Kjo eshte njesoj sikur te parashtrojme pyetjen:
Pse e perdorim shkrimin latin e jo shkrimin shqip?
Te falemi eshte ritual,
te flasim eshte komunikim,
ne cfar gjuhe besimtaret e te gjitha besimeve e thone fjalen : AMIN ose AMEN ?
Ne cilen gjuhe eshte aleluja tek krishteret?
Dua qe te beni nje dallim dhe krahasim mes doreshkrimit origjinal dhe perkthimit.
Forma, menyra dhe gjuha e shpalljes se Kur'anit eshte e ndryshme.
Vete i derguari i Zotit tregon se si shpalljet i vinin ne forme te ziles (kembones), ne forme te tingullit te bletes dhe direkt ne gjuhen e tij amnore.
Komentatori me i denje i fese Islame eshte ne rradhe te pare vete Muhamedi a.s.
Obligim gjate qendrimit ne kembe brenda namazit eshte leximi nga Kur'ani e jo perkthimi ose komentimi i kuptimit dhe domethenjes se saj.
Leximi i pjese nga Kur'ani gjate qendrimit ne kembe behet ne menyren dhe gjuhen origjinale te shpalljes se vet Kur'anit.
Kurse kur behet fjale per lutjet, qofshin ato ne ruku, ne sexhde ose lutjet ne fund te namazit sidhe lutje jashta namazit per raste te ndryshme, ateher duhet te gjithe te dini e keto lutje jane te lejuara dhe te preferuara ne gjuhen amtare te vet lutesit.
pastaj ligjeratat, vaizet, hudbeja e tj, ato behen ne gjuhen qe e flasin dhe njohin shumica e xhematlinjeve.
Pas revlucionit te Mustafa qemal pashes ne turqi u soll nje ligj i cili nje kohe ishte ne fuqi qe ezani te thiret ne gjuhen turke.
Allahu ekber = Byjyk tangėrė ( ama hiq nuk kishte lezet )
Per dallim nga te krishteret qe ne baza nacionale i kane te ndara kishat, pastaj edhe i emerojne se kjo kishe eshte kishe shqipetare, kjo kishe serbe, kjo kishe kroate, e tj.
Ne islam nuk ndahen xhamijat ne baza nacionale, por vetvetiu nga pjesa dermuese e perkatesise kombetare te xhematit, po ne ate gjuhe do te ligjerohet ne ate xhami. sikur qe eshte mesha te krishteret.
Pra. kiraeti - leximi i tre verseteve te shkurta ose nje verseti ( ajet) te gjate kuranor, ne kijam dhe ate ne origjinalitetin e shpalljes eshte obligative - farz.
Krejt tjeter eshte dobia nga perdorimi i nje gjuhe univerzale,
nje gjuhe si eshte anglishtja ne perdorimin e saj si mjet komunikimi per tu kuptuar njerezimi mes vete dhe kjo eshte teper e zhvilluar dhe ne dobi te njerezimit.
Njesoj para 1400 viteve me shpalljen e Kur'anit gjuha arabe si gjuhe e origjinalitetit te shpalljes se saj u be gjuhe universale per besimtaret, por jo edhe obligative.
Andaj le te kuptohet:
Nese une jam katolik dhe nuk e pranoj besimin Islam, nuk do te thote se Kur'ani nuk eshte liber i shpallur nga Zoti.
Nese une jam hebrej, nuk do te thote se Muhamedi a.s. nuk eshte i derguari i Allahut xh.sh. po njesoj sikur qe ishin edhe te derguarit e tjere para tij.
Neve nuk falemi arabisht, neve nuk lutemi arabisht, neve nuk mendojme arabisht, neve nuk besojme arabisht, ...
Neve me padyshim dhe te paluhatshem besojme ne egzistimin e Perendise,
Neve jemi mirenjohes, falenderues, te nenshtruar, te perkushtuar, te epur, te falur, te dorezuar ne madheshtine, bemiresine, meshiren, diturine, forcen, urtesine, ... qe ka Allahu xh.sh.
Vetem ata qe kryejne namazin mund te dijne perjetimin, flladin, kenaqesine qe e ndjejne ne brendin e saj.
Musaliu-ai qe fale namazin, me se miri e din se ne cfar menyre i fle i prehet shqiprti kur i lutet Allahut te madheruar.
Me rendesi te falemi, me rendesi te besojme pa hamendje, me rendesi te jemi nen meshiren e Meshiruesit, ... pak pune se ne cfar gjuhe, por shume me rendesi me cfar bindje dhe qellimi.
Allahu te na meshiroj, nga punet e keqija te na largoj, nga injoranca te na shpetoj, nga zullumqaret te na mbroj, nga semundjet te na sheroj, diturine te na dhuroj, moralin tone te perforcoj, bemiresine te na mundesoj, bisedat e kota t'na i shkurtoj, tendencen e keqe te azgjesoj, ne rrugen e drejte te na udhezoj, shikimin e paster te na ndricoj, ne qellimet e keqija te na pengoj, ... dashurine per Allah edhe ne kete forum te na e mundesoj.
A M I N
Krijoni Kontakt