Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Mat, 23-vjeçari kapi çiftin "mat", burri dhe dashnori e vrasin

    MAT-Një histori banale, në një qytezë ku ajri "soset" nga opinioni dhe thashethemet, i ka kushtuar jetën një 23-vjeçari. Fatjon Barmetaj, me profesion kamerier, është bërë dëshmitar i një marrëdhënieje jashtëmartesore të pronares së lokalit ku ai punonte. Është paguar nën dorë (sipas babait të viktimës) për të mbyllur gojën, por kjo nuk ka dhënë garanci. 10 muaj pas këtij episodi, i riu është rrëmbyer në rrugë, është vrarë dhe më pas është groposur rreth 2 km larg qytezës ku banonte. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur, se ngjarja e rëndë ndodhi në Klos të rrethit të Matit. Mësohet se 23-vjeçari është zhdukur mbrëmjen e së shtunës. Pas denoncimit të familjarëve, policia ka nisur hetimet. Vetëm pasditen e djeshme u bë e mundur gjetja e vendit ku ishte groposur viktima. Ekspertët e çështjes pohojnë se Barmetaj u gjet në breg të lumit Mat, në vendin e quajtur "Ura e Hasit", në afërsi të fshatit Bershi (në mes të Klosit dhe Burrelit).

    Pas 5 orë gërmimesh me fadromë u nxor trupi i pajetë i kamerierit. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, policia ka shoqëruar 10 persona. Ndërsa mbrëmjen e djeshme u arrestua si i dyshuar për vrasje, Astrit Bojaj nga qyteza e Klosit. Gjatë kohës që po bëheshin gërmime për nxjerrjen e kufomës, ishte i pranishëm dhe babai i 23-vjeçarit. "Gazeta Shqiptare", në linjë telefonike mundi të merrte në intervistë Liman Barmetajn. Babai i të riut tregon me detaje rrethanat e vrasjes së djalit të tij të vetëm. Ai akuzon publikisht për këtë ngjarje pronarin e lokalit ku ka punuar djali i tij, Përparim Bojajn, si dhe Fatjon Camin (i dashuri i gruas së pronarit të lokalit).

    Kur është zhdukur djali juaj?
    Fatjoni punonte si kamerier në një lokal të qytezës së Klosit. Rreth orës 21:30 të së shtunës ai ka mbaruar turnin dhe ka dalë nga lokali për të ardhur në shtëpi. Ne e pritëm deri vonë dhe u shqetësuam shumë. Gjithë natën e kërkova metë afërm, miq dhe dashamirë të mi, por nuk e gjetëm. Asnjë nga të afërmit e mi nuk dinte gjë se ku ndodhej im bir. U tronditëm familjarisht, se kishim frikë për të. E kisha djalë të vetëm.
    Çfarë bëtë më pas?
    Të nesërmen (të dielën), rreth orës 08:30 shkova dhe denoncova zhdukjen e djalit në polici. Tregova çfarë dija për të dhe çfarë problemi kishte.
    Kishte ndonjë konflikt në vendin ku punonte djali juaj apo me persona të tjerë?
    Fatjoni nuk kishte probleme në lokalin ku punonte kohët e fundit. Ai kishte njëproblem në një lokal tjetër ku kishte punuar më parë si kamerier.
    Mund të na thoni konkretisht për çfarë bëhet fjalë?
    Im bir është bërë dëshmitar i një marrëdhënieje intime, i një marrëdhënieje jashtëmartesore. Fati i keq i tij. Ai ka kapur në flagrancë bashkëshorten e pronarit (grua e martuar me dy fëmijë) me të dashurin e saj, i cili është banor i qytezës së Klosit.
    Si e mësuat ju këtë histori?
    Më erdhi djali në shtëpi dhe më tha: 'Babi, do e lë punën. Nuk punoj më, se është lokal ku bëhen pisllëqe'. E pyeta se për se bëhej fjalë dhe ai më tregoi se gruaja e pronarit i kishte dhënë 125 mijë lekë që të mos fliste për atë që kishte parë.
    I mori lekët djali juaj?
    Duke qenë se ishte histori e keqe, djali, për të treguar besueshmëri i kishte marrë lekët.
    Kur ka ndodhur ky episod dhe pse mendoni se ka lidhje me vrasjen e djalit tuaj?
    Kjo histori banale që i kushtoi jetën tim biri, që nuk kam ku e gjej më (qan), ka ndodhur para 10 muajsh. Pronari i lokalit dhe vëllai i tij, por më shumë i dashuri i gruas, nuk besonin se Fatjoni do e mbante gojën mbyllur. Ata kishin frikë, ndaj vendosën që ta vrisnin.
    Kë akuzoni konkretisht për vrasjen e Fatjonit?
    Pronarin e lokalit, Përparim Bojaj, dhe dashnorin e gruas së tij, Fatjon Cami.
    Burime nga policia pohojnë se për vrasjen e djalit tuaj është ndaluar Astrit Bojaj. Kush është ky?
    Astriti është vëllai i Përparim Bojajt. Nuk e di nëse dhe ai ka marrë pjesë në vrasjen e djalit.
    Si e gjeti policia vendin ku është groposur djali juaj?
    (Qan me ngulshe). Është puna e policisë se si e gjeti. Është dhimbje aq e madhe, sa nuk mund ta them. Tani më ka mbetur vetëm vajza. Ndonëse jam me një mal dhimbje, dua ta falënderoj policinë. Ajo gjeti vendin ku është groposur djali. Në të kundërt, nuk do ia gjeja trupin kurrë. Fatjonin e kanë groposur 2 km larg Klosit, dhe e kanë mbuluar me fadromë. Kemi orë të tëra që po punojmë me fadromë për nxjerrjen e trupit të tij.
    Cili është apeli juaj?
    Vrasësit të ndëshkohen nga drejtësia! E përsëris, e kisha djalë të vetëm. Më lanë pa djalë, më thanë krahët. (qan sërish).

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Tani kete djalin e shkrete e ka vrare burri i khurves dhe jarani ???!!!???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131


    Duhet me zbulu ndonje vaksine , sdi ca kan keta njerez qe bejn vepra te ketilla dit per dit.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Me sa kuptoj unë (sepse është arrestuar vëllai i pronarit), ajo lufa për ta hequr qafe dëshmitarin do ketë thënë burrit dhe kunatit që filani (ish kamerieri) më "ngacmon".
    Kaq mjafton për zonën ku ka ndodhur për të ta marë jetën sepse ata të vrasin njëherë pastaj duan të sqarohen

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pf po versione te ceketa servirin gazetat shqipe
    Me pare nje 82 vjec qe mezi nxjerr veglen per te bere cicin vret nje vajze 19 vjece se e kish lene me barre !!!!
    Tani burri i gruas nuk vret dashnorin e gruas po ate qe e ndihmoi te meret vesh lidhja?
    Per mua askush nuk vret kot kushedi si eshte puna.
    Albania Uber Alles

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    E cuditshme eshte qe motivi na qenka per te mbyllur gojen Fatjonit
    dhe mbajtur sekret se cfare ndodhi.
    Dmth Fatjoni i likujdua qe ai te mos fliste per cfare pa.
    Problemi eshte qe per keto marrdheneie jashtemartese
    ajo gruaja mund te kete folur me dike grua shoqe,
    dashnori mund te kete folur me dike,shok
    te vetin.Marrdheniet jashteartesore kurre nuk jane sekret,
    Per cfare kane pas ato te dy kane ditur shoqja e pronares
    dhe shoku/shoket e dashnorit.Per pasoje Klosi e ka dit
    qe ajo ishte kurve,nuk ka sekret ketu dhe llafe kane qarkulluar.
    Pas 10 muajsh Fatjoni u vra jo sepse Fatjoni kish folur,
    por sepse shoqet e kurves kane folur dhe ndonje shok i dashnorit ka folur,bere koment.
    Keto llafe jane marre vesh nga pronarja dhe pronari
    me vone pas 10 muajsh qe padrejtesisht dhe idiotsisht
    kane kujtuar se ka folur Fatjoni dhe e kane likujduar.
    Nuk perjashtohet mundesia qe fatjoni te kete folur te
    lokali i ri per pakenaqsite e lokalit te vjeter eshte ankuar dhe permendur se cfare ka pare.
    Mundet qe edhe i jati i Fatjonit mund te kete folur me dike per cfare i ka thene Fatjoni.
    Fakti qe jane shoqeruar 10 vete ne polici tregon qe kjo histori nuk ka qene sekret.
    Si ka mundesi qe nuk likujdohet dashnori,ne nje kohe qe burri i pronares ka dijeni se kush eshte?
    Burri i pronares eshte padyshim pjesemarres ne krim dhe e ka likujduar qe te mos i dilte nam i keq
    per gruan e tij.
    A e njihnin njeri tjetrin Perparimi(burri) dhe Fatjon Cami(dashnori).
    A ishin shoke me njeri tjetrin?Te njohur?Apo nuk e njihnin njeri tjetrin?
    A ishte i martuar Fatjon Cami?
    Nqs Fatjon Cami ishte i martuar atehere eshte padyshim pjestar ne krim dhe arsyeja pse eshte perfshire ne kryerjen e krimit eshte
    ta likujdonte fatjonin(viktimen 23 vjec,deshmitarin), qe te mos perhapeshin fjale dhe merrte vesh gruaja e Fation Camit.
    ===
    Nje shkak tjeter per vrasjen mund te jete vjedhje te madhe ne para nga viktima dhe kjo eshte marre vesh me vone.
    Ose viktima eshte perfshire ne marrdhenie seksuale me pronaren dhe me vone eshte marre vesh nga burri i saj.
    Viktimes duhet ti hidhet pluhur te duart dhe merren shenja gishtash kush e ka kapur ne duar dhe te krahet.Prej ketej mund te zbulohen autoret
    qe jane te pakten 3.Ai eshte futur ne makine me force keshtu qe duhen te pakten dy vete pe ta rrembyer dhe fut ne makine, plus shoferi makines.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Edhe kjo histori si tjerat tre dite dhe do harrohet
    jemi kurvnu si popull krejt
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Mundet qe ajo gruaja te kete vertetuar pas 10 muajsh rastesisht qe viktima Fatjoni ka folur.
    Dikush grua/burre ka permendur Fatjon Canin dhe ka hedhur fjale qe dihet qe eshte dashnori i saj.
    Gruaja e ka pyetur nga e di ti qe jam dashnorja e Fatjon Canit?Genjeshtra.
    E di se te kane pare me Fatjonin?Kush me ka pare e pyet ajo?
    Ti ke pasur nje kamarier me emrin Fatjon apo jo?E kam degjuar nga goja e Fatjonit
    dhe kam qene nje dite te lokali ku ai punon dhe ai po bente muhabet per ty se si te kishte pare.....
    Gruaja terbohet dhe me vone i tregon burrit te saj qe Fatjoni
    ka thyer premtimin per ta mbajtur sekret cfare ka pare,megjithse ka marre 125 mije leke.
    Burri ben plan per ta likujduar.Gruaja i thote edhe dashnorit,edhe dashnori behet i interesuar qe Fatjoni te likujdohet.
    Ose gruaja ka mesuar rastesisht qe Fatjoni ka thyer premtimin,pasi eshte marre vesh qe i jati i Fatjonit
    ka dijeni per historine dhe ka folur me dike.
    Ose gruaja e dashnorit(gruaja legjitime,nqs ai eshte i martuar) ka marre vesh historine e Fatjonit(kamarierit) nga dikush
    dhe i ka hapur sherr dhe do e divorcoje,pasi ka bere seks me gruan e pronarit.
    Dashnori i alarmuar ka folur me pronaren e lokalit dhe burrin e saj dhe kane bere plan te likujdojne Fatjonin.
    ===
    Policia duhet te marre ne dhoma te vecanta ne hetusi dhe pyese te tre
    njekohsisht ne dhoma te vecanta dhe beje kete pyetje
    gruas-Kur ke folur per here te fundit me burrin(perparimin) dhe cfare eshte biseduar)
    Ku ka qene burri naten e krimit?
    gruas-Kur ke folur per here te fundit me dashnorin dhe cfare keni biseduar?
    Ku ka qene dashnori naten e krimit?
    Po ti ku ke qene naten e krimit?
    burrit kur keni fol per here te fundit me gruan dhe per cfare keni folur?
    Ku ka qene gruaja naten e krimit?
    burrit Kur keni fol per here te fundit me dashnorin dhe per cfare keni folur?
    Ku ka qene dashnori naten e krimit?
    Po ti ku ke qene naten e krimit?
    dashnorit:kur keni folur per here te fundit me dashnoren dhe cfare keni biseduar?
    Ku ka qene dashnorja naten e krimit?
    dashnorit Kur keni fol per here te fundit me Perparimin dhe cfare keni biseduar?
    KU ka qene Perparimi naten e krimit?
    Po ti ku ke qene naten e krimit?
    Krahaso 3 pergjigjet per
    Ku ka qene burri naten e krimit?
    Ku ka qene dashnori naten e krimit?
    Nqs tre pergjigjet per pyetjen ku ka qene..... per dashnorin jane te treja te ndryshme,vertetohet qe eshte genjeshter dhe
    dashnori eshte pjesmarres ne krim
    Nqs tre pergjigjet ku ka qene burri(Perparimi) jane te treja te ndryshme verteton qe ai eshte pjesmarres ne krim.
    ====
    Ai kur eshte grabitur eshte lidhur duart dhe kembet me litar dhe duhen pare ne litar shenja gishtash
    dhe verifikohen shenjat e gishtave ne ltar shenjat e gishtave ne duart
    e dashnorit dhe Perparimit.Nqs shenjat jane te njejta,dalin si fajtore dhe autore te krimit.
    ====
    I jati i viktime duhet te kishte nuhatur rrezikun qe ne momentin kur viktima i ka treguar cfare kish pare.
    Ne kete rast per te shpetuar femijen,ai duhet ta kishte derguar ne Tirane te ndonje kusheri,te jetonte ne Tirane ,
    futej ne pune dhe paguante ndonje apartament me qera dhe te mos kthehej me ne Klos.
    I jati te perhapte fjale qe cuni iku ne Itali/Graqi whatever per te evituar ndonje krim te mundshem.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Ore Cuna Asnje se di si eshte e verteta !
    Gjithmone Gazetat japin ate qe shet me shume Gazeten.
    Une Mendoj se deri sa ky ka ndejtur aty per te jetuar siduket i ka ber Shantazh ktyre disa here edhe do ju kete more leke deri sa nje dite te bukur gjaku ka vajt ne tru aty ku sduhet edhe kta kane thene ta heqim qafe edhe turpi i B**vidhes te vdesi me te ne varr e kane mar e kan vra e kan bo ca kan bo.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o ben i fort je vallahi
    a kujton ti se i plas trapi kuj se vdiq nje njeri i thjeshte a?(e di se tingellon keq se neser mund te jem une apo nej rob i jemi ne vend te fatjonit i vdekur)
    ne shqiperi po vidhen miliona e po vriten gjyqtar po kercenohen prokuror e po arrestohen shefi anti korrupsionit per korrupsion
    e shefa antidroget per droge ti don me e ba te madhe nje ngarje qe neser do harrohet

    nuk jam kundra asaj qe thu ti po realiteti asht larg asaj qe mendon ti .
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •