Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Fjeti me Perendine, Maksimi, Patriarku i Sofjes

    Tė martėn, 6 nėntor 2012, fjeti mė Perėndinė Patriarku i Kishės Orthodhokse tė Bullgarisė, Maksimi. Ai ndėrroi jetė nė spitalin ku ishte shtruar, nė tė cilin pak ditė mė parė kishte mbushur 98 vjet. Homazhet e dhe mė pas Shėrbesa e Varrimit u kryen nė Katedralen qendrore tė Shėn Aleksandėr Nevskit.. Nė Shėrbesė morėn pjesė Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės Bullgare, klerikė tė shumtė, mijėra besimtarė, autoritete, personalitete etj. Morėn pjesė edhe Patriarku Ekumenik Vartholomeu, Patriarku i Serbisė Irineu, Kryepiskopi i Greqisė Jeronimi etj. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė u pėrfaqėsua nga Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastasi, i shoqėruar nga Episkopi i Krujės, Hirėsia e Tij Andoni. Trupi i Patriarkut Maksim u vendos mė pas nė manastirin e njohur tė Troyanit pranė fshatit tė tij tė lindjes
    Fortlumturia e Tij, Patriarku i Bullgarisė Maksimi (Marin Naydenov Minkov), u lind mė 29 tetor tė vitit 1914, nė fshatin Oresak. Nė moshėn 27-vjeēare u qeth murg nė manastirin e fshatit tė tij. Studioi Teologji nė Universitetin e Sofjes, ndėrsa nė vitin 1944 u dorėzua prift dhe mė 1947 mori titullin arqimandrit. Nga viti 1950 deri nė vitin 1955 shėrbeu si drejtues i metoqit tė Patriarkanės Bullgare nė Moskė. Mė 30 dhjetor 1956 u hirotonis episkop titullar i Branicės. Mė 30 tetor 1960 u zgjodh Mitropolit i Lovech-it. Ndėrsa mė 4 korrik 1971 u zgjodh Mitropolit i Sofjes dhe Patriark i Bullgarisė.

    Thoma Dhima
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 20-11-2012 mė 09:42
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    pershendetje..

    une i takoj besimit islam dhe ndoshta nuk duhet te shkruaj ne kete faqe por une thjeshte do bej nje pyetje dhe nuk do bej komente..duket se ti ke njohuri rreth komunitetit ortodoks..te lutem a mundesh te me tregosh apo te na tregosh hierarkine ne kishen ortodokse jo vetem ate shqiptare por ne pergjithesi qe nga qendra e stambollit..thjeshte desha ta dija per kulture njohjeje..

    uroj te me mirekuptojne moderatoret e forumit
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,319
    Postimet nė Bllog
    22
    Kisha Orthodhokse eshte e organizuar sipas Tradites se Shenjte te Kishes, Tradite qe e trashegojme nga Vete Krishti dhe nga vete Apostujt e Tij. Ne qender te jetes baritore te Kishes Orthodhokse eshte misteri i prifterise. Prifterinjte jane pasuesit e Apostujve te Krishtit. Ashtu si Krishti thirri dishepujt e Tij qe ta ndiqnin me pas e me pas keta u kthyen ne Apostujt te Tij, po keshtu edhe Apostujt u derguan ne bote qe te ndanin Ungjillin (Lajmin e Mire) e te therrisnin ne sherbim te Perendise njerez per ti sherbyer Perendise si prifterinj. Per Kishen Orthodhokse, prifteria eshte Mister i Shenjte. Ne hierarkine kishtare, institucioni me i rendesishem eshte ai i Episkopit (Peshkopit ne gjuhen popullore shqiptare). Episkopi eshte Apostulli i Krishtit ne ditet tona. Cdo episkop orthodhoks zgjidhet sipas tradites se shenjte te Kishes, per te sherbyer ne nje qender organizative qe eshte nje territor i vendit. Ky territor ne shumicen e rasteve eshte nje dioqeze. Dioqeza eshte nje territor i caktuar brenda nje shteti. Peshkopi eshte pergjegjes per a) mbrojtjen e trashegimin e pacenuar e te plote te beses orthodhokse, nga njeri brez tek tjetri. b) peshkopi eshte pergjegjes per administrimin shpirteror dhe social te dioqezes. Peshkopi eshte ai qe hirotonis prifterinj dhe prifterinjte nuk mund te sherbejne ne nje kishe pa bekimin e peshkopit te dioqezes.

    Kur Kisha Orthodhokse vepron brenda nje territori te caktuar, si per shembull nje shtet, Kisha ka disa dioqeza dhe disa peshkope. Institucioni qe drejton Kishen lokale ne ate shtet, eshte Sinodi i Shenjte. Sinodi i Shenjte ka pushtet administrativ dhe shpirteror nga Perendia, per Kishen lokale dhe gjithe besimtaret e saj. Asnjeri prej atyre peshkopeve nuk mund te flasi ne emer te Kishes, por te gjithe se bashku flasin nepermjet Sinodit te Shenjte ku ata marrin nen shqyrtim kerkesat e besimtareve dhe u japin zgjidhje problemeve qe dioqezat mund te kene. Eshte e rendesishme qe te kuptoni se peshkopet jane te gjithe te barabarte ne vendimarrje, te gjithe kane nje vote e asnjeri nga peshkopet nuk mund te imponoje vullnetin e tij mbi ate te Sinodit e peshkopeve te tjere. Brenda grupit te peshkopeve ne Sinod, zgjidhet nje "Kryepeshkop" qe nuk eshte nje post drejtimi por eshte nje post nderi. Peshkopit me te vjeter ne moshe ne Sinod apo peshkopit me te respektuar te Sinodit, i jepet ky titull honorifik nderi. Parimi brenda Kishes Orthodhokse ne lidhje me Kryepeshkopin eshte "i pari mes te bababarteve". Eshte e rendesishme te qartesohet se eshte Sinodi qe zgjedh Kryepeshkopin, por jane besimtaret e thjeshte te mbledhur ne Kishe qe thone fjalen e fundit, nese personi eshte i denje apo jo. Kjo eshte tradita e shenjte e hershme e Kishes qe sot vetem Kisha Orthodhokse vazhdon ta aplikoje e askush tjeter.

    Duke qene se Kisha Orthodhokse ka nje jetegjatesi historike mijera vjecare, me kohen gjate historise besimtaret orthodhokse kane treguar nje devocion te vecante per disa qendra shpirterore qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne besimin orthodhoks dhe tradite ne shekuj. Pese qendrat e hershme historike (peshkopatat) qe nga gjeneza e Kishes jane: Jeruzalemi, Antioku, Aleksandria, Roma, Konstandinopoja. Keto njihen si "patriarkana" qe nuk eshte gje tjeter vecse nje peshkopate apo nje Sinod i Shenjte me nje tradite e histori te lashte qe gezon nje respekt te vecante nga gjithe orthodhokset e botes. Per shembull, qendra me e hershme e Kishes Orthodhokse eshte patriarkana e Jeruzalemit. Roma shkelqeu si nje mbrojtese e tradites se shenjte orthodhokse ne fillimet e krishterimit dhe me pas doli ne skene "Roma e Re", Konstandinopoja, qe njihet edhe si "Patriarkane Ekumenike". Ekumenike do te thote gjitheperfshise dhe e nderuar nga te gjithe. Duke qene se ishte edhe qendra e perandorise bizantine, Konstandinopoja luajti nje rol te jashtezakonshem per plot 11 shekuj.

    Me renien e Konstandinopojes ne duart e latineve e osmaneve, doli ne skene "Roma e Re" qe ishte Patriarkana Ruse. Pas asaj dolen edhe Patriarkana te tjera si ajo serbe, rumune, bullgare, etj. Sic e zura ne goje me siper, titulli "patriarkane" nuk eshte gje tjeter vecse nje nderim i vecante per nje peshkopate. Nje nga faktoret historike qe ndikoi ne krijimin e ketyre patriarkanave lokale ishte levizja per zgjerimin e territorit te mbreterive dhe me vone dalja ne skene e nacionalizmit: levizjet per pavaresi te ketyre popujve.

    Levizjet per pavaresi e vune Kishen para nje realiteti te ri politik: ajo nuk vepronte me nen nje perandori, ajo vepronte brenda nje shteti te pavarur. Nje nga traditat me te lashta te Kishes Orthodhokse qe ajo mbron e vetme sot eshte edhe tradita e "autoqefalise". Autoqefali do te thote "veteqeverisje". Do te thote qe brenda territorit te ketij shteti te pavarur, pushtetin shpirteror dhe administrativ e gezojne vetem Sinodi i Shenjte lokal dhe peshkopet qe drejtojne dioqezat lokale. Kjo nuk duhet kuptuar si nje "kishe e pavarur lokale", perkundrazi. Kishat lokale autoqefale orthodhokse jane te gjitha te lidhura shpirterisht me njera-tjetren, ndajne te njejtat dogma, doktrine dhe liturgji. Dallimi i vetem eshte nje peshkop i mitropolise se Athines nuk mund te nderhyje ne nje ceshtje te mitropolise se Tiranes, ashtu si ai mitropoliti i Tiranes nuk mund te nderhyje ne problemet e dioqezes se Athines. Keto jane kompetenca te peshkopeve perkates. Cfare eshte mitropolia? Mitropolia eshte qendra e peshkopit ne ate dioqeze, ku ne shumicen e rasteve eshte nje qytet i madh brenda dioqezes ku jane perqendruar edhe besimtaret. Nje mitropoli ka jo vetem seline e peshkopit te dioqezes por edhe kisha te tjera e nje numer te madh besimtaresh. Edhe aspekti historik ka ndikuar ne perzgjedhjen e mitropolive.

    Eshte e rendesishme qe te kuptoni qe prifteria eshte nje nga misteret dhe dhuratat me te larta te Perendise per ne nepermjet Kishes. Po te mos kishim misterin e prifterise, po te mos kishim peshkopet e thirrur te Perendise, po te mos kishim vazhdimesine e trashegimise apostolike qe nga koha e Krishtit e deri me sot, ne nuk do te gezonim sot dhuraten e besimit te vertete, te trasheguar nga brezi ne brez, te pacenuar dhe te plote. Ashtu si peshkopeve dhe prifterinjve Perendia u ka dhene pushtet mbi shpirtrat tane: sic na meson Shen Kozma Etoliani dhe vete Ungjilli: "Perendia u ka dhene prifterinjve pushtet qe te lidhin e zgjidhin shpirtra ne kete bote. Ata shpirtra qe lidhen me Kishen ne kete bote, do te gezojne dhuraten e jetes se ameshuar ne ate boten tjeter qe po vjen. Dhe ato shpirtra qe do te zgjidhen nga kjo bote, nuk do te gezojne jeten e ameshuar por nje jete ne ferr, nje jete larg Perendise."

    Eshte gjithashtu e rendesishme qe te zihet ne goje, qe kur Kisha Orthodhokse has ne probleme qe cenojne besen orthodhokse, sic jane herezite e ndryshme, tradita e shenjte e Kishes na meson se keto zgjidhen me ato qe quhen "Keshille Ekumenike". Keshillet ekumenike jane mbledhja e gjithe peshkopeve te Kishes Orthodhokse ne mbare bote per te shqyrtuar keto ceshtje dhe per te marre nje vendim si Kishe e tere. Ndryshe nga Kisha romano katolike qe Papa i Romes vendos per gjithcka, ne Kishen Orthodhokse problemet e besimit nuk mund ti zgjidhi vetem nje peshkop apo Sinod i Shenjte i vetem, por Kisha si e tere. Detyra e peshkopeve ne keto keshille eshte "te deshmojne ate qe besojne te gjithe e kudo ne dioqezen e tyre". Ne keto 2000 vjetet e fundit, jane mbajtur 7 Keshille Ekumenike te Kishes per te adresuar herezite nga me te ndryshmet qe kane dale ne vite.

    Patriarkana e Stambollit ka qene "Kisha Meme" e popullit shqiptar ne shekuj, per te pjesen me te madhe te historise. Ne fillimet e saj, populli shqiptar ishte ne kungim me Romen dhe ne shekullin e VIII kaloi ne kungim me Patriarkanen e Stambollit. Ka qene e varur prej saj deri ne shekullin e XX kur Patriarkana e Stambollit i njohu besimtareve orthodhokse shqiptare kerkesen per autoqefali ne realitetin e ri historik te nje shteti te ri te pavarur.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-11-2012 mė 16:35

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    faleminderit albo..

    ja qe me kete qe shkruan ti u qartesova disi..e ke dhene pak te ngaterruar shyllen e linjes ortodokse por megjithate arrita te kuptoj shume gjera ne te..ne fakt une do isha me i prirur ta kishe dhene me shkurtime thjeshte termin ne shkallen e pare dhe deri ne shkallen siperore..nga sa kuptova une kisha ortodokse njesine me afer popullit ka kishen ..pra ne cdo fshat a njesi teritoriale kemi nje kishe ortodokse ku populli kryen sherbesat..ne kete kishe i pare eshte prifti ortodoks..ok pjesa e pare..pjesa e dyte disa kisha ne nje territor te caktuar perbejne nje dioqeze..ose per ta kuptuar me mire si me thene nje prefekture..besoj se kjo dioqeze duhet te kete nje vazhdimesi territoriale..le te themi shqiperia e veriut..sa dioqeza ka shqiperia..a mundet nje dioqeze te ket territor te saj edhe nje pjese ne nje shtet tjeter..dioqeza drejtohet nga peshkopi..disa dioqeza se bashku perbejne kishen autoqefale te nje vendi..kisha autoqefale si organ drejtues ka sinodin e shenjte te perbere nga peshkopet e asaj kishe..sinodi emeron kryepeshkopin si drejtues te kishes autoqefale te nje vendi...ketu na e perzieve pak me metropilone..a eshte e njejte fjala metropoli dhe dioqeze..a eshte i njejti rangliste peshkopi i nje dioqeze dhe metropoliti i nje metropiloe...kisha autoqefale drejtohet nga kryepeshkopi..ndoshta gaboj por nga sa kuptova une disa kisha autoqefale se bashku perbejne patriarkanen..deri me sot une e dija se kjo patriarkana eshte maja me e larte e shtylles ortodokse..une dija se ka vetem nje partriarkane dhe partriarkana e stambollit eshte organi me i larte i ortodoksise..tani na dalin edhe partriarkana te tjera si ajo serbe e ruse..partriarkana drejtohet nga patriarku..perderisa kemi disa partriarkane dmth se nuk kemi nje nje institucion primar siq mund te themi per katoliket qe kan vetem seline e shenjte..


    ranklista e personave ne linjen ortodokse...1 prifti . 2 peshkopi . 3 kryepeshkopi ..
    ranklista e kishes..1 kisha e thjeshte . 2 dioqeza . 3 kisha autoqefale . 4 partriarkana...

    a e paskem kuptuar drejt strukturen baze te ortodoksise..??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 30-11-2012 mė 10:59
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •