Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Parlamenti Europian rekomandon statusin për Shqipërinë

    PE rekomandon statusin për Shqipërinë, raporti i Chountis miratohet me 61 vota

    Emri:  largea_parlamenti-evropian221353609328.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  34.4 KB

    Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian ka konfirmuar mbështetjen për statusin e kandidatit për Shqipërinë, duke aprovuar me 61 vota pro, dy absenime dhe 1 kundër raportin e Nikolaos Chountis. Siç pritej, eurodeputetët kanë dhënë një mbështetje masive për tre amendamentet kyçe në raport. Ata i bëjnë thirrje shteteve anëtare që ti japin pa humbur kohë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Së dyti, ata bëjnë apel për përgjegjësinë e klasës politike shqiptare për të treguar pjekurinë dhe seriozitetin e duhur në përmbushjen e tre kushteve të mbetura pezull dhe së treti eurodeputetët konsiderojnë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 janë një test i rëndësishëm i pjekurisë së demokracisë së vendit. Në këtë kontekst, eurodeputetët i bëjnë thirrje të gjitha forcave politike të zhvillojnë fushatë dhe zgjedhje të lira e të ndershme dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën politike në vend. Në projektrezolutë shprehet shqetësimi për progresin e pamjaftueshëm në sistemin gjyqësor dhe nënvizohet rëndësia e zhvillimit të një drejtësie të pakorruptuar, të pavarur dhe transparente. Raporti i përgatitur nga Nikolaos Chountis shpreh shqetësim të thellë edhe për nivelin e lartë, megjithëse në rënie, të papunësisë dhe për numrin e lartë të shqiptarëve që jetojnë ende nën kufirin e varfërisë. Pas aprovimit në komision të jashtëm, rezoluta pritet të votohet në seancë plenare në muajin dhjetor në Strasbourg.


    tv klan
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 22-11-2012 më 14:50

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kush qenka ai qe paska votuar kunder ?!?


    Qeveria Sales e hodhi hapin e pare. Do jete duke plas nga inoti Ramoviçi me Ruçosin dhe Dokleviçin. Ketij te fundit do ja kene prere rrogen serbet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-11-2012 më 14:36 Arsyeja: Kujdes fjalorin qe perdor se do perjashtohesh nga forumi
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Parlamenti Europian rekomandon statusin për Shqipërinë
    Shembull i mire per te treguar se "Kushtet e BE-se" jane politike dhe te negociushme...
    Edhe pse kerkohet edhe permbushja e tre kushteve "te mbetura pezull".

    PS edhe ne rastin e ketyre tre kushteve te mbetura po vepron gabimisht dhe me vonese.
    Nuk ma merr mendja se mund te bindesh shume votues te pavendosur dhe "swing voter" me argumentin se me i rendesishem eshte rasti i Fierit se statusi si kandidat per anetaresim ne BE. Ceshtjet (Kushtet) e BE-se eshte dashur te kryhen sa me shpejte dhe pa shume zhurme. Ketu opozita (PS) ne rolin e zvarritesit dhe bllokuesit nuk mund te fitoje poena.
    Sidoqofte, as Berisha nuk do te perfitoje shume nga kjo situate, pasiqe shume njerez i kane kuptuar perfundimisht taktikat e te dy paleve. Do te varet shume nga ajo se kush do te arrije te mobilizoje elektoratin me shume (pa vota te vjedhura! )... Kesaj radhe shume zgjedhes, nese numri i votuesve eshte relativisht i larte, do te votojne parti alternative. Jo pse ju besojne aq shume, por me teper per te protestuar dhe per ti ndeshkuar dy partite kryesore...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Rrofte BE
    Rrofte Shqiperia
    Ne te semes te gjithe ata qe vene gure ne rrotat e qeres sone te raskapitur.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •