejtė tė diplomacisė ruse dhe tėrthorazi tė asaj britanike. Ata e lidhin kėtė Aleancė me qėllim tė fillimit tė luftės kundėr Perandorisė Osmane dhe ndarjes sė territoreve tė saja nė rast tė fitores. Momenti i fillimit tė agresionit nga Aleanca Ballkanike u zgjodh koha pas trazirave politike-ushtarake nė verėn e vitit 1912 nė territoret shqiptare. Kėto trazira u kurdisėn edhe nga shtetet fqinje tė Ballkanit, tė cilat e shfrytėzuan amatorizmin politik tė disa qeveritarėve xhonturke kundrejt shqiptarėve. Trazirat tek shqiptarėt nė verėn e vitit 1912, i paraprinė edhe disa grupe interesi, me qėllim tė ngritjes sė peshės politike tė tyre apo dhe pėr marrjen e pushtetit tė Perandorisė Osmane; e qė pėrveē rritjes sė influencės dhe pavarėsisė mė tė madhe tė shqiptarėve brenda Perandorisė, ndikuan edhe nė dobėsimin e disiplinės sė ushtrisė osmane, dhe si rezultat ajo dėshtoi nė mbrojtjen e tė gjithė territoreve shqiptare tė Perandorisė.

    Pasi qė filloi Lufta Ballkanike, kryeministri i Britanisė deklaronte qė pavarėsisht rezultatit tė luftės status-quaja e Ballkanit nuk do tė ndryshonte. Kuptohet qė deklaratat e tij vlenin nė qoftė se Perandoria Osmane e fitonte luftėn. Ai i ndryshoi deklaratat e tija menjėherė pasi qė Aleanca Ballkanike ishte duke korrur suksese luftarake nė fushėbeteja, dhe prandaj mė 9 nėntor 1912 deklaronte se harta e Evropės Lindore duhej tė ripėrcaktohej. Mes tė tjerave ai deklaroi: ”fitimtarėve nuk do tė ua vjedhim frytet qė iu kanė kushtuar aq shtrenjtė”.

    - Pėrderisa zgjaste armėpushimi, mė 20 dhjetor 1912 Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr vendosi nė favor tė autonomisė sė Shqipėrisė nėn sovranitetin e Sulltanit, por pa i pėrcaktuar kufijtė e Shqipėrisė. Pasi Serbia kishte dalė nė detin Adriatik duke e okupuar Durrėsin, asaj iu garantua dalje nė det pėr qėllime tregtare nėpėrmjet njė porti nė bregdetin shqiptar. Me kėtė rast, nė tė njėjtėn datė Ismail Qemali prej Vlore i telegrafon gjeneralit osman-shqiptar Esad Pashė Janinės si vijon: “Me mirėnjohje ēmoj shėrbimet e ushtrisė dhe ngadhėnjimet e saj tė korrura nė Janinė kundrejt grekėve, ngadhėnjime prej tė cilave shpėton nga sulmi i armikut pjesa jugore e Shqipėrisė. Qė Porta e Lartė po pėrpiqet pėr autonomin e Shqipėrisė, konfirmohet edhe prej pėrmbajtjes sė telegramit tė ardhur dje prej kryeministrisė”. Esad Pashė Janina, prej fillimit insistonte qė kuvendi pėr Shqipėrinė tė mbahej nė Janinė, pasi sipas tij, mbrojtja e Janinės ishte vendimtare pėr jugun e Shqipėrisė. Kėtė qėndrim tė tij, e dėshmon edhe Dhimitėr Zografi nė kujtimet e tija tė botuar nė vitin 1917, e qė e shoqėronte Ismail Qemalin nė ato momente historike:“Esad Pasha[…] e uroj Ismail Qemalin pėr kėtė punė tė bukur qė bėn dhe i lutet qė tė vemi tė gjithė nė Janinė, tė ngrehim flamurin e Shqipėrisė dhe tė mbajmė kongresin atje”. Por Ismail Qemali pėrzgjodhi Vlorėn, pasi qė nė kohė lufte situata nė teren i dirigjonte veprimet e tija, si dhe ai nuk merrte instruksionet vetėm prej Stambollit, por edhe prej Vjenės, Bukureshtit dhe Athinės. Para tij u pėrpoq Syreja bej Vlora qė t’i mbledh krerėt shqiptarė pėr fatin e Shqipėrisė nė njė kuvend nė Vlorė. Mirėpo ai nuk pati sukses pasi ende nuk kishte filluar lufta. Edhe nėse kuvendi do tė thirrej nė fazėn fillestare te luftės, dyshoj qė do tė kishte sukses, pasi qė shumica e shqiptarėve ende kishin besim nė fuqinė ushtarake tė Perandorisė dhe shpresonin se ajo do ta fitoj luftėn. Prandaj dhe nismėn e Syreja beut, paria shqiptare nuk e mori me seriozitetin e duhur.

    Ismail Qemal bej Vlora dhe Syreja bej Vlora, si dy ish deputet osman, e dinin rėndėsinė gjeostrategjike tė Vlorės qė paraqiste pėr Austro-Hungarinė dhe Italinė. Rėndėsia e Vlorės qė tė mbetej nė pėrbėrje tė Shqipėrisė ishte pėr shkak tė ngushticės sė Otrantos dhe pasi qė flota e Austro-Hungarisė ishte e stacionuar nė qytetin bregdetar Pula nė Dalmaci. Prandaj dhe kėta politikanė dhe kushėrinj vlonjatė, veē e veē e morėn pėrkrahjen e Austro-Hungarisė pėr mbajtjen e kuvendit nė Vlorė, nėse pushteti i Perandorisė Osmane nuk do tė mund tė qėndronte mė nė Ballkan. (Rėndėsia gjeostrategjike e Vlorės u dėshmua pas dy viteve mė vonė. Kjo, pasi qė Italia e okupoi Vlorėn dhe e minoi ngushticėn e Otrantos dhe si rezultat flota e Austro-Hungarisė pėrgjatė gjithė Luftės sė Parė Botėrore mbeti e ngujuar nė Pula.) Vlora ishte e pėrshtatshme pėr mbajtjen e kuvendit, pasi qė kablloja nėndetare e telegrafit qė dilte prej Vlore nė Itali, e mbante ate nė kontakt me Evropėn. Vlora po ashtu ishte pjesėrisht e sigurt nga rreziku grek i okupimit me forcė, pėr shkak tė intervenimit tė mundshėm tė Italisė dhe Austro-Hungarisė qė ta parandalonte Greqinė, si dhe pasi qė plani grek i mbėshtetur edhe nga disa politikan shqiptarė nė marrėveshje paraprake, parashihte okupimin e Shqipėrisė nga Greqia deri te lumi i Vjosės (e qė pėrfshinte edhe rrethin e Vlorės). Megjithatė ende kishte hapėsirė pėr negociata nė mes tyre me grekėt se kujt do t’i takonte Vlora. Edhe Qeveria e Perandorisė Osmane ndante mendimin qė Ismail Qemali mos tė kundėrshtohet nė mbajtjen e kuvendit nė Vlorė.

    - Ministria e Punėve tė Jashtme e Austro-Hungarisė, mė 25 nėntor 1912 morri nga ambasadori i saj nė Stamboll telegramin me kėtė pėrmbajtje: “Pėr punėn e Shqipėrisė, Veziri i Madh (F.D. Kryeministri) mė tha se Perandoria Osmane do tė ngulė kėmbė pėr krijimin e njė Shqipėrie autonome me njė princ nga dera Osmane”. Pasi qė Austro-Hungaria u sigurua qė iniciativa e Ismail Qemalit (qė nė atė kohė ndodhej nė Austri) ishte e koordinuar edhe me zyrtarėt e Stambollit, ajo ia dha atij ndihmėn qė tė nisej pėr nė Shqipėri. Menjėherė prej Trieste (nė atė kohė pjesė e Austro-Hungarisė) me njė vapor austriak transportohet I.Q. me bashkėpunėtoret e tij pėr nė Shqipėri. Flota greke, qė i kontrollonte nė atė kohė ujėrat territorial tė bregdetit shqiptar dhe qė ishte nė dijeni pėr mbėrritjen e tyre, e lejoi hyrjen e tyre nė Durrės. Pasi nė atė periudhė, pėr shkak tė gjendjes sė luftės, ishte e ndaluar tubimi i njerėzve, I.Q. nuk pengohet nė angazhimin e tij pėr tubimin e krerėve shqiptarė. Pėr kėtė rast, Kryekomanda Ushtarake Osmane me qendėr nė Janinė, iu dėrgon autoriteteve tė Durrėsit dhe Vlorės telegramin me kėtė pėrmbajtje: “Kur t’urdhėnojė aty Ismail Qemal Beu, lutemi t’a nderoni e t’a qetėsoni edhe tė na bani me ditė”. Urdhri me telegram pėr pritjen e I.Q. nė Durrės, u respektua nga ushtria shqiptare-osmane. Kėshtu e pėrshkruan arritjen e tyre nė Durrės Dhimitėr Zografi nė kujtimet e tija: “Posa qė arritėm nė Durrės vajtėm nė hyqymet, qė t`u thomi vendėsve qėllimin tonė. […] Pėr fatin tonė tė mirė, ushtria e atjeshme prej nja 500 vetash tė gjithė shqiptarė, dhe koloneli kumandar i tyre Amit Toptani, prej Tiranė, njė shqiptar fisnik i vleftė, bir shqiponje. […] po tė mos ndodhej zotėria e tij kush e di sa kundėrshtime dhe ē`mund tė pėsonim […]”. Pasi I.Q. mbėrriti nė Vlorė, autoritetet lokale osmano-shqiptare e pritėn ate me gjithė nderimet. Kėshtu e pėrshkruan I.Q. nė kujtimet e tija mbėrritjen e tyre nė Vlorė: “Vendlindjen time e kishte mbėrthyer vala e patriotizmit, neve gjithkund na pėrshėndetnin me entuziazėm dhe gėzim”. Nė Kuvendin e Vlorės mė 28 Nėntor 1912, Ismail Qemali gjatė fjalimit tė tij mes tė tjerave thotė: “Pas qė nuk mbetej mė as ndonjė shpresė pėr t’a shpėtuar Shqipėriėn me armė, e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėries nga Turqia (F.D. Perandoria Osmane)”.

    Pasi punimet e kuvendit kishin filluar nė Vlorė, Kryeministria e Perandorisė Osmane e informon Ministrin pėr Punė tė Brendshme mė 29 nėntor 1912 si vijon: “[…] u vendos qė t’i sugjerohet Ministrisė sė Luftės qė t’i kumtoj komandės[…] veprimet qė po ndėrmeren atje (F.D.Vlorė) nuk duhet tė pengohen”. Gjatė punimeve tė Kuvendit nė Vlorė vazhdonin tė vinin delegatė, sidomos nga Kosova dhe Maqedonia, prandaj dhe Ismail Qemali interesohej pėr sigurinė e Vlorės. Kryetari i Shtabit Mbretėror tė Ushtrisė sė Vardarit, Halil Bej Kolonja, qė ndodhej nė Leskovikė, mė 29 nėntor 1912 i pėrgjigjet I.Q. me telegram, si vijon: “[…] Me gjithė vėshtirsit e shumta, ushtėria, do tė pėrpiqet tė bajė ē’ashtė e mundun pėr me ruejtun kėt anė nga sulmet e armikut. Suksesi varet nga Perendia […]”. Qeveria e Perandorisė Osmane, qė i kishte dhėnė udhėzimet pėr sigurinė fizike tė Ismail Qemalit pasi qė ai nė kohė lufte mbėrriti nė Shqipėri, dhe pasi qė ajo lejoi apo mundėsoi mbajtjen e Kuvendit tė Vlorės, hyri nė kontakt me I.Q. nėpėrmjet vetė kryeministrit tė Perandorisė Osmane (Qamil Pasha). Ata komunikojnė nėpėrmjet telegramit( Stamboll-Vlorė), me ē’rast Kryeministri e informon I.Q. nė Vlorė se aktvendimi pėr Autonomin e Shqipėrisė ėshtė miratuar nė mbledhjen e Qeverisė dhe se po tė njėjtėn do ta aprovojė edhe Sulltani (telegrami i bisedės sė realizuar ekziston dhe ėshtė pėrkthyer dhe botuar nė shqip).

    - Nė Londėr, pasi qė u vendos pėr ēėshtjen e autonomisė sė Shqipėrisė nėn sovranitetin e Sulltanit, fillojnė negociatat nė mes shteteve qė ishin nė konflikt luftarak. Perandoria Osmane, shkon dhe njė hap mė shumė, duke e amandamuar vendimin pėr sovranitetin e Sulltanit mbi Shqipėrinė dhe propozon princ tė familjes Osmane nė krye tė Shqipėrisė. Ky propozim, i mundėsonte Shqipėrisė qė tė bėhej Principatė; vendim ky qė do tė ishte dhe hapi i fundit drejt pavarėsisė sė plotė. Kryesuesi Konferencės sė Londrės (Edward Grey) dhe zėvendėsi i tij (Raymond Poincare), nė memoaret e tyre e verifikojnė qėndrimin e delegacionit tė Perandorisė Osmane nė favor tė Shqipėrisė. Po ashtu Princ Vidi nė Memorandumin e tij tė publikuar nė vitin 1917 shkruante: “Perandoria Osmane ishte nė favor tė formimit tė principatės sė re autonome dhe tė pavarur nė Shqipėri dhe e la qė pėr ēėshtjen e kufijve tė Shqipėrisė dhe ēėshtjeve tė tjera lidhur me te, tė vendosin Fuqitė e Mėdha”.

    Nė Konferencėn e Londrės, aleatėt ballkanas qė morėn pjesė, propozuan marrjen e tė gjithė territoreve tė Perandorisė Osmane nė Evropė. Perandoria Osmane e refuzoi kėtė dhe dorėzoi kundėrpropozim prej pesė pikave, e qė pėrfshinte ēėshtjet pėr: Vilajetin e Edrenes (Thrakia), Vilajetin e Selanikut (Maqedonia), Shqipėrinė, Ishullin e Kretės dhe Ishujt e Detit Egje. Pėr Shqipėrinė propozimi ishte si vijon:“Shqipėria do tė bėhet vilajet autonom osman, e qeverisur nga njė princ i familjes Osmane dhe parlamenti (F.D. i Shqipėrisė)”. Kėta propozime u refuzuan nga Aleanca Ballkanike, dhe prandaj pėrfaqėsuesit e Perandorisė mė 1 janar 1913 dhanė propozim tjetėr prej 4 pikave. Pika e parė kishte tė bėjė me Shqipėrinė dhe e kishte kėtė pėrmbajtje: “Me pėrjashtim tė Shqipėrisė, statusi politik dhe kufijtė e sė cilės do tė vendosen nga Fuqitė e Mėdha, Perandoria Osmane heq dorė nga tė gjitha territoret e Evropės tė pushtuara nga aleatėt, nė perėndim tė vilajetit tė Edrenes”. Mirėpo edhe kėta propozime tė Perandorisė u refuzuan. Me shtypje tė Britanisė, Perandoria Osmane u detyrua qė tė heq dorė edhe nga qyteti i Edrenes, e qė ende nuk kishte kapitulluar. Me kėtė rast, qeveria osmane u mblodh qė ta aprovoj marrėveshjen e paqes, e qė nė fakt ishte kapitullim. Opozita osmane apo krahu militant i saj, i pėrbėrė nga oficerėt xhonturq, refuzonin kapitullimin dhe prandaj u organizuan dhe bėnė grusht shteti. Si pasoj e kėsaj ngjarjeje, refuzohet marrėveshja pėr paqe nga qeveria e re osmane (xhonturke) dhe vazhduan aktivitetet luftarake. Ushtria e thyer osmane nuk arriti qė tė konsolidohet dhe prandaj e humbėn qytetin e Edrenės nga forcat bullgaro-serbe dhe po ashtu Janinėn nga forcat greko-epirotase.

    Kapitullimi pa kushte i Janinės mė 7 mars 1913, ishte dhe si pasoj e dezertimit tė shumė ushtarėve osman-shqiptarė qė mbronin Janinėn, e tek tė cilėt ndikoi propaganda greke tė pėrkrahur tinėzi edhe nga disa elementė tė Qeverisė sė pėrkohshme tė Vlorės. Propaganda mbėshtetej nė ate se pasi qė autonomia e Shqipėrisė u sigurua nga Fuqitė e Mėdha, nuk kishte pse luftonin shqiptarėt sė bashku me osmanėt kundėr grekėve apo serbėve. E njėjta propagandė u tentua qė tė shpėrndahej edhe nė Shkodėr. Por atje nuk pati sukses, pasi qėndresa e Esat Pashė Toptanit kundėr forcave serbo-malazeze dhe kundėr disa bajraktarėve shqiptar, nuk u thye deri sa nė negociatat nė Londėr u vendos fati i Shkodrės nė favor tė Shqipėrisė. Njohėsi i mirė i ngjarjeve nė Perandorinė Osmane, George Young, pėr rastin e Shkodrės dhe Janinės, nė librin e tij pėr Luftėn Ballkanike tė botuar nė vitin 1914, shkruante: “Rezistimi i garnizonit tė Janinės kundrejt grekėve, si dhe rezistimi i garnizonit tė Shkodrės kundrejt serbėve, kishte mė shumė efekt tė drejtpėrdrejt nė rezultatin politik tė luftės se sa tė gjitha betejat e pėrgjakshme nė fushėbetejė. Ishte rezistenca e kėtyre garnizoneve qė i mundėsoi Evropės tė formoj autonominė e Shqipėrisė”.

    Humbja e Janinės dhe dezertimi i shumė ushtarėve osman-shqiptarė solli pėrēarje nė Qeverinė e Vlorės, edhe pse ajo mbėshteste mbrojtjen e Janinės me fjalė. Ismail Qemali mė 14 dhjetor 1912 nė njė telegram drejtuar Valiut te Janinės, shkruante: “Ėshtė detyra jonė qė t’i ndihmojmė ushtrisė osmane, qėllimi kryesor i sė cilės ėshtė qė ta shpėtoj Shqipėrinė”. Mirėpo veprimi i disa elementėve brenda Qeverisė sė Vlorės, mė vonė do tė ndryshonin qėndrimin kundrejt Janinės, dhe prandaj pėr kapitullimin e Janinės mbante pėrgjegjėsi edhe vetė I.Q.

    Mbėshtetja e politikės se shqiptarėt nuk duhej luftuar pa nevojė, por duhej vetėm qė tė ngrinin flamurin e Skenderbeut nėpėr qytetet shqiptare dhe ta shpallnin pavarėsinė, pasi qė Fuqitė e Mėdha garantonin formimin e Shqipėrisė, u dėshmua fatale pėr shqiptarėt. Kjo pasi shumė qytete shqiptare u okupuan nga serbėt dhe grekėt pa asnjė rezistencė. Me okupimin e qyteteve shqiptare, ushtria serbe dhe greke i morri nė posedim armėt qė ishin nė depot e kazermave ushtarake dhe filloi konfiskimin e armėve nėpėr shtėpitė shqiptare, u mblodhėn shumė bagėti dhe rezervat ushqimore pėr nevojat e ushtrive armike, pėrderisa njerėz me ndikim qė nuk arritėn qė tė arratisen u arrestuan apo dhe u ekzekutuan.

    - Gjatė punimeve tė Konferencės sė Londrės, ku pėrcaktohej edhe fati i Shqipėrisė, Ismail Qemalit iu refuzua kėrkesa nga Austro-Hungaria dhe Italia qė tė shkonte dhe t’i ndiqte prej sė afėrmi punimet e Konferencės. I.Q. dhe qeveria e tij, mbetėn tė izoluar nė Vlorė pėrgjatė gjithė kohės sė mbajtjes sė Konferencės sė Londrės, pasi dhe kablloja nėndetare e telegrafit (Vlorė-Itali) ishte ndėrprerė nga grekėt. Koloneli austriak Thomas Bruno, qė nė atė kohė ndodhej nė Vlorė, nė raportin e tij edhe pėr punėn e qeverisė sė Vlorės, dėrguar nė Vjenė nė vitin 1913, shkruante: “E gjitha ēka bėjnė ata (F.D.Qeveria) ėshtė qė tė ulen diku nė kafene, tė flasin dhe tė bėjnė plane ēfarė mund tė ndodh nėse kjo apo ajo ndodh”.

    Nė 1 prill 1913, Ismail Qemali e shfrytėzoi vizitėn e njė pretendenti pėr fronin e Shqipėrisė, qė kishte ardhur me jahtin e tij nė Vlorė pėr tė lobuar pėr kandidimin e tij, dhe del me te nė Itali. Atje, veē tjerave, I.Q. hyri nė kontakt edhe me pėrfaqėsuesin special tė Kryeministrit tė Serbisė pėr ēėshtjen e Shqipėrisė dhe mė 8 prill 1913 nė hotel “Cavour” (Milano) takohen me te pėr negociata. Mė pastaj I.Q. shkon edhe nė Londėr. Atij atje iu refuzua kėrkesa pėr takim me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Britanisė- Edward Grey. Zyrtari britanik Herbert Norman qė e pranoi I.Q., nė shėnimet zyrtare e prezenton ate edhe si deputet i Jerusalemit nė Parlamentin Osman e qė dhe teknikisht ende mund ta mbante ate funksion. Arsyeja se pse nuk u pranua I.Q. nga Edward Grey ishte se ai nuk pranohej si kryeministėr i qeverisė sė pėrkohshme tė Shqipėrisė. Deklarata e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Kuvendin e Vlorės nuk kishte asnjė efekt nė aspektin diplomatik, pasi qė nė kohėn e miratimit tė kėsaj deklarate ende Sulltani ishte sovran i Shqipėrisė. Proklamata zyrtare qė Fuqitė e Mėdha nuk e njihnin qeverinė e Vlorės u lėshua nė maj 1913, me rastin kur pėrfaqėsues tė flotės ndėrkombėtare zbritėn nė Shkodėr. Proklamata e kishte kėtė pėrmbajtje: ”[…]qyteti i Shkodrės do tė merret dhe do tė administrohet nga njė komision oficerėsh tė flotės ndėrkombėtare, qė pėrfaqėsojnė Fuqitė e Mėdha tė Evropės, deri sa tė formohet qeveria autonome nė Shqipėri”.

    - Njė nga momentet mė tė rėndėsishme tė kėsaj periudhe sot ėshtė krejt e panjohur pėr shqiptarėt, pasi qė mbahet nė heshtje nga historiografia shqiptare. Ėshtė fjala pėr kryqėzorin e flotės osmane “Hamidije”, qė mė 12 mars 1913 nė portin e Shėn Gjinit, i sulmoi dhe i zhyti disa anije greke, qė i transportonin prej Selaniku ushtarėt serbė pėr nė front kundėr ushtrisė qė komandonte Esat Pashė Toptani. Ky sulm, i mundėsoi Esatit qė tė vazhdoj rezistencėn pėr mbrojtjen e veriut tė Shqipėrisė dhe ndikoi nė marrjen e vendimit nga Fuqitė e Mėdha pėr bllokimin e anijeve greke qė tė transportonin ushtarė serbė dhe municione nė Shqipėri. (Komandanti i kėtij kryqėzori shpallet hero i luftės dhe mė vonė zgjidhet dhe kryeministėr i Turqisė.) Po ky sulm, nė negociatat nė Londėr i ndihmoi insistimit kėmbėngulės tė Austro-Hungarisė qė Shkodra t’i takoj Shqipėrisė; me ēka dhe u pėrcaktua kufiri verior i Shqipėrisė.

    - Lufta Ballkanike pėrfundoi zyrtarisht mė 30 maj 1913 pas nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr paqe nga palėt qė ishin nė konflikt luftarak. Kjo marrėveshje e njohur si Traktati i Londrės, e kishte kėtė pėrmbajtje: “1) Perandoria Osmane heq dorė nga tė gjitha territoret e saja qė gjenden nė perėndim tė linjės Midiye-Enez. 2) Porta e Lartė ia delegon tė gjitha tė drejtat Fuqive tė Mėdha qė tė vendosin pėr statusin e Shqipėrisė pėrfshi kėtu dhe pėrcaktimin e kufijve tė saj”.Pika e tretė dhe e katėr kishte tė bėjė me Ishullin e Kretės dhe ishujt e Egjeut.

    Vendimi i Fuqive tė Mėdha pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe formimin e njė komisioni ndėrkombėtar pėr organizimin e funksionimit tė Shqipėrisė, sillet nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr mė 29 korrik 1913. Pasi Greqisė i takonte ishulli i Korfuzit, kjo ishte e papranueshme pėr flotėn italiane dhe austro-hungareze qė Greqia t’i kontrolloj tė dy anėt e ngushticės sė Korfuzit; prandaj dhe pėr shkaqe gjeostrategjike u pėrcaktua kufiri i jugut tė Shqipėrisė deri nė Ksamil.

    - Pasi qė nga Fuqitė e Mėdha sovran i Shqipėrisė u pėrcaktua pric Vidi, si kryeministėr i Shqipėrisė u propozua ish kryeministri i Perandorisė Osmane- Ferid Pashė Vlora (kushėri i parė i Ismail Qemalit, por me tė cilin nuk qėndronin nė marrėdhėnie tė mira). Ferid Pasha nuk e pranoi kėtė detyrė, si duket pėr shkaqe shėndetėsore (pasi qė ai vdiq mė 1914) ose pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė tij me emėrimin e princ Vidit (pasi qė ishte nė krushqi me dinastinė e Khedivėve tė Egjiptit, qė pretendonin kurorėn e Shqipėrisė). Prandaj dhe u propozua qė pėr Kryeministėr tė Shqipėrisė tė emėrohet ish Kryetari i Senatit tė Perandorisė Osmane- Turhan Pasha. Duhet pasur parasysh qė nė kėtė periudhė Ministėr i Punėve tė Jashtme dhe mė pas edhe kryeministėr i Perandoris Osmane ishte princi me prejardhje shqiptare Said Halim Pasha, nipi i Mehmed Ali Pashės sė Egjiptit, pėrderisa Kryetar i Shtabit Ushtarak tė Perandorisė Osmane ishte mareshali shqiptar prej rrethit tė Manastrit- Izet Pasha, qė nė kėtė periudhė ishte dhe pretendent pėr kurorėn e Shqipėrisė.

    - Kuptohet qė kjo nuk ėshtė e gjithė e vėrteta, pasi qė ėshtė e pamundur me njė shkrim tė shpjegohet procesi i formimit tė Shqipėrisė. Nėse pretendojmė ta shpjegojmė me dokumente kėtė ngjarje historike mė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė, ajo nevojitet qė tė shpjegohet nė njė libėr me disa vėllime.

    Mirėpo ndoshta ky shkrim modest, mund t’i paralajmėroj ata pseudo-historian tė moderuar komunist apo ata historian tė rinj islamofob, e qė me rastin e pėrvjetorit tė 100-tė kanė marrė detyrė qė gjatė rishkrimit tė kėsaj ngjarjeje historike pėrsėri tė tallen me historinė e shqiptarėve, tė kuptojnė se jo tė gjithė shqiptarėt janė naiv t’i besojnė pėrrallat e tyre.

    Frymzim DAUTI
    KY Shkrim nga ky delli eshte nje DIZINFORMACION i PLOTE,duke vene figurat historike si gure shahu,here here si gure tavelle.
    Te vjen keq qe hapen tema e tilla kot me kot,pa asnje lloj lidhje me realitetin Historik.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Nexhmedin Spahiu:
    Shqipėrinė si shtet dhe shqiptarėt si komb i krijoi Austro-Hungaria

    Rrolin qė Amerika e pati dhe ka nė krijimin e shtetit tė Kosovės, e ka pasur Austro-Hungaria nė krijimin e Shqipėrisė. Pėr mė tepėr, Austro-Hungaria jo vetėm qė pati rol madhor rreth shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė 100 vjet mė parė dhe u angazhua nė Konferencėn e Londrės pėr kufij sa mė tė gjerė tė saj, por ajo shumė para kėtyre ngjarjeve investoi nė kulturėn shqiptare, duke cytur shkencėtarė tė merren me ēėshtjen e gjuhės shqipe, duke financuar revistėn “Albania” tė Faik Konicės etj. Po mos tė vinin gjermanėt nė Ballkan mė 1941, sot nuk do tė kishte Kosovė

    Duke lėnė manash rrenat e kohės sė Enver Hoxhės dhe mercenarizmin shqiptar pėr tė qenė nė krah tė fituesve, po mos tė ndodhte ardhja e gjermanėve nė Ballkan mė 1941 nuk do tė ekzistonte Kosova.

    Marrėveshja e Qeverisė Jugosllave dhe asaj Turke e vitit 1939 parashihte qė procesi i shpėrnguljes pėr nė Turqi i gjithė popullatės myslimane nga Kosova e Maqedonia tė pėrfundonte mė 1945.

    Kjo marrėveshja u zbatua 100% sipas dinamikės sė paraparė deri me 6 prill 1941 dhe u ndal kur gjermanėt bombarduan Beogradin. Shumė “analistė” tė sotėm thonė se Veriu i Kosovės kurrė nuk ka qenė shqiptar. Unė kam takuar nė Stamboll shqiptarė tė fshatrave tė Veriut tė Kosovės, ku tashmė s’banon asnjė shqiptar, tė shpėrngulur nga atje mė 1940. Sikur mos t’ishte ardhja e gjermanėve mė 1941, ky do t’ishte fati i gjithė trevave shqiptare nė Kosovė e Maqedoni.

    Pėr mė tepėr, hapja e shkollave shqipe dhe ndėrgjegjėsimi kombėtar shqiptar nė Kosovė e Maqedoni ndodhi pikėrisht gjatė asaj periudhe, saqė edhe ripushtimi i kėtyre trojeve nuk mundi mė t’ua merrte kėto tė drejta tė fituara gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Ligj kundėr gjuhės shqipe Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Thessaloniki” (14.korrik.1999). Pėr shekuj me radhė turqit qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvendėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėrt e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe.

    Ky sulm ishte frontal dhe nė tė gjitha nivelet dhe drejtimet. Fanatikė fetarė ortodoksė dhe myslimanė injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė “pa fe” dhe tė “paudhė”, priftėrinjtė grekė e quanin gjuhėn shqipe “gjuhė barbare”.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2012
    Postime
    33
    Eshte Paradoksale nje gje e tille !Shqiperine Historkisht e ka fomuar shtrirja e shqipfolsve! Tjeter gje jane shkaqet se pse na kan rrahur pas ikjes se osmaneve dhe na kan ndar ne copa,,plani afatgjate ka qene per te diagnoztikuar zonen e infektuar ne llogjiken e tyre,,dhe per fatin e komshive u ra shi ne kollomoq,,sepse shqiptaret pervec se ishin ne 90% analfabete,,vetem 10% e tyre do te pranonin shkollimin ne sistem jo analfabetik,,per europen dhe vizonin e saj kulturor,,shqiptaret sishin ata per te cilet natyrshmeria e Europes ka nevoj! dhe kete edhe e deshmuan ne Durres,,kur u rrebeluan kunder princ Vidit,,dhe nje dit pas ikjes se tij shkuan ne obrrin e pallatit te tij ne durres dhe ulen flamurin shqiptar,,dhe cuan ate te perandoris,,keto jane shkaqet qe europa na ka rrahur me laps ne fillim dhe pergjat shekullit te shkuar,,nuk e kan pritur asnje nga fuqite e medha dhe serioze qe greket dhe serbet e lakmonin shume pozicionin e shtepis se shqiptarve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sdo : 24-11-2012 mė 00:00

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shqiperine e formoi perpjekja diplomatike-ushtarake e perandorise Osmane.

    100 vjet me pas, shqiptaret akoma nuk e kane mesuar qe Sulltani i shiti ata dhe tokat e tyre qe me traktatin e Shen Stefanit ne perfundim te luftes ruso-turke. Ai traktat i kalonte fqinjeve tane malazeze, serbe pjese te vilajeteve ku banonin shqiptaret. Dhe me e bukura eshte menyra se si Sulltani u hodhi hi syve shqiptareve e i terhoqi prej hunde: nga nje anen nenshkroi traktatin e paqes me ruset, nga ana tjeter mobilizonte fshehurazi besniket e tij mes shqiptareve ne Prizren qe te fitonte kohe ne implementimin e mareveshjes. Dhe i keqi ne kete mes nuk ishte Sulltani qe i shiti si bageti ne kete traktat, te keqinj ishin fqinjet tane malazeze e serbe qe perfituan nga ai traktat.

    Edhe luften me ruset e mbaruam duke shitur shqiptaret per bageti. Edhe shqiptareve u hodhem trute e gomarit duke perfituar nga injoranca e tyre, duke i futur ne konflikt me fqinjet. Per aq kohe sa ata nuk e dine brendine e mareveshjes se Shen Stefanit, ne jemi ne rregull. Kjo eshte ajo qe autori me lart quan "diplomaci" osmane. Diplomacia e puthjes ne faqe e thikes ne shpine.

    Albo

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Shqiperine e formoi perpjekja diplomatike-ushtarake e perandorise Osmane.

    Shum e vertet eshte kjo Albo,ne jemi fajtor,pse?,sepse SULLTANT jan munduar te na shtin ne gjume shekullor,ti harrojme traditat e lashta,ta harojme Pirron,Skenderbeun ,historin ton te lavdishme,duke na shendruar ne popull 99%analfabet.
    Duke u munduar te na turqizoj,dhe te urrejm njeri tjetrin per interesa te tyre,por ka pas njerze qe na kan zgjuar nga ky xhum vdekjeprures,dhe aritem ta shpetojm ate qe kemi,vetedia kombetare gjithnje po ngritet,duke mos harruar te kaluaren dhe duke punuar per te ardhmen....

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •