LETER TE GJITHE BESIMTAREVE
Te gjithe Kristianeve, fetareve, klerikeve dhe laikeve, burrave dhe grave, te gjitheve qe banojne ne gjithe boten, Vella Francesku, sherbetor dhe i nenshtruari I tyre, ofron respekt duke ju uruar paqe te vertete nga qielli dhe paqe te sinqerte ne Zot.
Duke qene sherbetor i te gjitheve, mua me duhet t’ju sherbej dhe t’ju jap fjalet shelbyese te Zotit tim. Nga ku, duke patur parasysh qe per shkak te semundjes dhe dobesise se trupit tim, nuk mund te vizitoj cdo njerin personalisht, propozoj qe nepermjet kesaj letre dhe mesazhi t’ju ofroj fjalet e Zotit tone Jezu Krisht qe eshte Fjala e Atit dhe fjalet e Shpirtit te Shenjte qe jane shpirt dhe jete.
Kjo Fjale e Atit, kaq e vlefshme, kaq e shenjte dhe e lavdishme, ardhjen e te ciles Ati me i Larte ia shpalli nga qielli nepermjet arkanxhelit Gabriel Virgjereshes me te shenjte e me te lavdishme Mari ne barkun e se ciles Ai mori mish te vertete nga humaniteti dhe brishtesia jone, Ai, qe ishte me i pasur nga te gjithe, megjithate pati vullnetin, bashke me Nenen e Tij te Bekuar, te zgjidhte varferine. Dhe kur pasioni i tij po afronte, Ai festoi Pashket me dishepujt e Tij, dhe duke marre buken, dha falenderimin, e bekoi dhe e theu duke thene: Merreni dhe hajeni: Ky eshte Trupi Im. Dhe duke marre kupen, Ai tha: Ky eshte Gjaku Im i Testamentit te Ri qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe per larjen e mekateve. Pastaj Ai iu lut Atit duke thene: Ate, ne qofte se eshte e mundur, largoje kete kupe nga Une. Dhe djersa iu be si pika gjaku, qe rridhnin poshte ne toke. Po megjithate, ai e dorezoi vullnetin e Tij tek vullneti i Atit, duke thene: Ate, u befte vullneti Yt, jo sic dua Une, por sic do Ti. Keshtu ishte vullneti I Atit, qe Biri i Tij, i Bekuar dhe i Lavdishem, te cilin na e dha neve dhe qe ishte lindur per ne, nepermjet Gjakut, sakrifices dhe dhurates se Tij, te ofronte Veten ne altarin e Kryqit, jo per veten e Tij, nga i cili te gjitha gjerat kishin lindur, por per mekatet tona, duke na lene nje shembull qe ne duhet te ndjekim hapat e Tij. Dhe Ai deshiron qe ne te shpetohemi nga Ai, dhe t’a marrim me zemer te paster dhe trup te paperlyer. Por jane pak ata qe duan t’a marrin Ate dhe te shpetohen nga Ai, megjithese zgjedha e Tij eshte e embel dhe pesha e Tij e lehte.
Ata qe nuk do t’a shijojne sa i embel eshte Zoti dhe qe duan erresiren me shume se driten, duke mos dashur te zbatojne urdherimet e Zotit jane te mallkuar: per ta thuhet nga profeti: “Jane te mallkuar ata qe bien nga urdherimet e Tua”. Por, o sa te lumtur e te bekuar jane ata qe duan Zotin, qe bejne sic Zoti Vete thote ne Ungjill:”Ti do t’a duash Zotin tend me gjithe zemren dhe me gjithe shpirtin dhe …..fqinjin si vetja”. Prandaj, le t’a duam Zotin me nje zemer dhe mendje te paster sepse Ai Vete, duke kerkuar kete mbi te gjitha, thote:”Adhuruesit e vertete do t’a adhurojne Atin ne shpirt dhe ne te vertete”. Dhe le t’i ofrojme Atij lavderime dhe lutje dite dhe nate duke thene:”Ati yne qe je ne qiell” sepse “ne duhet gjithmone te lutemi, dhe jo te venitemi”.
Ne duhet me te vertete t’i konfesojme te gjithe mekatet tona tek nje prift dhe te marrim nga ai Trupin dhe Gjakun e Zotit tone Jezu Krisht. Ai qe nuk ha Mishin e Tij dhe nuk pi Gjakun e tij, nuk mund te hyje ne Mbreterine e Zotit. Megjithate, ai qe i merr, t’i marre denjesisht, sic duhet, sepse ai qe nuk i merr denjesisht “han dhe pin gjykimin mbi veten, duke mos dalluar Trupin e Zotit” – pra, duke mos e dalluar nga ushqimet e tjera.
Mbi te gjitha, le “te sjellim fruta te denja pendese”. Dhe le t’i duam fqinjet si veten, dhe ne qofte se ndonjeri nuk deshiron t’i doje si veten ose nuk mundet, te pakten mos t’i beje keq, por t’i beje mire.
Ata qe kane marre fuqine per te gjykuar te tjeret, t’a ushtrojne gjykimin me meshire, ndersa shpresojne te marrin meshire nga Zoti. Sepse gjykim pa meshire u tregofte ne ate qe nuk tregon meshire. Le te kemi dashuri dhe perultesi dhe le te japim lemoshe sepse ato lajne shpirtin nga felliqesia e mekatit. Sepse njerezit humbin gjithcka qe lene ne kete bote; por marrin me vete cmimin per lemoshat dhe dashurine qe kane dhene, per te cilen do te marrin shperblim dhe pagese te denje nga Zoti.
Ne gjithashtu, duhet te agjerojme dhe te permbahemi nga veset e mekatet dhe nga tepria e ushqimit e pijes, dhe te jemi Katolike. Ne duhet t’i vizitojme Kishat rregullisht dhe t’i nderojme kleriket jo vetem per veten e tyre, ne qofte se ata jane mekatare, por per hir te postit dhe dhenies se Trupit dhe Gjakut me te shenjte te Zotit tone Jezu Krisht, qe ato e sakrifikojne ne altar, e marrin dhe ia japin te tjereve. Dhe le t’a dime me siguri qe asnje s’mund te shpetohet pervec se nepermjet Gjakut te Zotit tone Jezu Krisht dhe nepermjet fjaleve te shenjta te Zotit qe kleriket thone dhe shpallin e perhapin dhe vetem ato mund t’I japin e askush tjeter. Por fetareve vecanerisht, qe kane lene boten, i duhet te bejne me shume dhe gjera me te medha.
Ne duhet t’i urrejme trupat tone me veset e mekatet (e tyre), sepse Zoti thote ne Ungjill qe ato vijne nga zemra. Ne duhet t’i duam armiqte tone dhe t’i bejme mire atyre qe na urrejne. Ne duhet te mbajme keshillat dhe rregullat e Zotit tone Jezu Krisht. Gjithashtu ne duhet te mohojme veten dhe t’a veme trupin nen zgjedhen e sherbimit dhe te bindjes se shenjte, sic ia ka premtuar secili Zotit. Ai te cilit i eshte besuar fuqia e bindjes dhe qe konsiderohet si me i madhi, te behet si me i vogli dhe sherbyesi i vellezerve te tjere, dhe le te tregoje e te kete meshire drejt cdo njerit nga vellezerit e tij ashtu sic do te donte t’i tregohej vetes se tij po te ishte ne te njejten situate. Dhe le te mos zemerohet me nje vella per shkak te fajit te ketij, por le t’a udhezoje miresisht dhe t’a inkurajoje me durim dhe perultesi.
Ne nuk duhet te jemi “te zgjuar sipas mishit”, por duhet te jemi te thjeshte, te perulur dhe te paster. Dhe le t’i mbajme trupat si gjera te turpshme dhe te perbuzshme sepse permes fajit tone jemi te mjeruar dhe te prishur, te felliqur dhe me krimba, sic thote Zoti permes profetit: “Une jam nje krimb dhe jo njeri, qortimi i njerezve dhe i debuari nga populli”. Ne nuk duhet kurre te deshirojme te jemi mbi te tjeret, por duhet te jemi sherbetore dhe te varur ndaj cdo krijese njerezore per hater te Zotit. Dhe shpirti i Zotit do te pushoje mbi te gjithe ata qe bejne keto gjera dhe qe do te kembengulin ne fund, e Ai do te beje shtepine e Tij tek ta, e ata do te jene femijet e Atit qiellor punet e te Cilit bejne, dhe do te jene nuset, vellezerit dhe nenat e Zotit tone Jezu Krisht. Ne jemi nuset kur nepermjet Shpirtit te Shenjte, shpirti besnik bashkohet me Jezu Krishtin.Ne jemi vellezerit e Tij kur bejme vullnetin e Atit te Tij qe eshte ne qiell. Ne jemi nenat e Tij kur ne e mbajme Ate ne zemrat e trupin tone nepermjet nje dashurie dhe ndergjegje te paster dhe e lindim nepermjet punes se shenjte qe duhet te shkelqeje si shembull per te tjeret.
O sa e lavdishme dhe e shenjte eshte te kesh nje Ate ne qiell! O sa e shenjte, e bukur dhe e deshirueshme eshte te kesh nje burre ne qiell! O sa e shenjte dhe sa e dashur, e kenaqshme dhe e perulur, paqesore, e embel dhe e deshirueshme mbi te gjitha eshte te kesh nje vella te tille qe ka dhene jeten per delet e Tij, e qe eshte lutur per ne tek Ati, duke thene: Ate, ruaji ne Emrin Tim ato qe Ti m’i ke dhene Mua. Ate, te gjithe ato qe Ti m’i ke dhene Mua ne bote ishin te Tuajt, dhe Ti m’i ke dhene ato Mua. Dhe fjalet qe Ti m’i dhe Mua, une ja kam dhene atyre; dhe ata i kane marre, dhe kane ditur ne te vertete qe Une linda nga Ti, dhe ata kane besuar qe Ti me dergove Mua. Une lutem per ata, jo per boten: bekoji e shenjteroi ata. Dhe per ta Une e shenjteroj Veten qe ata te behen nje, ashtu sic jemi dhe Ne. Dhe Une deshiroj Ate, qe, ku te jem Une, edhe ata te jene me Mua, qe te shohin lavdine Time ne Mbreterine Time.
Dhe meqe Ai ka vuajtur kaq shume per ne e ka bete e do te beje kaq te mira per ne, cdo krijese qe eshte ne qiell dhe ne toke dhe ne det dhe ne thellesite le t’I kendoje lavderime Zotit, lavdise , nderi dhe bekimit; sepse Ai eshte e vetmja force dhe fuqi e jona qe eshte i mire, i vetmi me i larte, i vetmi me i plotfuqishem, i admirueshem dhe i lavdishem, dhe i vetmi i shenjte, i denje dhe i bekuar, pa fund per jete te jeteve. Amen.
Por te gjithe ato qe nuk bejne pendese dhe nuk marrin Trupin e Gjakun e Zotit tone Jezu Krisht, e qe ia japin veten veseve dhe mekateve e qe ecin pas epsheve dhe deshirave te keqija, dhe qe nuk verejne ate qe kane premtuar, me trup i sherbejne botes dhe deshirave te saj te mishit, kujdesjeve dhe shqetesimeve per kete jete, por me mendje i sherbejne djallit, te mashtruar nga ai, bijte e te cilit jane e punet e te cilit bejne; jane te verbuar sepse nuk shohin driten e vertete – Zotin tone Jezu Krisht. Ato nuk kane urtesi shpirterore, sepse nuk kane ne vete Birin e Zotit qe eshte urtesia e vertete e Atit: per keto thuhet: “urtesia e tyre u gelltit”. Ato e dijne, e kuptojne dhe bejne keq e me dashje humbin shpirtrat e tyre. Hapni syte ju te verber, te mashtruar nga armiqte tuaj – bota, mishi dhe djalli – sepse eshte e embel per trupin te beje mekat dhe e hidhur t’i sherbeje Zotit ngaqe te gjithe veset e mekatet lindin dhe dalin nga zemra e njeriut, sic thuhet ne Ungjill. Ju s’keni asnje te mire ne kete bote ose ne te ardhmen. Ju mendoni t’i zoteroni per nje kohe te gjate kotesite e kesaj bote, por jeni te mashtruar; sepse nje dite dhe nje ore do te vije, te cilen nuk e mendoni, nuk e dini dhe per te cilen jeni ne hije. Trupi dobesohet, vdekja afrohet, fqinjte dhe miqte vijne duke thene: “Rregulloji punet”. Dhe gruaja e femijet, fqinjet edhe shoket, duket sikur qajne. Dhe duke pare, ai i shikon ata duke qare dhe preket nga nje emocion i keq, e duke menduar me vete thote: “E vendos shpirtin dhe trupin e gjithcka qe kam ne duart e tuaja.” Me te vertete, i mallkuar eshte ai njeri qe e beson shpirtin, trupin dhe gjithcka qe ka, ne duar te tilla. Prej nga ku, Zoti thote nepermjet profetit: “I mallkuar eshte njeriu qe e vendos besimin e tij ne njeriun”. Dhe menjehere ata therrasin nje prift te vije, dhe prifti i thote atij: “Do besh pendese per gjithe mekatet e tua?” Ai pergjigjet: “Do bej”. “A do te shlyesh ti nga pasuria jote, me aq sa mundesh, ato qe ke bere dhe gjerat me te cilat ke mashtruar njerezit?” Ai pergjigjet:”Jo”. – Dhe prifti thote:”Pse jo?” – “Sepse une kam vene cdo gje ne duart e te afermve dhe miqve te mi.” Dhe ai fillon te humbe fuqine e fjales e keshtu ky njeri i mjere vdes nje vdekje te hidhur.
Por le t’a dine te gjithe qe kurdo dhe sido qe nje njeri te vdese ne mekat kriminal, pa shlyerje – kur ai mund te shlyente, por nuk e beri – djalli ia merr shpirtin nga trupi me kaq dhune dhe vuajtje, qe asnje s’mund t’a dije pervec atij qe e vuan kete. Dhe gjithe talenti, fuqia, dituria dhe urtesia qe ai mendonte te zoteronte, merren nga ai. Fisi dhe shoket marrin per vete pasurine e tij, e ndajne dhe thone pastaj:”Mallkuar qofte shpirti I tij, sepse mund te kishte fituar e te na jepte me shume se na dha, e ai s’e fitoi”. Por krimbat i hane trupin. Dhe keshtu humb shpirt e trup ne kete jete te shkurter ne kete jete te shkurter e shkon ne ferr, ku do te troturohet pa fund. Ne emer te Atit, Birit dhe Shpirti te Shenjte. Amen. Te gjithe atyre qe u arrin kjo leter, une, Vella Francesku, sherbetori juaj i vogel, ju lutem dhe ju therras nepermjet dashurise qe Zoti eshte, dhe me vullnetin per t’ju puthur kembet, t’i prisni keto fjale shelbyese te Zotit tone Jezu Krisht, me pervujteri dhe bamiresi, dhe t’i vendosni ne jete e t’i ndiqni perfektesisht. Ato qe nuk dijne te lexojne, te kerkojne t’u lexohen shpesh dhe t’i mbajne prane vetes me nje veprimtari te shenjte deri ne fund, sepse ato jane shpirt dhe jete. Ato qe nuk e bejne kete, do te japin llogari ne diten e Gjykimit para gjykates se Krishtit. Te gjithe ata qe do t’i presin me dashuri, t’i kuptojne e t’ia percojne te tjereve si shembull, ne qofte se kembengulin deri ne fund, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte i bekofte. Amen.
Krijoni Kontakt