Kuptimi i emrit All-llah, El-Ilah
Emri All-llah, El-Ilah [1]
Mė lartė i kemi pėrmendur disa parathėnie bazike dhe rregulla tė pėrgjithshme rreth kuptimit tė emrave tė bukur tė Allahut.[2] Ndėrsa, kjo ėshtė koha e fillimit nė shpjegimin (qė na ėshtė mundėsuar/lehtėsuar) e disa prej emrave tė Tij. Prej Allahut tė Vetmit kėrkojmė tė na ndihmojė dhe tė na dhurojė sukses.
Vėrtetė, bazat e emrave tė bukur tė Allahut, tė cilėt pėrmbledhin nė aludimin e tyre tė gjitha domethėniet e emrave tjerė tė Tij, janė tre emra: All-llah, Err-Rabb, dhe Err-Rrahman. Tė gjithė emrat e Allahut rregullohen, vėrtiten dhe i referohen aludimeve tė kėtyre tre emrave. Emri All-llah i pėrmban cilėsitė e uluhije-sė (tė adhuruarit e Allahut tė Vetmit). Emri Err-Rrabb i pėrmban cilėsitė e rububije-sė (Zotėrimit/Sundimit tė Allahut). Emri Err-Rrahman i pėrmban cilėsitė e bamirėsisė, bujarisė dhe mirėbėrėsisė. Domethėniet e tė gjithė emrave tė Allahut vėrtiten rreth kėtyre cilėsive, dhe kėta tre emra janė pėrmbledhur nė suren El-Fatiha, e cila ėshtė Ummul-Kuran (Nėna e Kuranit).
Ibnul-Kajimi, Allahu e mėshiroftė, thotė: Dije se kjo sure (El-Fatiha) i pėrmban dhe pėrfshinė kryesoret e synimeve tė larta nė formėn mė tė plotė dhe mė tė pėrsosur. Ajo pėrfshin tė njoftuarit me tė Adhuruarin, qoftė i Lartėsuar dhe i Bekuar, pėrmes tre emrave tė cilėt janė referimi dhe orbita e tė gjithė emrave tė bukur tė Allahut dhe cilėsive tė Tij tė larta. Ata emra janė: All-llah, Err-Rabb, dhe Err-Rrahman. Kjo sure ėshtė bazuar/ndėrtuar mbi uluhijen, rububijen dhe rahmetin (mėshirėn). Pra, Vetėm Ty tė adhurojmė ėshtė bazuar mbi uluhijen, ndėrsa dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė ėshtė bazuar mbi rububijen. Kurse, kėrkimi i udhėzimit nė rrugėn e drejtė bėhet pėrmes cilėsisė sė mėshirės. Pėr mė tepėr, el-hamdu (lavdėrimi dhe falėnderimi) i pėrmban kėto tri gjėra. Pra, Allahu ėshtė i lavdėruar/falėnderuar nė uluhijen, rububijen dhe mėshirėn e Tij.[3]
Emri i parė me tė cilin do tė fillojmė, prej emrave tė bukur tė Allahut, ėshtė emri All-llah, i Lartėsuar dhe i Bekuar qoftė Ai. Njė grup dijetarėsh kanė theksuar se ky ėshtė emri mė i madh i Allahut, pėrmes sė cilit nėse lutet, Ai pėrgjigjet, dhe nėse i kėrkohet diē, Ai jep. Ky emėr ka cilėsi dhe veti dalluese me tė cilat veēohet.
Prej veēorive tė tij ėshtė se ai ėshtė baza/origjina e tė gjithė emrave tė bukur tė Allahut. Tė gjithė emrat tjerė i atribuohen atij, dhe ai cilėsohet pėrmes tyre. Allahu i Lartėsuar thotė:
Allahut i pėrkasin emrat mė tė bukur, andaj thirreni Atė (lutjuni Atij) me to (El Araf, 180).
Allahu, nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Tij. Ai ka Emrat mė tė Bukur (Ta Ha, 8).
Ai ėshtė Allahu, pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar me tė drejtė tjetėr, Njohėsi i sė dukshmes dhe i sė padukshmes, Ai ėshtė i Gjithėmėshirshmi, Mėshirėploti! Ai ėshtė Allahu, pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar me tė drejtė tjetėr. Ai ėshtė Sunduesi, i Shenjti (i pastėr nga ēdo e metė), Paqėdhėnėsi, Dhėnėsi i sigurisė, Mbikėqyrėsi mbi gjithēka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhėshtori. Qoftė i lartėsuar Allahu mbi gjithēka qė ia shoqėrojnė Atij (nė adhurim)! Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Zanafillėsi, Ai qė ēdo gjėje i jep trajtė. Atij i pėrkasin emrat mė tė bukur; Atė e pėrlėvdon gjithēka qė ndodhet nė qiej dhe nė Tokė, Ai ėshtė i Plotfuqishmi dhe i Urti. (El Hashr, 22 24).
Prandaj, thuhet Err-Rrahman (i Gjithėmėshirshmi), Err-Rrahim (Mėshirėploti), El-Halik (Krijuesi), Err-Rrezzak (Furnizuesi), El-Aziz (i Plotfuqishmi), El-Hakim (i Urti), janė prej emrave tė Allahut, dhe nuk thuhet All-llah ėshtė prej emrave tė Err-Rrahmanit dhe Err-Rrahimit, apo prej emrave tė El-Azizit, dhe kėshtu me radhė.
Prej veēorive tjera tė tij ėshtė se ai i kėrkon domosdoshmėrish tė gjitha domethėniet e emrave tė bukur, si dhe aludon nė to nė mėnyrė pėrgjithėsuese. Emrat e bukur i shtjellojnė dhe sqarojnė cilėsitė e Allahut tė cilat janė cilėsi tė dinjitetit, pėrsosurisė dhe madhėshtisė. Pra, ky ėshtė emri tė cilit i referohen emrat e tjerė tė Allahut, dhe ėshtė orbita tė cilėn e pėrshkojnė domethėniet e tyre.
Prej veēorive tjera ėshtė se edhe gjatė thirrjes sė Allahut pėrmes tij shqiptohet nyja shquese (el), prandaj thuhet: O All-llah! Kėshtu qė elifi dhe lami (el) janė pjesė pėrbėrėse tė tij. Ndėrsa, nėse Allahu thirret pėrmes emrave tjerė, atėherė bie (nuk shqiptohet) nyje shquese (el). Prandaj, nuk bėn tė thuhet: O Err-Rrahman!, o Err-Rrahim!, o El-Halik!, por thuhet: O Rahman!, o Rahim, o Halik
Prej veēorive tjera tė tij ėshtė se ai i vjen i kombinuar me shumicėn e lutjeve qė janė transmetuar nga Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Prandaj, tehlili (la ilahe il-lAll-llah) [4], tekbiri (All-llahu ekber) [5], tahmidi (elhamdu lil-lah) [6], tesbihi (subhanAll-llah) [7], haukale-ja (la haule ue la kuvete il-la bil-lah) [8], hasbele-ja (hasbijAll-llahu ue nimel-uekil) [9], istirxha-ja (inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun) [10], besmele-ja (bismil-lah) [11], dhe tė tjera, janė prej lutjeve qė kombinohen me kėtė emėr dhe qė kurrė nuk ndahen prej tij. Kėshtu qė, kur myslimani thotė Allahu ekber, e pėrmend kėtė emėr, kur tė thotė la ilahe il-lAll-llah e pėrmend kėtė emėr, dhe kėshtu veprohet nė shumicėn e lutjeve.
Prej veēorive tjera tė tij ėshtė se ai ėshtė pėrmendur mė sė shumti nė Kuran, nė krahasim me emrat e tjerė tė bukur. Ky emėr nė Kuran ėshtė pėrmendur mė shumė se dymijė e dyqind herė, dhe kjo nuk ndodhi me asnjė nga emrat tjerė. Ndėrsa, me kėtė emėr Allahu i Lartėsuar i ka filluar tridhjetė e tri ajete.
Dijetari i madh Ibnul Kajimi pasi qė i numėron dhjetė veēori shqiptimore/gojore tė kėtij emri, thotė: Ndėrsa, sa i pėrket veēorive tė tij kuptimore/abstrakte, njeriu qė e njihte mė sė miri Allahun (Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: Nuk mund ta vlerėsoj/numėroj lavdėrimin ndaj Teje. Ti je ashtu siē e ke lavdėruar Veten tėnde. Si ka mundėsi tė vlerėsohen veēoritė e njė emri, pėrderisa ēdo pėrsosuri nė mėnyrė absolute, si dhe ēdo lavdėrim, falėnderim, madhėrim, madhėshti, dinjitet, fisnikėri, krenari/plotfuqishmėri, bukuri, e mirė, bamirėsi, bujari, mirėsi, dhunti i pėrket dhe vjen prej tė Emėrtuarit me tė?! Nuk pėrmendet ky emėr nė diēka tė pakėt veēse e shumon atė (bereqetin e saj), apo gjatė frikės veēse e largon atė, apo gjatė ankthit veēse tė ēliron nga ai, apo gjatė shqetėsimit/gajles dhe brengės veēse i mėnjanon ato, apo gjatė ngushticės/shtrėngesės veēse e liron atė. Dhe, nuk ka mundėsi qė i dobėti tė lidhet pėr tė veēse ai do ti jep forcė, apo i poshtėruari veēse do ti jep krenari/fuqi, apo i varfėri veēse do ta shndėrrojė nė tė pasur, apo i vetmuari/zymti veēse do tia zbus kėtė gjendje, apo i munduri veēse ta ndihmojė dhe pėrkrahė atė, apo i dėmtuari veēse do tia largojė dėmin, apo i pastrehė veēse do ti gjejė strehim atij. Pra, ai ėshtė emri pėrmes tė cilit largohen brengat/gajlet, zbresin bereqetet dhe pėrgjigjet (e lutjeve tona), falen shkarjet (tona), mėnjanohen tė kėqijat, tėrhiqen/arrijnė tė mirat, [12] deri nė fund tė fjalėve tė tij, Allahu e mėshiroftė.
Ndėrsa, sa i pėrket domethėnies sė kėtij emri, atėherė baza e tij ėshtė prej emrit El-Ilah, qė do tė thotė El-Mabud (i Adhuruari). Gjithashtu, El-Ilah ėshtė prej emrave tė bukur tė Allahut, i cili ėshtė pėrmendur nė Kuranin Fisnik. Allahu i Lartėsuar thotė:
Ilahu (i Adhuruari) i juaj ėshtė njė Ilah (i Adhuruar) i vetėm. Nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Atij, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit. (El Bekare, 163).
Ndėrkohė qė janė urdhėruar tė adhurojnė vetėm njė Ilah (tė Adhuruar), pėrveē tė cilit nuk tjetėr qė meriton tė adhurohet. I Lartėsuar qoftė Ai mbi gjithēka qė ia shoqėrojnė (nė adhurim). (Et-Teube, 31).
Thuaj: Mua mė ėshtė shpallur se Ilahu (i Adhuruari) i juaj ėshtė njė i adhuruar; pra, a jeni myslimanė?! (El Enbija, 108).
Interpretimi mė pėrmbledhės dhe mė i mirė i domethėnies se emrit All-llah ėshtė transmetuar nga Ibėn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili thotė: All-llah ėshtė poseduesi i uluhije-sė dhe rububije-sė mbi tė gjitha krijesat e Tij. [13]
Nė kėtė interpretim ai bėri bashkė mes dy gjėrave:
1) Cilėsinė e cila ėshtė e lidhur me Allahun dhe qė rrjedhė prej kėtij emri fisnik. Ajo ėshtė el-uluhije, dhe ėshtė cilėsia pėr tė cilin aludon fjala All-llah. Siē aludon pėr dijen, e cila ėshtė cilėsi e Tij, fjala/emri El-Alim (i Gjithėdijshmi), apo pėr plotfuqishmėrinė, e cila po ashtu ėshtė cilėsi e Tij, fjala/emri El-Aziz (i Plotfuqishmi), apo pėr urtėsinė, e cila gjithashtu ėshtė cilėsi e Tij, fjala/emri El-Hakim (i Urti), apo pėr mėshirėn, e cila po ashtu ėshtė cilėsi e Tij, fjala/emri Err-Rrahim (Mėshirėploti), dhe emrat e tjerė tė Tij tė cilėt aludojnė nė cilėsitė qė qėndrojnė nė Qenien/Vetėn e Allahut dhe janė rrjedhojė e kėtyre emrave.
Po ashtu All-llah ėshtė Ai qė e posedon uluhijen. Kurse, el-uluhije, e cila ėshtė cilėsi e Tij, ėshtė cilėsia madhėshtore pėrmes sė cilės Ai e meriton tė jetė Ilah (i Adhuruar). Pėr mė tepėr Ai e meriton qė askush tė mos e shoqėrojė nė kėtė cilėsi madhėshtore nga asnjė aspekt/pikėpamje. Cilėsitė e uluhije-sė janė tė gjitha cilėsitė e pėrsosurisė, cilėsitė e dinjitetit, madhėshtisė dhe bukurisė, dhe cilėsitė e mėshirės, mirėsisė, bujarisė, dhe bamirėsisė.
Pra, kėto janė cilėsitė shkaku i tė cilave Ai e meriton tė jetė Ilah/tė adhurohet. Ai ėshtė Ilah (adhurohet) pėr arsye se i pėrkasin cilėsitė e madhėshtisė dhe mendjemadhėsisė [14] (lartėsisė). Ėshtė Ilah pėr arsye se veēohet me el-kajumije (mbajtjen e gjithēkaje), err-rrububije (zotėrimin), sundimin dhe pushtetin. Ėshtė Ilah pėr arsye se veēohet me mėshirė dhe dhėnie tė dhuntive tė dukshme dhe tė padukshme ndaj tė gjitha krijesave tė Tij. Ėshtė Ilah pėr arsye se ka pėrfshirė ēdo gjė me dijen, vendimin, urtėsinė, bamirėsinė, mėshirėn, forcėn, krenarinė/fuqinė, dhe mposhtjen/triumfin e Tij. Ėshtė Ilah pėr arsye se veēohet me vetėmjaftueshmėri tė plotė dhe absolute nga tė gjitha aspektet, ndėrsa ēdokush (gjė) tjetėr ėshtė i nevojshėm pėr Tė nė tė gjitha aspektet e nė vazhdimėsi. Ėshtė i nevojshėm pėr Tė nė ekzistencėn dhe rregullimin/sistematizimin e ēėshtjeve tė tij, nė furnizimin dhe asistencėn ndaj tij, si dhe nė tė gjitha nevojat e tij. Dhe, ėshtė i nevojshėm pėr Tė nė nevojėn dhe domosdoshmėrinė mė tė madhe, e qė ėshtė nevoja pėr adhurimin dhe teel-luh-in [15] e Tij tė Vetmin. Pra, el-uluhije i pėrmban/pėrfshin tė gjitha emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosura tė Allahut.
2) Cilėsinė qė ėshtė e lidhur me robin dhe qė rrjedhė prej kėtij emri. Ajo ėshtė el-ubudije (tė qenėt rob/adhurues i Allahut). Pra, robėrit e Tij e adhurojnė me dashuri dhe frikė. Allahu i Lartėsuar thotė:
Ai ėshtė i vetmi Ilah nė qiell dhe i vetmi Ilah nė Tokė (Ez-Zuhruf, 84), domethėnė qė banorėt e qiellit dhe ata tė Tokės e adhurojnė me hir apo me pahir. Tė gjithė i janė nėnshtruar madhėshtisė sė Tij, i binden dėshirės dhe vullnetit tė Tij, dhe i pėrulen plotfuqishmėrisė dhe kajumije-sė sė Tij. Ndėrsa, robėrit e Err-Rrahmanit (Gjithėmėshirshmit) e adhurojnė Atė me dashuri dhe frikė, dhe i japin Atij ēdo gjė ėshtė nė mundėsinė e tyre prej adhurimit tė zemrės, shpirtit, fjalėve dhe veprave, sipas pozitave dhe shkallėve tė tyre (nė besim). Allahu i Lartėsuar ka bashkuar mes kėtyre dy domethėnieve nė shumė vende tė Kuranit, siē janė Fjalėt e Tij:
Me tė vėrtetė, Unė jam Allahu, ska Ilah (tė adhuruar me tė drejtė) tjetėr pėrveē Meje, prandaj, vetėm Mua mė bėjė ibadet (mė adhuro) dhe kryej faljen pėr tė mė kujtuar Mua! (Ta Ha, 14).
Ne nuk kemi nisur asnjė tė dėrguar para teje, qė tė mos i kemi shpallur se: Ska Ilah (tė adhuruar me tė drejtė) pėrveē Meje, andaj mė adhuroni (mė bėni ibadet) vetėm Mua! (El Enbija, 25).
Vetėm Atė adhuroje (ibadet) dhe bėhu i qėndrueshėm nė adhurimin ndaj Atij. A njeh ndokėnd qė ėshtė i barabartė me Tė?! (Merjem, 65).
Krijoni Kontakt