Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Peticion për ndalimin e therjes masive të qingjave nga qeveria

    Pashë këtë peticion në Facebook:

    PETICION PER TE NDALUAR MASAKREN NE SHQIPERI / PETITION TO STOP A MASSACRE IN ALBANIA

    Kryeministri ka urdheruar therrjen e 2000 kafsheve per te festuar 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise. Ne nuk mund ta lejojme kete. Ne nuk duam qe kjo te ndodhe. Nese mendoni se Shqiperia ka menyra te tjera per te festuar pervjetorin e pavaresise dhe nese doni qe zeri juaj te degjohet, ju lutemi te firmosni kete peticion dhe ta ndani me shume shume njerez. Kemi vetem pak kohe per te vepruar!
    ___________________
    The PM has ordered the slaughter of 2000 animals for the celebrations of Albania 100 years of independence. We cannot let it go like that. We do not want that to happen. If you think that Albania has other ways to enjoy this anniversary and that you want your voice to be heard, please sign this petition and share it with many, many people. We have little time to act!

    PLEASE SIGN THE PETITION: http://www.change.org/petitions/dua-...top-masakres-3

    DUA NJË SHQIPËRI TË SHEKULLIT TË 21-TË: STOP MASAKRES!

    Petition by
    PAPA Grup
    The Primer Minister of Albania has ordered the slaughter of 2000 animals for the celebrations of Albania 100 years of independence. We are in the 21st century and this order anchors Albania in the last millenium, when Albania was not yet independent...

    For more info you can visit our Facebook page (People for Animal Protection in Albania) or write to us at papagrup@gmail.com.

    To:
    His Excellency the Prime Minister of Albania, Mr. Sali Berisha
    His Excellency the President of Republic of Albania. Mr. Bujar Nishani
    Her excellency the Minister of European Integration, Ms. Majlinda Bregu
    100 vjetori i pavarësisë është shumë pranë dhe ne po shohim përgatitjen e shumë aktiviteteve festive. Jemi të lumtur të festojmë një datë kaq të rëndësishme dhe vlerësojmë të gjitha përpjekjet për ta bërë këtë përvjetor një ngjarje të paharruar. Kjo është një kohë kur cdo shqiptar duhet të kujtojë të kaluarën, të reflektojë mbi mësimet e nxjerra nga historia dhe, si qytetar, të përkushtohet për të ndërtuar një të ardhme më të bukur, të begatë, të civilizuar dhe dinjitoze për vendin. Por prej pak kohësh nëpër media po qarkullon një urdhër i pazakontë i Kryeministrit. Sipas këtij urdhri, duhet të merren masa për therjen e 1000 deshëve dhe 1000 qengjave. Mishi i kafshëve do t’iu shërbehet (apo shitet?) qytetarëve të Tiranës që do të festojnë përvjetorin e pavarësisë. Kjo do të ishte një mënyrë shumë e papërshtatshme për të festuar. Ky urdhër e con Shqipërinë në shekullin e kaluar ose edhe më mbrapa në kohë. Shqipëria do të bëhej turpi dhe gazi i vendeve të Komunitetit Evropian, në të cilin ajo kaq shumë po përpiqet të bëjë pjesë. Therja në masë e kafshëvë të pafajshme për të festuar përvjetorin më të rëndësishëm kombëtar është mizore, e panevojshme dhe si praktikë, i përket një të shkuare të largët dhe barbare. Kjo nuk është mënyra se si unë dua të festoj përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë: unë dua ta ndaj këtë ngjarje të shënuar me fqinjët e mi Evropianë pa u turpëruar për vendin tim. Pak muaj më parë, një mbledhje e Qeverisë kërkoi marrjen e masave të forta për të ndëshkuar therjen e kafsheve nëpër rrugë dhe shkeljen e rregullave sanitare. Në atë mbledhje u përdor termi “Mesjetë”. Ne nuk duam ta dëgjojmë atë fjalë të përdoret përsëri për Shqipërinë. Kjo mund të shmanget. Ne duam të jemi krenarë për Shqipërinë. Ne duam një Shqipëri që i përket vërtet shekullit të 21-të dhe familjes së madhe Evropiane. Dhe kjo është ajo që duan për Shqipërinë edhe shumë të huaj që e kanë firmosur këtë peticion. Dëgjojini zërat tanë dhe të tyre. Ju kërkojmë që të urdhëroni që ato kafshë të pafajshme të mos vriten.
    http://www.change.org/petitions/dua-...top-masakres-3

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    o njerez te marre..po cka ka te keqe therja e 2000 qengjave apo deshve..a i ka krijuar zoti keto kafshe per njeriun..a do e hane njerezit mishin e ketyre deshve e qingjave apo do e hedhin ne lume..nuk e di por keni lajthitur e nuk keni cbeni dhe ja te shkruajme nje peticion..

    rrezik do kemi peticione per cdo dasem qe do bejme pasi nuk ka dasem pa mish..dasma do behet edhe pse mund te behen 1000 peticione..

    per keta qe bejne peticione vlen ajo thenia e fishtes me duket '' o zot mbama gojen kur skam cte them ''...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Këto lloj therjesh publike e për festa, zakonisht bëhen në vende të lindjes së mesme, Afganistan, Pakistan, vende afrikane....Nuk e di se si mund ta argumentosh para europianëve të tjerë këtë rit që bëhej në shekujt e para krishtit. Ta prish imazhin e vendit, nuk e kupton kaq gjë?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Pse pak u mjafton me tort e pije te festoni,shume me vend kjo ndales per mendimin tim!

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Disa njerez jane pa pune gjithe diten dhe i shkrepet ne mendje me hap nje faqe ku duan te ndalojne ate qe ne ja lejojme vetes cdo dite ne tavolinat tona.
    Dhe ja rezultati, delet online e miratojne!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Me sa di une, andej nga Tomorri theren cdo vit qindra e mijera koke dele per te festuar nje feste fetare. Ta ndalojme dhe kete?
    Nuk ka ndonje gje te keqe, vetem i piqni mire, mos na ze barku
    Cdo gje eshte relative...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Këto lloj therjesh publike e për festa, zakonisht bëhen në vende të lindjes së mesme, Afganistan, Pakistan, vende afrikane....Nuk e di se si mund ta argumentosh para europianëve të tjerë këtë rit që bëhej në shekujt e para krishtit. Ta prish imazhin e vendit, nuk e kupton kaq gjë?
    dhe pastaj te vjen inat kur i ve ne dukje zakonet dhe mentalitetin barbar te shumices se popullsise ne shqiperi.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    dhe pastaj te vjen inat kur i ve ne dukje zakonet dhe mentalitetin barbar te shumices se popullsise ne shqiperi.
    https://www.youtube.com/watch?v=IjM-fGuutzA

    Shikoje kete fragment nga filmi My Big Fat Greek Wedding
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Këto lloj therjesh publike e për festa, zakonisht bëhen në vende të lindjes së mesme, Afganistan, Pakistan, vende afrikane....Nuk e di se si mund ta argumentosh para europianëve të tjerë këtë rit që bëhej në shekujt e para krishtit. Ta prish imazhin e vendit, nuk e kupton kaq gjë?
    kush te tha qe therjet do behen ne vend publik ????????????????

    perse genjen perse mashtron perse te asht ba ferra brahim,perse vuani nga ai kompleks qe gjithecka qe ben qeveria ju pengon...

    rrace e keqe inferiore,ku vec din te qahet e te bej gam gam pas gardhit,legena njerz...
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    https://www.youtube.com/watch?v=IjM-fGuutzA

    Shikoje kete fragment nga filmi My Big Fat Greek Wedding
    cme duhet mua se si jane zakonet e grekut.
    ne po flasim per shqiperine. dhe ky eshte forum shqiptar
    per greqine mendojne vete greket.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •