MUHAMMEDI A.S.- PEJGAMBER I FUNDIT
http://profetiislam.com/islam/index....yshme&Itemid=5

Hallka e fundit e zinxhirit tė pejgamberisė ėshtė Muhammedi a.s., paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė! Pėr kėtė arsye ai u quajt “vula e pejgamberėve”. Nė tė vėrtetė, ai ėshtė udhėheqėsi i fundit shpirtėror dhe mė i madhi. Pas tij nuk u dėrgua mė pejgamber, e as qė do tė dėrgohet ndonjėherė.

“All-llahu xh sh. Thotė: “O ti pejgamber, Ne tė dėrguam ty dėshmues, lajmėtar, pėrgėzues e qortues. Dhe me urdhėrin e Allahut thirrės pėr nė rrugėn e Tij dhe pishtar, ndriēues.”

DRITA E ZOTIT

“ Jam dėrguar qė ta pėrkryej moralin fisnik”.(Hadith)

O rini , gjendesh nė botėn, e cila ju rrethon me mrekullite e veta tė nduarduarta. Nė ēdo hap ndeshesh me jetėn qė lind, jeton dhe shuhet. Vdekja, dėshmitar memec i mrekullive, pėr ēdo ditė, nė tė gjitha format e mundshme afėr ose larg kalon pranė teje. Sikur don tė ta tėrheq vėrejtjen nė seriozitetin e tė gjitha ngjarjeve qė ndodhin.

Tė ndalohet fryma para qenieve tė imėta, qė i zbulon me mikroskop, tė ēudit fluturimi i shpendėve, tė mahnit puna e palodhshme dhe frytdhėnėse e bletės. Nuk ka fjalė tė mjaftueshme qė ta shprehėsh ēudinė tėnde para ndėrlikueshmėrisė sė trurit ose nga lėnda e pashpjegueshme e syrit tė njeriut. Natėn persiatė pėr hapėsirat e paskajshme qiellore, kur nė qiellin e kthjellėt para teje shfaqen yjet e panumėrta. Mediton pėr trupat e shumtė qiellor, tė cilėt nė harmoni tė fshehtė saktė e pagabueshėm lundrojnė nė gjithėsi tė mrekulluar. Sigurishtė pėrpiqesh tė hepohesh nė hapėsira kohore, nė hapėsira tė gjithėsisė dhe tė gjithė asaj, qė gjendet pas tyre. Me siguri do tė pyesish: ē’ėshtė koha? Prej kur dhe deri kur e gjithė kjo, e tėrė kjo jetė qė na rrethon? Pyet prej nga vjen ajo dhe ku shkon. Mundohesh tė hysh nė qenien dhe kuptimin e paskajshmėrisė.

Mirėpo, ndalesh, ndalesh ashtu siē do tė ndalen edhe shumė tė tjerė nė tė ardhmen. Intelekti njerėzor ėshtė ndalur para perdes, qė nuk mund tė kalohet. Pas saj qėndron fshehtėsia (gajbi), muri i pėrjetshėm memec, heshtja e vazhdueshme.

Me siguri e pėrjeton vetminė, braktisjen, ndoshta humbjen nė padituri e pashtegdalje e nė fshehtėsitė e pashpjegueshme. Ndoshta tė kaplon tmerri nė pasigurinė e jetės, para vdekjes sė ēuditshme dhe pranė varrit tė pashmangshėm qė si tė gjithė njerėzit tė tjerė tė pret edhe ty...

Megjithatė, duhet ta keshė tė ditur, ta keshė tė qartė se: askush nuk ėshtė i lėnė pasdore, askush nuk ėshtė i vetmuar, askush nuk ėshtė i humbur...

Nė tė kaluarėn e lashtė, shumė tė lashtė, qė nga koha e njeriut tė parė Ademit a.s. dhe gjatė historisė botėrore, i Mėshirshmi All-llah xh.sh. Krijuesi i gjithēkasė nė mirėsin e Tij tė pakufishme e dhuroi gjinin njerėzore me Porosine e Vet tė Madhe, Mėsimin e Madh, nė tė cilin proklamon fshehtėsinė dhe qėllimin e jetės, rrugėn e shpėtimit e tė lumturisė sė amshueshme.

Shpallja e Mėsimit zbriti me anė tė njė varg njerėzish tė zgjedhur e tė ndershėm, tė dėrguar tė Zotit deri te pejgamberi i fundit Muhammedi a.s. Ai solli Kur’anin, i cili si drita e All-llahut deri nė mbarimin e botės do tė shndrisė rrugėn e gjinisė njerėzore.

Ky lajmė i Madh u shpall nė Mekke, nė Arabi nė vendin e shkretėtirės misterioze, nė shekullin 7 -tė sipas Isait a.s. Nė atė kohė, nė Arabi sundonin pasanikėt e korruptuar, skllavopronarėt, tiranėt mendjemėdhenj e fodull. Ata jetonin nė mirėqenie e bollėk, ndėrsa pjesa dėrmuese e popullit vuante nė varfėri tė skajshme. Amoraliteti, orgjitė dhe dehja e marrė, ishin bazė e jetės sė tyre. Atyre u shėrbenin robėrit dhe robėreshat, tė denigruar nė pozitėn e shtazėve tė dėgjueshme. Paraja zotėronte shpirtin dhe trupin e tyre. Ari ishte bėrė objektė i adhuruar dhe e vetmja vlerė e njerėzve. Gėnjeshtra, mashtrimi, vjedhja, intrigat, shpifjet, korrupsioni - mbretėronin nė atė shoqėri tė sėmurė. Mjerimi, uria dhe sėmundjet infektuese e shkatrronin shtresėn e varfėr. Foshnjat e posalindura tė gjinisė femėrore varroseshin tė gjalla. Ēdo gjė njerėzore, ēdo gjė fisnike, qė e stolisė njeriun si qenie me pozitė tė veēantė nė botė, ishte pothuaj krejtėsisht e mbuluar me velin e harresės. Banorėt e Arabisė kishin rėnė nė shkallėn mė tė ulėt tė dinjitetit njerėzor. Idhujt e ndėrtuar nga gurėt sundonin shpirtrat e idhujtarėve.

Retė e errėta dhe tė zymta valonin mbi horizontin e njerėzve dhe dėshirave tė tyre tė mira, virtyteve dhe shtytjeve fisnike. Dhe nė kėtė kohė tė liga e nė kėto kushte tė rėnda, u lind nė Mekke Muhammedi, i biri i Abdull-llahut, nga soji i Hashimitėve tė fisit Kurejsh. Nga ky det tė metash e tė kėqijash, Ai u rrit e u zhvillua, si njė rreze drite e rrallė. Pėrkundėr fuqive tė errėta dominuese, Muhammedi fisnik, jetonte modest, i mirė, guximtar, i urtė dhe i dashur. Pėr arsye tė tipareve tė karakterit tė tij e quanin Emin, qė do tė thotė Besnik, i Besuar, i Ndershėm. Po ashtu Ai u martua me njė grua tė mirė e fisnike, me Hatixhenė e ndershme.

Kur po i afrohej viteve tė dyzeta tė jetės, Muhammedi a.s. filloi tė jetonte nė vetmi, nė shpellėn e kodrinės Hira, qė gjendej afėr Mekkes.

Muhammedin a.s. e mundonte e keqja qė zotėronte nė Mekke dhe nė tėrė Arabinė. E brengoste shpirtligėsia dhe korrupsioni qė mbretėronin gjithkund. Ai nė kodrėn Hira, nė qetėsinė e shpellės, nė vetmin e plotė, gjente prehjen e vet. Me orė tė tėra sodiste horizontet e gjėra, kaltrinėn e qiellit gjatė ditės dhe shkėlqimin e yjeve nė errėsirėn e natės. Thellohej nė shpirtin e natyrės nėpėrmjet barit e luleve, nėpėrmjet ecjes sė thneglave, duke e soditur merimangėn qė endte pėlhurėn e rrjetit tė saj, duke e soditur zogun nė fluturim. Muhammedi a.s. filloi gradualisht t’i afrohej tė vėrtetės, tė cilin ende nuk e njihte dhe tė cilėn ende nuk mund ta kuptonte. Shpirti i Tij i madh dhe fisnik pėrgaditej qė tė pranonte njohuri tė gjėra, Dije tė sigurt, zbulimin e perdes nga fshehtėsitė e mėdha. Kjo ishte dėshira e All-llahut xh.sh.

Dhe njė natė, nė vigjilje tė ditės sė njėzet e shtatė tė muajit Ramazan, para Muhammedit a.s. qė meditonte i thelluar nė mendime tė thella, pėrnjėherė vetoi drita, u shndrit shpella... Muhammedi a.s. u dridh, ngriti duart qė t’i mbulojė sytė. Drita u shndėrrua nė person, qė Muhammedit a.s. do t’i thotė qartė:” O Muhammed, i biri i Abdull-llahut! Unė jam meleku Xhibril po tė sjellė nga All-llahu, Zot i Gjithėsisė, lajmin e gėzueshėm se Je i zgjedhur pejgamber i Allahut.

Engjėlli pastaj i tregoi Muhammedit a.s. se si duhet tė marrė abdest. Pastaj e ftonė tė mėsojė, por kur Muhammedi a.s. pėrgjigjet se nuk di, ftesa e Xhibrilit pėrsėritet, e Muhammedi u pėrgjigj pėrsėri se nuk di. Kjo u pėrsėrit tri herė. Pastaj Xhibrili filloi tė flasė:

“Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej gjaku tė ngjizur ( nė mitrėn nėnės). Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė mėsoi (njeriun) tė shkruaj me pend. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.”

Drita e Xhibrilit filloi ngadal tė shuhet, kurse figura zhdukej lehtė e qetė. Muhammedin a.s. e kishte kapluar njė dridhje, gjendej nė ethe tė ēuditshme, ndaj nga shpella shpejtoi nė shtėpi, qė lajmin e Madh e tė shqetėsuar ta ndajė me gruan besnike Hatixhen. Hatixheja nė ēastin e parė u brengos shumė, duke parė bashkėshortin e saj tė shqetėsuar dhe tė mbushur frymė. Mirėpo, kur Muhammedi a.s. tregoi se ē’kishte dėgjuar, Hatixheja u gėzua tepėr, e kėnaqur nga mėshira e madhe qė e kishte ndriēuar Muhammedin a.s. e mirė dhe fisnik. Ajo asnjė fije nuk dyshoi nė vėrtetėsinė e Lajmit tė madh. Hatixheja e dinte se ē’zemėr tė madhe e tė mrekullueshme kishte Muhammedi a.s. dhe se ē’virtyte tė shkėlqyeshme e stolisnin atė. Muhammedi a.s. vėrtetė posedonte tė gjitha epitetet qė tė dhurohej me emrin Pejgamber. Mu pėr kėtė, Hatixheja e pėrgėzoi Muhammedin a.s.:” Pasha atė Zot, nė fuqinė e tė cilit ekziston jeta ime, unė jam plotėsisht e bindur se Ti me tė vėrtetė ke fituar shpalljen dhe je bėrė pejgamber i Zotit”. Dhe kėshtu, Muhammedi a.s. nė Hatixhenė gjeti ithtaren e parė besnike, muslimanen e parė tė periudhės sė re.

Ngjarja nė shpellėn Hira e kishte pushtuar plotėsisht Muhamedin a.s., ndaj Ai ishte ekzaltuar nga ajo flakė.

“Nė emėr tė Allahut mėso... Nė emėr tė Allahut mėso... tingėllonte ky zė nė veshėt e Muhammedit a.s. Fjala e Zotit e kishte pushtuar tėrė qenien e Tij. Muhamedi a.s. jetėn e vet ia kushtoi misionit tė shenjtė. Lajmin e gėzueshėm nė zemrėn e tij besnike e pranoi me qėllim fisnik qė t’ai shpall gjinis njerėzore. Fjala dhe porosia e Allahut nga zemra e Muhamedit a.s. filloi tė transmetohet nė zemrat e njerėzve tė mirė: tė Aliut tė ndershėm, tė Ebu Bekrit tė mirė, tė Bilallit fisnik... Besimi nė Allahun si dritė e mrekulluar, filloi tė zhdavaris errėsirėn e idhujtaris. Islami filloi tė pėrhapet, por nė mėnyrė sekrete, fshehurazi, pothuaj nė formė pėshpėritjeje. Me ditė e natė tė tėra vijimishtė, me javė e muaj pandėrprerė transmetohej Porosia e Shenjtė nėpėr katakombe, nėpėr sheshe, nėpėr shkretėtira dhe nėpėr oaza.

Nga zemra nė zemėr, si lumė i kthjellėt rridhnin fjalėt e Mėdha. Muhamedi a.s. predikon fenė e pastėr, besimin nė njė Zot. Porositė se nuk ka zot tjetėr, pėrveē Allahut xh.sh., porositė njerėzit tė jenė vėllezėr, tė sillen mirė ndaj prindėrve dhe tė afėrmve tė tyre, tė jenė tė virtytshėm, tė ndershėm, fisnik, modestė, trima dhe krenarė.

Dhe kėshtu njeriun e shndriti drita e Mėsimit tė All-llahut, drita e Njohurisė sė sigurt. E vėrteta e fjalėve tė All-llahut depėrtoi nė zemrat e njerėzve. Drita e All-llahut shndriti shpirtat e njerėzve

All-llahu fletė nėpėrmjetė Kur’anit, i fton njerėzit nė rrugėn e shpėtimit. A thua e dėgjojnė njerėzit zėrin e sė Vėrtetės sė sigurt? Shkenca Islamike pyet, engjėjt pyesin, madje edhe e tėrė natyra pyet:

“O njeri, a dėshiron t’i shtrish duart kah paqja, kah Shpėtimi dhe kah Lumturia? A don tė pėrpiqesh tė bėhesh plotėsisht njeri i drejtė? A don ta begatosh jetėn me qėllim dhe kuptim qė ēojnė pėrtej vdekjes dhe arrijnė nė pėrheshmėrin? A dėshiron tė arijsh shkallėn mė tė lartė tė pėrsosmėrisė shpirtėrore?

O njeri, ty qė All-llahu xh.sh. tė krijoi nė trajtėn mė tė bukur, qė tė ka nėnshtruar ēdo gjė qė ėshtė nė qiej dhe nė Tokė, duke tė caktuar zėvendės tė Vet nė Tokė, qė tė frymėzoi me Frymėn e Vet, nė tė cilin ka besim tė madh thuaj: A do t’i pėrgjigjesh thirrjes sė Zotit?

O njeri! Drita e All-llahut ta zbuloi kuptimin e ekzistencės, tė udhėzoi nė Njohuri tė Sigurta, t’i ndriēoi fshehtėsitė e Mėdha, tė mėsoi tė jeshė pėrherė i lumtur! E pėr tė qenė gjithmonė i lumtur, pėr tė arritur qetėsinė absolute, njeriu doemos duhet tė orvatet ta pėrsos shpirtin e vet, qė tė ngritet nė shkallėt mė tė larta shpirtėrore. Si tė arrihen kėto vlera dėshmon Islami:

“Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi atė! Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij. Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten. E ka dėshtuar ai qė e poshtėroi vetveten.” (91:7-10).

Muhammedi a.s. ėhtė dėshmitari mė i madh i Lartėmadhėrisė sė All-llahut xh.sh., mirėsisė dhe udhėzimit tė Zotit qė bota e ka parė ndonjėherė. Njerėzve tė drejtė dhe atyre qė bėjnė vepra tė mira ai ua solli sihariqin e shpėtimit dhe fatmirėsisė, ai ėshtė bartėsi i lajmėve tė reja. Ai i “shkundi” tė pakujdesshmit dhe ata qė ishin nė gjumė tė rėndė, zėrin e vet e bėri tė qartė pėr tė shurdhėrit, ua tėrhoqi vėrejtjen me butėsi duke ua treguar mėkatin dhe rebelimin qė do t’i shpienin nė njė pėrfundim tė keq. Qartė ua tregoi paqen (shpėtimin) prej rrugės sė fatkeqėsisė sė madhe. Duke i thirrė njerėzit tė besojnė vetėm nė njė Zot, nė mirėsi, nė tė vėrtetėn dhe virtytin, qartė mund tė pėrfundojmė se ai ėshtė njė thirrės, njė pishtar qė ndiēon errėsirėn e thellė dhe drita e tė cilit ėshtė e mirėseardhur dhe e dobishme deri nė amshim.

Tė pėrmendim se disa pejgamberė kanė poseduar disa karakteristika qė pėrputheshin me kohėn dhe shoqėrinė tė cilės i janė dėrguar. Muhammedi a.s. i posedonte tė gjitha kėto karakteristika. Jeta e tij ėshtė pėrplot me atribute tė tilla, morali i tij ka qenė i zbukuaruar me kėso virtytesh. Me Muhammedin a.s., pejgamberia mori fund: Feja tė cilėn e predikoi ai i pėrfshiu nė vete tė gjitha fetė. Pas Islamit, i cili ngėrthen parime tė shumta qė njerėzimit ia pėrmbushin nevojat e kėsaj dhe tė botės sė pėrhershme, asnjė fe tjetėr nuk ėshtė lėshuar nga qielli nė zemrat e njerėzve. Feja dhe parimet qė Muhammedi a.s. ua pėrcolli njerėzve ka vleshmėrinė e pėrhershme. Islami ėshtė fe e gjithė njerėzimit dhe do tė ekzistojė deri nė fund tė kėsaj bote.

Muhammedi a.s. e mori mbi vete kėtė detyrė tė madhe, nė kohėn kur njerėzit filluan tė vetėdijėsohen, kur u pėrhap tė shkruarit dhe kur banorėt e kontinenteve tė botės sė Vjetėr filluan tė zgjohen dhe ta njohin njėri - tjetrin. Kjo fe u pėrhap nė udhėkryqin e kėtyre kontinenteve. Me kėtė, koha e pejgamberisė pėr njė kohė dhe vend tė caktuar pėrfundoi, dhe kjo detyrė iu besua Muhammed Mustafasė, Pejgamberit tė fundit deri nė Ditėn e Kijametit.


"Respektoji ligjet e Zotit, do ta gjesh Ate prane vetes" Muhammedi a.s.