Ina, Ina, hiqi brekėt
Shkruan Edvin Kristaq Rama
Triptiku i laryshisė
Mund tė quhej vetėm Mehmet mbetja zeshkane e njė bashkimi midis dy qenieve lėkurėzeshkėta qė pas njė nate tė rrokopushme dashurie u bėnė prindėrit e tij. Ishin dy krijesa kaq tė ngjashme njėra me tjetrėn, sa zgjonin krejt admirimin tim. I admiroja, sepse mė ngjanin si vėlla e motėr dhe njė ngjashmėri e tillė ishte pėr mua kulmi i harmonisė sė ēiftit. Ai i jati i Mehmetit, me ca sy tė mėdhenj si njė e verdhė e zezė veze, hundė tė pėrthyer shqiponjė prej stėrnipi tė njė ushtari turk, qė ka gjetur netė kėnaqėsie tė ndaluar rrėzė ndonjė kodre koēimaresh nė Shqipėri, mustaqe tė bollshme qė i lėpinte parreshtur buzė tė mishta dhe mjekėr tė mprehtė thikė, ndėrsa ajo e ėma, sy ngahera tė shqyer habie prej bėmave tė djalit tė pandreqshėm, hundė simetrike me tė shoqin, mustaqe tė ndrojtura dhe flokė pėrherė tė shpupurisur mbi tė cilėt, sa herė hyja nė shtėpinė e shokut tim tė klasės, gjeja njė bikutinė metalike qė endej lart e poshtė, duke u rrekur mė kot t'i adaptonte pėr njė lok gruaje tė nderueshme.
Organizata e Pionerit mė kishte ngarkuar qė tė shpėtoja Mehmetin prej duarve tė armikut pėrmes zbatimit tė pėrpiktė tė njė lloj misioni qė gjatė asaj epoke tė artė quhej "patronazh".
Ishte njė nga termat e rėndomtė tė atyre kohėrave tė mbingarkuara me iniciativa, betime njerėzore, orė tė tėra edukate morale e politike, punė prodhuese, kalitje fizike, pushimi aktiv, kritikė e autokritikė revolucionare, shenjash sulmuese e ku ta di unė se ēfarė akoma. Patronashi i konsistonte nė ndihmėn e pėrditshme qė si i parė i klasės duhet t'i jepja Mehmetit, pėr tė pėrmirėsuar rezultatet e tij dėshpėruese nė mėsime. Duke marrė ato katrat e tij pakaluese, shoku im i klasės qe katandisur nė tabelė qitjeje e armiqve tė socializmit, ndėrsa unė, sipas parrullės revolucionare. "Dhjetat tona janė plumba nė ballė tė armikut" kisha shtrirė pėrdhe njė batalion tė tėrė syresh. Gjithėherė kaloja pėrballė tabelės sė kuqe tė nderit, nė hyrje tė shkollės, dhe shihja fotografinė time tė rradhitur midis pionerėve tė dalluar e buzagaz, pėrfytyroja me krenari dėmet e panumėrta qė kishim shkaktuar nė kampin armik me dhjetat tona, pa mudnur gjithsesi ta mposhtja krejtėsisht shqetėsimin qė mė lindte aty pėr aty, pėr shoqen time tė bangės, e cila merrete vetėm nėnta, notė qė sipas mėsueses kujdestare edhe pse e plagoste rėndė armikun i linte shteg pėr tė rimarrė veten.
Nė fakt, ēdo seancė patronazhi pėr ta transformaur shokun tim tė klasės nė njė killer intelektual qė pastaj do tė bėntė kėrdira ngjethėse me ato dhjetat e tij aq tė largėta e utopike, zgjaste aq kohė sa i nevojitej Mehmetit pėr tė kopjuar mekanikisht detyrat e mia, ndėrkohė qė unė lexoja me zell "Si u kalit ēeliku". Ishte njė best-seller i madh i letėrsisė sovjetike tė propagandės qė mė dukej tejet i efektshėm pėr tė motivuar Mehmetin nė misionin tonė tė pėrbashėkt, por qė tekembramja vlente vetėm pėr tė kulturėn time bolshevike, sepse porsa mbaronte sė kopjuari, Mehmeti hapte televizorin duke mė ftuar tė shihnim sė toku shalė dhe cica nėpėr reklamat e jugosllavit dhe ia merrte pėrpikmėrisht tė njėjtit refren pyetjesh mbi shoqen time tė bangės, pa e ēarė kokėn asfare qė unė skuqesha gjer nė vesh.
Teksa vinte vėrdallė nėpėr dhomė, duke kėrkuar me antenė pikėn e vdekur (asokohe qarkullonte miti se nė ēdo dhomė ka njė pikė tė vdekur ku zhurmuesit nuk futen dot e ku shėmbėlltyra televizive turbullaur prej tyre kullohet si me magji, nė kėtė pikė mund tė shihej rehat jo vetėm jugosllavi, po edhe e shumėndėrruara Rai) rrekej dhe tė mė bindte se kishte ardhur ēasti qė qysh tė nesėrmen t'i fusja duart Inės. Mehmeti mbronte mendimin se ky ishte i vetmi veprim qė duhet ndėrmarrė si kundėr ndrojtjes sime prej ēun mami ashtu edhe pėr tė zgjuar tek Ina ndjesinė e kėnaqėsisė seksuale. Vetėm, pasi ta hidhja kėtė hap mund tė shpresoja ta bindja Inėn qė tė vinte me mua tek Gjiri i Kurvave, njė vend tėrheqės pėr fantazinė time tė epokės ku zhvillohet ngjarja, njė lloj gjuhėze ujore qė kafshonte thellė kodrat e Liqenit Artificial tė Tiranės. Shkonim shpesh pėr t'u larė atij liqeni dhe, edhe pse nuk kisha parė kurrė ndonjė kurvė qė tė shfaqej mes pemėve a tė dilte nga uji pėr tė ndjellė ndonjėrin prej nesh, nuk guxoja tė pyesja mė gjatė pėr hollėsira nga frika se Mehmeti mė vinte nė lojė. E kėshtu mjaftohesha me tė tundura aprovuese tė kokės e me njė ngerdheshme qė nėnkupton, "Lėre atė mrekulli" i bindur sidoqoftė qė, pas rėnies sė diellit, nė atė gji tė rėndomtė garipat jetonin ēaste bote.
Pikėpyetja qė rritej pėrditė nė kokėn time ishte ajo qė kėrkonte pėrgjigjet pėr ēka ndodhte konkretisht kur dy qenie seksesh tė ndryshme gjendeshin lakuriq pėrballė njėri-tjetrit, i bezdisur nga pamundėsia e skajshme pėr tė kuptuar atė qė djali duhet tė bėnte me trupin e zhveshur tė vajzės e njėkohėsisht edhe nga paaftėsia ime e dukshme pėr tė qenė ndryshe nga sterotipi i njė ēuni mami, fakte kokėforta kėto qė sipas meje e shtynin zgjidhjen e enigmės pėr ditėn e martesės, optoja pėr njė martesė goxha tė parakohshme, derisa njė ditė tė bukur vendosa t'i kėrkoj dorėn shoqes time tė bangės. Nėse nuk e bėra, kjo natyrisht pėr shkak tė ndėrhyrjes sė vrazhdė tė Mehemetit. Shoku im katranjos, i cili ishte i bindur se burri nuk duhej tė martohej pėrpara se tė kalonte nėn shtatė palė shalė dashnoresh, e pėrjashtoi pa mėshirė hipotezėn e martesės sime, sepse jo vetėm qė unė nuk e kisha kaluar provėn e zjarrit, pėr mė tepėr Ina ishte e bukur. Gruaja duhej marrė sa mė e shėmtuar nėse s'doje tė ta merrnin tė tjerėt. Megjithatė, nga ana ime nuk kuptoj qė tė jem dorėzuar, por qysh atėherė qesh shumė mė i matur nė shprehjen e asaj dėshire cfilitėse qė ishte pėr mua martesa, duke vuajtur kėsisoj peshėn gjithnjė e mė tė rėndė tė pikpyetjes.
"M'tregun ēunat e lagjes se ai filmi mrom kishte qenė bota fare", mė tha njė ditė Mehmeti, i cili shoqėrohej me djem gjashtėmbėdhjetė-shtatėmbėdhjetė vjeēarė. Ata i kishin treguar se, njė natė mė parė, "jugosllavi kishte hap njė seri filmash me t'qime. "Nuk m'la ai shkėrdhatė i degjenerum, vazhdoi Mehmeti, duke iu referuar tė atit, "po e qita inotin t'u i ra me dorė. Kshu e boj sa herė qi ai *** m'ēan bythėn". Aprovova me kokė pa e kuptuar mirė se kujt i kishte vėnė dorėn Mehmeti nė shenjė proteste dhe misteri u bė mė i madh kur pas interesimit tim rreth reagimit tė prindėrve teksa ky i binte me dorė, ai m'u pėrgjigj. "Qeke megjith men **** i modh!. Pse mėr para plakut ene plakės i bi me dor ti? Me siguri ky shkon nė dhomėn tjetėr e pėrplas gjėrat pėrtokė, mendova dhe nxitova ta pyes. "Po ē'kuptim ka t'i biesh me dorė kur je vetėm fare? "T'vjen lezeti mėr jahu! Ē'a kuptimi mė t'modh do ti?" "Si tė vjen lezet ty?' e pyeta i ēmeritur. "Myll syt, shof Inėn ene i them Ina, Ina, hiqi brekėt, punė minutash jom n'parajs. Po ty si t'vjen? M'u tha pėshtyma nė gojė teksa pėrfytyroja me llahtarė shoqen time tė bukur qė zhvishej nėn urdhėrat e Mehmetit tė egėrsuar qė i tundte para syve njė shkop. Me gjysėm zėri iu pėrgjigja, "Edhe mua".
Tė nesėrmen nė mėngjes, gjatė pushimit tė madh, Mehmeti vjen e mė afrohet me njė zė djallėzor. "A do t'vish ke rifuxho t'i fusim i t'rame me dor? M'u nė mes tė oborrit tė shkollės gjendej njė nga mijėra vendstrehimet qė Enver Hoxha kishte ndėrtuar pėr tė mbrojtur pleq, gra e fėmijė nga bombardimet e imperialistėve amerikanė dhe social-imperialistėve sovjetikė, ku sot e gjithė ditėn kutėrbon *** e shurrė e ku asokohe djemtė e klasės sė tetė futeshin pėr tė pirė cigare. "Mirė" iu pėrgjigja i lumtur, sepse mė nė fund do tė zhbėhej misteri qė mė kishte torturuar gjatė gjithė natės e qė mė kishte bėrė t'i bija nė ėndėrr me grushta e shqelma njė karrigeje, duke ulėrirė, "Ina, Ina, hiqi brekėt".
I kam para syve edhe sot kokat e ēunave tė klasės sė tetė nėn fashėzat e zbehtė tė dritės qė depėrtonin prej dy a tre vrimave tė ajrosjes nė tavan. Nė rresht, ulur mbi ēimenton e ftohtė njėri bri tjetrit, mbėshtjellė nga njė zhurmė e ēuditshme, njė lloj gugėrime. Duke ecur qorrazi nėpėr terr u afruam e u ulėm edhe ne, Mehmeti e pas tij unė. Fillova tė kap ca fjalė tė lėshuara si nė jerm teksa ndjeja njė lloj dridhjeje ritmike tė trupės. "Zhvishu Marjeta, zhvishu se m'plase? Zhvishu o shpirti im, lene lalin ta shofi pak cicėn e bukur si gjyle… Hiqe tutėn zemėr! Hiqe shpirt…Mos ki turp jemi vetėm, vetėm fare…Lene lalin ta preki pak kofshėn e bardhė…"
Nuk ksihte pikė dyshimi qė apeli i sinqertė i kolegut qė drejtonte operacionin i drejtohej zyshės sė fiskulturės qė me ato tuta tė ngushta qė mbante arrinte tė provokonte edhe ndėrshmėrinė time tė thellė prej zėvendėskomandanti ēete.
Mehmeti u zbėrthye. "Jepi se do na dhjesi zilja", mė tha gjithė ankth, duke mė shtyrė me bėrryl. Duke u zbėrthyer si guak, i mbytur nėn djersėt e ftohta tė njė trupi tė paprovuar, vėshtroja vjedhurazi nga shoku im i klasės. Fillova ta prek seksin tim teksa ndiqja instiktivisht dollibashin qė ecte pėrpara, duke e kompaktėsuar progresivisht dihatjen kolektive. "Do ta fus n'kėrthizė do tė ta fus"! Befas Mehmeti mė futi gojėn nė vesh dhe mė foli me vrazhdėsinė e tij karakteristike. "Jo ashtu mėr ****, kape pėr qafe!". "Mė bėhet shurra", i thashė dhe u ngrita, gjoja i nervozuar prej pengesės sė paparashikuar biologjike, duke ikur i tmerruar drejt daljes pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė atė tunel pėrveēse nė rastin e ndonjė bombardimi anglo-amerikan.
http://opinione-ese-komente.blogspot.be/2009/12/ina-ina-hiqi-breket.html
Krijoni Kontakt