Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Aleanca Kuq e Zi: Spiunët e Greqisë janë ministrat e Shqipërisë

    Aleanca Kuq e Zi: Spiunët e Greqisë janë ministrat e Shqipërisë

    Emri:  604035_10151226209453260_1791353405_n.jpg

Shikime: 1523

Madhësia:  32.1 KB

    Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi zhvilluan sot një protestë përpara Ministrisë së Punës, kundër takimit të ministrit Spiro Ksera me deputetët grekë të “Agimit të Artë”, që u publikua për herë të parë nga "Gazeta Shqiptare".

    Sipas Aleancës Kuq e Zi, ministrat e qeverisë Berisha po punojnë për ndarjen e Shqipërisë.

    Sekretari i Rinisë Kuq e Zi, Adriatik Lapaj, theksoi se AK dënon ashpër akte të tilla dhe do të veshë kuq e zi oborrin e çdo pushtetari të shitur tek qarqet antikombëtare dhe antishqiptare.

    “Aleanca Kuq e Zi është sot këtu për të protestuar kundër sjelljes antikombëtare të ministrit të Punës, Spiro Ksera, i cili është takuar me deputetët e "Agimit të Artë" të cilëve u ka deklaruar se po punon për ndarjen e Shqipërisë dhe realizimin e të ashtuquajturit “Vorio-epir”.Kjo është qeveria e shtetasit Sali Berisha e përbërë nga tre ministra grekë dhe 13 filogrek të cilët ditë pas ditë po provojnë se punojnë kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njëri shiti detin, tjetri kombësitë dhe tani faktet dhe tradhtitë flasin për punën që po bëhet nga ministrat e qeverisë për ndarjen e Shqipërisë. Ky ministër është turp kombëtar mbi të gjitha në këtë 100- vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë”,- deklaroi Lapaj.

    “Aleanca Kuq e Zi dënon ashpër dhe me forcë këto akte të tradhtarëve që janë të mandatuar nga Sali Berisha për të qeverisur shqiptarët. Kjo qeveri nuk është e shqiptarëve sepse ajo nuk gëzon më mbështetjen e popullit dhe po mbahet në këmbë prej aferave tradhtare dhe antikombëtare të shtetasit Sali Berisha, i cili nuk rresht së turpëruari kombin shqiptar. Aleanca Kuq e Zi ka një mesazh dhe për ata pseudo-patriotë që janë në koalicion me shtetasin Sali Berisha. Ata që shitën çështjen kombëtare për tre poste drejtorësh të mos dalin me flamuj kombëtarë, sepse e turpërojnë atë, por të marrin vendime burrërore dhe të refuzojnë të jenë në koalicion me këtë qeveri tradhtare”,- përfundoi Lapaj.

    KPR: FALENDEROJMË AK QË IU BASHKUA PROTESTAVE TONA
    Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Klubi i Patriotëve të Rinj vlerëson dhe falenderon Aleancën Kuqezi që përqafoi nismën e KPR-së për të protestuar përpara Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta kundër takimit të ministrit Ksera me deputetë neonazistë grekë.

    “Ne kemi qenë të bindur se protesta e zhvilluar nga KPR përpara pesë ditësh do të pasohej nga reagime të tjera të forta të çdo individi i cili mendon se në institucionet shqiptare nuk kanë vend qëndrime antishqiptare. Çdokush në këtë vend duhet ta marrë mesazhin që vetëm harmonia mes popujve mund të sjelli paqen në rajon dhe kjo harmoni zgjidhet nëpërmjet zgjidhjes së çështjes çame dhe mosprovokimit me terma fantazmë si "vorioepiri".”- thuhet në deklaratën e KPR-së.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Dita e gjykimit po afron...
    ‎" TE VENDOSUR TA DENOJME TRADHETIN ,
    TE BASHKUAR TA BASHKOJME SHQIPERINE !! "

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kush jane dy ministrat e tjere spiuna te qeverise Berisha ???


    Me e afert eshte endrra e bashkimit te Shqiperise, se sa endrra e ndarjes se Shqiperise.


    Te pakten Berisha dhe ministrat e tij nuk e mbrojne qeverine me batalione sllave si dikur Enver Hoxha dhe me batalione greke si dikur Fatos Nano.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Kush jane dy ministrat e tjere spiuna te qeverise Berisha ???


    Me e afert eshte endrra e bashkimit te Shqiperise, se sa endrra e ndarjes se Shqiperise.


    Te pakten Berisha dhe ministrat e tij nuk e mbrojne qeverine me batalione sllave si dikur Enver Hoxha dhe me batalione greke si dikur Fatos Nano.
    Sa vulgar dhe prepotent je me mendimet e tua o baloz!.te thot gje emri sllobdanke ,vucidol ,fazllic.Mos na trego histori me dullen dhe tosin,sps ishte pikerisht saliu yt qe tha ne takimin e famshem berisha nano .qe cdo gje qe kam then ishte per fushat elektorale,
    edhe kur takoj nano milloshevicin ne korfuz tha mir beri se duhej ta takonte!.patjeter qe nano ishte nji filo grek por 5oo mij euro
    qe dha per kombetaren nqs fitonte me grekun ishte dhurata me e madhe qe i beri SHQIPTARVEE..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    Sa vulgar dhe prepotent je me mendimet e tua o baloz!.te thot gje emri sllobdanke ,vucidol ,fazllic.Mos na trego histori me dullen dhe tosin,sps ishte pikerisht saliu yt qe tha ne takimin e famshem berisha nano .qe cdo gje qe kam then ishte per fushat elektorale,
    edhe kur takoj nano milloshevicin ne korfuz tha mir beri se duhej ta takonte!.patjeter qe nano ishte nji filo grek por 5oo mij euro
    qe dha per kombetaren nqs fitonte me grekun ishte dhurata me e madhe qe i beri SHQIPTARVEE..
    5000 eurot i dha se kishte vene bast per ndeshjen.
    Sa driteshkurter jeni o zot.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    Sa vulgar dhe prepotent je me mendimet e tua o baloz!.te thot gje emri sllobdanke ,vucidol ,fazllic.Mos na trego histori me dullen dhe tosin,sps ishte pikerisht saliu yt qe tha ne takimin e famshem berisha nano .qe cdo gje qe kam then ishte per fushat elektorale,
    edhe kur takoj nano milloshevicin ne korfuz tha mir beri se duhej ta takonte!.patjeter qe nano ishte nji filo grek por 5oo mij euro
    qe dha per kombetaren nqs fitonte me grekun ishte dhurata me e madhe qe i beri SHQIPTARVEE..



    Sa druvar trushpelar qe je o Cinxo !!!

    Te thon gje emrat Miladin, Dushan, Vukmanoviç, Josip ???

    Leri historite e mbledhjeve te celulave ne PS rreth ligjeratave te Sales. Nuk pijne uje as me jevgjit e bregut te lumit.

    Nuk ishte vetem Tosi filogrek, por komplet PS. Dhe akoma jane. Jo vetem filogreke, por edhe filosllave.

    Historite e batalioneve jugosllave jane te jetuara, ashtu siç eshte e jetuar nga te gjithe shkruesit e ketij forumi historia e batalionit grek te dislokuar ne Yzberisht ne mbrojtje te qeverive te PS.


    Historine e € 500k t'a shpjegoje doktorri.


    Nuk besoj se ka pas ndonjehere ne qeverite shqiptare vend ministri me mik, siç qe ai i Paskal Milos, i rekomanduar nga Greqia.

    Nacionalizmin e PS, paraardhesve dhe pasaardhesve te tyre, tregoja kolopuçeve kur i ve ne gjume ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Sa shume informacione qe keni bre burra.
    Jane bere te gjithe si CIA, lloj-lloj informacionesh kane neper duar !
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke

    Nga Alfred Lela, revista Mapo

    Pse u shoqërua me mister vizita në Washington e Kreshnik Spahiut dhe kush e mundësoi atë? Kush është ndërmjetësi mes Kreshnik Spahiut dhe interesave turke në Shqipëri? A janë të interesuar amerikanët për një rimëkëmbje të Perandorisë së dikurshme Osmane? A ka ardhur koha që pas infrastrukturës së biznesit, arsimit dhe ideve turke, Ankaraja të përfaqësohet edhe politikisht në Shqipëri? Neo-otomanizmi, një doktrinë apo një shpikje?

    ***

    Shkrimi i plotë bashkangjitur reagimet e (linku këtu) z. Nuh Tokçelik e avokati i Fetullah Gylenit të botuara në numrin e ri të revistës

    Kur javë më parë, një panel gazetarësh, të ftuar në studion e Top Story të Sokol Ballës, ngulmonte te pyetja se ‘si i siguronte paratë për të mbuluar shpenzimet e aktiviteteve të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nxirrte diçka nga xhepi i brendshëm i xhaketës. “Asi nën mëngë’ ishin kartat e anëtarësimit, një prej të cilave, sipas shefit të AKZ, kushtonte 10 euro. Spahiu, duke nënvizuar atë që ai quante ‘sukses të madh të Aleancës’, përmendi Durrësin dhe sesi, sipas tij, vetëm në këtë qytet, vetëm në një ditë, kishte pasur mbi 1 mijë anëtarësime. Duke luajtur me një shifër që një prej gazetarëve të ftuar ia quajti ‘hiperbolë’, ai i shtyu dhe më tej kartat, duke u shprehur se Aleanca Kuq e Zi synon një anëtarësi prej 1 milionë vetësh. “Bëjeni vetë llogarinë, sa bëjnë 1 milion herë 10 euro”, i sfidoi gazetarët Spahiu, duke i dhënë kështu publikut një përgjigje të vagullt, por edhe të pasaktë mbi financimin e lëvizjes së tij, të saposhpallur parti.

    Një milion anëtarë herë 10 euro, bëjnë plot 10 milionë euro, duhet të ketë menduar një publik pasiv, i humbur para retorikës nacionaliste të shefit të Aleancës, që ka premtuar ‘shfronësimin e sulltanëve’, mandate të kufizuara, heqjen e imuniteteve bashkë me nxjerrjen jashtë skenës politike të PD-së e PS-së, të dyja këtyre ‘partive bolshevike’, dhe zëvendësimin e tyre me forcën e parë, që njërit prej gazetarëve të ftuar sërish iu duk hiperbolike, e që do të ishte pikërisht formacioni që ai kryeson, tashmë zyrtarisht, Aleanca Kuq e Zi. Që pas intervistës në Top Story, revista MAPO ka kryer një hetim duke hulumtuar mbi burimet e mundshme të financave të Aleancës Kuq e zi.

    Misteri i një vizite dhe lidhja turke

    Në botën e ndërlikuar të politikës, financimet vijnë bashkë me sponsorizimet apo lobimet. Këto të fundit janë edhe më të shtrenjta se financimet e drejtpërdrejta në formën e donacioneve apo blerjeve të kartave të anëtarësimit. Një sponsorizim i tillë politik mund të konsiderohet vizita në Amerikë e Kreshnik Spahiut. Ky tur u krye me statusin e sapomarrë të shefit të Aleancës Kuq e Zi dhe jo në atë të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Një vizitë në një status të tillë, z. Spahiu e pat kryer në vitin 2008. Vizita në Washington e kreut të Aleancës Kuq e Zi është hapur e mbyllur me mister. I vetmi akt transparence ka qenë një intervistë e Kreshnik Spahiut për radion Zëri i Amerikës, seksioni shqip, ku është folur me terma të përgjithshëm. Edhe vetë pyetjet e gazetares nuk kanë sqaruar shumë për nivelin, shtrirjen apo qëllimin e vizitës në Washington të kreut të Aleancës. Një prej tyre ka filluar me ‘sipas një zyrtari amerikan’. Arsyet se pse vizita ka lëvizur brenda një axhende të pasqaruar dhe gjysmë sekrete kanë të bëjnë me atë se ajo ka qenë një investim privat, më saktë një lobing individësh pranë zyrtarëve amerikanë. Lobimi është një industri më vete në rrethet politike e diplomatike në Washington, ku grupet e interesit, shtetet, aleancat rajonale, kompanitë e mëdha apo edhe individët kërkojnë mbështetje nga Kongresi apo Shtëpia e Bardhë për axhendat e tyre. Sipas përllogaritjeve, miliarda dollarë çdo vit ndërrojnë duart si derivat i drejtpërdrejtë ose anësor i përpjekjeve të firmave apo individëve lobues. Burime diplomatike, me kushtin e anonimatit, i thanë revistës MAPO se vizita e Kreshnik Spahiut në Amerikë është mundësuar në sajë të ndërmjetësimit të një shtetasi turk, Nuh Tokçelik.

    Tokçelik dhe elitat shqiptare

    Tokçelik, në fakt, nuk është vetëm qytetar turk: ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare pas një vendimi të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me dekret nr.6924 të datës 15 mars 2011. Nuh Murat Tokçelik është i njëzeti, në një listë me 24 emra gjithsej, të cilëve presidenti Topi ka vendosur t’u japë nënshtetësinë shqiptare. Nuh Tokçelik drejton Qendrën e dialogut “Prizmi”, i cili paraqitet në publik si një fondacion kulturor që kontribuon në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor. Kjo qendër ka botuar pjesën më të madhe të veprave të mendimtarit bashkëkohor turk Fetullah Gylen. Më saktë, Nuh Tokçelik është përfaqësues i Fetullah Gylenit në Shqipëri. Gjatë vitit të shkuar, të gjitha gazetat shqiptare u përmbytën nga shkrime promocioanle apo komente rreth Fetullah Gylenit dhe rolit të tij si dishepulli i paqes ndërfetare e ndërkulturore.

    Viti 2011 ka qenë gjithashtu një vit i ngjeshur me simpoziume e veprimtari të tjera, të cilat kanë pasur si qëllim përhapjen në Shqipëri të ideve të Gylenit. Sipas gazetës ‘Start’, e cila është një botim online i universitetit ‘Epoka’, gjithashtu një qendër e përhapjes së kulturës turke, në një simpozium me temë idetë e Gylenit, të 11 tetorit 2011, kanë marrë pjesë emra të njohur të botës akademike shqiptare. Ndër të tjerë, Gjergj Sinani, Zyhdi Dervishi, Adriatik Kallulli, Agron Tufa. Programin, vazhdon gazeta ‘Start’, e ka përshëndetur drejtori i shtëpisë botuese “Prizmi”, Nuh Tokçelik. Të pranishëm, sipas ‘Start’, ishin zv.ministri i Arsimit, Halit Shamata; zv.ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia; ish-prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi; kryetari i “Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve”, Besnik Mustafaj; si dhe studiues e akademikë, artistë, shkrimtarë e të tjerë.

    Përveç rrafshit akademik, Tokçelik ka vijuar kontaktet edhe me botën fetare, përkatësisht atë muslimane. Të enjten e 24 qershorit 2010, sipas sajtit online të Myftinisë së Shkodrës, ai ka bërë një vizitë në këtë institucion fetar, ku është pritur nga imami Muhamed Sytari. Tokçeik ka mundësuar edhe një vizitë në Turqi në nëntor 2007 të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Kryegjyshi është shoqëruar gjatë gjithë vizitës nga përfaqësuesi i PRIZMIT në Shqipëri, Nuh Tokçelik.

    Një tjetër simpozium për përhapjen e ideve të Fetyllah Gylenit, organizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti ‘Fatih’ në Turqi dhe qendra e Dialogut ‘Prizmi’, mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, është organizuar në mars të vitit të shkuar. Në takim kanë marrë pjesë 36 akademikë të shquar, sipas lajmërimit zyrtar për aktivitetin, ‘nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Anglia, Franca, Turqia, Kosova, Bullgaria, Gjermania dhe sigurisht edhe nga Shqipëria.’

    Të enjten e 15 marsit, ‘Epoka’, një universitet turk, organizoi një Forum me temë ‘Partitë e reja dhe risitë që do të sjellin në konfigurimin e politikës shqiptare’. I ftuar për të moderuar Forumin ishte gazetari Blendi Fevziu, autori i emisionit që mbahet si me ndikimin më të gjerë politik në vend. Pak kohë më parë, siç vërente publicisti Mark Marku në një shkrim për gazetën Mapo, në një ‘nder’ që u bëhet vetëm politikanëve të kalibrit Berisha e Rama, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi ishte i ftuar në një përballje me gazetarët në studion e Top Story të Sokol Ballës, një tjetër gazetar me ndikim në Shqipëri. Balla, pak ditë më pas, botoi një koment po në gazetën ‘Mapo’ me titull ‘Kreshniku, rreziku që vjen nga Greqia’. Në të, gazetari i njohur mundohej të vinte një shenjë barazimi mes AKZ së Spahiut dhe ‘mamuthëve’ të politikës shqiptare PD e PS, duke projektuar njëfarë force të kërkuar përmes numrave. Sokol Balla ishte, në fakt, i pari nga gazetarët e rëndësishëm që i mëshonte idesë se me ‘Aleancën’ kishte ardhur një aktor i dorës së parë në politikën shqiptare.

    Aleanca Kuq e zi si outpost i neo-otomanizmit

    Aleanca Kuq e Zi ka hyrë në skenën politike shqiptare si lëvizje populiste, e cila në fillim u mor për një sofistikim të Tifozave Kuq e zi, një grup ultrasish të kombëtares shqiptare të futbollit. Tifozat Kuq e zi ishin të organizuar me karta anëtarësie, të cilat për një shumë prej 10 dollarësh u lejonte tifozëve udhëtime të organizuara kur luante kombëtarja dhe bileta autobusi, avioni, stadiumi apo hotele me çmime të ulura. Përveç emrit Kuq e zi, Alenca mori nga Tifozat edhe idenë e kartës së anëtarësimit. Tubimet dhe retorika e Aleancës në fillim u ngjanin pikë për pikë atyre të tifozave të një skuadre futbolli: një grusht njerëzish, kryesisht të rinj të zemëruar mbuluar me flamuj e shenja të tjera të regalias shqiptare, zaptonin sheshe të vogla dhe aty, herë dal vivo e herë me megafona, bënin të njohur idetë apo kauzën e tyre. Një pikë tjetër ku Aleanca i ngjante Tifozave ishte edhe identifikimi i të dyjave me një ndjenjë të fortë anti-greke. Kjo e fundit erdh e u bë modë e organizuar, sidomos pas ndeshjeve të dy kombëtareve, Shqipërisë e Greqisë. (Nuk ka një kufi të saktë ndarës mes asaj nëse janë Tifozat Kuq e zi që lindën anti-greqizmin nëpër stadiumet shqiptare, apo është antigreqizmi që lindi Tifozat Kuq e zi.) Paralel me tubimet, pa ndonjë valencë shoqërore e politike, u shfaq në skenë edhe Kreshnik Spahiu, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Diskursi i tij ishte gjithashtu nacionalist me nota të theksuara antihelene. Temat janë të njohura: varret e ushtarëve grekë, arrestimi i një dhunuesi shqiptar të tyre nga Tepelena, tubimet nacionaliste para Komisariatit të këtij qyteti. Për të ardhur te klimaksi që e katapultoi Spahiun në skenën e madhe: ndërrimi kombësisë. Kreshnik Spahiu, shpejt e shpejt, u bë një ‘kalorës’ kundër ndërrimit të kombësisë, për të cilin individë të ndryshëm, për interesa financiare, kryesisht në Jug të vendit dhe me prejardhje ortodokse, ishin gati të shkelnin edhe ligjin. Aksioni i Spahiut, brenda rolit të tij si funksionar i sistemit të drejtësisë, rezonoi jo vetëm me popullatën, por edhe me një pjesë të mediave. Prej këtu kurba e retorikës së Spahiut filloi të rritej, ndërsa aktiviteti i tij të zgjerohej. Aleanca Kuq e zi dhe Kreshnik Spahiu filluan të identifikoheshin me njëra-tjetrën. Pa kaluar shumë, Spahiu u bë Aleanca Kuq e zi, gjë që binte ndesh me ‘kultin e individit’ në partitë e tjera, të cilat ai mëtonte të zëvendësonte. Si gjithmonë, retorika mbetej nacionaliste dhe në qendër të saj ishin grekët, një ‘armik’ të cilit më vonë iu shtuan edhe serbët, kur Spahiu hapi një front tjetër: atë për zëvendësimin e toponimeve greke e sllave me emra shqiptarë. Një burim i revistës, shumë i afërt me eksponentët e AKZ, thotë se financuesit turq të Spahiut e kuptuan se një Lëvizje që i mëshon pafund spastrimit të peizazhit shqiptar nga greqizmat e sllavizmat, pa përmendur turqizmat, shumë shpejt do të vetëzbulohej. Spahiu ‘e pasuroi’ shpejt e shpejt menunë e retorikës së tij duke futur në ‘listën e spastrimeve’ edhe toponimet turke. Më vonë, për ta anuar edhe më bindshëm peshoren, Spahiu i shtoi gjellës nacionaliste të AKZ edhe “sulltanët e politikës”.

    Lidhja Spahiu-Tokçelik-Gylen dhe Amerika

    A shkon lidhja Spahiu-Tokçelik-Gylen përtej interesave politiko-financiare, dhe sa vend ka ndikimi amerikan në këtë raport? Trekëndëshi është, së pari, një bashkim interesash politiko-socialo-financiarë. Gylen është një teoricien i mundësisë për dialog e paqtim mes feve e kulturave dhe një nismë e tillë ka, sigurisht, valencë dhe mbështetje globale. Në rastin e Shqipërisë ky trekëndësh lëviz brenda një gjeometrie tjetër. Është tashmë një doktrinë politike e pranuar edhe nga ministri i Jashtëm turk, njëherësh teoricien i saj, ideja për rikthimin e ndikimit turk në Ballkan, në zonat dikur të pushtuara nga otomanët. Shtrirja e një rrjeti të fuqishëm biznesesh turke në Shqipëri, shoqëruar edhe me institucione arsimore, si kolegje, medrese e universitete ka kaluar tani, me sa duket, në një fazë dhe ekzigjencë të re e më kërkuese: përfaqësimi politik. Nëse interesat greke në Shqipëri, tradicionalisht, janë parë si të përfaqësuara nga Partia Socialiste, ato turke janë identifikuar me Partinë Demokratike. Me sa duket, diçka ka lëvizur në zemberekun e këtij raporti dhe bartësit e doktrinës neo-otomane duan ta shohin ndikimin e tyre përtej një raporti Berisha-Erdogan. Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjithashtu, që nga viti 2005 kur e djathta është rikthyer në pushtet, kanë qenë të mira dhe nuk kanë njohur asnjë prej lëkundjeve të forta të fillimviteve ’90, kur PD-ja ishte në pushtet si rishtare politike e gjeostrategjike. Berisha, në raport me frymën turke, nuk ndihmohet as nga fjali të llojit “do t’ia bëj Edi Ramës më keq se Skënderbeu turqve”. Turqia është një vend që kërkon ekspansion ose rikthim te sfera e dikurshme e influencës, ku pjesë të Ballkanit dhe bota arabe ishin nën zotërimin e saj. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm europian ndaj kërkesës së Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkmit Europian. Për një rastësi apo fat gjeopolitik, Turqia, një aleat i vjetër i amerikanëve, ka edhe mbështetjen e Washington-it. Amerikës i shkon për shtat një sferë influence turke brenda së cilës rrinë Shqipëria, Kosova e Bosnja, kjo sepse Washington-i do ta përdorë si pasqyrë të ‘botës së mirë muslimane’. Kjo do t’i përgjigjej më së miri dilemës ngacmuese e kundërthënëse ‘a janë kompatibël Islami dhe Demokracia?’ Po, janë! – do të ishte përgjigjja dhe Turqia me satelitët e saj e dëshmojnë këtë. Pax Americana mund të gjejë një përgjigje, të paktën të pjesshme, te ky realitet i cili mundësohet edhe përmes neo-otomanizmit. Amerika dhe Perëndimi janë duke u marrë ende me fuçinë e barutit që shpërtheu pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane. David Fromkin, një historian amerikan, ka shkruar një libër voluminoz me këtë temë dhe ndoshta titulli e përkufizon më mirë paktin ose paqen e britanikëve me otomanët, që çoi në shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe krijimin e një harte të re e të trazuar në Lindjen e Mesme: Paqja që i dha fund të gjitha paqeve.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke

    Nga Alfred Lela, revista Mapo

    Pse u shoqërua me mister vizita në Washington e Kreshnik Spahiut dhe kush e mundësoi atë? Kush është ndërmjetësi mes Kreshnik Spahiut dhe interesave turke në Shqipëri?
    O shoku je i vonuar nga te gjitha kendveshtrimet.
    Kete artikull e kemi lexuar e diskutuar kohe me pare.
    Keta turqit e rinj jane po aq te keqinj sa greket e rinj e te vjeter per Shqiperine.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    AK, padi penale Spiro Kseres


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •