ISLAMOFOBIA
Shkruar nga Justinian Topulli




Duket se termi "islamofobi" ėshtė shumė i gjerė dhe pėrfshin shumė gjėra brenda, ashtu siē ndodh shpesh me terma tė cilėt zgjerohen nga rrahjet farkėtuese tė ēekanėve pėrdorues, qė godasin nga tė gjitha anėt. Si i tillė, elementet qė pėrfshihen nė tė nga grupe dhe kėndvėshtrime tė ndryshme e bėjnė shpesh atė njė term tė debatueshėm ndėrmjet palėve pėrdoruese.

Gjithsesi, e parė me syrin e njė muslimani dhe nėn njė kėndvėshtrim islam, islamofobinė do ta pėrkufizoja si njė sjellje negative karshi Islamit dhe muslimanėve, qė buron nga ndjesia e urrejtjes, neverisė, alergjisė ndaj Islamit ose muslimanėve, apo edhe pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet. Sipas kėtij pėrkufizimi islamofobia ėshtė njė fenomen i vjetėr sa vetė Islami, shfaqjet e saj tė hershme Allahu na i ka pėrjetėsuar nė Librin e Tij nė ajete tė tilla si: “Urrejtja shfaqet nė gjithēka qė del prej gojės sė tyre, kurse ajo qė fshehin nė zemrėn e tyre ėshtė edhe mė e madhe.” (3:118) dhe “Ata vazhdimisht do tė luftojnė kundėr jush, qė tė mund t’ju kthejnė nga besimi juaj.” (2:217)

Duket se qarqe tė caktuara nė Perėndim e nė botė nuk mundet qė tė jetojnė pa peshkuar -dhe pa provokuar njėkohėsisht- armiq nga kultura tė ndryshme nga ajo e tyre dhe duke i stigmatizuar ato si burimi i sė keqes. Kjo nuk ėshtė diēka e re nė historinė e Perėndimit. Fobia ndaj mbulesės sė femrės muslimane, referendumi kundra minareve tė xhamive dhe ksenofobia ndaj prezencės nė rritje tė vetė muslimanėve nė kėtė pjesė tė botės duket se nė njė farė mase tė kujton rritjen e urrejtjes antisemite nė Evropėn e viteve 30’. Ashtu si atėherė qarqe fashiste, ndėrsa sot qarqe tė djathta ekstremiste dhe konservatore, duket se tentojnė qė pėr arsye pragmatiste dhe politike ta shndėrrojnė Islamin dhe muslimanėt nė kupėn e zemėrimit, ku ata do tė derdhin arsyet e krizave tė tyre, qė bota e tyre po pėrjeton. Kjo tendencė duket se ka pasur rritje, nė veēanti pas ngjarjeve tė 11 shtatorit 2001, qė pėr kėta njerėz paska qenė pikėrisht precedenti i munguar pėr tė penalizuar njė fe dhe kulturė tė tėrė. Nė fakt historikisht njerėz dhe kultura qė tentojnė tė jenė monolite, egocentrike dhe qė nuk pranojnė kontributin e tė tjerėve, priren qė forcėn e jetės dhe tė zhvillimit ta gjejnė pikėrisht tek armiqėsia ndaj tjetrit dhe tė projektojnė tek ai qoftė edhe njė pjesė tė fatkeqėsive tė tyre. Nė mjaft raste duket se njė mekanizėm i tillė ka funksionuar mjaft mirė.

Pėrkundrejt kėsaj islamofobie tė niveleve tė larta, qė pėrjeton sot perėndimi duket se edhe muslimanėt shpesh reagojnė keq, sė pari duke stigmatizuar tė gjithė Perėndimin si islamofob dhe pėr rrjedhojė duke projektuar qoftė edhe njė pjesė tė fatkeqėsive tė tyre tek kėta rivalė shekullorė. Natyrisht qė kjo bie ndesh me mėsimet islame, tė cilat thonė se: “Le tė mos ju nxisė urrejtja ndaj njė pjese tė njerėzve pėr tė qenė tė padrejtė. Bėhuni tė drejtė, se kjo ėshtė mė afėr devotshmėrisė.”

Dhe “Allahu nuk ju ndalon tė silleni mirė dhe tė jeni tė drejtė ndaj atyre qė nuk luftojnė kundėr jush pėr shkak tė fesė dhe qė nuk ju dėbojnė prej shtėpive tuaja. Me tė vėrtetė, Allahu i do tė drejtėt.”

Ndėrsa parimet islame pėr asnjė moment nuk bėjnė fajtor pėr fatkeqėsitė tė tjerėt, qofshin kėta edhe armiqtė mė tė ashpėr: “Ēfarėdo fatkeqėsie qė ju godet ėshtė si pasojė e asaj qė keni bėrė vetė.” (30:42).

Por, nė anėn tjetėr, te njė pjesė tjetėr e muslimanėve islamofobia duket se ka prodhuar ndjenjėn e tė qenit inferior si dhe tė vetėpenalizmit tė kulturės dhe fesė qė ata mbartin, kjo pėr rrjedhojė shpie drejt zhveshjesh identitare islame tė kėtyre njerėzve dhe drejt asimilimit nė kulturat ofensive.

Duke e mbyllur do tė shprehesha se islamofobia nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se “njė verė e vjetėr nė fuēi tė re”, e cila duket se ka dehur keq shumė prej atyre qė nuk jetojnė dot pa e pirė atė, ashtu siē edhe aroma e saj duket se ka trullosur ca mė keq akoma ata tė cilėt e kanė tė ndaluar ta pinė atė. Le ta lusim Zotin qė tė mos shtohen tė dehurit andej dhe kėndej!