Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Ivanov anulon pjesëmarrjen në manifestimin e 100 vjetorit në Tiranë

    Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë

    Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në manifestimin qëndror të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë. Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, njoftojnë se shkak për anulimin e vizitës janë incidentet e fundit, pa saktësuar se për cilat incidentet bëhet fjalë.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Nuk me duket aspak cudi . Ne fakt cudi do me bente sikur vertete te vinte e te merrte pjese ne manifestimin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë

    Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në manifestimin qëndror të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë. Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, njoftojnë se shkak për anulimin e vizitës janë incidentet e fundit, pa saktësuar se për cilat incidentet bëhet fjalë.
    Kush do vije ne Shqiperi per te festuar me thertore qingjash e deshesh
    Ja Bazja si analist i kohes e thote tamam:


    Ri-izolimi
    26 Nëntor, 2012 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA

    Nga Mero Baze

    Lista përfundimtarëve e personaliteteve që do të jenë mysafirë të qeverisë shqiptare në festimet e 100 vjetorit është një dëshmi e hidhur e ri-izolimit të Shqipërisë. Shumica e të ftuarve që kanë ardhur i takojnë klubit antievropian të politikës ku shquan hungarezi Orban, ndërsa nuk ka asnjë kryeministër perëndimor dhe asnjë personalitet të lartë nga Bashkimi Evropian dhe NATO.

    Ka disa arsye që na detyrojnë të ri-vërejmë këtë izolim. Mbi të gjitha qëndron harbimi egocentrik i Sali Berishës, që ka një vit të tërë që secilin kryeministër, kancelar apo president që takon në ndonjë kafene apo korridor të ngushtë konferencash, ku s’ke si ta shmangësh, thotë që e ftova në Shqipëri për 100 vjetorin. Kështu na ka thënë për kancelaren Merkel, presidentin francez, kryeministrin italian, kancelarin austriak, etj. E vërteta e thjeshtë është se masturbime të tilla krijojnë imazhin e një kryeministri tërësisht jo serioz, i cili nuk të fton, por të përdhunon publikisht për interesin e tij. Kur matesh të thuash që ke ftuar kancelaren Merkel apo homologun e saj francez, italian e austriak, duhet që më parë kancelaritë të kenë bërë punën e tyre, festa të jetë planifikuar dhe pastaj mund ta gjesh një rast ta bësh publik. Ky sharlatan, që ka vite të tëra që nuk bën dot një vizitë zyrtare në një ndonjë vend perëndimor, por merr pjesë vetëm në seminaret dhe konferencat e Partive Popullore, ku për fat ka plot kryeministra, kërkon të na shesë shkëmbimet e duarve dhe buzëqeshjet e kortezisë si raporte me Evropën, dhe ka një vit e ca që mbush dynjanë se ka ftuar gjithë Perëndimin më 28 Nëntor.

    Tani lista është konkrete, e shkurtër, bile fyese për Shqipërinë. Mund të na e kursente këtë ligështim duke mos dërdëllitur për ata që gjente rrugëve dhe i ftonte përmes TVSH dhe TV Klanit, se ndoshta akoma nuk dinë gjë që i ka ftuar. Por më e hidhur është, siç ka shanse të jetë, që kanë refuzuar me qetësi ftesën e një njeriu, i cili bën sikur i fton në kullën e vet e jo në festën kombëtare të Shqipërisë.

    Kjo është ana etike e problemit, një këndvështrim i cili na ligështon së tepërmi, pasi na kujton sa pak miq kemi dhe sa megalomanë jemi për vlerat tona.

    Por ky bilanc i hidhur ka dhe anën e vet politike dhe historike.

    Shqipëria është një vend, i cili po përpiqet duke u zvarritur të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ndërkohë që me një ndërhyrje të fortë amerikane është bërë vend anëtar i NATO-s. Të dyja këto institucione nuk kanë dërguar askënd në ceremoninë e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, shtetit që po kërkon doemos të jetë pjesë e Evropës, pavarësisht aksidenteve politike që i ndodhin nga qeverisja. As kryetari i Komisionit Evropian, as Komisioneria për Punë të Jashtme, biles as Komisioneri për Zgjerim nuk janë mysafirë në festën tonë kombëtare, edhe pse ne po lusim t’ia dorëzojmë sovranitetin tonë Bashkimit Evropian sa më shpejt. Qeveria shqiptare është e skeduar prej tyre si pjesë e një klubi anti-perëndimor, që i bën karshillëk me partnerët e bezdisshëm të saj siç është kryeministri hungarez, i vetmi kryeministër në festën tonë, që përfaqëson gjysmën antishqiptare të Perandorisë Austro-hungareze, kur u shpall pavarësia më 1912. Dhe këtu duhet qëndruar fort. Perandoria Austro-hungareze ishte themeluese e shtetit shqiptar, por më shumë se sa gjithë Perandoria, roli vendimtar i takon Leopold Berchtold, Ministrit të Jashtëm austriak, i cili dizajnoi dhe arriti të realizojë projektin e shtetit shqiptar. Lidhjet e tij personale me familjen Vlora dhe qetësia me të cilën kombinoi aktorët brenda asaj familjeje, i dhanë Shqipërisë shansin të bëhej shtet i pavarur.

    Leopold Berchtold e arriti këtë mision me një këmbëngulje historike për ta bërë me çdo kusht Shqipërinë të pavarur edhe kundër vullnetit të plotë të parlamentit hungarez, që ishte pjesë e Perandorisë, por ishte pro serb dhe kundër turkoshakëve të Durrësit, Tiranës apo Shkodrës. Në këtë 100 vjetor, duhet të kishte monumentin më të madh të mundshëm të larë me flori në qendër të Tiranës. Fatkeqësisht ai nuk është zënë fare në gojë dhe gjithë kjo paradë e çorganizuar festimesh, ka injoruar Austrinë dhe Leopold Berchtold-in si të vetmin element diplomatik që rezistoi dhe bindi Evropën dhe shqiptarët për t’u bërë shtet i pavarur. Nuk dua ta fyej këtë qeveri se urren austriakët dhe Leopold Berchtold-in që bëri pavarësinë, por është aq turkoshake sa dhe turkoshakët e asaj kohe që bënin protesta kundër pavarësisë. Është një qeveri pa një sens natyral perëndimor, një qeveri, e cila po e përdor 100 vjetorin për të provuar anti-vlera politike, që bien në kundërshtim me parimet e demokracive evropiane, një qeveri që ngre kulte për mungesën e demokracisë dhe fsheh vlerat e pakta perëndimore që kemi pasur. Dhe në këtë hardallosje të saj, natyrisht do të harrojë se dhe kush e krijoi këtë shtet dhe pse ata duhen vënë në krye të vendit në këtë 100 vjetor. Austria përfaqësohet në këtë përvjetor nga ministri i saj i Jashtëm, ndërsa Hungaria, pjesa e Perandorisë që refuzonte pavarësinë, përfaqësohet nga kryeministri i saj Orban, i cili është sot delja e zezë e Evropës, që do na nxijë dhe ne imazhin në këtë përvjetor. 100 vjet më pas ne jemi me ata që nuk na deshën. Në këtë 100 vjetor ne po përdorim kritere të gënjeshtërta për të vlerësuar historinë tonë duke qenë euforikë për anti-vlerat perëndimore dhe aspak vetëkritikë për mungesën e demokracisë në këto 100 vjet.

    Për këtë arsye as NATO dhe as Bashkimi Evropian nuk janë mysafirët tanë. Për fat as Erdogani nuk na ka ardhur, ndoshta i fyer ngaqë Berisha e quajti vëlla të një gjaku. Por mbi të gjitha është shqetësues se ky dështim, më shumë se sa qeverisë i rëndon imazhit të vendit dhe perceptimit të përgjithshëm se ne jemi një vend i izoluar, për të cilin mungon respekti i Perëndimit. Nuk është se meritojmë më shumë nga Evropa, por nuk meritojmë këtë qeveri që kemi, e cila prodhon bilance të tilla pas 100 vjetësh.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë

    Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në manifestimin qëndror të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë. Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, njoftojnë se shkak për anulimin e vizitës janë incidentet e fundit, pa saktësuar se për cilat incidentet bëhet fjalë.
    Mos...si do t'ia bëjmë tani? Duhet të arrestojmë të gjithë ata që janë kundra shtetit FYROMist dhe t'i falim edhe një copë tokë për ta marrë me të mirë, do të thoni disa "atdhetarë" të këtij forumi...
    Na u prish gjiza neve se nuk vjen sllavomaqedoni...

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë

    Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në manifestimin qëndror të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë. Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, njoftojnë se shkak për anulimin e vizitës janë incidentet e fundit, pa saktësuar se për cilat incidentet bëhet fjalë.
    O njerez, sllavomaqedonet as qe ja kane idene se cfare politike duhet te ndjekin karshi shqiptareve. Politika e tyre ka qene cdohere konforme me ate te serbise, andaj edhe qe nga zhdukja e miloqenviqit sllavomaqedonet nuk dijn thjesht se cka bejne. Prandaj pikerisht "paria" shqiptare feston ne mes te shkupit, dhe hamendet zhurmshem me tam tam dhe eho mediale mbi "bashkimin" kombetare. Ne aspektin diplomatik, deklarata te tilla per shembull ne ndonje shtet te bashkimit europjan do te ishin nja "skandal" i papare.

    Diplomacia sllavomaqedone eshte thjeshte JOEKZISTENTE !!!, KAOTIKE, EMOCIONALE.........thirja prapsepra eshte sipas rezonin shtetnore e duhur, por ne shikjim te dyte, lirshem eshte mundur edhe te "harohet" per shkaqe teknike.....jo per gjoja dicka tjeter .


    Me nderime
    albanish by nature

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    I vetmi shtet qe i rinte si "mik" nder fqinjet eshte Shqiperia per Maqedonine , gjithe tjerat shtete ne fqinjesi i ben bllok e veto neper organizata nderkombetare pervetem se Shqiperia !
    Ter shpresojme qe Shqiperia pas ketij anulimi te kryetarit sllave do ti hape syte dhe te bej me shume per shqiptaret ne Maqedonise..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Mire ben qe nuk vjen, ci duhet te vije e te degjoje Doktorin qe do te flase papushim per bashkimin e kombit.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    ....

    Kjo është ana etike e problemit, një këndvështrim i cili na ligështon së tepërmi, pasi na kujton sa pak miq kemi dhe sa megalomanë jemi për vlerat tona.

    ...
    E sakte...

    Analiza tjeter eshte kryesisht politike.
    Shqiperia, keshtu sic eshte, do te mbetet edhe ne te ardhmen relativisht e parendesishme per rajonin dhe per Europen.
    Vetem nje Shqiperi e bashkuar, sidomos ne ekonomi, tregeti, sport dhe kulture, do ta rriste rendesine e Shqiperise dhe numrin e miqeve, armiqeve, investitoreve, vizitoreve...

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,818
    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë

    Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në manifestimin qëndror të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë. Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, njoftojnë se shkak për anulimin e vizitës janë incidentet e fundit, pa saktësuar se për cilat incidentet bëhet fjalë.
    Perse te vije?Qe ta qellojne prape me veze?
    Policia ne Shqiperi duhet te kontrolloje situaten
    dhe te mos lejoje surpriza me veze te ndodhin perseri.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •