Në Paris të premten është hapur xhamia e parë në të cilën do të mund të luten pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual). Këtë nismë fillimisht e kishte bërë një aktivistë i të drejtave të homoseksualëve, me prejardhje nga Algjeria, bashkë me një mik të vetin, përndryshe mug budist - që të dy homoseksualë.
Nismëtari i idesë, Ludovic Mohamed Zahed, deklaron se deri tani ka pranuar mjaft kërcënime, andaj edhe nuk dëshiron të bëjë të ditur se ku saktësisht ndodhet kjo xhami.
Kryeimami i Xhamisë së Madhe në Paris, Dalil Boubaker, ndërkaq deklaroi e askush nuk do të shkojë në xhaminë e re për t’u lutur, sepse homoseksualizmi është në kundërshtim të plotë me islamin.
Zahad beson se xhamia e re do të ketë një vend të veçantë në jetën e myslimanëve homoseksualë në Francë. Shoqata e themeluar nga ai, Homoseksualët Myslimanë të Francës, nga gashtë anëtarë sa kishte fillimisht tashmë ka mbi 300 anëtarë. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt