Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Feja Jonë Nuk ka Nevojë Për Genjeshtra!!!

    Ejmen Salih
    Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI


    Vëllezër të nderuar!

    Më rastisi të hyj në një forum sekularist, që urren Islamin. Lexova një postim që më pas u pendova dhe ndjeva keqardhje pse e lexova atë. Të rinj që përqeshin rininë islame që frekuenton këto forume. Storia e tyre përmblidhet në shkrimin e temave të fabrikuara dhe apokrife, të cilave më pas iu japin ngjyrë islame, si:

    -Zbulimi i mrekullisë shkencore në Kur’an: Një pemë e madhëron Allahun.
    - Një femër është tallur me Kur’anin dhe më pas është transformuar në dhi.
    - Majkëll Xheksoni ka pranuar Islamin.
    -Një të vdekur e nxirrën nga varri për ekspertizë dhe panë në trupin e tij shenjat e ndëshkimit me zjarrë (Dënimi i varrit).

    Pastaj, i marrin këto gënjeshtra dhe i përhapin në forumet islame. Anëtarët e forumeve islame, duke mos e ditur rrezikun e tyre, i vendosin në forumet e tyre të cilat në mënyrë marramendëse përhapen në forumet e tyre dhe lexohen nga mijëra e mijëra muslimanë...

    Pastaj, këta shpifës sa nuk vdesin nga të qeshurit me mendjelehtësinë e myslimanëve ngase ato nuk janë asgjë tjetër vetëm se një gënjeshtër e kulluar, e prodhuar për tallje e përqeshje me fenë tonë, në njërën anë, dhe prezantimin e keq para botës me synim të largimit të tyre nga Islami, në anën tjetër.
    E pastaj, pas një kohe, zbulohen se këto ishin vetëm gënjeshtra por vetëm pasi që më parë armiqtë tanë na përqeshën e u tallën me ne.
    Ja disa shembuj të gënjeshtrave që u zbuluan:

    ***

    Gënjeshtra: Tregimi i një vajze ummanase, e cila qe tallur me Kur’anin dhe më pas qe shndërruar në dhi.

    Realiteti: Fotoja është një punim artistik i një artiste franceze.

    ***

    Gënjeshtra: Storia e djaloshit, varrin e të cilit e hapen për obduksion të kufomës pas tri orësh dhe të cilin e gjetën të djegur nga zjarri i varrit.

    Realiteti : Në realitet, fotoja ishte e një kufome të një vajze e cila qe djegur në një aksident.

    ***

    Gënjeshtra: Fotoja e një xhini, të cilin një i ri nga Emiratet e Bashkuara Arabe e kishte fotografuar në një shpellë, me ç’rast kishte vdekur menjëherë pas këtij fotografimi.

    Realiteti: Xhini, i përshkruar në foto, në realitet ishte një skulpturë e gdhendur në një shpellë, sytë e së cilës (skulpturë) ishin të lidhura me një çelës elektrik për ndriçimin e syve me poç elektrik të kuq.

    ***

    Gënjeshtra: Fotoja e një kopshti gjerman ku rrënjët e pemëve ishin lidhur e formësuar në të dy anët si dëshmia: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah!, duke mos fshehur edhe atë se kopshti nga autoritetet gjermane është mbyllur.

    Realiteti: Fotoja ishte një pikturë e një artisti, emri i të cilit qe fshirë nga piktura.

    ***

    Gënjeshtra: Në një spital amerikan një aparat kishte fotografuar zemrën e një pacienti në të cilën shkruante emri ALLAH!.

    Realiteti: Fotoja është përhapur nga një forum çifut që të përqeshet Islami.

    ***

    Gënjeshtra: Majkëll Xheksoni bëhet musliman.

    Realiteti: Majkëll Xheksoni ka shpallur se ka respekt për këtë fe dhe mohon se është musliman, e: “All-llahu nuk është i nevojshëm për njerëzit”. (Ali Imran, 97)

    ***

    Gënjeshtra: Fotot e dy haremeve, Qabesë dhe Xhamisë së Pejgamberit, alejhi’s selam, të cilat nga incizimet e bëra me satelite shndrisin gjatë natës.

    Realiteti: Fotoja është punuar me Fotoshop (program). Është marre fotoja gjatë ditës, i janë fshirë objektet që i rrethojnë, e me pas është bërë punim artistik me të. Ndryshe, nuk ka të vërtetë këtu.
    ***

    Gënjeshtra: Një foto nga NASA që paraqet hënën me një vijë në mes duke vërtetuar kështu faktin e çarjes së hënës nga Muhammedi, alejhi’s selam.

    Realiteti: Edhe kjo foto është prodhim i Fotoshop-it. Pra, nuk është e vërtetë ngase këtë lajm askund nuk e kemi hasur në burimet e NASA-s.
    ***

    Gënjeshtra: Pema e bekuar, e zbuluar në Egjipt, në të cilën është gdhendur emri më i madh i Allahut.

    Realiteti: Gdhendja është bërë nga dora e njeriut dhe nuk bëhet fjalë për tjetër gjë.

    ***

    Të nderuar vëllezër!

    Feja Islame është plotësuar me vdekjen e Muhammedit, alejhi’s selam andaj nuk ka nevojë për tregime të tilla të fabrikuara për t’i bindur njerëzit për ta përqafuar Islamin.
    Kërkojmë nga vëllezërit e motrat, që nëse iu arrijnë gjëra të tilla, le të mos i përhapin pa u dëshmuar vërtetësia e tyre.

    E lusim Allahun që të vërtetën të na e rrëfejë si të vërtetë dhe të na mundësojë ta pasojmë atë, dhe të kotën si të kotë e të na mundësojë që t’i shmangemi asaj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 12-04-2008 më 07:45
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    المسلم العزيز Maska e x_vahir
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Postime
    48
    Allahu te shperblefte vella musliman

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Fisniku
    Gënjeshtra: Një foto nga NASA që paraqet hënën me një vijë në mes duke vërtetuar kështu faktin e çarjes së hënës nga Muhammedi, alejhi’s selam.

    Realiteti: Edhe kjo foto është prodhim i Fotoshop-it. Pra, nuk është e vërtetë ngase këtë lajm askund nuk e kemi hasur në burimet e NASA-s.
    Ne fakt kjo mesa kam lexuar une eshte e vertete. Nuk fol per fotografine, po fol per Henen vete si trup qiellor, i satelit i Tokes.
    Disa studime tregojne se Hana me te vertete ne ardhmeri do te ndahet ne dy pjese!
    Tani nuk me kujtohet artikulli ne menyre te plote , por nese ka nevoje do te bej ca kerkime dhe do ta sjell ketu!
    Perndryshe, ky fenomen eshte i pershkruar edhe ne filma " Time Machine" kur personi ne fjale udheton ne ardhmeri dhe shikon coptimin e Henes ( edhe pse filmi eshte SCI-FI ) perseri skenate tilla jane bazuar ne teori shkencore.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Ka edhe plot raste tjera, ne te cilat ne nuk duhet te bazohemi, e as ti shperndajme. E lus Allahun qe ta shperbleje autorin dhe perkthyesin per vetedijesim te te rinjve besimtare rreth ketij fenomeni me te cilen merren manipulatoret dhe keqperdoruesit e ndjenjave te besimtareve...

  5. #5
    Tem e qelluar .. Allahu ju shperbleft vella per kete tem ..

  6. #6
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    temë me vend dhe e nevojshme .......

  7. #7
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Exclamation Kujdes !!!

    Te nderuar pjesetare te Fese Islame koheve te fundit jane publikuar disa website permes te cileve disa njerez te keqinj provojne te njollosin fene Islame dhe muslimanet ne pergjithesi! Duke shpifur dhe duke futur gjera te kota neper to me te vetmin qellim qe ti largojne prej rruges se drejte muslimanet.


    Keto jane disa nga website-t e tyre :

    1. www.answering- islam.org ( kete website e perdor mesia4ever si propagand )
    2. www.aboutislam. com
    3. www.thequran. com
    4. www.allahassurance. com


    Keto website jane krijuar nga çifutet te cilet qellimisht perhapin informacione te gabuara rreth Kur'anit , Hadithit dhe Islamit.



    Kur'ani i Falsifikuar Amerikan :


    http://www.amazon. com/exec/ obidos/tg/ detail/-/ 1579211755/ qid%3D1096805827 /102- 4933271- 2395

    Ju lutem, keni kujdes ... te njejtin tekst shperndajeni me te gjithe pjesetaret e fese Islame , vellezerit dhe motrat ane e kend botes.

    Keshilla e fundit :

    " Gjithmone verifikoni burimin e atij website qofte edhe nese eshte bindes " !

    Faleminderit per Mirekuptim
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  8. #8
    Selam aleikum

    Me ka rene ne sy tema e cila eshte hapur disa here ne kete forum, e me te cilen ne fakt disa vellezer musliman po behen gazi i tjereve sepse shperndajne ca lajme pa i verifikuar per sa i perket vertetesise.
    E kam fjalen per temen e nje Kishe e cila na qenka ndertuar nga eshtrat e muslimaneve.
    Mund ta lexoni ketu temen: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=113678


    All-llahu i Madheruar thote:
    "O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë." Huxhurat - 6.


    Ky lajm eshte i rrejshem! Kisha nuk eshte ndertuar nga eshtrat e muslimaneve, ju lus mos e shperndani neper faqe tjera ose permes emailave kete lajm sepse sinqerisht beni mekat! Poashtu beheni gazi i botes me naivitetin tuaj.


    Rreth kesaj Kishe mund te lexoni me shume ketu:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Sedlec_Ossuary ose te faqja e tyre zyrtare:
    http://www.kostnice.cz/


    Selam aleikum





    p.s. Kjo teme eshte teme e qelluar ketu, deshta te hapi tani nje teme te re rreth ketyre lajmeve te rrejshme dhe rastesisht e pash qe ekzistonka vec...Allahu te shperblefte Fisnik.

  9. #9
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Ta mbrojmë fenë nga gënjeshtrat !!

    Pershendetje

    Desha tju kerkoj qe bile ketu te mos postoni gjera qe jane 100% genjeshtra .

    Ju ndesh besoni ndesh jo shum gjera , por ketu ka anetare qe jane ne 2 mendje dhe nuk eshte e drejte ta shtysh dikend te besoj me genjeshtra .


    Ka plot shembuj , si psh Luani tha Allah , ne gur shkruan Allah , te tregoni ngjarje qe kurr nuk kan ndodhe edhe pse jane te mira por tek e fundit jane genjeshtra.

    Feja eshte si thot Kur'ani e jo si thot filan fisteku ......hapni syt 1 her e pergjithmon dhe mos e njollosni fene e paster Islame .

  10. #10
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Se pari te pershendes xhamia dhe te pergezoj per temen qe e ke hap, me te vertet me vjen mire qe u hap nje kesi lloj teme sepse ne forum thuhet gjithqka , shpresoj qe te tjeret te kene parasysh ate qe e thone !!!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Filozofia E Martesës Në Islam
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 15:20
  3. Ekonomia shqiptare ka nevoje per nje treg kapitalesh
    Nga Estella në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 17:22
  4. Ndihme per njerzit qe kane nevoje per ndihme.
    Nga Elti... në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 19:12
  5. kam nevoje per ndihmen tuaj
    Nga elb77 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-06-2002, 16:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •