Mbresa nga Gaza
Noam Chomsky
Mjafton njė natė e vetme e kaluar nė burg pėr tė shijuar ēdo tė thotė tė jesh nėn kontrollin e plotė tė njė force tė jashtme. Mjafton tė jetosh njė ditė tė vetme nė Gaza pėr tė kuptuar se ēdo tė thotė tė pėrpiqesh tė mbijetosh nė burgun e hapur mė tė madh nė rruzull, ku njė milion e gjysmė njerėz, nė zonėn mė tė populluar nė botė, i nėnshtrohen vazhdimisht njė terrori tė egėr dhe tė paarsyeshėm si dhe ndėshkimit arbitrar, qė nuk ka qėllim tjetėr veēse poshtėrimin dhe degradimin, si dhe objektivin e fundėm tė shuarjes sė shpresave tė palestinezėve pėr njė tė ardhme tė hijshme dhe zhvleftėsimin e mbėshtetjes globale pėr njė zgjidhje diplomatike qė do tė garantojė tė drejtat e tyre.
Pėrkushtimi i lidershipit izraelit ndaj njė politike tė tillė u ilustrua dramatikisht pėrpara pak ditėsh kur ata paralajmėruan se do tė ēmenden nėse palestinezėve u akordohet pranim i pjesshėm nė OKB. Ky nuk ėshtė lajm i ri. Kėrcėnimi se do tė reagojnė si tė ēmendur (nishtagea) ka rrėnjė tė thella. Ai daton nga qeveria laburiste e vitit 1950-tė dhe shoqėrohet nga kompleksi i Samsonit; do tė shkatėrrojmė muret e Tempullit nėse egėrsohemi. Atėherė ishte kėrcėnim i plogėt, por sot jo.
Po ashtu, poshtėrimi i qėllimshėm nuk ėshtė diēka e re, edhe pse vazhdimisht merr forma tė reja. Tridhjetė vite mė parė, liderėt politikė, pėrfshi edhe disa nga fajkonjtė (njerėzit qė e mendojnė luftėn si zgjidhjen e vetme) mė tė shquar, i paraqitėn kryeministrit Begin njė raport shokues dhe tė detajuar sesi kolonėt i keqtrajtonin palestinezėt nė mėnyrėn mė tė pashpirt pa pėsuar asnjė ndėshkim. Analisti i spikatur politiko-ushatarak Yoram Peri shkroi me neveri se detyra e ushtrisė nuk ėshtė mbrojtja e shtetit, por shkatėrrimi i tė drejtave tė njerėzve tė pafajshėm thjesht pėr faktin se janė Araboushim (term diskriminues me tė cilin hebrenjtė identifikojnė arabėt) qė jetojnė nė territore tė cilat Zoti na i ka premtuar neve.
Banorėt e Gazės janė pėrzgjedhur pėr tju nėnshtruar njė ndėshkimi veēanėrisht mizor. Ėshtė pothuajse njė mrekulli qė njerėzit arrijnė tė mbijetojnė nė kushtet e njė ekzistence tė tillė. Aftėsia e tyre pėr tė mbijetuar ėshtė pėrshkruar tridhjetė vite mė parė nė kujtimet elokuente tė Raja Shehadeh (Rruga e Tretė), bazuar nė punėn e tij si avokat i pėrkushtuar ndaj detyrės sė pashpresė tė mbrojtjes sė tė drejtave elementare nė kuadėr tė njė sistemi ligjor tė projektuar pėr tė garantuar dėshtimin, dhe pėrvojėn e tij personale si Samid, i palėkundur, qė shikon shtėpinė e tij tė shndėrrohet nė njė burg nga pushtuesit mizorė, pa qenė nė gjendje tė bėjė asgjė, pėrveēse tė gjeje njė mėnyrė pėr tė mbijetuar.
Qysh nga koha kur shkruante Shehadeh, situata ėshtė pėrkeqėsuar se tepėrmi. Marrėveshja e Oslos, e trumbetuar me tė madhe nė vitin 1993, pėrcaktoi se Gaza dhe Bregu Perėndimor nuk pėrbėjnė njė entitet tė vetėm territorial. Nė atė kohė SHBA-tė dhe Izraeli kishin filluar programin e ndarjes sė plotė tė tyre, nė mėnyrė qė tė bllokonin ēdo zgjidhje diplomatike si dhe tė ndėshkonin araboushim-ėt nė tė dy territoret.
Ndėshkimi ndaj banorėve tė Gazės u ashpėrsua edhe mė tej nė janar tė vitit 2006, kur ata kryen njė krim tė rėndė: votuan nė mėnyrėn e gabuar nė zgjedhjet e para tė lira tė mbajtura nė botėn arabe, duke zgjedhur Hamasin. Nė shenjė demonstrative ndaj etjes sė tyre pėr demokraci, SHBA-tė dhe Izraeli, tė mbėshtetur nga njė Bashkim Evropian i ndrojtur, menjėherė imponuan njė rrethim brutal tė shoqėruar me sulme tė forta ushtarake. SHBA-tė iu rikthyen procedurės standarde tė veprimit kur ndonjė popull zgjedh qeverinė e gabuar: pėrgatitjen e njė grushti shteti pėr tė rivendosur rendin.
Banorėt e Gazės kryen njė tjetėr krim tė rėndė njė vit mė vonė duke bllokuar grushtin e shtetit, ēka ēoi nė pėrshkallėzim tė rrethimit dhe sulmeve ushtarake. Situata arriti kulmin nė dimrin e 2008-9, me operacionin Cast Lead, njė nga shfaqjet ushtarake mė tė liga dhe burracake tė viteve tė fundit ku popullsia civile e pambrojtur dhe pa mundėsi arratisjeje iu nėnshtrua sulmit tė pamėshirshėm tė njėrit prej sistemeve ushtarakė mė tė pėrparuar, tė pajisur me armė amerikane dhe tė mbėshtetur nga diplomacia e SHBA-ve. Njė dėshmi okulare e paharrueshme mbi kasaphanėn infanticide nėse pėrdorim fjalėt e tyre ėshtė dhėnė nga dy mjekė guximtarė norvegjezė qė punonin nė spitalin kryesor tė Gazės gjatė sulmit tė pamėshirshėm izraelit, Mads Gilbert dhe Erik Fosse, nė librin e tyre tė mrekullueshėm Sytė nga Gaza.
Presidenti Obama ishte i paaftė tė thonte njė gjysmė fjale, pėrveēse tė pėrsėriste simpatinė e tij tė ndjerė pėr fėmijėt e rrezikuar nė qytetin izraelit tė Sderotit. Sulmi ndaj Gazės, i planifikuar me kujdes, u ndėrpre pak pėrpara betimit tė tij, nė mėnyrė qė ai tė mund tė thoshte se ėshtė koha pėr tė parė pėrpara dhe jo pas. Ngushėllimi standard i kriminelėve.
Sigurisht, kishte pretekste gjithmonė do tė ketė tė tillė. Ai i zakonshmi, qė pėrdoret sa herė qė nevojitet, ėshtė siguria: nė kėtė rast raketat artizanale tė lėshuara nga Gaza. Si nė tė shumtėn e herėve ky pretekst vuante nga besueshmėria. Nė vitin 2008 mes Hamasit dhe Izraelit u lidh njė marrėveshje armėpushimi. Qeveria izraelite formalisht pranon se Hamasi iu pėrmbajt marrėveshjes. As edhe njė raketė e vetme nuk e lėshua derisa Izraeli prishi armėpushimin duke shfrytėzuar shpėrqendrimin e krijuar nga zgjedhjet e SHBA-ve nė 4 nėntor 2008, me ērast pushtoi Gazėn duke u bazuar nė justifikime qesharake dhe duke vrarė dhjetėra anėtarė tė Hamasit. Qeveria izraelite u kėshillua nga zyrtarėt e saj mė tė lartė tė inteligjencės, sipas tė cilėve armėpushimi mund tė rinovohej duke lehtėsuar bllokadėn kriminale dhe duke i dhėnė fund sulmeve ushtarake. Megjithatė, qeveria e Ehud Olmertit, qė konsiderohet si pėllumb (politikan qė beson tek zgjidhja diplomatike), zgjodhi ti refuzonte kėto mundėsi, duke preferuar tė avantazhojė dhunėn nėpėrmjet operacionit Cast Lead. Faktet thelbėsore tė kėsaj ēėshtjeje janė shqyrtuar edhe nga analisti i politikės sė jashtme Jerome Slater nė debatin e fundit mes Harvardit dhe MIT mbi Sigurinė Ndėrkombėtare.
Modeli i bombardimit gjatė operacionit Cast Lead ėshtė analizuar me imtėsi nga mbrojtėsi i mirinformuar dhe me reputacion i tė drejtave tė banorėve tė Gazės, Raji Sourani. Ai verėn se bombardimet ishin tė pėrqendruara nė veri dhe kishin si objektiv civilėt e pambrojtur nė zonat mė tė dendura tė Gazės ku nuk gjendeshin objektiva ushtarakė. Qėllimi, sugjeron ai, mund tė ketė qenė zhvendosja e popullsisė nė jug, pranė kufirit me Egjiptin. Gjithsesi Samidinėt (tė palėkundurit) qėndruan tė vendosur, pavarėsisht ortekut tė terrorit izraelit.
Qėllimi i vėrtetė mund tė ketė qenė dėbimi i tyre diku akoma mė larg. Nė ditėt e para tė kolonizimit sionist argumentohej gjerėsisht se arabėt nuk kanė arsye tė qenėsishme pėr tė jetuar nė Palestinė; ata mund tė jetojnė njėsoj tė lumtur diku tjetėr, dhe duhet tė largohen tė transferohen me xhentilesė sugjeronin pėllumbat. Kjo sigurisht qė nuk pėrbėn shqetėsim tė vogėl pėr Egjiptin, dhe ndoshta ėshtė njė nga arsyet pse Egjipti nuk e hap kufirin pėr kalimin e lirė tė civilėve dhe mallrave tė domosdoshme.
Sourani dhe burime tė tjera tė besueshme vėzhgojnė se disiplina e Samidinėve (tė palėkundurve) pėrbėn njė fuēi baruti qė mund tė shpėrthejė papritur nė ēdo kohė, sikurse Intifada e parė nė Gaza nė vitin 1989, qė erdhi pas shumė vitesh shtypjeje mizore qė pėr botėn e qytetėruar nuk ngjalli asnjė shqetėsim.
Do tė pėrmendim vetėm njėrin nga rastet e panumėrt. Pak pėrpara shpėrthimit tė Intifadės, njė vajzė palestineze, Intissar al-Atar, u qėllua me armė dhe u vra nė oborrin e njė shkolle nga njė banor i kolonisė izraelite qė gjendej pranė shkollės. Ai ishte njė nga mijėra kolonėt izraelitė tė sjellė nė Gaza nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe tė mbrojtur me anė tė pranisė sė madhe ushtarake. Kėta kolonė zėnė njė pjesė tė madhe tė Rripit dhe shfrytėzojnė burimet e pakta tė ujit duke jetuar nė 22 koloni luksoze tė vendosura mes 1.5 milionė palestinezėve tė mjeruar, siē pėrshkruhet ky krim nga studiuesi izraelit Avi Raz. Vrasėsi i vajzės, Shimon Yifrah, u arrestua, por shumė shpejt u lirua me kusht pasi gjykata vlerėsoi se krimi nuk ishte aq i rėndė sa tė impononte vendosjen e masės sė arrestit me burg. Gjykatėsi komentoi se Yifrah synonte ta frikėsonte vajzėn duke qėlluar mbi tė nė oborrin e shkollės, dhe jo ta vriste, prandaj nuk kemi tė bėjmė me njė kriminel qė duhet tė ndėshkohet apo izolohet duke e burgosur. Yifrah u lirua me kusht, ndėrsa kolonėt e tjerė tė pranishėm nė sallėn e gjyqit brofėn nė kėmbė duke kėrcyer e kėnduar. Heshtja e pėrbotshme mbizotėroi. Pėr mė tepėr, ishte thjesht ēėshtje rutine.
I tillė ėshtė normaliteti. Pasi Yifrah u lirua, shtypi izraelit raportoi se njė patrullė ushtarake qėlloi nė drejtim tė oborrit tė njė shkolle ku gjendeshin katėr djem tė moshės 6-12 vjeē, nė njė kamp refugjatėsh nė Bregun Perėndimor, duke plagosur 4 fėmijė, me sa duket me qėllimin vetėm pėr ti frikėsuar. Nuk u ngrit asnjė akuzė dhe ndodhisė sėrish nuk iu kushtua vėmendje. Ishte thjesht njė tjetėr episod nė programin analfabetizmi si ndėshkim, raportoi shtypi izraelit. Ky program pėrfshinte mbylljen e shkollave, pėrdorimin e bombave tė gazit, rrahjen e studentėve me qytėn e armėve, mohimin e ndihmės mjekėsore pėr viktimat; dhe sundimin e njė regjimi brutal mbi shkollat, qė u ashpėrsua mė tej gjatė Intifadės, nėn urdhrat e ministrit tė mbrojtjes Yitzhak Rabin, njė tjetėr pėllumb i gjithadmiruar.
Pėrshtypja ime e parė, pas njė vizite disa ditore, ishte habia, jo vetėm pėr jetėn nė ato kushte, por gjithashtu edhe pėr ngazėllimin dhe gjallėrinė mes tė rinjve, veēanėrisht nė universitet, ku kalova pjesėn mė tė madhe tė kohės si i ftuar nė njė konferencė ndėrkombėtare. Megjithatė, edhe atje mund tė dukeshin shenjat e njė shtypjeje tė rėndė pėr tu pėrballuar. Raportet tregojnė se tė rinjtė ndihen tejet tė frustruar duke qenė se nėn pushtim e SHBA-Izrael e ardhmja nuk u ofron asgjė. Situata e tyre ėshtė e ngjashme me atė tė kafshėve nė kafaz prandaj mund tė ketė njė shpėrthim qė ndoshta do tė marrė forma tė shėmtuara duke i ofruar Izraelit dhe apologjetėve perėndimor mundėsinė pėr tė justifikuar politikėn e tyre dhe dėnuar njerėzit e prapambetur kulturalisht, siē Mitt Romney shpjegoi me imtėsi.
Gaza ka pamjen tipike tė njė shoqėrie tė botės sė tretė, me xhepa pasurie tė rrethuar nga skamje e tmerrshme. Gjithsesi nuk ėshtė e pazhvilluar. Mė saktėsisht mund tė themi se ėshtė e ēzhvilluar nė mėnyrė sistematike duke huazuar termat e Sara Roy, specialistes akademike nė Gaza. Rripi i Gazės mund tė ishte shndėrruar nė njė rajon tė zhvilluar mesdhetar, me agrikulturė tė pasur dhe industri tė lulėzuar peshkimi, plazhe tė mrekullueshėm siē u zbulua pėrpara njė dekade dhe mundėsi tė shumta furnizimi me gaz natyror nė ujėrat territorialė.
Rastėsisht ose jo, Izraeli intensifikoi bllokadėn e tij detare duke i detyruar peshkarexhat tė lundrojnė pranė bregut, nė largėsi jo mė tė madhe se 3 milje.
Ėndrra pėr njė tė ardhme tė begatė u shua nė vitin 1948 kur Rripit iu desh tė pėrthithte pėrmbytjen e refugjatėve palestinezė qė u larguan tė terrorizuar ose u dėbuan me dhunė nga tokat mbi tė cilat u ndėrtua Izraeli. Dėbimet vazhduan pėr muaj tė tėrė pas arritjes formale tė armėpushimit.
Faktikisht, dėbimet vijuan edhe pas katėr viteve sikurse raporton Haaretz (25.12.2008), nė njė studim objektiv tė Beni Tziper mbi historinė e Ashkelonit dhe lidhjen e tij me kananitėt. Nė vitin 1953, raporton ai, u bė njė llogaritje e ftohtė sipas tė cilės rajoni duhet tė pastrohej nga arabėt. Emri origjinal, Majdal, u hebraizua nė emrin e sotėm Ashkelon. Praktikė e rregullt kjo.
Kjo ndodhi nė vitin 1953 kur nuk kishte asnjė tė dhėnė mbi rrezikun ushtarak. Vetė Tziperi lindi nė vitin 1953, dhe ndėrsa ecėn nė rrėnojat e njė rajoni arab, ai reflekton se ėshtė vėrtetė e vėshtirė pėr mua, vėrtet e vėshtirė tė pėrfytyroj qė ndėrsa prindėrit e mi festonin lindjen time, banorėt e tjerė ngjiteshin nė kamionė dhe dėboheshin nga shtėpitė e tyre.
Pushtimi izraelit i vitit 1967 u pasua nga shkulme tė tjera. Pastaj erdhėn krimet e tmerrshme qė pėrmendėm mė parė, pėr tė vazhduar deri nė ditėt tona.
Shenjat mund tė dallohen me lehtėsi, edhe gjatė njė vizite tė shkurtėr. I ulur nė njė hotel pranė bregut mund tė dėgjosh krismat e mitralozave izraelitė qė pėrzėnė peshkatarėt nga ujėrat territorialė tė Gazės nė drejtim tė bregut. Ata janė tė detyruar tė peshkojnė nė ujėra thellėsisht tė ndotura pėr shkak tė refuzimit izraelit qė tė lejojė ndėrtimin e kanaleve tė ujėrave tė zeza dhe centraleve energjetike qė i shkatėrruan vetė.
Marrėveshja e Oslos parasheh ndėrtimin e dy fabrikave tė shkripėzimit, njė domosdoshmėri nė kėtė rajon tė nxehtė. Njėra, njė fabrikė moderne, ėshtė ndėrtuar nė Izrael. E dyta ėshtė nė Khan Yunis, nė jug tė Gazės. Inxhinieri i ngarkuar pėr tė siguruar ujė tė pijshėm pėr popullsinė mė shpjegoi se kjo fabrikė ėshtė projektuar pėr tė mos shfrytėzuar ujin e detit, por duhet tė bazohet tek uji i nėndheshėm, njė proces mė i lirė, por qė degradon mė tej furnizimin me ujė duke garantuar probleme tė rėnda nė tė ardhmen. Megjithatė, sėrish furnizimi me ujė mbetet i kufizuar. Agjencia e Punės dhe Ndihmės sė Kombeve tė Bashkuara (UNRWA), qė kujdeset pėr refugjatėt (por jo banorėt e tjerė tė Gazės), kohėt e fundit hartoi njė raport ku paralajmėron se dėmet e shkaktuara ndaj burimeve ujore shumė shpejt mund tė bėhen tė pariparueshme dhe se nė mungesė tė masave tė menjėhershme, nė vitin 2020 Gaza mund tė shndėrrohet nė njė vend tė pabanueshėm.
Izraeli lejon futjen e betonit pėr projektet e UNRWA, por jo pėr banorėt e Gazės qė gjenden pėrballė sfidės sė rindėrtimit tė ndėrtesave dhe infrastrukturės. Ato pak makineri tė rėnda qė gjenden nėpėr rrugė pushojnė tė plogėta sepse Izraeli nuk lejon futjen e pjesėve tė kėmbimit. E gjitha kjo ėshtė pjesė e njė programi tė pėrgjithshėm tė cilin zyrtarėt izraelitė e emėrtojnė Dov Wisglass, sipas emrit tė njė kėshilltari tė ish-kryeministrit Ehud Olmert, dhe qė ka nisur tė zbatohet pas vitit 2006 kur palestinezėt nuk pranuan tiu bindeshin urdhrave. Ideja , tha ai, ėshtė ti vėmė palestinezėt nė dietė, por jo ti lėmė tė vdesin urie. Kjo nuk do tė ngjante mirė.
Plani po ndiqet nė mėnyrė tė pėrpiktė. Sara Roy ofron prova tė mjaftueshme nė studimet e saj akademike. Sė fundmi, pas shumė vitesh pėrpjekjeje, Gisha, organizata izraelite e tė drejtave tė njeriut arriti tė bindė gjykatėn qė tė nxjerrė njė urdhėr ku i kėrkohet qeverisė tė publikojė tė dhėnat e saj mbi planin dietik dhe mėnyrėn si ai po implementohet. Gazetari i vendosur nė Izrael, Jonathan Cook, pohon se zyrtarėt e shėndetėsisė kanė llogaritur sasinė minimale tė kalorive qė 1.5 milionė banorėve tė Gazės iu nevojiten pėr tė shmangur mosushqyerjen. Kėto shifra mė pas u pėrkthyen nė kamionė me ushqime qė Izraeli duhet tė lejonte tė futeshin ēdo ditė nė Gaza. Mesatarisht 67 kamionė shumė mė pak se gjysma e minimumit tė kėrkuar futen ēdo ditė nė Gaza, ndėrkohė qė pėrpara fillimit tė bllokadės ky numėr ishte mbi katėrqind. Gjithsesi, sipas raportimeve tė zyrtarėve tė OKB-sė kjo shifėr mbetet tejet e fryrė.
Studiuesi i Lindjes sė Mesme, Juan Cole, vėzhgon se si rezultat i planit dietik rreth 10% e fėmijėve palestinezė tė Gazės nėn moshėn 5-vjeēare kanė probleme me rritjen pėr shkak tė mosushqyerjes Pėrveē kėsaj anemia ėshtė pėrhapur frikshėm duke prekur mbi 2/3 e tė miturve, 58.6% tė fėmijėve qė ndjekin shkollėn dhe mbi 1/3 nėnave shtatzėna. SHBA-tė dhe Izraeli duan tė sigurohen qė asgjė tjetėr pėrveē mbijetesės tė mos jetė e mundur.
Duhet tė kemi parasysh, vėren Raji Sourani, se pushtimi dhe bllokada e gjithanshme ėshtė njė sulm nė zhvillim e sipėr ndaj dinjitetit njerėzor tė popullit tė Gazės nė veēanti dhe palestinezėve nė pėrgjithėsi. Ėshtė degradim, poshtėrim, izolim dhe fragmentarizim sistematik i popullit palestinez. Ky pėrfundim konfirmohet edhe nga shumė burime tė tjera. Nė njė nga gazetat mjekėsore mė tė mėdha nė botė, The Lancet, njė mjek nga Stanfordi, u tmerrua nga ajo qė pa dhe e pėrshkroi Gazėn si diēka tė ngjashme me njė laborator ku vėzhgohet mungesa e dinjitetit, njė gjendje qė ka efekte shkatėrruese pėr mirėqenien shoqėrore, fizike dhe mendore. Vėzhgimi konstant nga qielli, ndėshkimi kolektiv pėrmes bllokadės dhe izolimit, bastisja e shtėpive dhe ndėrhyrja nė mjetet e komunikimit, pengimi i atyre qė dėshirojnė tė udhėtojnė, tė martohen apo punojnė, e pamundėsojnė jetesėn e denjė nė Gaza. Araboushim-ėt duhet tė mėsojnė tė mos i ngrenė kryet.
Kishte shpresa se qeveria e re e Morsit nė Egjipt, mė pak e lidhur me Izraelin se diktatura e Mubarakut qė mbėshtetej nga perėndimi, mund tė hapte pikėkalimin e Rafahut, lidhjen e vetme tė banorėve tė Gazės me botėn e jashtme qė nuk i nėnshtrohet kontrollit tė drejtpėrdrejtė tė Izraelit. Ka pasur njėfarė lehtėsimi, por nuk ėshtė i mjaftueshėm. Gazetarja Laila el-Haddad shkruan se rihapja nėn qeverinė e Morsit ėshtė thjesht rikthim nė status quo-nė e pėrpara disa viteve: vetėm palestinezėt qė zotėrojnė karta identiteti tė njohura nga Izraeli mund tė kalojnė pėrmes Rafahut, duke pėrjashtuar njė numėr tė madh palestinezėsh, pėrfshi edhe familjen e el-Haddadit nė tė cilėn vetėm njėri nga bashkėshortėt zotėron njė kartė tė tillė.
Pėr mė tepėr, vijon ajo, vendkalimi nuk lidhet me Bregun Perėndimor dhe kalimi i mallrave tė ndaluara nga pikat e kontrollit izraelit nuk ėshtė i lejuar nė pėrputhje me ndalesat mbi qarkullimin e materialeve tė ndėrtimit dhe eksportit. Shtrėngimi i tė drejtės sė lėvizjes nė Rafah nuk ndryshon faktin se Gaza mbetet nėn kontroll tė vazhdueshėm detar dhe rrethim ajror, si dhe vazhdon tė jetė hermetike ndaj kapitalit kulturor, ekonomik dhe akademik tė pjesėve tė tjera tė territoreve tė pushtuara, nė shkelje tė obligimeve tė SHBA-sė dhe Izraelit sipas marrėveshjes sė Oslos.
Pasojat janė dhimbshėm tė qarta. Nė spitalin e Khan Yunisit, drejtori, qė ėshtė gjithashtu edhe shef i kirurgjisė, pėrshkruan me zemėrim dhe pasion sesi mungojnė edhe ilaēet pėr qetėsimin e dhimbjeve tė pacientėve, pa pėrmendur pajisjet kirurgjikale, duke i lėnė mjekėt tė paaftė pėr tė bėrė diēka dhe pacientėt nė agoni. Historitė personale i shtojnė gjallėrinė stofės sė pėrgjithshme tė indinjatės qė pėrjeton si rrjedhojė e paturpėsisė sė pushtimit barbar. Njė shembull ėshtė dėshmia e njė gruaje tė re e cila flet me dėshpėrim pėr babanė e saj, qė duhet tė ndihej krenar pėr faktin se ajo ėshtė gruaja e parė nė kampin e refugjatėve qė merr njė diplomė masteri, por qė fatkeqėsisht ka vdekur pėrpara disa muajve, nė moshėn 60-vjeēare, duke luftuar kundėr kancerit. Izraeli nuk e lejoi tė kurohej nė spitalet e tij. Mu desh tė ndėrprisja studimet, punėn dhe jetėn time pėr tė qėndruar pranė shtratit tė tij. U ulėm tė gjithė pranė tij, pėrfshi vėllain tim mjek dhe motrėn farmaciste, krejt tė pafuqishėm dhe tė pashpresė teksa e shikonim tė shuhej nė vuajtje. Ai vdiq gjatė bllokadės ēnjerėzore nė verėn e vitit 2006 pėr shkak tė mungesės sė shėrbimit mjekėsor. Mendoj se tė ndihesh i pafuqishėm dhe i pashpresė ėshtė ndjenja mė vrastare qė qenia njerėzore mund tė pėrjetojė. Kjo ndjesi tė vret shpirtin dhe tė shkėrmoq zemrėn. Mund tė luftosh pushtimin, por nuk mund tė luftosh ndjesinė e pafuqisė. Nuk mund as ta tretėsh kėtė ndjesi.
Neveri tė shoqėruar me fajėsi ndiej nga e gjithė kjo paturpėsi. Ėshtė brenda kufijve tė fuqisė tonė ti japim fund kėtyre vuajtjeve dhe tė lejojmė Samidinėt (tė palėkundurit) tė jetojnė nė paqe dhe me dinjitet siē e meritojnė.
Pėrktheu: Fatjon Nanaj
_______________________________
Noam Chomsky e vizitoi Rripin e Gazės nė datat 25-30 tetor, 2012.
[1] Noam Chomsky ėshtė linguist, filozof, logjicist, kritik politik dhe aktivist amerikan. Ai ėshtė profesor emeritus nė Departamentin e Linguistikės dhe Filozofisė pranė Massachusetts Institute of Technology. Noam Chomsky konsiderohet si intelektuali mė i madh qė vazhdon tė jetojė dhe renditet i shtati nė listėn e intelektualėve mė tė cituar nė historinė e njerėzimit duke qėndruar pėrkrah filozofėve si Platoni dhe Marksi.
Read more
Krijoni Kontakt